www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Parashikim: El Clásico IV Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Parashikim: El Clásico IV Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Parashikim: El Clásico IV

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Parashikim: El Clásico IV Empty
MesazhTitulli: Parashikim: El Clásico IV   Parashikim: El Clásico IV EmptyTue May 03, 2011 11:07 pm

Të martën me fillim nga ora 20:45 gjigantët e futbollit Botëror do të takohen për të përmbushur aktin e fundit, pra akti IV i dramës së filluar me 16 Prill.

Janë ata që me futbollin e tyre mahnitës krijojnë ethe të mëdha tek çdo tifoz i tyre, janë ata që me futbollin e tyre taktik, i japin hijeshi ndeshjes, janë ata që me lojën kolektive shtangin çdo kundërshtar,pra është Barcelona. Por, kush do të jetë kundërshtari i tyre për të përmbyllur betejën e fundit,nga lufta e quajtur El Clásico ?

Janë i vetmi klub që mund t’i bëjnë ballë dhe ta ulin poshtë Barcelonën, janë një klub i cili është duke formuar stilin e tij unik, një klub që premton shumë me yjet që ka në skuadër, është Real Madrid.

Kjo është Barcelona…

Pasi ka mposhtur me rezultat 2-0 Real Madridin në Santiago Bernabeu në kuadër të gjysmëfinales në Champions League, ekipi Blaugrana po përgatitej që me një fitore eventuale të nisin festën në Camp Nou për titullin e La Ligas, pas humbjes së rivalëve të tyre kundër Real Zaragozës.

Por, ndodhi një gabim nga ekipi i Pep Guardiolas. Edhe ata pësuan humbje dhe kështu humbën rastin të fitonin titullin javën e kaluar dhe tani duhet të përgatiten për fazën e fundit të edicioneve të El Clásicos.

Kjo do të jetë ndeshja e 220 për Barcelonën në garën më prestigjioze në Europë. Nga shtatë takime të zhvilluara mes këtyre klubeve, është Barcelona që dominon me tre fitore dhe dy barazime.

Lionel Messi duhet të shënojë edhe një gol [11] për t’u barazuar me golashënuesin më të mirë për një sezon në Champions League, është Ruud van Nistelrooy, i cili ka rekordin e tij prej 12 golave, por Argjentinasi ka edhe dy ndeshje në dispozicion për të thyer rekordin e ish-lojtarit të Manchester United.

Ndeshja e kaluar ishte një fitore për Barcelonën, por një fitore e rëndë për futbollin.Asnjë nga këto dy ekipe nuk aplikoi lojën e tyre të zakonshme, prandaj kjo bëri që cilësia dhe klasi të ‘zhduken nga ai takim’.

Natyrisht kishte ca pjesë të takimit kur u zhvilluan pasime të bukura, por në shumicën e ndeshjeve ekzistuan ‘zhytje’ dhe faulime të tepruara, mirëpo ishte Messi ai që tregoi se di të jetë vendimtar në momentet e duhura, dhe këtë e shfaq në golin e dytë, ku thjesht Argjentinasi ishte i pakapshëm, i pabesueshëm, i mrekullueshëm me një fjalë, dhe lëvdatat janë të pakta për këtë gjeni të futbollit.

Barcelonës nuk i duhet ‘vrazhdësia’ për të mposhtur një ekip, prandaj ekipi Blaugrana duhet të përpiqet që të aplikojë taktikën e tyre, kurse në ndeshjen e kaluar pamë që Barcelona përpiqej të luante edhe me pasime të gjata, taktikë jo e zakonshme nga Pep Guardiola.

Shumë fansa të ekipit nga Katalunia ishte ‘krenarë’ me fitoren e tyre të fundit, por duhet theksuar që nuk është Barcelona e vërtetë nëse krijon tensione në ndeshje. Barcelona është një ekip që luajnë të qetë, kurse sukseset e tregojnë rezultatin e tyre, prandaj pikërisht kjo Barcelonë rekomandohet të shfaqet kundër ekipit të Jose Mourinhos.

Në kampin Madrilen nuk ka përfunduar ende asgjë…

Gjërat nuk janë duke shkuar fare mirë për Jose Mourinhon. PSE ? Kjo pyetje është bërë më së shumti në kryeqytetin e Spanjës, Madrid që kur Wolfgang Stark fishkëlleu për fillimin e takimit Real Madrid – Barcelona.

Dhe menjëherë pas takimit, pasojat ishin të qarta, kështu që Jose Mourinho nuk humbi kohë dhe menjëherë iu drejtua Uefas.

Por, përveç ndarjes së drejtësisë, një brengë e madhe për ata u bë edhe përjashtimi i Pepes, pas një ndërhyrje tek Alves, ku u pa qartë se Portugezi nuk e kishte prekur fare mbrojtësin e Barcelonës.

Sidoqoftë, kulmi për Jose Mourinhon erdhi nga humbja në shtëpi kundër Real Zaragozës, me ç’rast Special One shënon humbjen e dytë në shtëpi pas nëntë viteve dhe tani Real Madrid duhet të jetë më i fortë se kurrë, dhe kjo gjysmëfinale për ta duhet të jetë më shumë se një finale, por mbetet të shihet …

Askush nuk ka pasur goditje në portë se Real Madridi. Ekipi Mbretëror ka mbledhur 171 në total.Cristiano Ronaldo ka pasur më shumë goditje se çdo kush. Gjithsej nga 53 përpjekje, 24 kanë shkuar në portë. Messi rradhitet i dyti me 42 goditje, ku 28 kanë përfunduar në portë.

Mesut Ozil është asistuesi më i mirë në këtë garë duke krijuar 6 asistime për shokët e tij. Me tre kartonë të kuq, dhe 27 të verdhë, Real Madrid është ekipi më i padisiplinuar në këtë garë.

Kjo gjysmëfinale është zhvilluar edhe në sezonin 2001/2002 ku në takimin e parë në Camp Nou, rezultati ishte 0-2, kurse në takimin e dytë Real Madrid arriti në finale duke barazuar në Santiago Bernabeu me rezultat 1-1, kurse në finale korri fitore kundër Bayer Leverkusen me rezultat 2-1 në Glasgow të Skocisë.

Çdo kush pajtohet se do të jetë e vështirë, por askush nuk dorëzohet. Dallimi i vetëm para nëntë viteve ishte se takimi i parë ishte zhvilluar në Camp Nou, kurse i dyti në Bernabeu.

Historia na tregon se Real Madrid vetëm duhet të besojë në vetvete, të ketë vullnet. Qëllimi i tyre duhet të jetë ta mposhtin Barcelonën për të arritur finalen e Wembleyt më 28 Maj, dhe kështu kanë mundësi të ngrisin trofeun e tyre të dhjetë në këtë garë prestigjioze.

Asgjë nuk është e pamundur në këtë takim. Ajo çfarë i duhet Real Madridit është dëshira për të fituar dhe nëse kjo dëshirë është aq e madhe,atëherë Barcelona do ta ketë të vështirë për të rezistuar.

Ndeshja e fundit: 27 Prill 2011 – Santiago Bernabeu (Gjysmëfinalja e I në CL)

Ndeshja e fundit nuk tregoi atë spektakël që prisnim. Ky takim u përcoll me faulime të shumta, por ishin simulimet që vendosën ndeshjen, ngase përderisa Pepe ishte në fushë, ‘el Messiah’ ishte në vështirësi, kurse pas atij përjashtimi kontravers të Pepes.

Messi tashmë e kishte më të lehtë, dhe këtë e tregon në minutën e 87’, kur kalon të gjithë mbrojtësit e Real Madrid dhe në fund bukur mposht edhe portierin, Iker Casillas, duke shënuar për rezultatin përfundimtar, Real Madrid 0-2 Barcelona.

Forma ballë për ballë

Real Madrid 0-2 Barcelona
Barcelona 0-1 Real Madrid
Real Madrid 1-1 Barcelona
Barcelona 5-0 Real Madrid
Real Madrid 0-2 Barcelona

5 ndeshjet e fundit të Barcelonas

Real Sociedad 2-1 Barcelona
Real Madrid 0-2 Barcelona
Barcelona 2-0 Osasuna
Barcelona 0-1 Real Madrid
Real Madrid 1-1 Barcelona

5 ndeshjet e fundit të Real Madrid

Real Madrid 2-3 Zaragoza
Real Madrid 0-2 Barcelona
Valencia 3-6 Real Madrid
Barcelona 0-1 Real Madrid
Real Madrid 1-1 Barcelona

Barcelona

Pasi kanë avantazh prej 2-0 dhe po ashtu ndeshja zhvillohet në shtëpi, Barcelona do të vazhdojë me taktikën e saj të zakonshme dhe këtu nuk ka shumë filozofi… Mund të ndodh që Sergio Busquets të luajë në mbrojtje, por po ashtu ka disa lojtarë kyç të Barcelonës që janë në dyshim, mirëpo mbetet të shihet nesër se kush do të luajë.

Formacioni i mundshëm dhe mungesat

Barcelona (4-3-3): Valdes; Dani Alves, Pique, Busquets, Puyol; Xavi, Mascherano, Iniesta; Pedro, Messi, Villa.

Mungesat: Bojan Krkic,Eric Abidal,Adriano,Iniesta ( Në dyshim), Maxwell ( Në dyshim),
Carles Puyol (Në dyshim),Jose Pinto ( I suspenduar).

Real Madrid

Në këtë takim, një rol kryesor duhet të ketë Mesut Ozil, i cili pikërisht në këtë takim duhet të tregohet më i dobishëm se kurrë, ngase është tani koha kur Real Madrid i nevojitet ndihma e Ozil. Po ashtu, edhe Adebayor duhet të mundohet me të gjitha forcat që me praninë e tij fizike, të shkaktojë probleme tek mbrojtja e Barcelonës.

Formacioni i mundshëm dhe mungesat

Real Madrid (4-2-3-1): Casillas; Arbeloa, Carvalho, Albiol, Marcelo; Alonso, Diarra; Di Maria, Ozil, Ronaldo; Adebayor

Mungesat: Sami Khedira, Fernando Gago ( të lënduar), Pepe ( i suspenduar), Ramos (i suspenduar)

Lojtarët më të rrezikshëm

Xavi Hernandez

Është pikërisht njëri ndër lojtarët më produktiv tek Barcelona. Tani që Pepe nuk luan, do të jetë detyra e Xavit të furnizojë sulmin me pasimet e tij si në Sony Playstation.

Mesut Ozil

Tani më shumë se kurrë ky lojtar do të duhet të shfaq talentin e tij të madh, ngase të gjithë e dimë elegancën e këtij njeriu dhe thjesht gjërat që mund t’i bëj janë me të vërtetë të mëdha.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Parashikim: El Clásico IV

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Parashikim: El Clasico III (LK)
» Parashikim: Milan - Inter
» Parashikim: Barcelona - Real Madrid
» Një ‘el Clasico’ në gjysmëfinale
» Casillas: Të përqendrohemi në “El Clasico”
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Sport::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Lajme nga sporti-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum