www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kush jam unë? Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kush jam unë? Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kush jam unë?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™
WebMaster

Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

Kush jam unë? Empty
MesazhTitulli: Kush jam unë?   Kush jam unë? EmptyThu Oct 01, 2009 8:30 am

Kush jam unë?


All-llahu i madhërishëm në Kur'anin fisnik urdhëron e thotë: “Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit. Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni?” (Edh-Dharijat, 20-21)

Trupi ynë është një makinë tejet e ndërlikuar. Ka me mijëra vjet që njerëzit përpiqen të kuptojnë si funksionon trupi ynë e megjithatë shumë mistere nuk janë zgjidhur si p.sh. si punon truri ynë, përse na zë lemza.

Po një gjë tashmë e dimë me siguri: trupi ynë përbëhet nga uji, karboni dhe disa elemente të thjeshta kimike, që mund të gjenden ngado. Në të vërtetë, të gjithë atomet e domosdoshme për ndërtimin e trupit të njeriut, mund t'i gjeni në oborrin e shtëpisë suaj.

Imagjinoni sikur të ndërtoni nga fillimi një trup njeriu, duke përdorur përbërësit më të thjeshtë të mundshëm. Për këtë do t'ju duheshin vetëm 13 elemente kimike.

1. 65 % Oksigjen.
Elementi oksigjen zë dy të tretat e trupit tuaj, kryesisht në formën e ujit (H2O). Ju gjithashtu thithni oksigjen nga ajri sa herë që merrni frymë.

2. 18 % Karbon.
Pothuajse një e pesta e trupit tuaj është karbon - i njëjti element nga i cili përbëhet qymyri, diamanti dhe grafiti i lapsit. Atomet e karbonit krijojnë zinxhirë të gjatë, duke formuar boshtin e të gjitha molekulave më komplekse brenda jush.

3. 10 % Hidrogjen.
Hidrogjeni është elementi më i zakonshëm në gjithësi e njëkohësisht ka edhe atomet më të vogla.

4. 3 % Azot.
Një thes me pleh kimik përmban thuajse të njëjtën sasi azoti sa një trup mesatar njeriu. Azoti është një nga përbërësit kryesorë të muskujve tuaj. Ai është edhe përbërësi kryesor i ajrit.

5. 1 % Fosfor.
Ky element bën që të ndizen flakë kunjat e shkrepësve. Ai gjithashtu forcon dhëmbët dhe kockat tuaja, formon membranat e qelizave dhe ndihmon në transmetimin e energjisë.

6. 0,35 % Kalcium.
Sapuni i tualetit përbëhet nga kalciumi. Kalciumi gjithashtu i mban lëvizjet e trupit tuaj të baraspeshuara kimikisht.

7. 0,15 % Klor.
Klori është një gaz i gjelbër vdekjeprurës, që përdoret për të prodhuar zbardhuesit. Në trupin e njeriut, ai lidhet me natriumin duke formuar kripën e gjellës (klorurin e natriumit).

8. 0,15 % Natrium.
Natriumi është gjysma tjetër e klorurit të natriumit (kripës). Natriumi i bën lëvizjet e trupit tuaj po aq të kripura sa edhe uji i detit.

9. 0,05 % Magnez.
Drita e bardhë ndriçuese e fishekzjarrëve vjen nga djegia e magnezit. Në trupin tuaj magnezi forcon sistemin tuaj imunitar dhe ndihmon në gjallërimin e nervave dhe tkurrjen e muskujve.

10. 0,25 % Squfur.
Squfuri është një pjesë e zëvendësueshme e proteinave dhe ndihmon në mpiksjen e gjakut. Është gjithashtu shkaktari i erës së keqe të gazrave trupore, vezëve të prishura apo pellgjeve me ujë të ndenjur.

11. 1,6 % Kalcium.
Kalciumi është elementi që i bën të forta guaskat e detit, shkumësin dhe mermerin. Ai bën të njëjtën gjë me dhëmbët dhe kockat tuaja dhe, gjithashtu, mban në punë zemrën dhe muskujt tuaj.

12. 0,008 % Hekur.
Në gjakun tuaj ka hekur të mjaftueshëm sa për një gozhdë. Hekuri, kur lidhet me oksigjenin bëhet i gjakut, dhe kjo është arsyeja pse gjaku dhe ndryshku janë të kuq.

13. 0,00004 % Jod.
Në trupin tuaj ka më pak se një majë luge jod, megjithatë, pa të do të vdisnit. Jepini jod larvave dhe ato kthehen në bretkosa.

Për një trup të përkryer ju nevojitet gjithashtu një sasi e vogël bakri, zinku, mangani, kobalti, litiumi, stronciumi, alumini, silici, plumbi dhe arseniku. Një trup mesatar përmban edhe rreth 90 miligram uran.

Trupin e njeriut nuk do të mund ta ndërtoni kurrë vetëm duke përzier elementet kimike. Kjo do të ishte njësoj si të prisje një stuhi në një fushë mbeturinash të ndërtonte një avion reaktiv. Për ta bërë këtë, duhet të filloni të punoni me blloqe ndërtimi të përshtatshme. Blloqet më të vogla të ndërtimit janë njësi mikroskopike të quajtura qeliza, por do t'ju duhet të grumbulloni rreth 100 trilion të tilla dhe t'i rregulloni ato sipas një skeme pamundësisht të ndërlikuar.

Thuajse gjysma e qelizave tuaja janë qeliza gjaku. Qelizat e kuqe të gjakut shpërndajnë oksigjenin nëpër trup, duke ju mbajtur gjallë. Në çdo sekondë ju prodhoni 2 milion qeliza të reja.

Qelizat nervore janë telat e trupit. Sinjalet elektrike shpërndahen nëpërmjet tyre me një shpejtësi prej qindra kilometra në orë. Truri juaj përmban 100 miliardë qeliza nervore. Ju mund të kontrolloni me vetëdije 640 muskuj, por ka qindra muskuj të tjerë që nuk mund t'i lëvizni në mënyrë të vullnetshme. Rreth 40% e peshës suaj trupore është muskul.

Sistemi nervor lejon që trupi juaj të reagojë ndaj botës me shpejtësi të vetëtimes. Ai punon si një rrjet me tela dhe kabllo elektrikë, vetëm se përçon informacion e jo energji elektrike. Qendra tij e kontrollit është truri, i cili i merr sinjalet nga organet shqisore, e përpunon informacionin dhe dërgon sinjale të reja, që i tregojnë trupit si duhet të reagojë. Sinjalet i përshkojnë nervat me shpejtësi 400 km/h.

Të gjitha qelizat e trupit tuaj kanë nevojë të furnizohen me gazin jetëdhënës, oksigjenin, i cili merret nga ajri. Sistemi juaj i frymëmarrjes thith oksigjenin dhe e kalon në gjoks. Organet kryesore të këtij sistemi janë mushkëritë, të cilat thithin ajër, sa herë që marrim frymë. Ato punojnë si sfungjerë gjigantë, vetëm se thithin ajër dhe jo ujë. Ju merrni dhe nxirrni frymë 23.000 herë në ditë.

Rrugët ajrore përfundojnë në qeska ajri të quajtura alveola. Këto përshkohen nga enë gjaku që përthithin oksigjenin dhe nxjerrin jashtë dioksidin e karbonit.

Mushkëritë tuaja kanë rreth 600 milionë alveola - nëse do t'i shtrinit ato në një sipërfaqe të sheshtë do të mund të mbuloni me to një fushë tenisi.

Zëri juaj del nga një dhomë e quajtur kutia e zërit (laringu) që gjendet në krye të trakesë. Kur e nxirrni ajrin, ai kalon nëpërmjet dy kordave të vogla. Kur bashkohen, ato dridhen dhe lëshojnë tinguj. Sa më shumë të tendosen, aq më i lartë është zëri. Përkujtojmë versetin e Kur'anit Fisnik: “Mëshiruesi (Zoti ynë). Ai ia mësoi Kur'anin. E krijoi njeriun. Ia mësoi atij të folurit (të shprehurit, të shqiptuarit).” (Err-Rrahman, 1-4)

Ndonëse të gjithë jemi të ndërtuar sipas një plani të njëjtë, jemi njëkohësisht fare të ndryshëm nga njëri-tjetri. Ka qindra gjëra që të bëjnë ty të ndryshëm nga çdokush tjetër, që nga shija për muzikën e ndjenja e humorit deri tek tingulli i zërit e forma e fytyrës.

Si ndodh që je kaq ndryshe?

Përgjigjen e gjejmë pjesërisht tek gjenet tua. Prindërit tuaj do të duhej të bënin edhe 1.000.000.000.000.000 fëmijë të tjerë që të mund të kishin një fëmijë tjetër me të njëjtat gjene si ti. Pjesa tjetër e përgjigjes qëndron te përvojat që formojnë personalitetin tënd gjatë rritjes.

Të përkujtojmë duke medituar versetin e Kur'anit famëmadh: “Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të lartësuarin! I cili krijoi dhe përsosi. Dhe i cili përcaktoi e orientoi.” (El-A'ëla, 1-3).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Kush jam unë?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» kush din me tregu....
» Ta shohim kush po del nga kjo dhom...
» Kush janë Talibanët ?
» Kush do ta fitojë Top Fest 7
» Kush e feston vitin e ri
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum