www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Bisedë me hijen Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Bisedë me hijen Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Bisedë me hijen

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Bisedë me hijen Empty
MesazhTitulli: Bisedë me hijen   Bisedë me hijen EmptyMon Nov 30, 2009 6:03 am

Bisedë me hijen

Shikova rreth vetes, nuk e pashë hijen time!
Ngrita shikimin në qiell, dielli në kupën e qiellit, nuk pashë asnjë shenjë resh. Prapë hodha shikimin rreth vetes, nuk e gjeta hijen.
Subhanallah! Ku shkoi, ecte me mua...
U ktheva mbrapa, e kërkova dhe e gjeta pranë një shkëmbi.

I thashë: Hija ime, ku mbete? Pse nuk vjen pas meje që të vazhdojmë rrugën?
Hija: Jam lodhur duke ecur me ty.
I thashë: Cila është arsyeja?!
Hija: Sepse ti më çon në poshtërim në disa vende dhe unë nuk jam krijuar për to. Ti bën disa veprime që në shikim të jashtëm duken si të sinqerta, por në brendësi janë syefaqësi (ah sikur mos të jem hija jote!)
I thashë: Ti dëshiron ndarjen prej meje, kurse të tjerët dëshirojnë takimin. Ndoshta mos po gabon në gjykim, oj hija ime.
Hija: Pasha Allahun nuk po gaboj! Njerëzit shohin vetëm pjesën e jashtme tënden, por unë e di anën tënde të brendshme.
I thashë: Ç’po synon me këto fjalë?
Hija: Qëllimin tim e di mirë. Njerëzit nuk janë vazhdimisht me ty sikurse unë. Po të shikosh zemrën tënde, do të shohësh se është bërë e zezë.
I thashë: Cila është arsyeja e nxirjes së saj?
Hija: Mossinqeriteti në punë dhe syefaqësia në veprime.
I thashë: A thua deri në këtë masë ndikon kjo sjellje në zemër?
Hija: Po, vërtet sinqeriteti është bazë e veprës, saqë në një fjalë të urtë thuhet: Ai i cili nuk ka sinqeritet, të mos lodhet.
I thashë: Kjo pra është një çështje serioze për mua!
Hija: The të vërtetën. Pa dyshim që sinqeriteti është një kapitull me rëndësi, tek i cili mund të ndikojë shejtani dhe ta dëmtojë veprën e njeriut. Pikërisht për këtë Sufjan Thevriu ka thënë: -Më e vështirë për mua ishte shërimi i sinqeritetit.
I thashë: Por njerëzit nuk e dinë se unë veproj me dyfaqësi.
Hija: Ti a je prej atyre që në veprime ke parasysh vetëm njerëzit apo edhe Zotin e tyre? Tek Allahu i Lartësuar nuk fshihet asgjë, çdo gjë është e zbuluar në Ditën e Gjykimit, trupi, shpirti, ndërgjegjja, vepra, ardhmëria. Të gjitha pengesat bien dhe sekretet zbulohen. Shoku im, në atë ditë nuk të bën dobi njeriu, por veprën bëje të sinqertë, mbuloje adhurimin tënd, që shejtani mos ta rrëmbejë. Prej të sinqertëve kishte të tillë që kishte agjëruar dyzet vjet dhe nuk e dinte askush, kur dilte nga shtëpia për në treg me vete kishte dy copa bukë dhe i jepte sadaka. Në shtëpi mendonin se i ka ngrënë në treg, kurse shokët në treg mendonin se e ka ngrënë ushqimin në shtëpi.
I thashë: Vërtet ma ndërrove mendjen për veten time, oj hija ime. Por më trego diçka mbi shenjat e dyfaqësisë.
Hija: Pyete veten, se ti je njohës i vetvetes.
I thashë: Mos ngurro hija ime, më trego, se vërtet kam vendosur që të jem i sinqertë, inshallah.
Hija: Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Hipokriti ka tri shenja:
1. është përtac kur është në vetmi,
2. është aktiv kur është me njerëz,
3. kur lavdërohet vepron, por kur qortohet e pakëson punën.

I thashë: Ah, mjerë për mua, paskan humbur veprat e mia!
Hija: Ripërtëri vendosmërinë, ripërtëri besën me Allahun e Lartësuar. Çdo herë lute Allahun për sinqeritet në vepër derisa të të bekojë Allahu në veprat e tua, ashtu siç e bekoi Omer bin Abdulazizin, Allahu e mëshiroftë.
I thashë: Pas një mendimi dhe analize, vërtet do të lëviz me vendosmëri inshallah.
Hija: Fillo, shoku im, duke e angazhuar veten në sinqeritet dhe lëviz me vendosmëri para se të të djegë (shkatërrojë) hija jote.
I thashë (i habitur): Ç’thua?! Vallë a të dëmton hija?
Hija: Po shoku im. Kemi dy lloje hijesh. Ato janë:
1. Hija e urryer. Allahu i Lartësuar thotë: “Shkoni tek ajo hije (mjegull e tymit të Zjarrit të Xhehenemit) që ka tre degëzime. Që nuk bën as hije, as nuk mbron prej flakës.” (Murselat, 30-31)
2. Hija e preferuar (e pëlqyer). Është hija e xhenetit. Allahu i Lartësuar thotë: “Janë nën drunj të pemëve pa therra (pa gjemba). Të bananeve me fruta palë-palë. Nën hije të përhershme. Pranë ujit rrjedhës.” (Vakia, 28-31)

Shoku im, ke rastin të zgjedhësh se cilën hije dëshiron. Ai i cili e kërkon sinqeritetin, nuk lodhet. (Mos harro se) Era e dheut që vjen nga sinqeriteti është më e mirë sesa aroma e parfumit që vjen nga syefaqësia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Bisedë me hijen

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Bisedë me lotin tim
» Çfarë më mësoi jeta nën hijen e besimit!
» Çfarë më mësoi jeta nën hijen e besimit
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum