www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


‘Të vrarët’ demantojnë Këshillin e Evropës Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


‘Të vrarët’ demantojnë Këshillin e Evropës Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 ‘Të vrarët’ demantojnë Këshillin e Evropës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

‘Të vrarët’ demantojnë Këshillin e Evropës Empty
MesazhTitulli: ‘Të vrarët’ demantojnë Këshillin e Evropës   ‘Të vrarët’ demantojnë Këshillin e Evropës EmptySat Jan 08, 2011 8:27 am

‘Të vrarët’ demantojnë Këshillin e Evropës Fffffffffffffffffffffffv

Raporti i fundit i Këshillit të Evropës për mbrojtjen e dëshmitarëve në Kosovë përmban të pavërteta. Fakt i pakontestueshëm është rasti i dy prej dëshmitarëve, të cilët përmenden si të vrarë në rastin Haradinaj, e të cilët janë gjallë dhe jetojnë në Pejë.

Në një intervistë ekskluzive për KTV-në, pjesëtarët e familjes Muriqi rrëfejnë përjetimet tyre të rënda pas përmendjes së emrave dhe mohojnë të kenë qenë dëshmitarë të Hagës. Për ta, raporti është shpifës, ashtu siç e konsiderojnë edhe raportin tjetër të Dick Martyt. Paralajmërojnë padi ndaj institucionit që i shpalli të vdekur.

Më i vjetri i familjes Muriqi, Ramizi e lexon për të di satën herë gazetën dhe nuk u beson syve. Ai lexoi dhe dëgjoi se Sadik dhe Vesel Muriqi kanë qenë dëshmitarë të mbrojtur nga Haga në rastin Haradinaj dhe janë vrarë, ashtu siç pretendon raporti i fundit i Këshillit të Evropës për dëshmitarët e mbrojtur në Kosovë.

KTV-ja i takon të gjallë teksa jetojnë në Pejë normalisht dhe ky duket të jetë fakt i mjaftueshëm që të rrëzojë pohimet e raportit që pretendon se në Kosovë janë vrarë dëshmitarët për krime të luftës.

Në rrëfimin ekskluziv për KTV-në, Ramizi përkrah njërit prej të përmendurve si të vdekur, Sadik Muriqi, tregon se bashkëfamiljarët e tij kurrë nuk kanë pasur ndonjë kontakt në jetën e tyre me Hagën. Ai nuk di si ta argumentojë se janë gjallë pos t’i tregojë letërnjoftimet e tyre, ndërsa kërkon edhe të verifikohet kush ka dyshime. Raportin e quajnë shpifës.

Sadik Muriqi, i përmendur në raport si i vrarë, është më fjalëpak, por ende ndihet i shokuar lidhur me atë se një deputet i një institucioni, si Këshilli i Evropës, i shpallë ata të vdekur dhe shkruan të pavërteta. Raporti shpifës për dëshmitarët, thonë ata, dëshmon se i gjithë raporti i Dick Martyt është i tillë. Ata paralajmërojnë padi dhe kërkojnë ndihmën e medias që të vazhdojë të raportojë të vërtetën, duke i ndaluar shpifjet që në fillim.

Disa ditë më parë, deputeti nga Monakoja i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Jean Charles Gardetto, në raportin për dëshmitarët e mbrojtur, theksonte se në Kosovë gjendja është shumë e rëndë. Në raport pretendohej se në rastin Haradinaj, disa dëshmitarë që duhej të dëshmonin në gjykim janë vrarë. Këtu përfshihen edhe Sadik dhe Vesel Muriqi, që gjoja ishin nën program mbrojtjeje nga ana e Hagës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

‘Të vrarët’ demantojnë Këshillin e Evropës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Një milion euro për Këshillin Kombëtar të Shkencës
» Juventusi larg Evropës
» Basketboll: Spanja, kampione e Evropës
» Dhjetë ishujt më të famshëm të Evropës
» LK: Interi është kampioni i ri i Evropës
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum