www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Menyra e te ushqyerit, sinjali per shqetesimet shendetesore Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Menyra e te ushqyerit, sinjali per shqetesimet shendetesore Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Menyra e te ushqyerit, sinjali per shqetesimet shendetesore

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Menyra e te ushqyerit, sinjali per shqetesimet shendetesore Empty
MesazhTitulli: Menyra e te ushqyerit, sinjali per shqetesimet shendetesore   Menyra e te ushqyerit, sinjali per shqetesimet shendetesore EmptySat Apr 09, 2011 11:15 pm

Ndonjëherë njeriu nuk plaket”. Kjo është thënia e një endokrinologu gjerman me famë botërore. Falë një ushqimi natyror mund të rregullohet prodhimi i hormoneve, duke ndikuar kështu në harmoninë e mendjes dhe trupit: nga rritja në plakje, nga tretja te lëkura, nga rënia e flokëve te tonifikimi, te dhjamosja apo celuliti, nga humori apo ankthet te mbrojtjet natyrore kundër viruseve dhe baktereve. Ne nuk e dimë, por disa “urdhra” i japin hormonet, ndërsa “kundërurdhrat” disa hormone të tjera. Gjithashtu, hormonet janë edhe neurotransmetuesit që ndikojnë në formimin e zgjuarsisë dhe personalitetit. Pra, mbajtja e tyre në ekuilibër është çelësi për të qenë gjithmonë të rinj me një metabolizëm të mirë dhe për të pasur një formë fizike të shkëlqyer. Në këtë mënyrë rritet edhe dëshira seksuale.

Por si ta kuptojmë që hormonet janë çorientuar? Ato që mund të na vijnë në ndihmë janë analizat mjekësore specifike, por edhe analizimi i detajuar i fytyrës dhe trupit. Pas një ekzaminimi më të hollësishëm mund të ndërhyjmë duke korrigjuar pamjen pa ndihmën e ilaçeve, mjafton vetëm ushqim i shëndetshëm. Kjo është receta e endokrinologut gjerman. Duke dëgjuar këshillat e tij, të vjen në mënyrë spontane të dalësh para pasqyrës dhe të zbulosh nëse testosteroni është me shumicë ose pakicë, apo nëse melatonina është shkaktarja kryesore për një fytyrë të plakur para kohe; ose rrudhat e gjera e të thella, faqet e buta dhe sytë e rënë tregojnë një defekt të hormonit të rritjes (GH). “Një ekuilibër i rregullt hormonal zvogëlon plakjen, ndërsa një çekuilibër e përshpejton plakjen. Por jo vetëm kaq: duket se patologji të ndryshme si bulimia dhe anoreksia varen nga hormonet dhe kurohen me një dietë të shëndetshme”, shpjegon endokrinologu.

Kjo gjë duhet praktikuar që kur një individ është ende fëmijë. “Shpërthimi hormonal në moshën e pubertetit nuk na bën vetëm që të rritemi, por përcakton edhe karakteret seksuale dhe trupore, gjithashtu formon trupin dhe personalitetin. Në trupin tonë gjithçka është e lidhur me hormonet, edhe pjesët kryesore të karakterit, si për shembull aftësia për t’iu imponuar të tjerëve, tendenca për të dominuar mbi çdo njeri tjetër, apo temperamenti i vrazhdë. Ja pse personazhet e mëdha si Gandi, Çurçilli, Nënë Tereza, kanë qenë të afta të shquhen për këto karakteristika. Që në moshë të re kanë pasur karakteristika të forta urtësie falë hormoneve”, shton më tej ai.

Pra, vetëm ndonjëherë mund të zhvillohen dhunti të mëdha sigurie dhe karizmi. “Nuk ekzistojnë njerëz të shëmtuar me një përqindje hormonesh të çekuilibruar. Një përqindje e mirë dhuron një fytyrë rinore, të bukur dhe të qeshur, muskuj të tonifikuar, shpinë të drejtë, duar dhe kavilje të holla, një ngjyrë të bukur lëkure, flokë të shëndetshëm dhe një vështrim të shndritshëm. Këto janë vetëm disa nga elementet pozitive”. Ky është një lifting pa bisturi, e që qëndron gjithmonë mbi tavolinë. Ja një kuriozitet: deficitet hormonale pasqyrohen edhe në mënyrën e të ushqyerit, duke përkeqësuar shpesh mungesën. Shembuj: pak aldosteron ngjall dëshirën për ushqime të kripura (dhe shumë etje); nëse keni një deficit kortizoli, do të ndieni sulme urie të pakontrolluara. Organizmi do ju kërkojë ushqime të ëmbla ose të kripura dhe neveri kundrejt mishit (që rrit azoteminë dhe shkakton të vjella). Nëse nuk keni mjaftueshëm estrogjene, do të ndieni një “dashuri” të madhe kundrejt karbohidrateve, siç është buka dhe makaronat. Natyrisht, në të njëjtën kohë duhet të jeni edhe vegjetarianë, duke rënduar kështu edhe më shumë mungesën e këtyre hormoneve. Nëse ju mungon melatonina, hormoni që ndihmon të bësh një gjumë të rehatshëm, në mbrëmje para se të shtriheni ndieni nevojën për të pirë një filxhan qumësht ose të hani një çokollatë që të qetësoheni dhe të flini. Nëse keni mungesë të hormonit të rritjes, do të ndieni neveri kundrejt mishit, ndërkohë që ky i fundit është pjata e preferuar e atij që është i pasur. Nëse ju mungon testosteroni, do të tërhiqeni nga ushqimet e lehta, si sallatat e ndryshme me shumë zarzavate dhe pak proteina mishi (në vend të mishit do të preferoni peshkun, sigurisht nëse nuk jeni vegjetarianë).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Menyra e te ushqyerit, sinjali per shqetesimet shendetesore

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Menyra e te ushqyerit varet nga emocionet
» Feith ia shfaqi PE-së shqetësimet për korrupsionin në Kosovë
» 11 mënyra për të jetuar më gjatë
» 10 mënyra për ta lënë duhanin
» 14 menyra për të jetuar me gjatë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi :: Këshilla.-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum