www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Këngëtarët që u zunë më së shumti me gojë gjatë vitit 2010 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Këngëtarët që u zunë më së shumti me gojë gjatë vitit 2010 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Këngëtarët që u zunë më së shumti me gojë gjatë vitit 2010

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Këngëtarët që u zunë më së shumti me gojë gjatë vitit 2010 Empty
MesazhTitulli: Këngëtarët që u zunë më së shumti me gojë gjatë vitit 2010   Këngëtarët që u zunë më së shumti me gojë gjatë vitit 2010 EmptyThu Jan 06, 2011 8:04 pm

Fama i ka të mirat dhe të këqijat e saj. Nganjëherë mediet të lavdërojnë e nganjëherë të shajnë. Nganjëherë shkruajnë të vërteta e nganjëherë edhe thashetheme. E këto të fundit nuk munguan as vitin që lamë pas për të famshmit shqiptarë.

Florian Mumajesi edhe këtë vit flirte me modele

Kantautori Florian Mumajesi edhe gjatë vitit 2010 është përfshirë shpeshherë në faqet e thashethemeve. Gjatë tërë vitit ai ka qenë pjesë e diskutimeve të ndryshme. Një kohë u fol se ai është në lidhje me modelen kosovare që jeton në Amerikë, Vildane Zenelin të cilën e bëri protagoniste edhe në videoklipin e tij “Next”. Takimet e shpeshta të Vikut në Tiranë, bën që edhe mediat të flasin dhe shkruajnë për një lidhje të mundshme.

Edhe më të besueshëm lajmin e bëri shoqërimi i Florit me Vikun dhe Elvana Gjaten në “Videofest 2010″ në Prishtinë. Por kjo thashetheme apo e vërtet, e cila zyrtarisht nuk u mësua asnjëherë, nuk ishte e vetmja që qarkulloj për Florin. Jo shumë muaj më parë, mediat shkruan se Flori po flirton me modelen tjetër kosovare e cila ishte edhe pjesë e spektaklit “Miss Kosova 2010″, Gjelbrona Gashin.

Përpos fotografive të përbashkëta që ata kishin vënë në “Facebook” si Flori ashtu edhe Gjelbrona nuk kishin kursyer fjalët e ëmbla duke i shkruar njëri tjetrit.

Korab Shaqiri herë më njërën e herë më tjetrën

Nganjëherë fama nuk është edhe aq e mirë, sepse sapo të dëgjohet një fjalë, mediat nuk ngurrojnë së shkruari. Këtë ndjesi duket se e ka përjetuar edhe kantautori i ri Korab Shaqiri. Djaloshi i cili për pak vite karrierë është bërë ndër këngëtarët më të kërkuar, nuk iu ka shpëtuar edhe thashethemeve.

Për të u diskutua shumë se ka pasur lidhje me një modele të njohur në Kosovë, pastaj me një tjetër nga diaspora, për të cilat Korabi gjithnjë i ka mohuar, ndërsa kur është pyetur për lidhjen e tij më një shqiptare nga Maqedonia, ai ka qenë më i rezervuar ani pse asnjëherë nuk ka treguar më shumë detaje.

Por, për mos ta lërë të qetë, ditëve të fundit në media doli edhe një lajm tjetër, i cili thoshte se Korabi qenka në lidhje me këngëtaren Dhurata Ahmetajn. Për këtë, këngëtarja Ahmetaj reagoi menjëherë. Ajo i tha “Zërit” se me Korabin kanë miqësi familjare dhe kurrë nuk ka qenë e dashura e tij.

Leonora Jakupi – shtatzënë

Për javë të tëra një lajm sensacional qarkulloj nëpër media se Leonora Jakupi është shtatzënë dhe pas festave të fundviti edhe do të martohet. Më shumë se sa për shtatzëninë e saj, kurioziteti i publikut ishte se kush është mashkulli fatlum që arriti të ia rrëmbej zemrën këngëtares kosovare, për të cilën ajo kurrë publikisht nuk ka deklaruar se është në lidhje dashurie më dikë.

Dhe siç dihet rëndom që Leonora jetën private e ruan më fanatizëm, edhe këtë herë Jakupi ka mohuar kategorikisht këtë lajm. Duke i mohuar thashethemet dhe e befasuar se nga janë dal këto fjalë, Leonora ka thënë se jo vetëm që nuk është shtatzënë por as që ka ndonjë mashkull në jetën e saj.

Nora Istrefi në krizë dashurie?

Kur një person i njohur është i suksesshëm dhe i pëlqyer në publik, për të nuk mungojnë as thashethemet, aq më tepër kur bëhet fjalë për këngëtaren seksi Nora Istrefin. Për të nxitur kureshtjen e lexueseve të gazetave e besa ndonjëherë edhe për të shituar tirazhin e tyre, mediat nuk e kanë lënë rehat as këtë vit Nora Istrefin.

Gjatë tërë vitit të kaluar ajo u diskutua për zhveshjet e saja të tepërta nëpër klipe, por ajo që e preku më së shumti, duket të ishte kur u fol se lidhja më të fejuarin e saj Robert Berishën po shkon drejt ndarjes. Për këtë, Nora nuk mundi të qëndroj duarkryq. Ajo mohoi duke thënë se ata janë shumë stabil, madje kanë bërë plane edhe për martesë, ndonëse ende nuk kanë caktuar asnjë datë dhe muaj të saktë.

Sa për të vërtetuar se Nora dhe Roberti po kalojnë qastë të lumtura pranë njëri tjetrit, kemi vërejtur edhe gjatë ditëve të fundit ku ata kudo janë shfaqur së bashku.

Rezarta Shkurta lesbike

Pos këngës “Budallaçka e vogël” Rezarta Shkurta nuk mbahet mend për ndonjë këngë të re që ua ka sjell publikut shqiptarë gjatë këtij viti. Megjithatë, ajo ka ditur të luaj me gazetarët dhe opinionin duke bërë që të jetë në qendër të vëmendjes gjatë vitit 2010, ndoshta edhe si këngëtarja më e përfolur.

Si protagoniste që ishte e shou programit “Vip shpija”, Rezarta i bëri “lëmsh’ të gjithë banorët duke u sharë pothuajse më të gjitha vajzat konkurrente që ishin aty. Kjo duket se nuk i mjaftoj dhe Rezarta bën hapin e dytë. Poston në internet fotografi të shumta ku shihej gati duke shkëmbyer puthje lesbike me një vajzë. Kur gazetat filluan që të japin mendimet e tyre për orientimin bioseksual të Rezit, në profilin e saj në “Facebook” ajo shënoj se është shtatzënë.

Gazetarët e “hëngrën” edhe këtë fore dhe e plasuan në shtyp pa e vërtetuar fare. Pasi lajmi bëri xhiro për disa javë, Shkurta deklaroi se nuk ishte shtatëzënë, dhe këtë ua kishte sajuar mediave për të vërtetuar se si i hedhin lajmet në gazeta pa kontaktuar atë.

Naimi dhe Mihrija adoptojnë një vajzë

Gjatë një interviste që çifti Naim Abazi dhe Mihrije Braha kishin dhënë për një revistë kosovare, ata kishin deklaruar se dëshirojnë ta adaptojnë një vajzë, bile “pjesëtarja” e re e familjes së tyre do të jetë e moshës mbi 18 vjeçare.

Lajmi mori dhënë si në media ashtu edhe në opinion, sa që Naimi dhe Mihrija u detyruan të iu bien pishman fjalëve të tyre dhe të mohojnë një gjë të tillë. Ata kanë thënë se kjo ishte vetëm një shaka e rastit që kanë bërë gjatë intervistës kur janë pyetur se a e kanë menduar për të sjell në jetë ndonjë fëmije tjetër, pos djalit Platorit.

Sinan Hoxha në lidhje me Seldin e “Big Brother”

Lajmet për orientimet e ndryshme seksuale të të njohurve në Shqipëri ka qenë dominante vitin që lamë pas në mediat shqiptare. Kësaj gjëje nuk i shpëtoi as këngëtari i popullarizuar, Sinan Hoxha. U fol dhe u përfol se Sinani është në lidhje me ish banorin e “Big Brother”, Seldin. Ky lajm që tronditi mediat shqiptare doli nga ish e dashura e Seldit, Domenika (dashuria e të cilëve kishte lindur në “Big Brother”).

Ajo kishte pohuar publikisht se Seldi ka lidhje dashurie me këngëtarin Hoxha. Domi, kishte treguar edhe mesazhet telefonike që ia kishte zënë Seldit derisa ata ishin në lidhje. Edhe më të besueshëm këtë lajm e bëri zbulimi i fotografive të shumta ku gjatë një seance fotografish të Seldit, shihej Sinani duke përkëdhelur trupin e djaloshit. Që të dy u munduan të mohojnë fjalët e Domit dhe shkrimet e gazetave duke u shfaqur në fotografi me vajza gjatë verimeve në plazhet e Spanjës.

E derisa puna e tyre u harrua, ata sërish kthehen së bashku duke realizuar një këngë në duet. Se çfarë fshihet pas tyre, ec e merre vesh!

Lorik Cana në lidhje me Adelina Tahirin

E si për të i përmbyllur thashethemet e vitit 2010, ditë më parë vjen edhe një tjetër që duket të jetë edhe ëmbëlsira e këtij vitit që shkoi. Personazh të kësaj thashetheme janë dy emra të njohur për shqiptarët, si për karrierën e tyre ashtu edhe për bukurinë që kanë. Bëhet fjalë për futbollistin e Galatasarayt, kosovarin Lorik Cana dhe këngëtaren shqiptare nga Maqedonia, Adelina Tahirin.

Sipas një gazete nga Shqipëria, është thënë se ata janë në lidhje dashurie, por për shkak të famës që kanë, nuk dëshirojnë të zbulojnë asgjë. Lajmi është i bazuar në një burim të gazetës, i cili paska parë çiftin duke shëtitur nëpër Stamboll. Në anën tjetër, Loriku dhe Adelina ende nuk kanë dal me ndonjë deklaratë të tyre për të pohuar dhe as mohuar një gjë të tillë.

Për Lorikun tashmë dihet se i ka “pikë të dobët” vajzat e skenës shqiptare. Ai ka pasur një serë lidhjesh më këngëtare dhe modele shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
Malësor
Poeti Forumit
Poeti Forumit
Malësor

Numri i postimeve : 4382
Data regjis. : 07/04/2010

Këngëtarët që u zunë më së shumti me gojë gjatë vitit 2010 Empty
MesazhTitulli: Re: Këngëtarët që u zunë më së shumti me gojë gjatë vitit 2010   Këngëtarët që u zunë më së shumti me gojë gjatë vitit 2010 EmptyFri Jan 07, 2011 3:19 am

Leonora Jakupi – shtatzënë

Për javë të tëra një lajm sensacional qarkulloj nëpër media se Leonora Jakupi është shtatzënë dhe pas festave të fundviti edhe do të martohet. Më shumë se sa për shtatzëninë e saj, kurioziteti i publikut ishte se kush është mashkulli fatlum që arriti të ia rrëmbej zemrën këngëtares kosovare, për të cilën ajo kurrë publikisht nuk ka deklaruar se është në lidhje dashurie më dikë.

Dhe siç dihet rëndom që Leonora jetën private e ruan më fanatizëm, edhe këtë herë Jakupi ka mohuar kategorikisht këtë lajm. Duke i mohuar thashethemet dhe e befasuar se nga janë dal këto fjalë, Leonora ka thënë se jo vetëm që nuk është shtatzënë por as që ka ndonjë mashkull në jetën e saj.


po ma ka marr menja qe eshte genjeshter qka flitet per kete bukuroshe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Këngëtarët që u zunë më së shumti me gojë gjatë vitit 2010 Empty
MesazhTitulli: Re: Këngëtarët që u zunë më së shumti me gojë gjatë vitit 2010   Këngëtarët që u zunë më së shumti me gojë gjatë vitit 2010 EmptyFri Jan 07, 2011 5:34 pm

Me se shumti me ka ardh interesante lidhja e Sinan Hoxhes me Seldin :P .Ne fund edhe ajo doli genjeshter
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
Sponsored content




Këngëtarët që u zunë më së shumti me gojë gjatë vitit 2010 Empty
MesazhTitulli: Re: Këngëtarët që u zunë më së shumti me gojë gjatë vitit 2010   Këngëtarët që u zunë më së shumti me gojë gjatë vitit 2010 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Këngëtarët që u zunë më së shumti me gojë gjatë vitit 2010

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Ndarjet dhe lidhjet e vitit 2010
» Kengetaret e bukura kosovare qe i gjeti 2010 te vetmuara
» Kengetaret fitues te “ZHURMA SHOW AWARDS 2010”
» Top 10 këngëtarët më seksi
» Kengetaret shqiptare kopjojne
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum