www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Rënia e flokëve Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Rënia e flokëve Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rënia e flokëve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Rënia e flokëve Empty
MesazhTitulli: Rënia e flokëve   Rënia e flokëve EmptyMon Dec 27, 2010 8:45 pm

Rënia e flokëve mund të ketë shkaqe nga më të ndryshmet. Po aq të ndryshme janë edhe mundësitë e trajtimit.
Floku, gati si kocka shpesh përjetohet si "diçka pa jetë", diçka që është aty e që nuk mund të ndikohet nga mënyra jonë e jetesës, nga zakonet e të ngrënit, nga shëndeti ynë, nga përdorimi i medikamenteve, etj... Përkundrazi, edhe ai është “jashtëzakonisht i gjallë dhe jetësor" e si i tillë; i ndikuar nga: stili i jetës së nxitur, mungesa e lëvizjes, zakone jo të shëndetshme të të ushqyerit, ndotja atmosferike, ekspozimi i tepruar ndaj rrezeve diellore, përdorimi i medikamenteve, shtatzënia, etj.

Keni pasur kohët e fundit shumë stres dhe ushqeheni ndryshe nga zakonisht?
Shumë funksione të trupit ndryshojnë nga stresi. Në këtë mënyrë flokët bien më shpejt dhe (rriten më ngadalë. Nga dieta pak e ekuilibruar mund të arrihet në mungesë zinku. Por zinku është i domosdoshëm për krijimin e flokëve të rinj.
Çfarë duhet bërë? Përpiquni të pakësoni stresin! Sporti dhe aktivitete antistres mund t'ju ndihmojnë për këtë. Ushqimet e pasura me zink si p.sh. mishi ndihmojnë në formimin e flokëve.

A është floku juaj i sulmuar shpesh nga bojërat e flokëve apo nga ondet me permanent?
Frekuentimi i shpeshtë i floktoreve dhe tharja e flokëve në temperatura të larta mund të dëmtojnë strukturën e flokut. Flokët dëmtohen kryesisht në pjesën fundore të tyre, por nuk bien.
Çfarë duhet bërë kundër këtij fenomeni? Kura të ndryshme, shampon me përmbajtje rigjeneruese apo zbutëse për flokët dhe shampon color në vend të ngjyrosjes së flokut me bojëra kimike e bëjnë flokun të shkëlqejë sërish.


Ndiheni vazhdimisht të lodhur, keni shumë ftohtë dhe jeni shumë të zbehtë?
Drejtohuni tek mjeku dhe bëni një kontroll të hollësishëm të gjakut. Këto ankesa në kombinim me rënien e flokut, çarjet e cepave të buzëve, glosit janë ndër shenjat tipike të mungesës së hekurit.
Çfarë duhet bërë? Preparate me hekur nga barnatorja mund të plotësojnë menjëherë këtë mungesë (konsultohuni me mjekun për terapinë).

Ndiheni vazhdimisht të lodhur, keni shumë ftohtë dhe jeni shumë të zbehtë?
Drejtohuni tek mjeku dhe bëni një kontroll të hollësishëm të gjakut. Këto ankesa në kombinim me rënien e flokut, çarjet e cepave të buzëve, janë ndër shenjat tipike të mungesës së hekurit.
Çfarë duhet bërë? Preparate me hekur nga barnatorja mund të plotësojnë menjëherë këtë mungesë (konsultohuni me mjekun për terapinë).

Ndiheni vazhdimisht të lodhur, keni shumë ftohtë dhe vuani nga kapsllëku? Kohët e fundit keni shtuar shumë në peshë pa asnjë arsye?
Drejtohuni tek mjeku dhe bëni një kontroll të imtësishëm të gjakut. Shkaku për rënien e flokëve mund të jetë një nënfunksion i gjëndrës tiroide. Si pasojë e mungesës së hormonit të gjëndrës tiroide shumë funksione të trupit punojnë me një ritëm të ngadalësuar. Edhe flokët rriten më ngadalë.
Çfarë duhet bërë? Medikamentet përkatëse mund të plotësojnë menjëherë mungesën e hormoneve të gjëndrës tiroide.

Sapo keni ndërprerë marrjen e kontraceptivëve oral apo keni bërë fëmijë?
Depozita juaj e hormoneve ka ndryshuar. Përqindja e hormonit femëro, estrogjen, është ulur ndjeshëm. E si pasojë flokët bien shumë. Kur trupin të arrijë të mësohet me këtë depozitë të ndryshuar të hormonit, edhe flokët nuk do të bien më.
Çfarë duhet bërë? Prisni dhe kini durim. Pas lindjes së një fëmije zgjat deri në tetë muaj derisa rënia e flokut normalizohet.

Merrni prej disa medikamente të reja?
Medikamente të ndryshme kanë si efekt anësor rënien e flokëve. Një konsultë me mjekun mund të sqarojë nëse mund të jetë me vend ndërrimi i medikamentit. Në disa raste, rënia e flokëve mund të jetë tregues i një mbidozimi të preparatit (p.sh. vit A).
Çfarë duhet bërë kundër saj? Bisedoni me mjekun në çdo rast. Vetëm ai mund të vendosë nëse mund të ndërpritet një medikament i caktuar.

Ju bie floku papritur tufa-tufa?
Drejtohuni tek një dermatolog. Ndoshta pas saj mund të qëndrojë ndonjë mukozë.
Çfarë duhet bërë? Një trajtim nga dermatologu mund të eliminojë shkakun e rënies së flokut.

Floku ju rrallohet gjithnjë e më shumë dhe rënia e flokut ka filluar edhe në pjesën e pasme të kokës? Ka babai apo gjyshi juaj tullë?
Tendencën për rënie të flokut e keni trashëguar (vlen vetëm për meshkujt) .
Çfarë duhet bërë? Për të ndaluar rënien e flokut, mund të ndihmojnë medikamente të ndryshme (zgjidhje ideale janë produktet nga Alpecin).


Këshilla dhe përkujdesje
● Larja e shpeshtë nuk e përforcon rënien e flokëve.
● Shmangni larjen me ujë të nxehtë dhe tharjen e nxehtë. Më mirë: të thahen me opsionin e ftohtë të tharëses së flokëve (por jo në diell).
● Përdorni krehër dhe furça pa maja të mprehta.
● Mbrojeni flokun verës nga dielli me një kapele apo shami koke dhe në det apo në ujin me klor të pishinës me një kapuç noti.
● Hiqni dorë nga bojërat e flokëve, dekolorimi apo ondet me permanent veçanërisht
në rast floku të hollë e të thatë.
● Masazhojeni rregullisht dhe butë lëkurën e kokës - çlodh dhe përmirëson humorin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Rënia e flokëve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Rënia e flokëve (alopesia)
» Renia e flokeve, keshilla si ta ndalim
» Renia e Kostandinopojes (1453)
» Wenger: Rënia e Chelseat t’i ndodhë të gjithëve
» Pushtimi Turk - Renia e Kalave te fundit
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi :: Këshilla.-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum