www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kryengritja e Gjon Kastriotit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kryengritja e Gjon Kastriotit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kryengritja e Gjon Kastriotit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Kryengritja e Gjon Kastriotit Empty
MesazhTitulli: Kryengritja e Gjon Kastriotit   Kryengritja e Gjon Kastriotit EmptyFri Oct 21, 2011 9:43 pm

Rasti i favorshëm për kryengritje u paraqit në vitin 1428 kur sulltan Murati hyri në luftë kundër venedikasve për t’u marrë atyre Selanikut. Veprimet e tyre luftarake turqit i shtrinë edhe në Shqipëri ku synonin t’u merrnin venedikasve qytetet bregdetare dhe në mënyrë të veçantë Durrësin. Mosbesimi ndaj Venedikut e bëri Gjon Kastriotin në fillim ta ruante paqen me sulltanin. Bile një nga djemtë e tij, emrin a të cilit dokumentet përsëri nuk e japin, ndodhej në radhët e ushtrive turke, që bënin presion mbi Durrësin. Ka shumë mundësi që ky djalë të ketë qenë Stanishi, sepse vetëm ky, afërsish këtë kohë, nuk ndodhej pranë të jatit. Më vonë lufta turko-venedikase u zhvillua në sektorë të tjerë, kryesisht rreth qyteteve bregdetare të Greqisë.
Zgjatja e luftës e bindi Gjon Kastriotin se kishte ardhur koha e volitëshme për t’u shkëputur nga vasaliteti i sulltanit. Ai e filloi luftën kundër turqve dhe u shpall aleat i Venedikut, Gjatë kësaj lufte, e cila si duket filloi aty nga viti 1429, forcat shqiptare, në bashkëpunim me repartet venedikase, patën disa suksese. Por më 1430, fati i luftës ndryshoi. Selaniku ra më në fund në duart e turqve. Sulltan Murati i II nisi pastaj ushtritë a veta për të nënshtruar krahinat që kishin ngritur krye. Pasi nënshtruan Greqinë dhe Epirin, ku pushtuan edhe Janinën, ushtri të mëdha turke, nën komandën a Isak Bej Evrenozit, iu drejtuan Shqipërisë.
Me zjarr e me hekur ato e përshkuan vendin dhe e shtypën më në fund kryengritjen shqiptare duke kërcënuar edhe zotërimet e Venedikut. Republika shpejtoi të lidhte paqen me turqit dhe shpëtoi kështu qytetet e saj në Shqipëri. Shqipëtarët, me Gjon Kastriotin, të mbetur vetëm, nuk qenë në gjëndje të vazhdonin rezistencën dhe u detyruan të pranonin kushtet e diktuara prej Isak Beut. Në një letër që Senati i Raguzës i shkruante të dërguarit të saj në Bosnjë, më 18 maj 1430, e njoftonte ndër të tjera: “Sikurse u shkrua më përpara, Turku shtiu dorë Selanikun dhe pasi e shtiu në dorë, dërgoi një pjesë të njerëzve të tij në More dhe pjesën tjetër kundër zotërimeve dhe vendit të Gjon Kastriotit dhe këta i morën Gjonit në fjalë katër fortesa, domethënë kështjella të cilat ia rafshuan për tokë dhe, me sa thuhet, ky Gjoni kërkonte të vinte në marrëveshje me të”.
Me gjithë disfatën që pësoi, Gjon Kastrioti mundi të merrej vesh edhe këtë radhë me turqit dhe të shpëtonte një pjesë të zotërimeve të veta. Nga kështjellat, Kruja dhe Sfetigradi kaluan në duart e turqve të cilët vendosën këtu garnizone ushtarake. Kështjellat e tjera, sikurse thonë burimet, u rrafshuan përtokë. Krahina e Dibrës u shkëput nga zotërimet e Kastriotëve dhe kjo kaloi drejtpërdrejtë nën sundimin turk. Gjon Kastrioti u ngarkua me një haraç të rëndë, u detyrua, si dhe më parë, të shërbente në ushtrinë turke sa herë ta thërriste sulltani dhe veç kësaj të linte në oborrin e Adrianopojës si peng djemtë e vet.
Kushtet që i dïktuan turqit qenë të rënda për Gjon Kastriotin, Zotërimet e tij tani u zvogëluan dhe u kufizuan vetëm në krahinën e Matit. Ai mbeti pa kështjella dhe me presionin e madh turk mbi kokë. Nga vendi i tij i varfër ai duhej të nxirte haraçin e rëndë për sulltani, djemtë e tij, qenë gjithënjë peng në duart e turqve. Për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej, edhe vetë Gjoni u bë, sikurse djemtë e tij dhe mjaft feudalë të tjerë, mysliman, me emrin Hamza. Megjithatë Gjoni nuk hoqi dorë nga shpresa për t’u çliruar nga vartësia e sulltanit.
Por, me forca shumë të pakta, ai i vari shpresat vetëm te ndonjë kthesë në gjëndjen ndërkombëtare.
Ndërkohë, turqit pasi e shtypën kryengritjen dhe e shtrinë sundimin e vet në pjesën më të madhe të Shqipërisë, në vendet pushtuara filluan të vendosnin regjimin e tyre feudal-ushtarak. Sikudo edhe në Shqipëri, ky regjim u vendos pasi u krye regjistrimi i prgjithshëm i tokave dhe i popullsisë. Regjistrimi filloi më 1431.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Kryengritja e Gjon Kastriotit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Kryengritja e Himares (1472)
» Ankara: Sot lirohet atentatori i Papa Gjon Palit II
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Histori-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum