www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kush është nusja ukrainase e “Këngës magjike” Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kush është nusja ukrainase e “Këngës magjike” Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kush është nusja ukrainase e “Këngës magjike”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
3li
Anëtar/e me përvoj
Anëtar/e me përvoj
3li

Numri i postimeve : 403
Data regjis. : 25/11/2009
Location : Knej Parii Dika

Kush është nusja ukrainase e “Këngës magjike” Empty
MesazhTitulli: Kush është nusja ukrainase e “Këngës magjike”   Kush është nusja ukrainase e “Këngës magjike” EmptyWed Dec 02, 2009 12:15 am

Kush është nusja ukrainase e “Këngës magjike”


Kush është nusja ukrainase e “Këngës magjike”



 

 


Tiranë, 29 nëntor - Para pesë vjetësh as nuk e kishte menduar që mund të ishte martuar me një të huaj, por ja që fati është i paparashikueshëm. Katerina Kongoli, vajza ukrainase tashmë është nuse në Shqipëri. Bionde mbi 1 e 80 centimetra e gjatë, me sy blu, është mëshirimi tipik i prejardhjes së saj. Ndërsa, nga ana tjetër, bashkëshorti, Arenci, brun, me tipare të errëta. E ku ka më mirë se një kombinim i tillë. Me një theks të dallueshëm rusisht, ajo ia ka dalë më së miri të mësojë shqip dhe të integrohet në shoqërinë e vendit të bashkëshortit të saj. Është munduar të përshtatet me çdo gjë, të respektojë rregullat dhe zakonet e vendit ku është martuar, duke e quajtur si një gjë të zakonshme dhe jo imponim. Paralelisht me shkollimin e saj për "filozofi-sociologji", Katerina është e specializuar dhe si estetiste në Ukrainë, gjë që e ka ndihmuar që të ketë një qendër të sajën në Tiranë, ku edhe e kalon pjesën më të madhe të kohës, shkruan “Shekulli”.
Nga dashuria e çiftit shqiptaro-ukrainas ka lindur djali i vogël Mishel, i cili është vetëm 2 vjeç e gjysmë, fryt i një dashurie në shikim të parë. Por, Shqipëria përveç dashurisë i ka falur kënaqësi dhe emocione të tjera Katerinës. Më e fundit ishte prezantimi i "Këngës Magjike" në Pallatin e Kongreseve, përkrah me Ardi Gjebrean.
Katewrina tregon se kontakti i parë i saj me bashkëshortin e tashëm shqiptar ka qenë para 5 vjetësh në Ukrainë, ku Arenci kishte shkuar si turist. “Në vendin tim nuk flitej shumë për Shqipërinë dhe unë pak kisha dëgjuar më parë për të. Kur njoha burrin, mësova edhe më shumë gjëra për këtë vend, dhe tani ja ku jam mes shqiptarëve, me punën dhe shoqërinë”.
Duke folur për vështirësitë fillestare pas ardhjes në Shqipëri, ajo tregon se vështirësia më e madhe ishte me gjuhën shqipe. “E kisha të pamundur të komunikoja, komunikoja vetëm me personat që dinin anglisht. Arenci me ka ndihmuar dhe qëndruar shumë pranë, pasi ishte ndryshe, sepse unë gjendesha në një vend të huaj. Ishte shumë ndryshe. Befas ndryshova gjithçka në jetën time. Po pastaj avash-avash u stabilizova, fillova kursin e gjuhës shqipe me një mësuese private shumë të mirë. Pas pesë muajsh qëndrimi, unë fillova me të folur shqip. Më ka ndihmuar shumë edhe bashkëbisedimi me vjehrrën, vjehrrin, dëgjoja edhe lajme, shihja televizor dhe duke e vrarë veshin ia arrita.”
Ndërkaq, duke folur për dasmën, Katerina tregon se ishte një ceremoni tradicionale.
“Po, u bëra nuse me lekë, me valle shqiptare, ka qenë shumë bukur”.
Ndërkaq, për vajzat shqiptare thotë se dallojnë nga ukrainaset pasi i kushtojnë rëndësi të madhe dukjes që nga orët e para të mëngjesit.
Ne në Ukrainë, kur shkojmë në punë nuk i kushtojmë rëndësi grimit, makijazhit, takave, apo flokëve. Ka edhe diçka tjetër këtu, njerëzit të venë shumë re se si je veshur, ne jemi pak më të thjeshtë nga kjo anë. Dhe çfarë është me e rëndësishmja, këtu i kushtojnë rëndësi fasadës, por nuk është se kujdesen në brendësi. Po nga njëra anë është shumë mirë që vajzat mbahen, por e gjitha duhet të ketë një lloj limiti, pa ekzagjerim.”
Në pyetjen se si ndodhi që ajo të bëhet prezantuese në "Këngën Magjike", ajo tha se ideja kishte lindur nga momenti kur ishte ftuar në "E diela shqiptare" për një temë që do të diskutohej: të huajt e martuar me shqiptar. “Unë thash ‘ok’ për këtë program dhe shkova. Pasi disa ditësh, domethënë tre ditë para se të fillonte "Kënga Magjike" me merr Ardit Gjebrea në telefon dhe më propozon të prezantoja bashkë me të "Këngën Magjike". Unë e pyeta nëse po bënte shaka. I thash që, unë nuk jam prezantuese dhe nuk di të flas mirë shqip. Por, ai nguli këmbë që e kishte seriozisht. Dhe u takuam përsëri, diskutuam paraprakisht, e kisha me pak frikë, por thonë që ia kam dal shumë mirë. Kam marrë shumë urime dhe komplimente dhe për këtë jam e kënaqur, ishte një eksperiencë e re dhe unë e shijova”.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Kush është nusja ukrainase e “Këngës magjike”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» CR7 vs Messi - Kush është më i kompletuar?
» Këngët e vjedhura tek Kënga Magjike
» Neuer: Kush është Interi?
» Festivali i kenges RTSH 2009
» Gold AG, klip këngës për Ramushin
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum