www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


11 mënyra për të jetuar më gjatë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


11 mënyra për të jetuar më gjatë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 11 mënyra për të jetuar më gjatë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

11 mënyra për të jetuar më gjatë Empty
MesazhTitulli: 11 mënyra për të jetuar më gjatë   11 mënyra për të jetuar më gjatë EmptyMon Dec 27, 2010 8:38 pm

Jane te shumte faktoret qe ndikojnene shendeti dhe jetegjatesin e njeriut, Me posht po percjellim disa rekomandime nga Tgcom, per jete me te gjate:

Mos flini me orar të zgjatur
Ky është një faktor i cili nuk duhet nënvlerësuar aspak. Gjumi mbi 7 deri 9 orët e rekomanduara mund ta reduktojë jetën në mënyrë të dallueshme nga ata persona që zbatojnë një orar të pranuar gjumi. Studimet kanë treguar se personat që flenë më shumë se tetë orë në natë, kanë një rast më të madh vdekjeje nga sëmundje të ndryshme sesa në rastet normale. Njerëzit të cilët flenë midis gjashtë dhe shtatë orëve për natë kanë mundësinë për të jetuar më gjatë.

Bëni çdo vit analizat e gjakut
Sipas një studimi të bërë, është testuar se rreth gjysma e të sëmurëve me sëmundje zemre, e cila mban numrin 1 për vdekjet nga sëmundjet në USA, kanë nivel normal të kolesterolit, i cili ngre dyshime të shumta mbi rrezikun që sjell mostestimi i tij i herëpashershëm në sëmundjet e gjakut. Analizat e gjakut tregojnë nëse ruhet apo jo në normat e duhura niveli i kolesterolit.

Lini duhanin
Të thuash se pirja e duhanit i bën keq shëndetit është pak. Duhani është një nga shkaktarët kryesorë të shumë sëmundjeve të mushkërive, kancerit, gjakut etj. Pirja e duhanit mund të sjellë mundësinë për të pasur kancerin e prostatës. Po ashtu burrat në moshë të mesme që pinë duhan në mënyrë të tepruar kanë mundësinë për të pasur forma më të ndërlikuara të kancerit të prostatës. Meshkujt që nuk pinë duhan e reduktojnë në 50 për qind rrezikun e kancerit të prostatës.

Të ardhura më të larta
Sipas statistikave të Qendrës Ndërkombëtare të Shëndetësisë, 24% e amerikanëve të ardhurat e familjeve të të cilëve janë më pak se 20 000 $, janë të prekur nga sëmundjet kronike, ndërsa vetëm 6 % e njerëzve me një sasi të ardhurash prej 75 000 $ ose më shumë e kanë këtë problem. Zakonisht grupet e popullatës që kanë më shumë probleme me shëndetin, kanë të ardhura më të ulëta dhe më pak edukim. Një shpjegim më i plotë tregon se të ardhura më të larta lejojnë një jetesë më të mirë, të shëndetshme dhe të qetë.

Shmangni mërzitjen
Studimet e bëra nga Johns Hopkins në vitin 2002, treguan se meshkujt të cilët zemërohen shpejt apo shfaqin shenja të dukshme mërzie si kundërpërgjigje ndaj stresit, janë rreth tri herë më tepër më të prekur nga rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme të zemrës, në krahasim me meshkujt të cilët paraqesin përgjigje me zemërim më të ulët ndaj stresit. Ata e rrisin rrezikun e tyre rreth 6 herë për të pësuar atak pas moshës 55-vjeçare. Një shpjegim i mundshëm ka të bëjë me lidhjen mes zemërimit dhe presionit të lartë të gjakut, të cilët së bashku shtojnë nivelin e stresit te një individ.

Konsumoni antioksidantë
Antioksidantët, substanca të gjendura në ushqime të ndryshme nga kanella deri te boronica, mund të largojnë radikalet e lira, të cilat janë bashkime të paqëndrueshme me natyrë kimike, të cilat luajnë një efekt përshpejtues në pjekurinë e qelizave. Kjo ndihmon në shmangien e shumë sëmundjeve si dhe në luftimin e kancerit.

Një martesë e lumtur
Një martesë e lumtur do të thotë më pak stres, më shumë bashkëbisedim dhe qetësi. Këto të gjitha sjellin një jetë të shëndetshme pa shqetësime. Po “martesë e lumtur” lidhet dhe me mundësitë gjenetike, pra me pjellorinë. Jetëgjatësia e gjeneve është e trashëguar, po ashtu edhe aftësia e tyre për t’u riprodhuar.

Jetë aktive me ushtrime
Sapo të çoheni në mëngjes, një vrap i lehtë do të rregullonte sistemin e frymëmarrjes dhe do të normalizonte presionin e gjakut. Jo vetëm që ushtrimet gjimnastikore iu mbajnë në peshë, por ndikojnë edhe në shëndetin kardiovaskular, në sekretimin e hormoneve të ndryshme të nevojshme për energjinë trupore. Personat të cilët janë aktivë në jetën e përditshme, ndihen më mirë, janë më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë.

E qeshura të zgjat jetën
E qeshura redukton nivelin e hormoneve që nxitin stresin si adrenalina dhe kortisoli. Ato zakonisht prodhohen nga gjëndrat endokrine dhe në disa raste pengojnë qarkullimin normal të gjakut. Të qeshësh “relakson” qelizat e gjakut dhe largon urinë e herëpashershme, sepse ushqimi i shpeshtë shkakton mbipeshë dhe sëmundje të ndryshme. Individët të cilët e shohin jetën me një vështrim pozitiv janë probabilisht më pak të stresuar, më tepër të zënë me punë që i mbushin me harmoni, janë më të qetë dhe më të shëndetshëm.

Ruani peshën normale
Për njerëzit të cilët janë mbipeshë apo obezë, jeta është gjithmonë në rrezik. Ata janë nën presionin e sëmundjeve të ndryshme të zemrës apo tipave të ndryshme të kancerit, kanë rrezikun më të lartë për të zhvilluar Tipin 2 të diabetit. Mënyra më e mirë për të mos kaluar në mbipeshë është një dietë e shëndetshme dhe ushtrimi i një aktiviteti të nevojshëm fizik.

“Menaxhoni” stresin tuaj
Gjithkush është nën stres për një arsye apo për një tjetër, si nga një punë e lodhshme, një provim, një grindje e lehtë apo edhe nga lodhjet e përditshme. E rëndësishme është që gjithsecili të dijë ta menaxhojë atë. Çelësi është që të njihni faktorët që e rëndojnë ditën tuaj dhe të gjeni mënyrën si t’i lehtësoni ato. Stresi shkakton nivel të lartë të kortizolit, pagjumësi dhe dobëson sistemin imunitar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

11 mënyra për të jetuar më gjatë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» 14 menyra për të jetuar me gjatë
» 10 mënyra për ta lënë duhanin
» Tavolina e festave, 4 menyra per ta shtruar
» Menyra e te ushqyerit varet nga emocionet
» 7 mënyra se si të zbukuroni një ditë të zakonshme
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi :: Këshilla.-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum