www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Mbrekullite shkencore te Kuranit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Mbrekullite shkencore te Kuranit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mbrekullite shkencore te Kuranit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Mbrekullite shkencore te Kuranit Empty
MesazhTitulli: Mbrekullite shkencore te Kuranit   Mbrekullite shkencore te Kuranit EmptyThu Nov 26, 2009 8:47 am

ZGJERIMI I UNIVERSIT

Në Kuran, i cili u shpall katërmbëdhjetë shekuj më parë, në kohën kur shkenca e astronomisë ishte akoma primitive, zgjerimi i universit përshkruhet në këtë mënyrë:

“Ne me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë. “ (Edh-Dharijat 47)
Fjala “qiell” e përmendur në këtë ajet është përdorur në vende të ndryshme në Kuran me kuptimin e hapësirës dhe universit. Edhe këtu, kjo fjalë është përdorur me këtë kuptim. Me fjalë të tjera, në Kuran është shpallur se universi “zgjerohet”. Pikërisht, ky është përfundimi i arritur sot prej shkencës.
Deri para fillimit të shekullit XX, i vetmi mendim i përhapur në të gjithë botën e shkencës ishte se “universi ruan një gjendje konstante dhe ka ekzistuar përherë pa fillim”. Por kërkimet, vëzhgimet dhe rrezultatet e marra prej aparaturave moderne vërtetuan se universi në të vërtetë ka një fillim; argument për këtë është fakti se ai zgjerohet vazhdimisht.
Në fillimet e shekullit XX, fizikanti rus Alexander Friedmann dhe kozmologu belg Georges Lemaitre llogaritën teorikisht se universi është në lëvizje të vazhdueshme dhe zgjerohet.
Ky fakt u vërtetua gjithashtu prej të dhënave të vëzhguara më 1929. Astronauti amerikan Edwin Hubble, ndërsa po vëzhgonte qiellin me një teleskop, zbuloi se yjet dhe galaktikat largoheshin vazhdimisht nga njëra-tjetra. Një univers, ku çdo gjë lëviz vazhdimisht duke u larguar prej çdo gjëje tjetër, nënkupton një univers vazhdimisht në zgjerim.
Vëzhgimet e kryera në vitet në vazhdim vërtetuan se universi është në zgjerim e sipër. Përsëri del në pah saktësia e habitshme e ajetit kuranor, i cili përdor një folje të kohës së tashme për të përshkruar vazhdimësinë e këtij zgjerimi. Ky argument është sqaruar në Kuran në një kohë kur askush nuk kishte as idenë më të vogël rreth këtyre fakteve.


NDARJA E QIEJVE DHE E TOKËS

Një prej ajeteve që bën fjalë për krijimin e qiejve është edhe ajeti i mëposhtëm:

“A nuk e dinë jobesimtarët se qiejtë dhe toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo gjëje. Përse nuk besojnë pra?” (El Enbija 30)
Fjala “retk”, e përkthyer “të ngjitura”, në gjuhën arabe do të thotë “të përziera me njëra-tjetrën, të bashkuara”. Kjo fjalë përdoret në ato raste kur u referohemi dy substancave të ndryshme, të cilat përbëjnë një të plotë. Fraza “Ne i ndamë” është folja arabe “feteka” dhe nënkupton diçka që vjen si rezultat i shkëputjes apo shkatërrimit të strukturës së ngjitur“retk”. Carja e farës së bimës në momentet para të mbirjes është një nga rastet në të cilat përdoret kjo folje.
Le të shqyrtojmë përsëri ajetin kuranor, duke pasur në mendje faktet e lartpërmendura. Në ajet, qielli dhe toka janë subjekti i parë i gjendjes “retk”. Më pas ata ndahen (feteka), duke u shkëputur nga njëri-tjetri. Kureshtja jonë rritet kur rikujtojmë momentet e para të Big Bengut dhe shohim se e gjithë lënda e universit përfshihej në një pikë të vetme. Me fjalë të tjera, çdo gjë, duke përfshirë “qiejt dhe tokën”, të cilat ishin krijuar ende, ishin pjesë e kësaj pike në gjendjen “retk”. Pas një shpërthimi të fuqishëm, lënda e kësaj pike u nda (feteka) dhe më pas ndodhi procesi i krijimit të strukturës së tërë universit.
Kur krahasojmë ajetin kuranor me zbulimet shkencore, shohim se ato përputhen në mënyrë të përkryer me njëra-tjetrën. Fakti më interesant dhe më habitës është se këto zbulime u bënë vetëm në shekullin XX.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Mbrekullite shkencore te Kuranit Empty
MesazhTitulli: Re: Mbrekullite shkencore te Kuranit   Mbrekullite shkencore te Kuranit EmptyThu Nov 26, 2009 8:48 am

ORBITAT

Duke iu referuar Kuranit, Dielli dhe Hëna lëvizin në një orbitë të caktuar:

Zoti krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë.” (El Enbija 33)

Në një ajet tjetër është përmendur se Dielli nuk është i palëvizshëm, por lëviz në një orbitë të caktuar.

“Edhe dielli lëviz drejt kufirit të tij përfundimtar. Ajo lëvizje është përcaktim i të Plotfuqishmit, të Diturit.” (Ja Sin 38)

Këto argumente të komunikuara në Kuran u zbuluan prej vëzhgimeve astronomike shumë shekuj më vonë. Sipas llogaritjeve të ekspertëve të astronomisë, Dielli udhëton me një shpejtësi marramendëse prej 720.000 km në orë në drejtim të yllit Vega në një orbitë të vetme të quajtur Maja Diellore. Kjo do të thotë se Dielli përshkon afërsisht 17.280.000 km në ditë. Bashkë me Diellin, të gjitha planetet dhe satelitët brenda sistemit gravitacional të Diellit përshkojnë gjithashtu të njëjtën distancë. Për më tepër, të gjitha yjet në univers bëjnë një lëvizje të ngjashme.
Në Kuran është shpallur se i tërë universi është i mbushur plot me rrugë e orbita si ajo e diellit:

“Betohem në qiellin plot rrugë.” (Edh-Dharijat 7)

Në univers ndodhen rreth 200 miliardë galaktika dhe secila prej tyre pëmban rreth 200 miliardë yje. Pjesa më e madhe e këtyre yjeve kanë planete dhe pjesa më e madhe e këtyre planeteve kanë satelitë. Këta trupa gjigandë lëvizin në orbita të caktuara, sipas një lëvizjeje të përllogaritur në mënyrë preçize. Për miliona vite me radhë, të gjithë këta trupa “notojnë” në orbitën e tyre në një harmoni dhe rregull të përkryer. Për më tepër, një anumër i madh kometash lëvizin në orbitat e përcaktuara për to.
Orbitat në univers nuk janë karakteristikë vetëm e trupave qiellorë. Edhe vetë galaktikat udhëtojnë me një shpejtësi marramendëse në orbita të projektuara për to. Gjatë kësaj lëvizjeje, asnjë prej trupave qiellorë nuk i zë rrugën, apo përplaset me të tjerët.
Sigurisht që në kohën e shpalljes së Kuranit njerëzimi nuk zotëronte teleskopë elektronikë apo teknologjinë e avancuar të vëzhgimit të trupave miliona kilometra në hapësirë, ashtu siç nuk dispononte njohuritë e sotme të fizikës apo astronomisë. Ndaj në atë kohë nuk ishte e mundur të zbulohej në mënyrë shkencore se hapësira është “plot me rrugë dhe orbita”, siç është shpallur në ajetin kuranor…


RRUMBULLAKSIA E TOKËS

”Ai i krijoi qiejt e tokën me qëllim të caktuar. Ai ia mbështjell natën ditës dhe ditën ia mbështjell natës.” (Ez-Zumer 5)

Fjalët e përdorura në Kuran për të përshkruar universin janë mjaft të qarta. Fjala arabe, e cila është përkthyer “mbështjellë” në ajetin e mësipërm, është fjala “tek’uir”. Në fjalorët arabë, kjo fjalë përdoret për të përshkruar mbështjelljen e një gjëje rreth një gjëje tjetër, siç mbështillet çallma rreth kokës.
Njoftimi i dhënë në këtë ajet për mbështjelljen e ditës dhe natës me njëra-tjetrën na ndihmon të njohim formën e tokës. Kjo mbështjellje mund të ndodhë vetëm nëse toka është e rrumbullakët. Kjo do të thotë se rrumbullakësia e tokës është thënë në mënyrë të tërthortë në Kuran, që në shekullin VII. Nuk duhet të harrojmë se gjuha arabe është një gjuhë shumë e pasur dhe përdorimi i kësaj foljeje është i rrallë, gjë që tregon fare qartë se përdorimi i saj është bërë me qëllim.
Sidoqoftë, ne duhet të sjellim ndërmend se njohuritë e astronomisë të asaj kohe e perceptonin botën krejt ndryshe. Atëherë mendohej se bota ishte një plan i sheshtë dhe të gjitha përllogaritjet dhe shpjegimet shkencore ishin të bazuara mbi këtë besim. Ajetet kuranore përmbajnë informacione, të cilat ne kemi mundur t’i njohim vetëm disa shekuj më parë. Përderisa Kurani është fjala e Zotit, ai ka përdorur fjalët më të sakta, kur flet për përshkrimin e universit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Mbrekullite shkencore te Kuranit Empty
MesazhTitulli: Re: Mbrekullite shkencore te Kuranit   Mbrekullite shkencore te Kuranit EmptyThu Nov 26, 2009 8:49 am

ÇATI E SIGURTË

Në Kuran, Zoti na tërheq vëmendjen ndaj një vetie mjaft interesante të qiellit:

Qiellin e kemi bërë si çati të sigurtë e të mbrojtur…(El Enbija 32)

Kjo veti e qiellit është vërtetuar prej kërkimeve shkencore të kryera në shekullin XX.
Atmosfera, e cila rrethon tokën, kryen shërbime jetike për të siguruar vazhdimësinë e jetës. Duke shkatërruar mjaft meteorë të mëdhenj e të vegjël, gjatë përpjekjeve të tyre për të arritur tokën, ajo i ndalon ata që të përplasen me tokën dhe të dëmtojnë gjallesat.
Për më tepër, atmosfera filtron rrezet e dritës që vijnë nga hapësira, të cilat janë të dëmshme për krijesat e gjalla. Fakti më interesant është se vetëm rrezet e padëmshme e të nevojshme - drita e tejdukshme, rrezet e shkurtra ultravjollcë dhe valët e radios - janë në gjendje të përshkojnë atmosferën. I gjithë ky rrezatim është i domosdoshëm për jetën. Atmosfera lejon kalimin vetëm të një pjese të rrezeve të shkurtra ultravjollcë, të cilat janë mjaft të domosdoshme për procesin e fotosintezës dhe për ekzistencën e të gjitha gjallesave. Pjesa më e madhe e rrezeve të gjata ultravjollcë, të lëshuara nga dielli, filtrohen prej shtresës së ozonit në atmosferë dhe vetëm një pjesë e kufizuar dhe thelbësore e tyre arrijnë në Tokë.
Vetia mbrojtëse e atmosferës nuk mbaron këtu. Atmosfera mbron gjithashtu tokën prej të ftohtit ngrirës të hapësirës, i cili arrin deri në minus 270 gradë celcius.
Nuk është vetëm atmosfera ajo që e mbron Tokën nga efektet shkatërruese dhe dëmtuese të hapësirës. Së bashku me atmosferën, brezi Van Alen, një shtresë, e cila krijohet si rezultat i fushës magnetike të Tokës, gjithashtu shërben si një fushë mbrojtëse kundër rrezatimeve të dëmshme, të cilat kërcënojnë planetin tonë. Ky rrezatim, i cili vazhdimisht lëshohet prej diellit dhe yjeve të tjera, është vdekjeprurës për gjallesat. Nëse brezi Van Alen nuk do të ekzistonte, energjia e shpërthimeve masive të quajtura shpërthime diellore, të cilat hasen vazhdimisht në Diell, do të shkatërronin çdo formë jete në Tokë.
Dr. Hugh Ross, duke folur mbi rëndësinë që ka për jetën tonë brezi Van Alen, ndër të tjera thotë:
“Në fakt, Toka ka dendësinë më të lartë se çdo planet tjetër në Sistemin Diellor. Bërthama e madhe e hekur-nikelit është shkaku i ekzistencës së fushës sonë të madhe magnetike. Kjo fushë magnetike formon shtresën mbrojtëse Van-Alen, e cila e mbron Tokën nga rrezet bombarduese. Nëse nuk do të ishte kjo mburojë, jeta në Tokë do të ishte e pamundur. I vetmi planet tjetër shkëmbor që ka fushë magnetike është Mërkuri, por fuqia e fushës së tij është 100 herë më e vogël se e Tokës. Madje as Afërdita – planeti ynë “motër” – nuk ka fushë magnetike. Brezi mbrojtës Van-Alen është një strukturë që gjendet vetëm në Tokë.”1
Energjia e çliruar në një prej këtyre shpërthimeve të viteve të fundit është e barabartë me energjinë e çliruar nga shpërthimi i 100 miliardë bombave atomike, si ajo që u hodh në Hiroshimë. Pesëdhjetë e tetë orë pas shpërthimit u vërejt se gjilpërat magnetike të busullave paraqitnin një lëvizje jo të zakonshme dhe 250 km mbi atmosferën e Tokës, temperatura u rrit menjëherë në 2500oC.
Me pak fjalë, një sistem mbrojtës i përkryer funksionon mbi Tokë. Ai e rrethon botën tonë dhe e mbron prej kërcënimeve të jashtme. Vetëm kohët e fundit, shkencëtarët arritën të mësojnë disa gjëra rreth tij, kurse Zoti na ka njoftuar në Kuran për mbështjellën mbrojtëse të Tokës që shekuj më parë.

QIELLI KTHYES

Ajeti i njëmbëdhjetë i sures Et-Tarik në Kuran, i referohet vetisë “kthyese” të qiellit:

Betohem në qiellin që kthen. (Et-Tarik 11)

Siç dihet, atmosfera, e cila rrethon Tokën, përbëhet nga disa shtresa. Secila prej tyre luan një rol të rëndësishëm në dobi të jetës. Kërkimet kanë nxjerrë në dritë se këto shtresa janë të specializuara në kthimin mbrapsht të trupave apo rrezeve që vijnë nga hapësira apo nga vetë Toka. Tani le të shqyrtojmë disa shembuj të funksionit “kthyes” të shtresave që e rrethojnë Tokën.
Troposfera, e cila ndodhet 13-15 km mbi Tokë, luan rol në kondensimin e avujve të ujit që vijnë nga sipërfaqja e Tokës dhe në kthimin poshtë të tyre në formë shiu.
Shtresa e ozonit me lartësi 25 km nga toka reflekton rrezatimin e dëmshëm dhe rrezet ultravjollcë, të cilat vijnë nga hapësira dhe i kthen mbrapsht në hapësirë.
Jonosfera kthen valët e radios të transmetuara nga Toka duke i kthyer poshtë në pjesë të ndryshme të saj, tamam si një satelit pasiv komunikimi, duke bërë të mundur transmetimin e valëve radiofonike dhe televizive në një distancë tepër të largët.
Shtresa magnetosferike kthen mbrapsht grimcat e dëmshme radioaktive që përhapen nga Dielli dhe yjet e tjera, para se të arrijnë Tokën.
Fakti që gjithë këto veti të shtresave të atmosferës, të zbuluara vetëm kohët e fundit, janë shpallur në Kuran prej shumë shekujsh provon bindshëm se Kurani është fjala e Zotit.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Mbrekullite shkencore te Kuranit Empty
MesazhTitulli: Re: Mbrekullite shkencore te Kuranit   Mbrekullite shkencore te Kuranit EmptyThu Nov 26, 2009 8:49 am

SHTRESAT E ATMOSFERËS

Një nga faktet shkencore të zbuluara kohët e fundit është përbërja e qiellit nga shtatë shtresa.

Zoti është Ai që krijoi shtatë qiej mbi njëri-tjetrin. (El-Mulk 3)
... Ai i krijoi shtatë qiej brenda dy ditëve dhe secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej. (Fusilet 12)
Fjala “qiell” në gjuhën arabe përdoret me disa kuptime. Në disa raste ajo ka kuptimin e atmosferës. Në disa raste ajo ka kuptimin e universit. Kur përdoret në numrin shumës, ajo në përgjithësi ka një kuptim më të gjerë se fjala “univers”, pasi përfshin universin, i cili përbën qiellin e parë, dhe gjashtë qiej të tjerë. Por nëse ne i japim fjalës “qiej” kuptimin e parë, d.m.th. atë të atmosferës, atëherë arrijmë në përfundimin se atmosfera që rrethon planetin tonë përbëhet nga shtatë shtresa.
Me të vërtetë, sot është bërë i njohur fakti se atmosfera që rrethon Tokën, përbëhet prej disa shtresave të ndryshme, të cilat shtrihen mbi njëra-tjetrën. Për më tepër, numri i këtyre shtresave është i njëjtë me numrin e përmendur në Kuran: shtatë shtresa. Kjo temë përshkruhet nga një burim shkencor si më poshtë:
Shkencëtarët kanë zbuluar se atmosfera përbëhet prej disa shtresave të ndryshme. Shtresat ndryshojnë prej njëra-tjetrës nga vetitë e tyre fizike, si trysnia, lloji i gazeve etj. Shtresa atmosferike më e afërt me Tokën quhet TROPOSFERË. Ajo zë 90% të atmosferës. Shtresa mbi troposferë quhet STRATOSFERË. Shtresa tjetër, ku përthyhen rrezet ultravjollcë quhet OZONOSFERË. Shtresa tjetër quhet MEZOSFERË. TERMOSFERA shtrihet mbi mezosferë. Gazet e jonizuara formojnë një shtresë brenda termosferës, e cila quhet JONOSFERË. Shtresa më e skajshme e atmosferës së Tokës shtrihet 480-960 km. Kjo pjesë quhet EKZOSFERË.2
Nëse numërojmë shtresat e cituara prej këtij burimi, shohim se atmosfera përbëhet pikërisht nga shtatë shtresa, siç është shpallur edhe në ajetin kuranor.
Troposfera
Stratosfera
Ozonosfera
Mezosfera
Termosfera
Jonosfera
Ekzosfera
Një tjetër mrekulli e ajeteve kuranore që përmendin këtë fakt shtjellohet kur lexojmë pjesën e fundit të ajetit dymbëdhjetë të sures Fusilet: “... secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej”. Me fjalë të tjera, në këtë ajet deklarohet se Zoti i caktoi çdo qielli funksionin e vet. Me të vërtetë, siç e kemi parë edhe në kapitujt e mëparshëm, secila prej këtyre shtresave ka funksione jetike të dobishme për njerëzimin dhe për të gjitha format e tjera të jetës në Tokë. Çdo shtresë ka një funksion të veçantë, duke filluar nga formimi i shiut, mbrojtja prej rrezeve të dëmshme, reflektimi i valëve radiofonike e televizive, deri te mënjanimi i efekteve katastrofike të meteorëve.
Një prej këtyre funksioneve për shembull, është deklaruar në një burim shkencor si vijon:
Atmosfera e Tokës ka 7 shtresa. Shtresa më e ulët quhet troposferë. Shiu, bora dhe era formohen dhe ndodhin vetëm në troposferë.3
Kjo është një prej mrekullive hyjnore, sepse këto argumente, të cilat u zbuluan vetëm në saje të teknologjisë së shekullit XX, janë shpallur në Kuran 1400 vjet më parë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Mbrekullite shkencore te Kuranit Empty
MesazhTitulli: Re: Mbrekullite shkencore te Kuranit   Mbrekullite shkencore te Kuranit EmptyThu Nov 26, 2009 8:51 am

FUNKSIONI I MALEVE

Kurani na tërheq vëmendjen ndaj një funksioni gjeologjik mjaft të rëndësishëm të maleve.

”Ne kemi krijuar male të patundura në tokë, me qëllim që ajo të mos lëkundet dhe tronditet bashkë me ta...” (El Enbija 31)

Siç vihet re, në këtë ajet është shpallur se malet luajnë rol në parandalimin e tronditjeve dhe lëkundjeve të Tokës.
Ky fakt nuk ishte i njohur nga askush në kohën kur u shpall Kurani. Në të vërtetë, ai u zbulua jo shumë kohë më parë dhe kjo vetëm si rezultat i zbulimeve të gjeologjisë bashkëkohore.
Sipas këtyre zbulimeve, malet shfaqen si rezultat i lëvizjeve dhe përplasjeve të shtresave masive, të cilat formojnë koren e Tokës. Kur dy shtresa përplasen me njëra-tjetrën, shtresa më e fortë rrëshqet poshtë shtresës tjetër, e cila përkulet në majë, duke formuar lartësitë dhe malet. Shtresa e poshtme fillon e zgjerohet duke u shtrirë thellë në tokë. Kjo nënkupton se pjesa e poshtme e maleve është po aq e madhe sa edhe pjesa e dukshme mbi Tokë.
Në një tekst shkencor, struktura e maleve është përshkruar si më poshtë:
“Atje ku kontinentet janë më të trasha, si p.sh. vargmalet, korja zhytet thellë në mantel.”4

Në një ajet kuranor, kjo veti e maleve është vënë në dukje nga një krahasim i maleve me “kunjat”:

”A nuk e bëmë Ne tokën të përshtatshme për jetë, dërsa malet i bëmë si kunja?” (En-Nebe 6-7)

Me fjalë të tjera, duke u shtrirë mbi dhe nën sipërfaqen e Tokës në ato pika ku bashkohen shtresat e ndryshme, malet i mbajnë lidhur këto shtresa me njëra-tjetrën. Në këtë mënyrë, ato fiksojnë koren e Tokës dhe parandalojnë grumbullimin e saj mbi apo ndërmjet shtresave të magmës. Shkurt, ne mund t’i krahasojmë malet me gozhdët, të cilat mbajnë dërrasat të mbërthyera së bashku.
Vetia fiksuese e maleve në literaturën shkencore është përshkruar me termin “isostazi”:
Isostazi do të thotë: ekuilibri i përgjithshëm i kores së Tokës i mbajtur nga qarkullimi i materialeve shkëmbore poshtë sipërfaqes, si rezultat i shtypjes gravitacionale.5
Ky rol kaq i rëndësishëm i maleve, i cili u zbulua nga gjeologjia moderne dhe nga kërkimet sizmike, është shpallur në Kuran shekuj më parë si një shembull i dijes absolute të krijimit të Zotit.

Ne kemi krijuar male të patundura në tokë me qëllim që ajo të mos lëkundet dhe tronditet bashkë me ta...(El Enbija 31)


LËVIZJA E MALEVE

Në një ajet tjetër, na bëhet e ditur se malet nuk janë të palëvizshëm, ashtu siç mund të na duket, por ato janë në lëvizje të vazhdueshme.

Kur i sheh malet, mendon se ato janë të palëvizshëm, ndërsa ato lëvizin si retë..(En-Neml 88)

Kjo lëvizje e maleve ndodh si pasojë e lëvizjes së kores së Tokës, mbi të cilën ato janë vendosur. Korja e Tokës ‘noton’ mbi shtresën e mantelit, e cila është më e dendur. Ishte fillimi i shekullit XX kur, për herë të parë në histori, një shkencëtar gjerman me emrin Alfred Wegener deklaroi se kontinentet kanë qenë të bashkuara në kohën e krijimit të tokës, por më pas u zhvendosën në drejtime të ndryshme dhe u ndanë, duke u larguar shumë larg njëri-tjetrit.
Gjeologët kuptuan se Wegener kishte të drejtë vetëm në vitin 1980, pra pesëdhjetë vjet pas vdekjes së tij. Sipas fjalës së Wegener në një artikull të publikuar në vitin 1915, blloqet masive të tokës u bashkuan së bashku rreth 500 milionë vjet më parë, duke formuar Pangaean, e cila gjendej në Polin e Jugut.
Afërsisht 180 milionë vjet më parë, Pangaea u nda në dy pjesë, të cilat u zhvendosën në drejtime të ndryshme. Një prej këtyre kontinenteve gjigande ishte Gondwana, e cila përfshinte Afrikën, Australinë, Antarktidën dhe Indinë. E dyta ishte Laurasia, e cila përfshinte Evropën, Amerikën e Veriut dhe Azinë përveç Indisë. Njëqind e pesëdhjetë milionë vjet pas kësaj ndarjeje, Gondwana dhe Laurasia u ndanë në pjesë më të vogla.
Këto kontinente, të cilat u shfaqën pas ndarjes së Pangaeas, janë spostuar mbi sipërfaqen e Tokës disa centimetra çdo vit, duke shkaktuar ndryshime në përqindjen e tokës dhe detit.
Kjo lëvizje u zbulua si rezultat i kërkimeve gjeologjike të kryera në fillim të shekullit XX. Lëvizja e kores së Tokës është shpjeguar nga shkencëtarët si më poshtë:
“Korja dhe pjesa e sipërme e mantelit, me një trashësi 100 km, janë të ndara në segmente të quajtura shtresa. Gjenden gjashtë shtresa të mëdha dhe disa shtresa të vogla. Sipas teorisë të quajtur “tektonika e shtresave”, këto shtresa lëvizin në Tokë, duke mbajtur me vete “dyshemenë” e kontinenteve dhe oqeaneve. Lëvizja e kontinenteve është llogaritur të jetë 1-5 cm në vit. Gjatë kohës që shtresat vazhdojnë të lëvizin, ato realizojnë një ndryshim të vogël në gjeografinë e Tokës. Për shembull, çdo vit Oqeani Atlantik bëhet pak më i gjerë.”6
Në Kuran është përmendur “lëvizja e maleve”. Sot, shkencëtarët bashkëkohorë për këtë lëvizje përdorin termin “lëvizja kontinentale.”7
Është e padiskutueshme që kjo është një prej mrekullive të Kuranit, pasi ky argument shkencor u zbulua vetëm kohët e fundit nga shkencëtarët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Mbrekullite shkencore te Kuranit Empty
MesazhTitulli: Re: Mbrekullite shkencore te Kuranit   Mbrekullite shkencore te Kuranit EmptyThu Nov 26, 2009 8:52 am

MREKULLIA E HEKURIT

Hekuri është një nga elementet e përmendura në Kuran. Në suren El Hadid, d.m.th. në suren e Hekurit thuhet:

Ne e kemi zbritur hekurin, në të cilin ka forcë të madhe dhe dobi për njerëzit...„ (El Hadid 25)
Fjala “zbritëm poshtë” e përdorur veçanërisht për hekurin në këtë ajet, mund të mendohet se ka një kuptim metaforik që do të thotë se hekuri është dhuruar për të mirën e njerëzimit. Por nëse ne do të merrnim në konsideratë kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, e cila është “i zbritur fizikisht nga qielli”, do të kuptojmë se në këtë ajet gjendet një mrekulli shkencore mjaft domethënëse.
Në saje të kërkimeve astronomike është zbuluar se hekuri i gjendur në rruzullin tokësor ka ardhur prej yjeve gjigande të hapësirës.
Metalet e rënda në univers janë krijuar në bërthamën e yjeve të mëdha. Gjithësesi, Sistemi ynë Diellor nuk zotëron një strukturë të përshtatshme që të prodhojë vetë hekur. Hekuri mund të prodhohet në yje shumë më të mëdhenj se Dielli, te të cilët temperatura arrin disa qindra miliona gradë. Kur sasia e hekurit në një yll tejkalon një nivel të caktuar, ylli nuk mund ta mbajë atë më gjatë dhe si rezultat ai shpërthen në një shpërthim të quajtur “nova” ose “supernova”. Si rezultat i këtij shpërthimi, meteorët që përmbajnë hekur shpërndahen nëpër univers dhe lëvizin nëpër hapësirë, derisa të tërhiqen prej forcës gravitacionale të ndonjë trupi qiellor.
E gjithë kjo na bën të qartë se hekuri nuk është formuar në Tokë, por është mbartur nëpërmjet meteorëve pas shpërthimit të yjeve në hapësirë, pra, ai “ka zbritur në tokë” në të njëjtën mënyrë siç është shpallur në ajetin kuranor. Është e qartë se ky fakt nuk njihej shkencërisht në shekullin VII, në kohën e shpalljes së Kuranit.

KRIJIMI NË ÇIFT

”Larg të metave është Ai që krijoi të gjitha çiftet prej bimëve që mbin toka, prej vetë njerëzve dhe prej shumë gjërave që ata nuk i dinë. ”(Ja Sin 36)
Megjithëse koncepti i fjalës "çift" ose "dy" përdoret kryesisht për mashkullin dhe femrën, shpallja "prej shumë gjërave që ata nuk i dinë" ka kuptim më të gjerë. Një prej këtyre kuptimeve është zbuluar në kohën tonë. Shkencëtarit britanik Paul Dirac, i cili propozoi se materia është e krijuar në çift, iu dha çmimi Nobël i fizikës në vitin 1933. Ky zbulim i quajtur "parité", pohon se materia është në çift me të kundërtën e saj: anti-materien. Anti-materia mbart vetitë e kundërta të materies. Për shembull, në kundërshtim me materien, anti-materia ka elektrone të ngarkuara pozitivisht dhe protone të ngarkuara negativisht. Ky fakt shtjellohet kështu nga një burim shkencor:
"... çdo grimcë ka antigrimcën e vet me ngarkesë të kundërt...
...dhe kjo lidhje e papërcaktuar na tregon se krijimi i çifteve dhe asgjësimi i tyre ndodh në zbrazëtirë në çdo kohë dhe në çdo vend."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Mbrekullite shkencore te Kuranit Empty
MesazhTitulli: Re: Mbrekullite shkencore te Kuranit   Mbrekullite shkencore te Kuranit EmptyThu Nov 26, 2009 8:53 am

RELATIVITETI I KOHËS

Në ditët tona, relativiteti i kohës është një argument shkencor i vërtetuar. Ky argument u zbulua nga Teoria e Relativitetit e Ajnshtajnit në fillimet e shekullit XX. Më parë, njerëzit nuk e dinin se koha është një koncept relativ dhe se ajo mund të ndryshonte me ndryshimin e vendit. Por, shkencëtari i madh Albert Ajnshtajni, vërtetoi botërisht këtë fakt me Teorinë e Relativitetit. Ai tregoi se koha varet nga pesha dhe shpejtësia. Askush nuk e kishte thënë këtë gjë kaq qartë më parë, me përjashtim të Kuranit, në të cilin gjendet informacion rreth relativitetit të kohës. Lexoni disa nga ajetet që flasin për këtë temë:

”Ata kërkojnë prej teje që t'ua shpejtosh dënimin, por Zoti nuk e thyen premtimin e Vet, sepse një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet që llogaritni ju.” (El Haxh 47)
Në disa ajete tregohet se njerëzit e perceptojnë kohën në mënyrë të ndryshme. Në këtë mënyrë, disa njerëz mund ta konsiderojnë si shumë të gjatë një periudhë shumë të shkurtër dhe anasjelltas. Dialogu i zhvilluar ndërmjet njerëzve Ditën e Gjykimit është një shembull mjaft i mirë për këtë:
[b] ”Zoti do t’u thotë: ‘Sa vite keni jetuar në Tokë?’ Ata do të thonë: ‘Ne kemi ndenjur vetëm një ditë ose një pjesë të saj. Pyet ata që janë në gjendje të numërojnë.” (Mu’minun 112-113)
Përmendja e relativitetit të kohës në Kuran, i cili filloi të shpallej rreth vitit 610, është një argument tjetër që vërteton burimin hyjnor të këtij libri të shenjtë

SASIA E SHIUT

Një prej shumë informacioneve të dhëna në Kuran rreth formimit të shiut është fakti se ai zbret në Tokë në një masë të caktuar. Kjo është përmendur në suren Ez-Zuhruf si më poshtë:

”Ai lëshon nga qielli shiun me masë të caktuar. Me të Ne i japim jetë një vendi të vdekur. Ja, kështu edhe ju do të ngalleni nga varret.” (Ez-Zuhruf 11)

Fakti i zbritjes së kësaj sasie shiu të matur dhe të përcaktuar është konfirmuar prej kërkimeve të kohëve të fundit. Është llogaritur se në një sekondë avullojnë afërsisht 16 milionë tonë ujë nga Toka. Kjo shifër arrin në 513 trilionë tonë ujë në vit. Kjo sasi është e barabartë me sasinë e shiut që bie në Tokë gjatë një viti. Kjo lë të kuptosh se uji qarkullon brenda një cikli të ekuilibruar “me masë të caktuar”. Jeta në Tokë varet nga ky qarkullim i ujit. Sikur njerëzit të shfrytëzonin të gjithë potencialin teknologjik që disponojnë, nuk do të mund ta realizonin dot këtë qarkullim në mënyrë artificiale.
Madje edhe një devijim i vogël i këtij ekuilibri, shumë shpejt do të sillte një çekuilibrim të madh ekologjik dhe për rrjedhojë, fundin e jetës në Tokë. Por kjo nuk ndodh asnjëherë dhe shiu vazhdon të bjerë çdo vit pikërisht në të njëjtën sasi, ashtu siç është shpallur në Kuran.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Mbrekullite shkencore te Kuranit Empty
MesazhTitulli: Re: Mbrekullite shkencore te Kuranit   Mbrekullite shkencore te Kuranit Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Mbrekullite shkencore te Kuranit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Kundërshtohet djegia e Kuranit
» Mrekulli në Dagestan, pjesë të Kuranit në trupin e fëmijës! /VIDEO/
» Imami i Kabullit në lidhje me ”Ditën e djegies së Kuranit”: Muslimanët janë të gatshëm që ti sakrifikojnë bijtë, baballarët dhe nënat e tyre për Islam
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum