www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Tuscon, ne vendin e pistoletave Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Tuscon, ne vendin e pistoletave Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Tuscon, ne vendin e pistoletave

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tuscon, ne vendin e pistoletave Empty
MesazhTitulli: Tuscon, ne vendin e pistoletave   Tuscon, ne vendin e pistoletave EmptySun Jan 16, 2011 12:36 am

Tuscon, ne vendin e pistoletave Jehaaaaaaaaaaaaaaaaa

Në Arizonë, miti i “Far West”, është ende i gjallë. Aty askush nuk është i gatshëm të kufizojë shitjen e armëve të zjarrit. Atentati ndaj kongresmenes Gabrielle Giffords tregoi edhe një herë se sa e mprehtë është kjo çështje, në vendin më liberal të botës.

71 kilometra nga Tuscon, që qytezën e Tombstone, një muze kujton gjuajtjen e famshme në OK Corral. Ishte 26 tetori i vitit 1881, kur klani i Earp dhe familja rivale e Clanton u përballën në duelin që u bë i pavdekshëm nga Hollywood-i. Një klasik i “Far West”: një botë ku shteti ishte inekzistent dhe kaubojt duhet të vendosnin vetë drejtësinë. Ngjarja la gjurmë aq shumë në histori sa u fut në Kushtetutën e saj, në vitin 1910. Që atëherë u sanksionua e drejta e qytetarëve për të mbajtur armë për të mbrojtur veten dhe shtetin. “Parime të të tjera kohërave, por që zbatohen dhe sot në epokën e teknologjive luftarake me aftësi të madhe shkatërruese. Rezultati i gjithë kësaj është masakra e së shtunës së kaluar. Le të bëjmë pak llogaritë. Në vitin 1881, në OK Corral, në një luftë 30 sekonda, vdiqën tre kauboj dhe dy të tjerë u plagosën. Në dhjetë sekonda, të shtunën, Jared Loughner vrau më shumë se dyfishi, përfshi një vajzë 9 vjeçe dhe dy të moshuar. I bie që ka qenë më mirë tre shekuj më parë”, tregon sherifi i Tuscon, Clarence Dupnik. Ai është mjeshtër për të ndezur polemikat. Në një vend ku detyra e sherifit është fakultative dhe ai është demokrat, republikanët e Tuscon-it e akuzojnë se po ndot emrin e mirë të Arizonës për qëllime të ulëta politike”. Sherifi ishte i pari, i cili doli kundër lirisë për të lëvizur të armatosur. Pothuajse askush aty nuk e pranon se sa e rëndësishme është kjo temë. “Ajo që ndodhi të shtunën në supermarketin ‘Safeway’ konfirmon edhe një herë rëndësinë për të lëvizur të armatosur. Nëse do të kishte pasur ndonjë qytetar të ndershëm dhe të shpejtë, do t’i kishte qëlluar Loughner para se ai të bënte kërdinë”. Kështu shprehet Charles Heller, i cili drejton “Arizona Citizens Defence League”, që numëron 4 mijë anëtarë të armatosur deri në dhëmbë. Ai lëviz gjithmonë me dy pistoleta me vete, një në kruskotin e makinës dhe armë të tjera në bagazh. Është Edhe kundër kufizimeve federale për shitjen e armëve të sëmurëve mendorë: “Nis kështu dhe pastaj krijohet një precedent për të kufizuar të drejtën tonë kushtetuese”. Më 30 dhjetor, Jared Loughner hyri në supermarketin “Sportsman’s Warehouse”. Një vend i qetë, me shumë familjarë në fundjavë, ku shiten mjete për peshkim, dyshekë, çadra kanadeze për kamping. Një tjetër repart ofron armë të llojeve të ndryshme, nga më të thjeshtat tek ato më të sofistikuarat “Ai i bëra kontrollin e duhur? Sigurisht. I kërkova patentën për të parë nëse i kishte mbushur 18 vjeç”. Reese Widmer, drejtor i supermarketit të artikujve sportivë, nuk ndihet aspak në faj dhe as përgjegjës moral i tragjedisë, edhe pse ishte pikërisht ai që i shiti një Glock 19, djaloshit me shikim prej vrasësi. Paul Helmke, i cili drejton “Brady Campain to Prezent Gun Violence”, siguron se nuk ka asgjë të çuditshme dhe se gjithçka është brenda rregullave. “E vërteta është se për t’u punësuar në një punë me kohë të pjesshme në një ‘fast food’ ‘Mc Donald’, një adoleshent duhet të kalojë shumë kontrolle, të japë referenca dhe kompania duhet të telefonojë gjithmonë profesorët e tij për të marrë informacione të detajuara. Për të blerë një armë, nuk ndodh asnjë nga këto”, tregon ai. Këtë e konfirmon edhe një funksionar i lartë i “Bureau of Alchool, Tabacco, Firearms and Explosive” (në fakt nga renditja e fjalëve duket se qeveria federale i jep më shumë rëndësi dhe është më e ashpër me alkoolin dhe duhanin se sa me armët dhe eksplozivët. “Mund të jesh diagnostikuar paranojak, skizofrenik dhe gjithsesi mund të blesh një armë, pa pasur asnjë vështirësi, deri kur një gjykatës nuk ka depozituar një vendim për paqëndrueshmërinë e tij mendore”. Ndonjëherë nuk mjafton as kjo, pasi shtetet nuk i transmetojnë këto vendime në databazën e FBI. Ashtu siç ndodhi në rastin e Seung –Hui Cho, studenti autor i masakrës në universitetin “Virginia Tech” në vitin 2007, ku vdiqën 33 vetë. “Ajo ishte maskara e fundit që tronditi ndërgjegjen e Amerikës. Të paktën në pamje të parë dhe vetëm për disa ditë. Por si kanë reaguar këtu në Arizonë? Guvernatorja republikane, Jan Brewer, propozoi që të autorizohej mbajtja e armëve të zjarrit edhe brenda kampuseve universitarë, për vetëmbrojtjen e studentëve”, thotë Dupnik. Vetë Brewer, e famshme për ligjin antiemigracion, një vit më parë firmosi normën që e përjashtoi Arizonën edhe nga kontrollet e ashpra të FBI. “Kjo është një ditë historike, një fitore e madhe për prodhuesit e armëve”, deklaroi atëherë “National Cifle Assocation”, lobi më i fuqishëm pro përdorimit të armëve. Por mbi të gjitha ishte një fitore për uzinat e armëve. Edhe pse në teori shitja pakontrolluar vlen me kushtin që pronari t’i mbajë armët në territorin e Arizonës, brenda një viti, 1637 pistoleta dhe pushkë të shitura këtu janë përfshirë në krimet e kryera në vendet e tjera. Arizona është shfaqur kështu si një vend nga eksportohen materialet e luftës të destinuara për tregun e pasur të kriminalitetit. Pas manisë së armëve është klima e frikës të ushqyer nga e djathta kundër emigrantëve, kundër Barack Obama-s, kundër idesë së tij për një shtet liberal. Kundërshtari i Gabrielle Giffords, në zgjedhjet e fundit, Jesse Kaelly i “Tea Party”, në mitingjet e tij ofronte si argëtim goditjet në shenjë. Slogani ishte: “Të dëbojmë Gabrielle Giffords nga Kongresi”. Të dielën, vetëm 24 orë pas masakrës, në tabelën e qitjes në Tuscon Mountain Park, ishte e njëjta armë e preferuar nga turma: një Glock 19, kalibër (9 mm) e përdorur nga Loughner.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Tuscon, ne vendin e pistoletave

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Milani ne Vendin e Tret
» Klodi: Ndihem i internuar në vendin tim
» Beckham: Nuk e kam të sigurt vendin në kombëtare
» Mancini i kënaqur me vendin e katërt
» Eleminimi i Ardian Bujupi ,vendin e tretë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum