www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Norvegji, burgu me pese yje Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Norvegji, burgu me pese yje Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Norvegji, burgu me pese yje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Norvegji, burgu me pese yje Empty
MesazhTitulli: Norvegji, burgu me pese yje   Norvegji, burgu me pese yje EmptyFri Jan 28, 2011 12:06 am

Qeli individuale, palestra, një park përreth dhe një vilë për të kaluar fundjavat me familjen. Megjithatë, jo të gjithë të burgosurit janë të lumtur.

Tre djem luajnë me letra në një sallon plot dritë, të arreduar sipas stilit “Ikea”. Në fund të dhomës bie në sy një televizor plazma, ndërsa në këndin e kuzhinës dy djem tentojnë të përgatisin nga një sanduiç. Pak më tutje, një korridor me një sërë portash të mbyllura. Një shtëpi studentësh superluksoze? Nëse nuk do të ishte për “kafazin” brenda të cilit ndodhen dy persona me uniformë që shohin çdo lëvizje përmes një muri xhami, mund të mendohej. Ndodhemi në burgun e Haldenit, një orë me makinë nga juglindja e Oslos, i konsideruar si një ndër më modernit në botë. I inauguruar në muajin prill me prezencën e mbretit Harald, ai nuk u prit mirë nga gazetarët dhe kritikët. “Është absurde të mendosh se një burg ka një standard më të lartë se disa apartamente ku unë kam banuar”, - ka komentuar një gazetar i revistës amerikane “Fast Company”. Ndërsa në një bloger shkruhej: “Nëse duhet të bësh krime ndonjëherë në jetë, bëjini në Norvegji”. Të interesuarit direkt, të burgosurit, nuk duken edhe aq entuziastë. “Burgu mbetet gjithmonë burg, - thotë Stiani 38- vjeçar, që është duke studiuar edhe ekonomik në distancë. - Gjërat thelbësore nuk janë televizori dhe dushi në qeli. Shumë do të donin të ktheheshin në burgun ku ndodheshin më parë, se aty ka më shumë liri”. Burgu i Haldenit, që ka kushtuar 171 milionë euro, është i dyti në vend për sa i përket kapacitetit, me 252 të burgosur, secili me qeli individuale prej 12 metra katrorë secila, por më i madhi i Skandinavisë për sa i përket sipërfaqes: 30 hektarë. Muri i madh rrethues fshihet nga një copë e madhe pylli, që arkitektët vendosën ta përfshijnë në kompleks. Kështu, teksa sheh nga dritarja të duket vetja sikur jeton në ndonjë vilë të gjelbëruar në mes të pyllit. Për të shkuar në shkollë, punë dhe qendrën rikrijuese, të burgosurit duhet të dalin nga qelia dhe të ecin mes pemëve. Mes strukturave për kohën e lirë spikat një palestër me mur për t’u ngjitur, një sallë provash dhe një studio regjistrimi. Biblioteka ka rreth 4 mijë tituj librash, përveç revistave dhe DVD-ve. Komfortet e Haldenit janë modeluar mbi atë që sistemi i burgut norvegjez e quan “parimi i normalitetit”: burgimi duhet t’i afrohet sa më shumë të jetë e mundur jetës përtej murit, deri kur hyrja e tij sërish në shoqëri të bëhet në mënyrë sa më natyrale dhe rreziku i përsëritjes të reduktohet në maksimum. “Kush është dënuar ka të njëjtat të drejta si të gjithë qytetarët e tjerë, - shpjegon Synnove Sorland, koordinatore e aktiviteteve artistike dhe kulturore brenda burgut. - Humbja e lirisë duhet të jetë i vetmi element ndëshkues. Nuk është shkruar në asnjë vend që dritaret duhet të jenë të vogla dhe me hekura ndërsa ushqimi i keq, apo që një njeri duhet të përballet me abuzimet. Janë principe të kodifikuara në të gjitha bindjet ndërkombëtare, që shpesh për fat të keq nuk aplikohen”. Duke u nisur nga statistikat, metoda duket se funksionon për mrekulli. Një studim i fundit tregon se vetëm 20 për qind e atyre që kanë kryer një dënim kthehen në burg dy vjet pasi kanë dalë, kundrejt 60 për qind që është kjo shifër në Angli. Në një tavolinë në mensën elegante të personelit ulet një grup me vajza të veshura me uniformë, ku asnjëra nuk duket se i kalon të 30-at. Ashtu si kolegët e tyre meshkuj, lëvizin të paarmatosura, vetëm me një sistem të vogël alarmi që mund të aktivizohet në rast nevoje. Ellen Sofie Solbraekke, bashkëpunëtore e ngushtë e drejtorit, Are Hoidal, është e bindur se pak feminilitet është i nevojshëm për të ulur tensioni. “Ka shumë gjëra që ne mund t’u themi të burgosurve me qetësi, si për shembull: ndoshta tani duhet të bësh një dush, ose shiko, bluza jote qenka bërë me njolla, le ta vendosim në lavatriçe. Një burrë nuk mund të bëjë komente të tilla”. Brenda lokaleve ku gjendet shkolla është e vështirë të dallosh të burgosurit nga mësuesit. Në ofiçinë dhe në zdrukthëtari, të burgosurit menaxhojnë me kujdes makineri industriale të tipave të ndryshme. Disa pikturojnë, të tjerë ndjekin kurse për kuzhinier, të veshur me përparëse dhe kapuç të bardhë. T’i shohësh kështu, është e vështirë të dallosh tek ata tipare kriminale. Por, shpesh pamja e parë të gënjen. “Nuk duhet harruar se ky është një burg i sigurisë së lartë. Mes tyre ka shumë vrasës, përdhunues, shpërndarës droge. Ne bëjmë gjithçka për t’i nxjerrë njerëz më të mirë se sa kanë qenë më parë”, - thotë drejtori. Por, të burgosurit duket se kanë prioritete krejtësisht të ndryshme. “Thonë shumë që ky burg është shumë human, por kanë adoptuar rregullat më të këqija të burgjeve që ekzistojnë”, - thotë 40- vjeçari Ching, i lindur në Tajvan dhe i rritur në Norvegji. Ching ka akoma 16 vjet për të bërë: “Kalojmë shumë kohë në izolim, dhe nuk na lënë t’i përdorim strukturat në dispozicion ashtu si do të donim. Për shembull, nëse nuk marrim pjesë në aktivitetet sportive të pasdites, të mbyllin me çelës në qelitë individuale, në vend që të lënë në sallon të bisedosh. E njëjta gjë vlen edhe për orën e ajrosjes. Pastaj rojet janë të pranishme në çdo moment të ditës dhe nuk na lënë kurrë vetëm. Po mendoj seriozisht të bëj një kërkesë për t’u kthyer në burgun ku isha më parë”. Përkundrazi, drejtori është i kënaqur: “Ndihem mirë kur të burgosurit thonë se jemi kudo. Kjo është pjesë e një strategjie rehabilituese në nivel kombëtar dhe shërben për të evituar që një kriminel mund të rekrutojë të burgosur të tjerë për të përgatitur ndonjë goditje të re sapo del”. Një nga kritikat kryesore lidhet me rrezikun që burgjet me një standard kaq të lartë mund të tërheqin një numër akoma më të madh kriminelësh nga Europa Lindore, që në rastin më të keq kanë ku mund të qëndrojnë falas në një burg luksoz, por Hoidal nuk është dakord: “Unë flas me shumë kriminelë të huaj. Nga ana tjetër, ata as që e dinë se ku mund ta kryejnë dënimin”. Kush vjen nga larg ka disavantazhin që nuk pret thuajse kurrë vizita dhe që nuk mund të përdorë dot vilën e vogël me sallon dhe dy dhoma gjumi, ku mund të kërkosh të kalosh ndonjë fundjavë me gruan dhe fëmijët. “Të gjithë, edhe njerëzit më të mirë, në momente të caktuara mund të bëjnë edhe krime. Nëse mundësitë që kam këtu do i kisha pasur që jashtë, nuk do të kisha përfunduar burrë në burg”, - thotë nigeriani Paul. Është e vështirë të parashikohet nëse ky burg dhe fama e tij ndërkombëtare do të ndihmojë për të nxjerrë në jetë njerëz krejtësisht të rehabilituar. Një gjë është e sigurt, i vetmi i burgosur që i dha fund jetës këtu ishte një i huaj që kishte përpara një dënim të gjatë për të kryer.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Egzon`k
V.I.P
V.I.P
Egzon`k

Numri i postimeve : 10882
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 38
Location : N'Rrs

Norvegji, burgu me pese yje Empty
MesazhTitulli: Re: Norvegji, burgu me pese yje   Norvegji, burgu me pese yje EmptySat Jan 29, 2011 9:00 pm

Shum interesant ..qeta bash kisha pas qeff me provu :)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Norvegji, burgu me pese yje Empty
MesazhTitulli: Re: Norvegji, burgu me pese yje   Norvegji, burgu me pese yje EmptySun Jan 30, 2011 12:30 am

qka isha shku edhe une
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Norvegji, burgu me pese yje Empty
MesazhTitulli: Re: Norvegji, burgu me pese yje   Norvegji, burgu me pese yje Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Norvegji, burgu me pese yje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Hotel për qen me pesë yje
» Miss burgu
» Downey Jr: Burgu nuk me ndihmoi
» Suedi, qimja e drerit e shpëton nga burgu
» Bëhet miliarder, por vetëm për pesë orë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Internet | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum