www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Janë vetëm rrena të Serbisë  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Janë vetëm rrena të Serbisë  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Janë vetëm rrena të Serbisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

Janë vetëm rrena të Serbisë  Empty
MesazhTitulli: Janë vetëm rrena të Serbisë    Janë vetëm rrena të Serbisë  EmptyThu Sep 08, 2011 10:24 pm

Prishtinë, 8 shtator 2011
Janë vetëm rrena të Serbisë  10M-Pol-Selimi.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi i ka thënë Kosovapressit se janë vetëm rrena të Serbisë ato që po shkruajnë disa media se kinse dy shtete kanë tërhequr njohjet ndaj Kosovës. Ai sqaroi për opinion se qysh mëngjesin e sotëm MPJ ka kontaktuar me autoritetet e Guinea Bisau, e cila ka konfirmuar se nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket njohjes së Kosovës.

Diplomacia serbe nuk ndalet së punuari kundër Kosovës. Mediat e Beogradit pretendojnë se Vuk Jeremiq ka arritur të ‘tërheq’ dy njohje të Kosovës. Thuhet se atij i janë dhënë informacionet në Kongresin e të Painkuadruarve se shteti aziatik Omani dhe ai afrikan Guinea Bisau kanë tërhequr njohjen.

Mirëpo zv.ministri i Jashtëm, Petrit Selimi thotë se këto janë vetëm propagandë e Beogradit, pasi që Guinea Bisau nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj ndaj njohjes së Kosovës.

“Ne biseduam sot me përfaqësuesit e Guinea Bisau që të konfirmojnë edhe njëherë njohjen që ka ardhur në janar dhe nuk ka dyshim që nga zyra e presidentit morëm konfirmimin se nota verbale e dërguar atëherë qëndron, se Kosova është e njohur nga shteti Guinea Bisau”, ka thënë ai.

Ndërkaq sa i përket shtetit të Omanit, Selimi sqaron se njoftimi fillestar për këtë shtet qysh kohë më parë është marrë nga ambasadori në Londër, Muhamet Hamiti. Mirëpo zëvendësministri thotë se tashmë edhe Omani është në proces të njohjes, pasi që e ka përkrahur rezolutën e shteteve islamike që të njihet pavarësia e Kosovës.

“E kemi konfirmuar nga kanalet tona që Omani edhe pse na dëshiron çdo të mirë dhe na njeh ekzistencën ajo vet nuk e ka marr vendimin. Këtë informatë e kemi pas në Astana, në Kazakstan këtë vit ku shtetet islamike votuan rezolutën ku bëhet thirrje që të gjithë shtetet myslimane të njohin shtetin e Kosovës. Omani përkrah këtë rezolutë, kështu që ne jemi në dialog me Omanin për njohje sa më të shpejtë. Ne nuk kemi pas në listë edhe më herët këtë shtet”, është shprehur ai.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi rithekson se janë vetëm rrena të Serbisë ato që po shkruajnë disa media se kinse janë bërë tërheqje të njohjeve për Kosovën. Madje ai thotë që institucionet e Kosovës nuk mund të dalin e të japin sqarime, sa herë që nga Serbia lëshohen gënjeshtra të tilla.

“Ne nuk mundemi, që sa herë Serbia të del me kumtesa e rrena, të merremi me ta. Kemi agjendën tonë, kemi verifikuar gjatë tërë orëve të mëngjesit këto informata që kemi dhe jemi fare rahat që tërheqje të njohjes nuk ka pas. Ka pas informatë të gabueshme prej Beogradit që ne nuk duhet të merremi shumë”, ka thënë zëvendësministri.

Ndër të tjera, Selimi ka thënë se sipas strategjisë së Republikës së Kosovës të aprovuar gjatë këtij viti, është një listë e përpiluar në bashkëpunim me SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar, ku janë 30 deri 40 shtete që janë deklaruar në mënyrë pozitive ndaj njohjes së Kosovës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 

Janë vetëm rrena të Serbisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Irinej: Kosova në përbërje të Serbisë
» Vetëvendosje: Do t’i bllokojmë produktet e Serbisë
» Sllovenia pret pjesëmarrjen e presidentëve të Serbisë dhe të Kosovës
» Kosova është shtet fqinj, e jo pjesë e Serbisë
» Selimi: EULEX-i nuk po i trajton të huaj në Kosovë shtetasit e Serbisë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum