www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Familja Meholli: Arjeta,Shpies2 shkaktare e vdekjes së djalit tonë   Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Familja Meholli: Arjeta,Shpies2 shkaktare e vdekjes së djalit tonë   Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Familja Meholli: Arjeta,Shpies2 shkaktare e vdekjes së djalit tonë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Familja Meholli: Arjeta,Shpies2 shkaktare e vdekjes së djalit tonë   Empty
MesazhTitulli: Familja Meholli: Arjeta,Shpies2 shkaktare e vdekjes së djalit tonë    Familja Meholli: Arjeta,Shpies2 shkaktare e vdekjes së djalit tonë   EmptyThu Dec 30, 2010 1:08 am

Familja Meholli: Arjeta,Shpies2 shkaktare e vdekjes së djalit tonë   Yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyl

Familja Meholli nga Vushtrria është e tronditur dhe e prekur thellë me paraqitjen e kandidates së emisionit ”Shpija e Kosovës 2”, Arjeta Oruçi, e cili sipas familjes është shkaktar i vdekjes së djalit të tyre në aksident, Fitim Mehollit. Familjarët me lot në sy kërkojnë që Oruçi të largohet sa më parë nga ky spektakël, sepse kanë ndje më shumë dhimbje mbrëmë, kur kanë parë paraqitjen e saj, se sa kur ka humbur jetën djali i tyre para pesë jave.

Para pesë javëve ka ndodhur një aksident në rrugën magjistrale Mitrovicë - Prishtinë, përkatësisht në fshatin Stanovc të Vushtrrisë dhe dyshohet se ngasësja e veturës kishte humbur kontrollin mbi automjetin, ndërsa kishte dalë nga rruga kryesore duke u rrokullisur në anën e djathtë të drejtimit të lëvizjes së automjetit. Nga ky aksident humbi jetën 21 vjeçari Fitim Muhamet Meholli dhe tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Vdekja e Fitimit, sipas familjes Meholli ka ardhur si pasojë e kandidates, e cila mbrëmë ka hyrë në emisionin ”Shpija e Kosovës 2”, Arjeta Oruçit, që nga prezantuesit u quajt disa herë edhe “skandalozja e shtëpisë”, ndërsa vetë ajo paralajmëroi se do të bëjë skandale brenda kësaj shpije, pasi që siç tha është e mësuar me skandale.

Me kërkesën e familjes Meholli, Kosovapress vizitoji të afërmit e të ndjerit, të cilët pasi kanë parë paraqitjen e Arjeta Oruçit - Arit, në televizion janë ndjerë të shokuar.

Axha i të ndjerit, Musa Meholli rrëfen se për aksidentin janë njoftuar nga djali i axhës, i cili u ka thënë se Fitimi gjendet në Emergjencë dhe duhet të shkoni ta vizitoi, por pasi kanë arritur në QKUK, Fitimi veç ishte dërguar në morg.

Ai thotë se shkaktar i parë ka qenë rrotullimi i veturës, por sipas tij edhe ambulance e ndihmës së parë në Vushtrrisë nuk ka qenë mobile për t’ia shpëtuar jetën e djalit të tyre.

“Këta të tre kanë shkuar me një veturë private, ndërsa këtë e ka marr ndihma e parë e Vushtrrisë, e cila nuk ka qenë në gjendje t’i jap kurrfarë ndihme, deri sa ka arritur në spital. Djalit iu ka thyer këmba dhe si duket iu është prerë venat kryesore dhe sikur të kishte dikush që t’ia ndalte gjakderdhjen dhe t’i jep ndihmën e parë ashtu siç duhet, me siguri që nuk kish me ardhur rasti deri tek vdekja”, ka thënë Meholli.

Meholli është i dëshpëruar edhe me Policin e Kosovës, e cila sipas tij ka ngecur hetimin dhe nuk ka intervistuar dëshmitarët.

“Kjo që na brengosë edhe më tepër është se policia hetimore që pesë javë nuk ka qenë në gjendje të jap një raport. ‘Jo ajo është shumë sëmur”, thonin policia, por kemi fjalë se ajo pas një jave ka dal nëpër ahengje dhe kafene”, ka thënë Meholli.

Familjarët e Meholli shpreh shqetësimin dhe habinë se si edhe pas pesë jave Arjeta nuk i ka vizituar, apo nuk ka dërguar dikë që të kërkojë falje, pasi që siç shprehen ata, ajo është fajtore për humbjen e jetës së djalit të tyre 21 vjeçar.

Ai me lot në sy lexon kërkesën që do t’ia dërgojë menaxhmentit të emisionit ”Shpija e Kosovës 2”, nga të cilët kërkon për ta larguar Arjeta Uruçin, pasi që nuk është në rregull që të marrë pjesë në spektakël një person që është në ndjekje penale dhe e cila del dhe thotë se ka hyrë të bëjë skandale, kurse djali i tyre “të hajë dhe”.

“Na ka prek aq fort, sa gati sikur kur e kemi varrosur djalin e tonë, por nuk i lë fajtor, se ndoshta nuk e dinë dhe tash do të tregojë se ky person është shkaktar i mbytjes së djalit tonë, e ju po e i jepni mundësin të dal në televizion e të bëjë humor dhe ne si familje jemi shumë të prekur. Ajo ka pas aq sjellje të këqija edhe atëherë edhe mbrëmë, sa që e din që e ka mbytur njeriun dhe nuk i intereson”, ka thënë Mekolli.

Meholli e quan Arjetën të pa shpirt dhe pa ndjenja njerëzore, sepse ka mbytë një njeri dhe del bënë skena në televizion.

“Më falni se kam emocione. Më shumë na ka bërë kjo mbrëmë se sa vdekja e djalit”, ka thënë Meholli.

Në fund ai dyshon se dikush ka ndalur procesin e hetimit dhe thotë se si familje ndihen të injoruar, sepse askush nuk ka marrë në pyetje dëshmitarët.

Kurse, Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate të lëshuar me 23 tetor, të këtij viti ka njoftuar se rreth orës 22.40, njësitë e trafikut rajonal të Mitrovicës, i janë përgjigjur një aksidenti të rëndë në trafik, që ka rezultuar me humbje tragjike të jetës së një personi dhe lëndime trupore të tre të tjerëve.

Aksidenti është raportuar të ketë ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë - Prishtinë, përkatësisht në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ndërsa ishin të përfshirë një automjet civil “Fiat Punto” me targa “KS”.

Në bazë të hetimeve preliminare të rastit, aksidenti besohet të ketë qenë shkaktuar si rezultat i mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, ndërsa automjetin e drejtonte një person i gjinisë femërore.

Besohet se ngasësja e automjetit kishte humbur kontrollin mbi automjetin ndërsa kishte dalë nga rruga kryesore, duke u rrokullisur në anën e djathtë të drejtimit të lëvizjes së automjetit.

Në këtë aksident, jetën tragjikisht ka humbur F. Meholli (1989), ndërsa edhe tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

“Prokurori publik i Prokurorisë së Qarkut në Mitrovicë është informuar lidhur me rastin, dhe i njëjti ka kërkuar zhvillimin e hetimeve të detajuara për të sqaruar rrethanat e plota dhe shkaktarin e aksidentit”, thuhet në komunikatën e policisë.

Ndryshe i kontaktuar nga Kosovapress, zëdhënësi i Policisë regjionale të Mitrovicës, Besim Hoti ka thënë nëpërmjet telefonit se policia ka përfunduar të gjithë hetimin e vetë dhe ka dërguat dosjen në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë.

Ndërsa, përkundër, insistimit të Kosovapress-it për të kontaktuar me përzgjedhësit e kandidatëve për emisionin “Shpija e Kosovës 2”, kjo ishte e pa mundur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Familja Meholli: Arjeta,Shpies2 shkaktare e vdekjes së djalit tonë   Empty
MesazhTitulli: Re: Familja Meholli: Arjeta,Shpies2 shkaktare e vdekjes së djalit tonë    Familja Meholli: Arjeta,Shpies2 shkaktare e vdekjes së djalit tonë   EmptyThu Dec 30, 2010 1:13 am


Shpija e Kosoves 2 Arjeta tregon per Aksidetin qe i ka ndodh