www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Duar të buta      .      . Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Duar të buta      .      . Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Duar të buta . .

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
HOPE
Kontributor
Kontributor
HOPE

Numri i postimeve : 8249
Data regjis. : 06/11/2009

Duar të buta      .      . Empty
MesazhTitulli: Duar të buta . .   Duar të buta      .      . EmptySat Nov 14, 2009 11:24 pm

Duar të buta      .      . F.1011015100951_m

Duart flasin për ne shumë më tepër se ç’ mendojmë. A e keni ditur se duart tuaja tregojnë përparësitë dhe të metat tuaja?
Duart janë vazhdimisht në përdorim, ato japin mesazhe, me to punohet dhe ato durojnë ngarkesa të përditshme. Prandaj, këto janë disa nga arsyet e shumta pse duhet të keni kujdes të veçantë për duart tuaja.

Filloni me krem

Lëkura e duarve është shumë e hollë, ajo përmban numër më të vogël të gjëndrave dhjamore dhe çdo ditë i ekspozohet ndryshimeve të temperaturave etj... A e keni ditur se larja e duarve përveç se largon papastërtinë, largon edhe yndyrën mbrojtëse? Për këtë arsye është me rëndësi që duarve t’u ofrojmë kujdesin e duhur me anë të kremit përkatës, i cili është i pasur me substanca ushqyese dhe vitamina, sidomos vitaminë E.

Mos hezitoni që t’i lyeni duart me kremin mbrojtës dhe ushqyes, çdo ditë pas larjes së tyre. Kjo nuk do t’ju merr shumë kohë dhe me kalimin e viteve do ta falënderoni veten për kujdesin që ua keni kushtuar.

Duart e plasaritura dhe të thata kanë nevojë për kujdes shtesë. Para gjumit lyeni ato me krem për lëkurë të thatë me shtresë të trashë. Gjatë natës duart do të përfitojnë më shumë nga kremi, pasi që derisa ne flemë, lëkura rigjenerohet. Për duart e thata dhe të dëmtuara ilaç i mirë janë edhe maskat ushqyese dhe serumet.

Duar të buta      .      . Krem-mbrojtes-duar

Fitnes për duar

Ekspertët kanë treguar se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë në mes duarve dhe trurit. Për këtë arsye artistët dhe muzikantët i ushtrojnë çdo ditë gishtat e tyre. Nuk është keq që së paku njëherë në javë të ushtrohen duart. Për ta realizuar këtë, më së miri do t’ju shërbejnë dy toptha. Rrotulloni ato ndërmjet shuplakave dhe nganjëherë ndërrojeni kahun e lëvizjes.

Këshillë: Më të mirë janë topthat e gomës që përmbajnë bulbe ovale, të cilat njëkohësisht masazhojnë shuplakat tuaja dhe reagojnë si masazh refleksiv në trupin tuaj.
Duar të buta      .      . Topthat-duar

Larja me parafinë

Një mënyrë shumë e thjeshtë, por shumë e efektshme është larja e duarve me parafinë. Në këtë mënyrë do t’u ofroni kujdes dhe mbrojtje të plotë duarve tuaja të lodhura dhe të plasaritura. Gjatë larjes me parafinë të ngrohtë hapen poret dhe lëkura i thith substancat aktive rigjeneruese dhe ushqyese nga parafina, duke nxitur kështu qarkullimin me të mirë të gjakut. Gjatë trajtimit me parafinë, aroma e mirë relakson gjithë trupin. Trajtimi nuk kërkon shumë kohë dhe përgatitje, zgjat vetëm njëzet minuta, ndërsa në të njëjtën mënyrë mund të përkujdeseni edhe për shputat.

Për larjen me parafinë nuk keni nevojë të vizitoni ndonjë sallon të veçantë kozmetik, por ky trajtim ofrohet edhe në sallonet më të thjeshta, madje edhe në ato ku i rregulloni flokët. Prandaj duke i zbukuruar flokët mund të kënaqeni edhe në kujdesin e këndshëm të duarve. Larja me parafinë mund të jetë trajtim përfundimtar i një trajtimi tjetër, ose si trajtim i veçantë.

Është shumë thjeshtë: Duart zhytni në parafinë të nxehur. Pastaj në duar vendosen dorëza të mëndafshta ku parafina dalëngadalë ftohet brenda 15 minutash. Derisa parafina ftohet, nga ajo lirohen substanca aktive të cilat veprojnë në mënyrë terapeutike. Përveç efektit regjenerues, larja me parafinë në mënyrë të jashtëzakonshme nxit qarkullimin sipërfaqësor të gjakut. Pas trajtimit, lëkura e duarve është e rrafshët, e butë dhe bukur e rinuar.

Shpesh ndodh që mjekët rekomandojnë larjen me parafinë të shputave si terapi për diabetikët, me ç’rast trajtimet e rregullta me parafinë pengojnë vdekjen e indeve në këmbë.
Duar të buta      .      . Parafine-duar
DUART DHE BURIM I ENERGJISË

Zbulojeni fuqinë e cila qëndron në duar: me anë të tyre mund të çliroheni nga energjia, madje edhe mund t’i mjekoni të tjerët...

Ushtrimet për fuqi

Në bazë të besimeve aziatike, pozitat e ndryshme të duarve mund ta nxisin qarkullimin më të mirë të gjakut dhe t’ju ndihmojnë kundër lodhjes. Vendosni duart (pa ngarkesë) prapa kokës. Gishtat e vegjël kapni me njëri-tjetrin, ndërsa të tjerët shtrini. Pas ta bëni këtë, merrni frymë thellë pesë herë dhe nxirreni ajrin. Ndërroni gishtat, këtë herë kapni me njëri-tjetrin gishtat e mëdhenj dhe përsëriteni të njëjtën gjë. Pastaj çohuni në gishtat e këmbëve dhe zgjateni krejt trupin, nga koka deri te thembrat. Ushtrimin mund ta përsëritni kur të doni.

Si mjekojnë duart

Nëse i fërkojmë duart, atëherë do të krijohet energji e nxehtësisë. Biofizikantët janë të bindur se nga ky fërkim formohet edhe energji elektromagnetike. Është pikërisht kjo energji të cilën e shfrytëzojnë personat që pretendojnë se kanë bioenergji. Me anë të energjisë në duar, personat me bioenergji, ua mbulojnë veshët pacientëve të tyre dhe në këtë mënyrë ua forcojnë shëndetin.

Duar të buta      .      . Ferkim-duart
Pikat refleksive veprojnë në organe

Duke ngacmuar pika të caktuara në lëkurë, mund të dërgoni impulse drejt organeve të brendshme. Këtë teknikë e kanë përdorur kinezët e vjetër, për të liruar bllokimet e energjisë dhe kështu kanë mundësuar që energjia e jetës (Chi) të kalojë lirshëm nëpër trup.

HAP PAS HAPI

1 dhe 2 Pas rregullimit të thonjve bëhet pilingu i duarve. Me ndihmën e grimcave mikro-kristale nga lëkura ngadalë largohen luspat e thata, ndërsa epidermës i ofrojnë mundësinë e thithjes së kremrave regjenerues dhe mbrojtës.

3 Vendoset maska për duar.

4 Pastaj duart zhyten në parafinë dhe vishen dorëza mëndafshi.

5 dhe 6 Pasi të kalojnë 15 minuta largohet parafina dhe me masazh të lehtë vendoset losion i cili thithet lehtë, dhe me veprimin e tij intensiv, e njomë lëkurën dhe i jep vitalitet.

Duar të buta      .      . Duart-e-buta
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Escobar
Fillestar/e
Fillestar/e
Escobar

Numri i postimeve : 65
Data regjis. : 04/12/2009

Duar të buta      .      . Empty
MesazhTitulli: Re: Duar të buta . .   Duar të buta      .      . EmptySat Dec 05, 2009 12:53 am

Vajza fotografoni duart t`ju shohim cila i keni me te buta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bRuNneta
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
bRuNneta

Numri i postimeve : 14528
Data regjis. : 01/10/2009
Age : 38
Location : Kalimtare ne rrug te gjata....

Duar të buta      .      . Empty
MesazhTitulli: Re: Duar të buta . .   Duar të buta      .      . EmptySat Dec 05, 2009 5:45 am

Escobar shkruajti:
Vajza fotografoni duart t`ju shohim cila i keni me te buta.
jo ekemi lam mi qit niher duar e juaja ju djemt hahahha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Duar të buta      .      . Empty
MesazhTitulli: Re: Duar të buta . .   Duar të buta      .      . Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Duar të buta . .

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
»  Nënë pa duar e këmbë
» Sportisti 11-vjeçar pa këmbë e duar
»  Sportisti 11-vjeçar pa këmbë e duar
»  Byzylyk për të blerë me duar bosh
» Ancelotti: Titullin e kemi ende në duar
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Moda Dhe Estetika-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum