www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Mbreteria e Enkelejve (Bardhyli) Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Mbreteria e Enkelejve (Bardhyli) Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mbreteria e Enkelejve (Bardhyli)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Mbreteria e Enkelejve (Bardhyli) Empty
MesazhTitulli: Mbreteria e Enkelejve (Bardhyli)   Mbreteria e Enkelejve (Bardhyli) EmptyFri Oct 21, 2011 9:32 pm

Në fillim të shek. IV para e. sonë federata e enkelejve, në krye të së cilës ishte Bardhyli, u bë një fuqi mjaft aktive.
Duke përfituar nga gjendja e turbulltë që u krijua në Maqedoni pas vrasjes së mbretit Arkelau (399) dhe nga dobësimi i mëpastajmë i saj.
Enkelejtë dhe fise të tjera ilire, që ishin bashkuar me ta e sulmuan Maqedoninë gjatë gjithë gjysmës së parë të shekullit. Ata pushtuan mjaft toka të saj dhe i detyruan mbreterit e Maqedonisë t’u paguanin një tribut të përvitshëm. Të gjitha përpjekjet që bënë mbretërit e Maqedonisë para Filipit të II për të dalë nga kjo gjendje përfunduan pa sukses. Në këtë periudhë enkelejtë ndërhynë edhe në punët e Lidhjes Molose, që ishte krijuar në Epir. Në vitin 3115 para e. sonë, ata, së bashku me Dionizin e Sirakuzës, rivendosën në fron të Lidhjes mbretin e dëbuar Alketa. Rreth vitit 365 enkelejtë ndërmorën një tjetër sulm kundër Lidhjes Molose, gjatë të cilit plaçkitën dhe shkatërruan shumë toka të pushtuara.
Me luftat e vazhdueshme Bardhyli e rriti pushtetin e vet dhe krijoi një mbretëri të fortë. Por aty nga mezi i shek. IV ai u gjend përpara një armiku të rrezikshëm, përpara shtetit të rimëkëmbur maqedon. Filipi i II, i cili kishte ardhur tani në fuqi, u dha fund grindjeve të brendëshme dhe, pasi bëri një sërë reformash për forcimin e shtetit dhe të ushtrisë, filloi luftat për çirimin e tokave maqedone të pushtuara më përpara nga fqinjtë dhe për zgjerimin e shtetit të vet.
Fushatën kundër enkelejve Filipi e filloi pasi u pajtua me thrakët dhe Athinën dhe pasi u lidh me mbretin e molosëve, birin e Alketës, Arritën, lidhje që e përforcoi duke u martuar me mbesën a këtij, Olympinë. Në vitin 358 ai u drejtua kundër enkelejve me një ushtri të fortë, të përbëre prej 10 mijë hoplitësh, këmbësorë të armatosur rëndë, dhe 600 kalorësish.
Kundër tij Bardhyli ngriti gjithashtu një ushtri të madhe prej 10 mijë këmbësorësh të zgjedhur dhe 500 kalorësish. Lufta midis dy palëve filloi pasi dështuan përpjekjet e Bardhylit për ta zgjidhur konfliktin me anë bisedimesh. Si pas përshkrimit të Diodorit, ushtria ilire i përballoi për mjaft kohë sulmet e ushtarëve të stërvitur mirë dhe të armatosur rëndë të Filipit. Goditjeve të falangës maqedone Bardhyli i vuri përballë formacionin luftarak me radhë të shtërnguara në trajtë katërkëndëshi.
Luftën e fituan maqedonët por dëmet qenë shumë të mëdha për të dy palët. Kjo e detyroi Filipin të mos e ndiqte kundërshtarin dhe të pranonte bisedime për paqe. Sipas marrëveshjes enkelejtë u detyruan të lëshonin tokat e qytetet maqedone që kishin pushtuar disa vjet më parë.
Por kjo luftë zgjidhi vetëm çështjen e tokave të pushtuara. Në kufi të Maqedonisë qëndronte akoma e fortë mbretëria e enkelejve. Prandaj, pak kohë pas luftës së parë, në 352, Filipi i sulmoi papritmas enkelejtë, dhe u shkëputi këtyre krahinën e lynkestëve dhe të gjitha tokat në lindje të liqejve Lyknid. Kështu, në dy luftat kundër enkelejve, Filipi i II e ndryshoi gjendjen në kufijtë perëndimorë të Maqedonisë në favor të tij. Enkelejtë, ndoshta për ta zëvendësuar humbjet në lindje, u drejtuan në jug kundër molosëve.
Dy herë me radhë ushtria e enkelejve sulmoi e plaçkiti tokat e molosëve, por në të dy ekspeditat e saj ajo ndeshi në qëndresën e fortë të tyre dhe u detyrua të tërhiqej. Ndërkaq, pas disa suksesesh që kishte pasur në Greqi, Filipi i II po përgatitej t’i nënshtronte plotesisht enkelejtë dhe të dilte në Adriatik. Por tani kjo detyrë ishte vetëm një pjesë e planit të tij kryesor, e pushtimit të Greqisë.
Per këtë qëllim, më 344 Filipi u drejtua përsëri kundër enkelejve. Në këtë kohë Bardhyli kishte vdekur. Ushtria maqedone hyri në tokat ilire dhe pasi mundi ushtrinë e dobësuar të enkelejve, pushtoi shumë qëndra të tyre dhe plaçkiti vendin. Në tokat e pushtuara Filipi vendosi garnizone të forta ushtarake.
Pas ekspeditës që bëri Filipi më 344, enkelejtë duket se ranë përkohësisht nën vartësinë e Maqedonisë, por pas vdekjes së Filipit, të parët që ngritën krye kundër pasardhësit të tij, Aleksandrit, qenë enkelejtë. Këta e çliruan vendin nga pushtimi maqedon nën udhëheqjen e Klitit, trashëgimtarit të Bardhylit, dhe rimëkëmbën përsëri shtetin e vet.
Në vitin 335, në kohën kur Aleksandri gjendej në veri të shtetit të vet, duke luftuar kundër fiseve thrake që kishin ngritur krye, ushtria e enkelejve, e udhëhequr nga mbreti Klit, sulmoi Maqedoninë dhe zuri fortesën strategjike Pelion (në një grykë malore afër Bilishtit.
Për të luftuar me sukses kundër maqedonëve, Kliti kishte lidhur aleancë me mbretin e taulantëve, Glaukun, i cili ishte nisur me ushtrinë e vet për tu bashkuar me enkelejtë. Sulmi i ilirëve e detyroi Aleksandrin të bënte paqe me thrakët dhe të kthehej kundër të parëve. Aleksandri u drejtua kundër Pelonit që e rrethoi edhe u mundua ta merrte, por gjeti një qëndresë të madhe nga enkelejtë. Kur pa se në kodrat përreth kishte arritur ushtria taulante, Aleksandri u detyrua ta hiqte rrethimin e Pelionit dhe të drejtohej kundër tyre. Me një manovrim të shpejtë ky i sulmoi taulantët dhe aty për aty bëri sikur u thye.
Duke mos e kuptuar dredhinë e armikut, taulantët nuk u kujdesën per të siguruar pozitat e veta. Me një sulm të papritur Aleksandri e ndryshoi gjendjen. Ushtria e taulantëve, e kapur në befasi, në pamundësi mbrojtje, i lëshoi kodrat rreth Pelionit dhe u tërhoq drejt kufijve të shtetit të vet.
Pas largimit të taulantëve Kliti e dogji Pelionin dhe u tërhoq. Të dy ushtritë e mundura Aleksandri i ndoqi deri në malet e taulantëve në Mokër. Por ai nuk e vazhdoi më tej luftën kundër ilirëve sepse i duhej të shkonte në Greqi per të shtypur kryengritje të tjera që kishin shpërthyer kundër tij. Pas kësaj lufte enkelejtë u detyruan të njihnin përsëri vartësinë nga shteti maqedon. Pas vdekjes së Aleksandrit të Maqedonisë, së bashku me thrakët e qytetet greke, kundër shtetit të Maqedonisë u ngritën edhe enkelejtë. Në kohën e Diadokëve, pasardhësve të Aleksandrit, enkelejtë fituan pavarësinë.
Mbretëria e tyre u mëkëmb, por ajo nuk kishte më fuqinë e mëparëshme. Në këtë kohë, në fillim të shekullit III para e. sonë, në një burim historik, si mbret i enkelejve përmendet Bardhyli i Ri. Aleat i tij u bë Pirrua mbreti i Epirit, me të cilin u lidh edhe me krushqi, duke i dhënë per grua të bijën, Birkenën. Nën sundimin e Bardhylit të Ri mbretëria e enkelejve përfshinte vetëm një pjesë të fiseve të mëparëshme. Pas shek. III enkelejtë e humbën fare rëndësinë e tyre dhe nuk përmendën më. Në shkatërrimin e mbretërisë së enkelejve përveç Maqedonisë, ndikoi edhe invazioni i keltëve të cilët duke u nisur nga viset e Evropës së mesme, kaluan në fillim të shek. III nëpër Ballkan duke shkelur edhe tokat e Ilirisë jugore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Mbreteria e Enkelejve (Bardhyli)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Histori-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum