www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


  Festat, cfare ka mbetur nga traditat e Perendimit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


  Festat, cfare ka mbetur nga traditat e Perendimit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

  Festat, cfare ka mbetur nga traditat e Perendimit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

  Festat, cfare ka mbetur nga traditat e Perendimit Empty
MesazhTitulli: Festat, cfare ka mbetur nga traditat e Perendimit     Festat, cfare ka mbetur nga traditat e Perendimit EmptyMon Dec 27, 2010 5:50 am

Festat e Krishtlindjeve janë pjesë e ciklit të madh të ritualeve të Perëndimit. Një numër i madh ceremonish pa fund, ku shpesh jemi të detyruar të marrim pjesë. Edhe kundër dëshirës sonë. 12 ditët, nga 24 dhjetori deri në 6 janar, nga pragu i Krishtlindjeve deri në natën e Epifanias, janë ato që ngelen nga zakonet e fundvitit të botës antike, të cilave krishterimi u dha një kuptim të ri. Me pak fjalë, festa e Krishtlindjeve i ka rrënjët e hershme dhe është rezultat i një shtresëzimi mijëvjeçar simbolesh, që kanë kaluar kohët e kanë arritur deri në ditët tona, si një stafetë e historisë që na dhuron një pasuri të jashtëzakonshme traditash, zakonesh, ritesh, që përfaqësojnë dominimin e mënyrës së të festuarit në një botë ku traditat po humbin gjithmonë e më shumë. Të zbukurosh pemën, të shkëmbesh dhuratat, të presësh ardhjen e Jezu Krishtit, të shkosh në meshë në mesnatë dhe të përgatitësh shumë ushqime të shijshme, janë vetëm disa prej zakoneve që pluhuri i kohës nuk ka rritur t’i fshijë. Gjithçka që ndodh në këto ditë shndërrohet në një maratonë autentike ceremoniale ku marrin pjesë besimtarë dhe jobesimtarë. Për devotshmëri apo për traditë, për zakon, për lojë apo për forcë. Motivimet janë të ndryshme, por qëllimi i përbashkët: të bëhen pjesë e festave, që për dy javë ndalin kohën. Festimet fillojnë para kohe. Që në ditët e para të dhjetorit, në shumë shtëpi nisen të vihen shenjat e para të festave që afrojnë, nisin të zbukurohen bredhat dhe të vendoset gjithçka tjetër që të kujton këtë atmosfere të gëzueshme. E kuqja, njëlloj si ngjyra e gjakut të Krishtit, është ajo që dominon. Simbolika e dekorimit të bredhit derivon nga përdorimi grek dhe latin në fillim, e pastaj kelt më vonë, për të varur dhurata në degët e pemëve gjithmonë të gjelbra. Kjo ka si simbolikë vazhdimësinë e jetës që i reziston ndryshimit të viteve dhe ditëve të kalendarit. Duke qenë se ajo pemë ishte e gjelbër edhe në stinën e dimrit, besohej se ajo kishte fuqi të veçanta mbrojtëse përballë fatkeqësive natyrore dhe shpirtrave të këqij. Ajo stolisej, në veçanti, në fund të dhjetorit, pasi në këtë kohë niste të vihej re zgjatja e orëve të ditës dhe kjo shënonte, në besimin e popujve në fjalë, mposhtjen e forcave negative të errësirës dhe të ftohtit, dhe triumfin e dritës. Krishterimi e bëri të tijën edhe këtë traditë të hershme, por tashmë me një simbolikë të re. Pema e Krishtlindjeve do të simbolizonte gjelbërimin e Parajsës apo Kopshtit të Edenit. Përdorimi i pemës së Krishtlindjeve nga të krishterët ka nisur në fillimin e shekullit të 17-të, në Strasburg, në Francë, për t’u përhapur më pas në Gjermani, në Europën Veriore e Britaninë e Madhe dhe, së fundi, në Amerikë. Sot shumë prej këtyre pemëve të Krishtlindjeve meritojnë të hyjnë edhe në “Guiness”. Në Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe, për shembull në hollin e një hoteli u zbukurua pema më e shtrenjtë në botë. Në zbukurimet e saj përfshiheshin gurë të çmuar: nga smeraldet tek diamantet, safirët dhe perlat, për një total prej 181 gurësh të çmuar me një vlerë prej 11 milionë dollarësh. E dyta në klasifikimin e tyre qëndron bredhi i “Rockefeller Center”, në Nju Jork, e zbukuruar me 12 mijë drita me një konsum të barabartë 1297 kw/h në ditë.

Po ashtu, sipas një zakoni të vjetër, pikërisht në fund të vitit bëhet edhe bilanci: shpërndahen dhurata për më të mirët, ose jepen ndëshkime për ata që nuk janë sjellë ashtu siç duhet. Jo më kot dhuratat dhe ushqimet e shumta janë dy prej karakteristikave kryesore të Krishtlindjeve, shpirti i kësaj feste të madhe. Gjithçka lidhet me emrin e babagjyshit të Vitit të Ri, ose ndryshe “Santa Claus”, të cilin shoqëria e konsumit e ka bërë një gjysh super të mirë. Ëmbëlsirat me forma dhe shije të ndryshme, që romakët u shpërndanin fëmijëve në ditët e para të vitit, gjithashtu janë konsideruar si një ritual që i ka rezistuar kohës. Nuk ka pasur shkrimtar të madh që nuk i ka kushtuar kësaj feste ndonjë libër apo rrëfim të tij. Jo rastësisht Shekspiri i kushton Epifanisë “Nata e dymbëdhjetë”, një kryevepër plot mister dhe ndërthurje të gëzueshme. Shembullin e tij e kanë ndjekur edhe Luisa May Alcott, që në librin “Gra të vogla”, botuar në vitin 1969 shkruante: “Krishtlindjet nuk janë të njëjta pa dhurata, janë ato që i japin atyre bukurinë”. Në “Këngë e gëzueshme për Krishtlindje”, i madhi Charls Dickens tregon: “Unë do t’i mbaj në zemër Krishtlindjet dhe do ta ruaj kultin tyre për gjithë vitin”. Pirandelo, në “Ëndërr Krishtlindjesh” e përshkruan kështu atmosferën: “Dëgjohen këngë të shenjta, të qara fëmijësh, dhurata që gjenden poshtë pemëve, e ku ka atmosferë më të bukur”!. Sa për kuriozitet, jo të gjithë e dinë se kisha e vendosi datën 25 dhjetor si festë të lindjes së Krishtit vetëm në shekullin e katërt. Meksika njihet si vendi në të cilin festimet e Krishtlindjeve nisin më herët dhe mbarojnë më vonë. Gjithçka nis më 16 dhjetor, me të ashtuquajturat “posada” që zgjasin nëntë ditë, deri në vigjilje të Krishtlindjeve, dhe bëhen për të përkujtuar endjen e vetmuar të Jozefit dhe të Marisë në qytetin e Betlehemit deri në çastin kur gjetën strehë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Festat, cfare ka mbetur nga traditat e Perendimit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Janet organizon festat e fundvitit
» Festat e Bajramit sipas sunetit
» Festat e forcojnë ndjenjën e humanizmit
» Leonardo: Unë te Interi? Urime festat!
» Hilfiger, veshje verore për festat e fundvitit
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum