www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Sa me pak kripe, ju ben dem per shendetin Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Sa me pak kripe, ju ben dem per shendetin Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sa me pak kripe, ju ben dem per shendetin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Sa me pak kripe, ju ben dem per shendetin Empty
MesazhTitulli: Sa me pak kripe, ju ben dem per shendetin   Sa me pak kripe, ju ben dem per shendetin EmptySat Apr 09, 2011 11:25 pm

Në Nju Jork dhe shumë shtete të tjera të SHBA-së ka nisur një fushatë e madhe sensibilizimi për të ndaluar përdorimin e tepërt të kripës, që cilësohet shkaktarja kryesore e sëmundjeve të zemrës në botë. Të njëjtën nismë e kanë ndërmarrë prej kohësh edhe shumë vende të tjera të botës.

Beteja e radhës në emër të shëndetit që kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Michel Bloomberg, ka ndërmarrë, ka një emër të vetëm: kripa. I bindur se qeveria federale po bën shumë pak për t’i ndaluar amerikanët, kryetari miliarder i Nju Jorkut prej kohësh ka ndërmarrë një betejë personale kundër faktorëve më të rrezikshëm të jetës së përditshme. Në fillim e nisi me cigaret, duke imponuar një taksë ekstra që e çonte çmimin e tyre në nivele të paimagjinueshme, 6 euro për paketë, pastaj iu drejtua yndyrave të modifikuara gjenetikisht që përmbajnë llojet e ndryshme të patatinave, duke i detyruar fast-food-et vendase të tregojnë mbi përmbajtjen kalorike të pijeve dhe pjatave që ofrojnë në menytë e tyre me shpresën e madhe për uljen e shifrës së frikshme të obezitetit. Pjesa më e madhe e patatinave dhe pijeve përmbajnë kripë. Për më tepër, shumë pak nga rreth 2 mijë të intervistuar rreth kësaj teme e dinin se ëmbëlsirat mund të përmbajnë më shumë kripë sesa patatinat, madje më shumë se ato që konsiderohen pikante. Pak ditë më parë, Bloomberg prezantoi fushatën e re për të reduktuar me 20 për qind brenda pesë vjetëve sasinë e kripës të përdorur nga restorantet apo ndërmarrjet e prodhimit të produkteve të gatshme ushqimore. “Çdo ditë konsumojmë dyfishin e sasisë së kripës të sugjeruar nga ekspertët”, shpjegon Thomas Farley, përgjegjës për shëndetin, të cilit Bloomberg i ka deleguar iniciativën e re. “Përdorimi pa karar i kripës ka pasoja negative mbi tensionin e gjakut dhe shton shumë rreziqet për hemorragji cerebrale dhe atak kardiak”. Sipas llogaritjeve, 23 mijë njujorkezë vdesin çdo vit nga shkaqe të tilla, ndërsa për të gjithë Amerikën kjo shifër shkon në 800 mijë. Por ajo që të bën më shumë përshtypje është fakti se vetëm 11 për qind e kripës që konsumojnë amerikanët lidhet me gatimin ushqimeve të momentit, sepse 80 për qind e saj merret përmes ushqimeve të konservuara. Duke ndjekur shembullin e vendeve të tjera si Britania e Madhe, Australia dhe Zelanda e Re dhe në koordinim me 25 qytete të tjera amerikane, programi kundër kripës në Nju Jork i fton prodhuesit të ulin gradualisht dozën e saj në mënyrë që të mos ndryshojnë menjëherë zakonet e konsumatorëve. Ushqimet janë ndarë gjithsej në 61 kategori ku për secilën prej tyre janë fiksuar objektiva të ndryshëm, që shkojnë nga 20 për qind kripë më pak tek ushqimet shumë të preferuara për fëmijë, te 25 për qind për bukën dhe produktet e brumit deri në shifrën 40 për qind për perimet e ngrira dhe drithërat që përdoren për mëngjes. Brenda vitit 2014, asnjë hamburger i shitur në Nju Jork nuk do të përmbajë më shumë se 1200 miligramë kripë. Në ndryshim nga e kaluara, disa kompani shumëkombëshe (si ConAgra Foods) dhe disa kompani supermartekesh ( si A&P) janë kënaqur me nismën e re të ndërmarrë nga Bloomberg. Kompania “ConAgra” që shet ushqime të përgatitura dhe pjata të ngrira, ka premtuar se do të përdorë rreth 5 mijë tonë kripë më pak çdo vit. “Është një program në dobi të shëndetit tonë dhe shpresoj që furnizuesit tanë do ta respektojnë”, ka komentuar Douglas Palmer, zëvendëspresident i rrjetit “A&P”. Po ashtu edhe 23 mijë fast-food-et në vend janë zotuar se do të ndjekin të gjitha rregullat e ndërmarra për këtë çështje. Por, edhe këtu skeptikët nuk mungojnë. Le ta nisim nga “Campell Soup”, gjiganti i prodhimit të supave të konservuara që kujton vështirësitë për të caktuar doza të njëjta për të gjithë konsumatorët. Rezistenca e Capmell evidenton problemin kryesor të betejës së Bloomberg-ut: ndryshe nga duhani, nga kaloritë apo yndyrat e përpunuara, fushata kundër kripës ka nevojë për bashkëpunimin e industrive kombëtare, të cilat nuk kanë aspak dëshirë të ndryshojnë metodat e prodhimit vetëm për të kënaqur tregun e Nju Jorkut. Por kryetari që sapo ka nisur mandatin e tretë nuk trembet aspak. Për momentin programi kundër kripës është vullnetar dhe mendohet që pas disa muajsh të nisin verifikimet. Por askush nuk e përjashton mundësinë që në rast të një bashkëpunimi të dobët të industrisë dhe restoranteve Bloomberg vendos ta bëjë të detyrueshme dhe jo fakultative, betejën e tij të fundit për të mbrojtur shëndetin.
Armiku i shëndetit

Qëkur në fillimet e viteve 1900 filloi të flitej për hipertensionin gjithçka lidhej me kripën. Hipoteza se kripa ose ndryshe, kloruri i natriumit, është përgjegjësja kryesore për këtë sëmundje mbështetet nga shumë studime që Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kryer në një numër të madh shtetesh. Kështu, në çdo popullsi të studiuar përqindja e personave me hipertension ishte e lartë atje ku dhe konsumi i kripës ishte shumë i madh. Pra nga kjo duket qartë se duke reduktuar konsumin e saj mund të ulësh edhe tensionin e lartë, përgjegjësin kryesor të sëmundjeve të zemrës apo hemorragjive cerebrale. Një tjetër analizë e bërë së fundmi tregon se nëse konsumi i përditshëm i Nacl, ulet nga 10 gramë në 5 të tillë, presioni i gjakut ulet me rreth 5mmHG. Për të gjithë ata që mendojnë se kjo është një sakrificë e madhe për një rezultat kaq të vogël, mund të kujtojnë se studimet për ndërhyrjet terapeutike tregojnë se mjaftojnë 5mmHg presion gjaku më pak për të zvogëluar me 20 për qind mundësinë për t‘u prekur nga iktuset apo infarktet kardiake.
Në botë

Finlanda ka reduktuar konsumin e kripës me 40 për qind, në një betejë të ashpër me ndërmarrjet e prodhimit të ushqimeve që nga vitet ‘70. Edhe Irlanda, Australia dhe Zelanda e Re kanë hartuar programe bindëse për reduktimin e natriumit në ushqime. Në Mbretërinë e Bashkuar qeveria ka fiksuar objektivin për të reduktuar konsumin e natriumit me 33 për qind brenda pesë viteve, duke u kërkuar ndërmarrjeve të prodhimeve të ushqimit të zbatojnë me përpikëri, të vendosin në ushqim etiketat që tregojnë produktet që përmbajnë kripë shumë, mesatarisht dhe pak kripë.

Edhe në Portugali diçka po ndryshon. Një vit më parë, Ministria e Shëndetësisë aprovoi planin e saj shëndetësor “të kujdesemi për shëndetin”. “Kemi arritur një marrëveshje për të reduktuar me 20-25 për qind sasinë e kripës në bukë”, tregon një funksionar i lartë i kësaj ministrie. Por konsumatorëve nuk u mjafton. “Do t‘i kërkojnë Ministrisë së Shëndetësisë të parashikojë një reduktim deri në 15 për qind të sasisë së kripës edhe në ushqimet e paketuara”, tregon kryetari i Shoqatës së Konsumatorëve në vend.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Sa me pak kripe, ju ben dem per shendetin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Kivi për shëndetin e zemrës
» Si te ruajme shendetin? 10 keshilla
» Kepucet e rrafsheta te demshme per shendetin?!
» Higjiena e tepërt dëmton shëndetin
» Puna jashtë orarit, keq për shëndetin
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi :: Këshilla.-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum