www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


PËRJETIM I PËRSËRITUR -DUKURIA DEJA-VU Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


PËRJETIM I PËRSËRITUR -DUKURIA DEJA-VU Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 PËRJETIM I PËRSËRITUR -DUKURIA DEJA-VU

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

PËRJETIM I PËRSËRITUR -DUKURIA DEJA-VU Empty
MesazhTitulli: PËRJETIM I PËRSËRITUR -DUKURIA DEJA-VU   PËRJETIM I PËRSËRITUR -DUKURIA DEJA-VU EmptyMon Dec 27, 2010 11:26 pm

Misteri i fenomenit Deja-vu nuk qëndron në natyrën e saj enigmatike, por në natyrën enigmatike të vet qenies njeri. Njeriu, siç e dimë edhe shkencërisht, është qenie me aftësi të kufizuara. Pra ai nuk është një specie e përkryer, edhe pse ne kemi dëshirë të mendojmë ashtu. Ai përkufizohet vetëm nga pesë shqisat e tij, dhe përmes tyre e percepton realitetin që e rrethon. Pra, bota që na rrethon nuk është e përkufizura, por të kufizuara jemi vet ne.

Të relaksuar bisedoni dhe çlodheni me një mikun tuaj në një kafene të qytetit bregdetar ku ju keni shkuar për pushime. Mbi tavolinë ndjeni aromën e kafes së porositur. Dhe, për një moment, juve ju përshkon një ndjenjë e çuditshme dhe ju duket sikur keni qenë edhe një herë këtu. Pikërisht në këtë karrige, në këtë tavolinë dhe po e njëjta aromë e kafes! Bile, juve ju kujtohet edhe fluturimi i një mize pranë filxhanit... përjetim i përsëritur! Por, kur kishte ndodhur kjo? A është kjo vallë e mundur? Ju ndodheni për herë të parë në atë vend...
Kjo ndjenjë konfuze e një situate të panjohur por të përjetuar më parë, nuk është diç e pazakontë. Me siguri se shumica prej nesh e ka përjetuar, së paku një herë, këtë ndjenjë të çuditshme. Dhe, kjo dukuri e pazakontë, ky fenomen psikologjik, është emërtuar si Deja-vu, që rrjedh nga frëngjishtja, e që do të thotë “një herë e parë (përjetuar) ose tashmë e parë (përjetuar)”. Anketat e ndryshme, në shumë vende të botës, kanë vërtetuar se dikur rreth 70% e njerëzve e kanë përjetuar fenomenin Deja-vu. Një studim i bërë në Universitetin Halle-Wittenberg të Gjermanisë shkon edhe më lart. Ai rezultoi se 90% e pjesëmarrësve e kishin përjetuar, së paku një herë, një situatë të tillë. Edhe në forumet shqiptare (virituale), ku diskutohej për fenomenin Deja-vu, shumica e diskutuesve e pranojnë se kishin përjetuar efektin e Deja-vu-s. Ja disa nga postimet e diskutuesve:

A. - “Ndjenja e Deja-vu-s , nuk të ndodh veç një herë, por shpesh herë. Personalisht e kam shpesh ketë ndjenje, dhe për çudi, disi truri im, sikur përkujton se një bisede apo një veprim po ndodh për te dytën herë!”

L. - “...shpesh me ndodh. Ja p.sh. një situate që është kah ndodh momentalisht, me duket se ka ndodhur edhe më parë. Gjithçka është plotësisht e njëjte... gjithçka e përjetoj si për herë të dytë! Gjithashtu e di se cila është fjala tjetër. P.sh. që ka për t’ma thënë personi... Shumë interesant ...shumë mister.”

K. - “Mua personalisht më ndodh shpesh një gjë e tillë. Kur jam në ndonjë situate në jetën e përditshme (pa marr parasysh çfarë situate) më ndodh që të mendoj se kjo situate ka ndodhur edhe më parë, para disa kohesh.”

E. - “Edhe mua më ka ndodhur shumë herë. Çka me duket interesant është se gati çdo herë ka qenë një situatë e parëndësishme...”

M. - “Nuk mendoj se vuaj nga ky fenomen, se është diç që më ndodh rrallë, ama ngel në kujtesën time...”

A. - “Mua kur më ka ndodhur, disa herë kam menduar se ka të ngjarë që unë kam qenë më herët në ketë bote, por në një trup tjetër, e tash kur më ripërsëriten ato gjëra me duket se po i dijë të gjitha, por jo në ketë trup që jam tash....”

M. - “Kjo edhe mua më ndodhe shumë herë por zgjatë vetëm 2-3 sekonda. E di se çka ndodh në atë moment ....dhe më duket që e kam përjetuar atë situatë më pare.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

PËRJETIM I PËRSËRITUR -DUKURIA DEJA-VU Empty
MesazhTitulli: Re: PËRJETIM I PËRSËRITUR -DUKURIA DEJA-VU   PËRJETIM I PËRSËRITUR -DUKURIA DEJA-VU EmptyMon Dec 27, 2010 11:26 pm

Në fakt ç’është Deja-vu?

Njëri ndër profesorët e psikologjisë nga Universiteti i Dallasit, që u mor posaçërisht me dukurin Deja-vu, është Alan Brown. Ai kishte mbledhur studime të shumta nga kolegët e tij shkencëtar, në lidhje me këtë fenomen, dhe i kishte studiuar me vite të tëra. Rezultatet e tij ishin deprimuese: aq shumë mendime kishte, po aq sa edhe shkencëtar!
Megjithatë, të gjitha këto mendime (supozime) nga hulumtimet dhe eksperimentet e bëra, shkencëtarët i ndajnë në dy grupe. Disa mendojnë se fenomeni Deja-vu është çrregullim psikologjik i një “lidhje të shkurtër” në tru, ose thënë ndryshe, një mini-sulm në tru, dhe si pasojë e atyre çrregullimeve, halucinacionet e reflektuara, pranohen si realitet faktik. Ndërsa të tjerët mendojnë se këtu kemi të bëjmë me përjetime të mëhershme, të memorizuara diku thellë në ndërdije, të cilat në momente të caktuara, i perceptojmë si Deja-vu, pra, nga eksperienca dhe ngjashmëria e tyre, krijojmë bindjen se një situatë të tillë e kemi përjetuar edhe më parë.
Sipas përkrahësve të teorisë së parë (anomalisë mentale), ku fenomen paraqitet, pasi një devijim i përcaktuar në tru, shkakton spontanisht ndjenjën e njohjes. Normalisht kjo ndodhë në laprat e tëmthit të trurit, në qendrën e vetëdijshme të kujtesës, ku Hippocampusi, rregullon sipas një strukture të veçantë, për secilin perceptim shqisore përshtypjen e të njohurës ose të panjohurës. Nëse kjo përshtypje është e njohur, neuronet flakën në një pjesë tjetër të laprave të tëmthit, tek parahippocampalis Gyrus, ku edhe shkaktohet ndjenjën e njohjes. Tek fenomeni i Deja-vu-s, flakën neuronet në parahippocampalis Gyrus, pa u përcaktuar më parë si perceptime faktike. Pra, truri na mashtron dhe tek ne paraqitet ndjenja e njohjes, e bindjes së përjetimit të situatës edhe më parë. Një anomali e tillë mund të shkaktohet nga faktor të ndryshëm si: lodhja, medikamentet etj., por më shpesh nga ndonjë avari që pason gjatë proceseve metabolike në tru.
Argumente për këtë teori paraqesin pacientët që vuajnë nga epilepsia, ku vatër e sulmeve janë laprat e tëmthit. Ata edhe përjetojë jashtëzakonisht shpesh fenomenin Deja-vu. P. sh. kemi rastin e Klaus Gecke-s nga Berlini, të cilit, gjatë mënjanimit të një tumori në tru, i lëndohen këto qendra të kujtesës, dhe dy muaj më pas, ai fillon të përjetoj diç të çuditshme: “Në rrugë dhe gjetiu kisha ndjenjën se secilin njeri po e njoh!”- shprehej ai më pas. Në kokën e tij, pas operimit, ishte zhvilluar epilepsia. Neurologët besojnë se janë në gjendje që në çdo kohë të provokojnë ndjenjën e Deja-vu-s. Nëse parahippocampalis Gyrus ngacmohet me sinjale elektrike, sipas tyre, provokohet ndjenja e njohjes, të cilën e dëshmojnë pacientët e eksperimentuar.
Mirëpo, edhe përkrahësit e teorisë tjetër kanë argumentet e tyre.
Ata mendojnë se gjithçka që na duket si e njohur, ne veç e kemi parë ose përjetuar diç të ngjashme, ndoshta vite e vite më parë, por me kohë është “harruar” diku në depon e kujtesës. Në fakt, gjatë procesit jetësor ne u nënshtrohemi vazhdimisht veprimit të numrit jashtëzakonisht të madh të ngacmimeve. Pra, ne pranojmë shumë më shumë përshtypje se sa në të vërtet mendojmë. Mirëpo ne perceptojmë dhe zgjedhim vetëm një pjesë të vogël të tyre, ato që i konsiderojmë si më të rëndësishme dhe nevojshme për mirëqenien tonë. Pra, truri vendos se cilat informacione meritojnë vëmendjen dhe cilat mospërfilljen tonë dhe ato informacione i memorizon në forma të ndryshme. Një përshtypje nga ambienti i jashtëm, qarkullon në forma të ndryshme nëpër procesin përpunues të trurit dhe tek në hierarkinë më të lartë qendrore të tij, këto pjesë informacionesh krijojnë imazhin e plotë. Mendohet se dukuria Deja-vu paraqitet kur ndonjë nga këto informacione arrin pak me vonesë në hierarkinë qendrore. Pra, arrin deri tek qendrat e kujtesës, derisa informacionet e tjerat veç kanë kaluar në vetëdije. Kjo ngecje e informacioneve krijon përshtypjen se situata pasuese për ne është tashmë e njohur.
Ekzistojnë edhe shumë teori tjera rreth fenomenit Deja-vu. Spanjolli Hoze. L. Pinios, mendon se paraqitja e Deja-vu-s shfaqet si pasoj e një moskordinimit mes receptorëve dhe efektorëve. Derisa njeriu përmes shqisave pranon perceptimet nga bota e jashtme, dëgjon, sheh, ndjenë etj. dhe këto informacione i memorizonë në ndërdije, mendja e tij ndodhet krejt diku tjetër. Dhe kur këto dy procese koordinohen, pra kur vetëdija bëhet e vetëdijshme për situatën, paraqitet fenomeni Deja-vu. Tani njeriu e përjeton situatën, që e ka ndjerë pak sekonda ose milisekonda më parë, edhe emocionalisht.
Mirëpo ka edhe shkencëtarë të tjerë që mendojnë se fenomeni Deja-vu është i lidhur me çrregullimet e rënda shpirtërore siç është epilepsia, skizofrenia, anksioziteti etj. dhe këto dukuri shfaqen gjatë fazave sulmuese tek të sëmurit.
Vazhdon...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

PËRJETIM I PËRSËRITUR -DUKURIA DEJA-VU

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Psikologji / Filozofi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Internet | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum