www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Rrezikshmeria nga semundjet tropikale Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Rrezikshmeria nga semundjet tropikale Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rrezikshmeria nga semundjet tropikale

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Rrezikshmeria nga semundjet tropikale Empty
MesazhTitulli: Rrezikshmeria nga semundjet tropikale   Rrezikshmeria nga semundjet tropikale EmptyMon Dec 27, 2010 9:31 am

Drejtori i Qendrës së Studimeve të Sëmundjeve Tropikale, Pipero, shpjegoi se sa të rrezikuar jemi nga sëmundjet tropikale. Të rrezikshme deri në vdekje

Janë sëmundje të rrezikshme, që sjellin komplikacione të rënda, invaliditet dhe deri humbje jete.

Quhen sëmundje tropikale, sepse janë importuar nga këto vende, por Shqipëria, si shumë vende të tjera, jo vetëm që nuk është e imunizuar nga këto sëmundje, por është e pambrojtur dhe shpeshherë ka rënë pre e epidemive të këtyre sëmundjeve.

Nisur nga kjo, pranë Spitalit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, është ngritur dhe funksionon Qendra e Studimeve të Sëmundjeve Tropikale.

Drejtori i kësaj qendre, në intervistën për “Shekulli”-n shpjegoi mënyrën se si janë importuar këto sëmundje, rrezikshmërinë dhe funksionin e qendrës, e cila ofron jo vetëm informacionin e nevojshëm për këto sëmundje, por dhe këshillimin për t’i parandaluar dhe për t’u mbrojtur nga to.

Tashmë vendi ynë është i ekspozuar ndaj sëmundjeve tropikale. A mund të na thoni si janë importuar këto sëmundje dhe cilat janë disa prej tyre?

Shqipëria, ashtu si dhe vende të tjera, nuk është e imunizuar nga sëmundjet tropikale, të njohura apo të panjohura.

Për shkak të ndryshimeve klimatike, të lëvizjes së lirë të njerëzve në botë, përfshirë dhe qytetarët tanë, por dhe të shkurtimit të distancave gjeografike, këto sëmundje kanë ndryshuar gjeografinë e tyre dhe tashmë hasen dhe në vende të tjera, ndër të cilët dhe vendi ynë.

Janë një numër i madh sëmundjesh, ndër të cilat më problematike janë ethet e verdha, leshmanjoza, malaria, poliomieliti, kolera, tuberkulozi dhe plot sëmundje të tjera, të cilat kryesisht transmetohen nga insektet dhe kanë një periudhë të gjatë inkubacioni.

Ndaj duhet rritur vëmendja, duhen shtuar njohuritë mbi to, por dhe duhet treguar kujdes mjaft i madh nga personeli shëndetësor dhe qendra jonë për ta parandaluar mundësinë e hyrjes së këtyre sëmundjeve në vendin tonë.

Cilat janë pasojat mbi shëndetin dhe shoqërinë që sjellin këto sëmundje dhe a kanë kosto ekonomike?

Në aspektin shëndetësor, këto sëmundje janë përgjithësisht të rënda, të gjata dhe që kanë vdekshmëri të lartë, që do të thotë se dëmi njerëzor është i madh. Janë raportuar ndër vite edhe tek ne shumë raste me sëmundje të tilla që kanë sjellë komplikacione të rënda, të sëmurë kronikë dhe invalidë të përjetshëm, madje edhe shumë vdekje.

Duhet të dinë se në këto vende merren sëmundje të tilla tropikale shumë të rënda për shëndetin e njeriut, siç janë ethet e verdha, që është sëmundje vdekjeprurëse apo leshmanjoza, që kemi plot rate të tilla, si edhe malaria. Këto sëmundje duhen parë dhe në aspektin e dëmit ekonomik, pasi duke qenë se janë sëmundje infektive, ruajnë potencial të madh epidemik.

Një person i sëmurë në një nga këto vende, kur kthehet në Shqipëri bëhet burim infeksioni për të tjerët, sepse fatkeqësisht, edhe tek ne ka insekte, mushkonja, të cilat, në kushtet e ngrohjes globale, kanë zgjeruar aktivitetin gjeografik të tyre.

Duke qenë se këta njerëz të infektueshëm bëhen burim infeksioni në vend, mundësia për t’ua transmetuar të tjerëve është e madhe, që do të thotë numër i madh njerëzish që infektohen, për të cilët duhen më shumë kushte spitalore, trajtim medikamentoz etj., por dhe ditë pune të pashfrytëzuara.

Duke na treguar rrezikshmërinë e lartë të këtyre sëmundjeve, a mund të na thoni cili është funksioni i qendrës suaj?

Kjo qendër synon jo vetëm informimin e qytetarëve, por dhe të organizmave dhe agjencive turistike. Ne nuk jemi të imunizuar ndaj këtyre sëmundjeve dhe për t’i parandaluar ato duhet të marrim masa jo vetëm informative, por edhe mjekuese, diagnostikuese dhe parandaluese.

Qendra po përgatit fletë informative për agjencitë turistike, për të bërë të mundur që në rast se kanë grupe apo individë të interesuar për të vizituar këto zona, t’i informojë e sensibilizojë para se të nisen në udhëtim.

Agjencitë turistike të kontaktojnë qendrën për të marrë informacion e duhur, por dhe që udhëtarët të vaksinohen për sëmundje të veçanta, siç janë ethet e verdha (vaksinimi bëhet në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, por dhe me kërkesat specifike që kanë këto vende ndaj sëmundjeve të tilla), të marrin mjekim parandalues për një sërë sëmundjesh, si malaria, por dhe informacion se si të mbrohen nga sëmundje të tjera, përfshi dhe ato seksualisht të transmetueshme, apo dhe nëpërmjet ushqimit, si diarreja e udhëtarit etj.

Nëse qytetarët informohen në kohë, para se të lëvizin në këto vende, përfitimi është i pallogaritshëm.

Pipero: Të rrezikuar edhe pushtetarët nga sëmundjet tropikale

Të gjithë të rrezikuar nga sëmundjet tropikale. Nga qytetarët e thjeshtë deri tek pushtetarët, të cilët vizitojnë vendet tropikale, askush nuk është i mbrojtur. Kështu u shpreh drejtori i Qendrës së Studimeve Tropikale, Pëllumb Pipero, i cili theksoi se askush nuk është i imunizuar nga këto sëmundje.

“Fakti që herë pas here te ne janë importuar sëmundje që kanë patur impakt absolutisht negativ, duke dhënë edhe epidemi, siç ka qenë epidemia e poliomielitit apo epidemia e kolerës, që ishte përsëri e importuar nga disa pilotë, tregon se ne jo vetëm që nuk jemi të përjashtuar nga këto sëmundje, por jemi të pambrojtur dhe të rrezikuar në çdo moment”,- pohon Pipero, duke shpjeguar se janë lehtësisht të importueshëm dhe këta persona që e sjellin mund të infektojnë edhe shumë persona të tjerë.

Sipas tij, numri i sëmundjeve të reja është shtuar dhe forma e sëmundjeve, qofshin këto tradicionale, qofshin ato të reja, kanë ndryshuar, duke sjellë një polimorfizëm të jashtëzakonshëm shenjash klinike. Ndërkohë, ai pohon se sëmundjet tropikale kanë qenë në pjesën e përditshme të punës së mjekëve të spitalit Infektiv, por nuk ka patur një qendër që të jetë për sëmundjet tropikale.

“Qëllimi ynë është që të sjellim në vëmendjen e institucioneve shëndetësore, të njerëzve, por edhe personave të huaj që vijnë dhe dalin nga Shqipëria, që edhe pse jemi jashtë zonës tropikale, rrugët e komunikimit janë të hapura për qytetarët shqiptarë, por edhe për pushtetarët që lëvizin lirshëm në vendet tropikale, dhe është fare e lehtë që një sëmundje të merret në këto vende dhe të importohet tek ne”, - pohon Pipero.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Rrezikshmeria nga semundjet tropikale

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» 20 Qajra qe kurojne te gjitha semundjet
» Semundjet e lekures
» Sëmundjet e zemrës dhe diabeti
» Kafeja, çaji dhe sëmundjet e zemrës
» 30 semundjet qe prekin stinen e veres
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi :: Këshilla.-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum