www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Federatat e Fiseve Ilire Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Federatat e Fiseve Ilire Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Federatat e Fiseve Ilire

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Federatat e Fiseve Ilire Empty
MesazhTitulli: Federatat e Fiseve Ilire   Federatat e Fiseve Ilire EmptyFri Oct 21, 2011 9:48 pm

Aty nga shek. VII para e. sonë disa fise ilire si enkelejt, taulantët, molosët, ardianët etj. kishin bashkuar, me sa duket, rreth vehtes edhe fise të tjera ilire dhe kishin formuar federata të veçanta. Të organizuar në këto federata, ilirët ndërmerrnin në këtë kohë inkursione të largëta, qëllimi i të cilave ishte plaçkitja.
Të tilla janë p.sh. inkursionet që kanë bërë në shek. VII p. e. sonë enkelejtë në Delfi dhe taulantët e udhëhequr nga bazileu Galaur në Maqedoni. Luftat dhe plaçkitjet sollën pasurimin dhe forcimin e federatave ilire, të cilat në shek. V përfshinin në gjirin a tyre fise të reja. Kështu, në federatën e taulantëve hynë fiset e parthinëve, abrejve, helidonëve, desaretëve etj. Në këtë kohë veprimtaria e federatave ilire nuk përcaktohej vetëm nga qëllime plaçkitje. Me forcimin e tyre ato filluan të mermin pjesë aktive në ngjarjet politike të kohës, duke lojtur disa herë në to një rol të rëndësishëm.
E tillë është ndërhyrja e taulantëve në luftën sociale të Dyrrahit. më 436, e enkelejve në luftën kundër zgjerimit të shtetit maqedon në tokat e fqinjve të tyre lindorë, lynkestëve, më 423 etj. Në kushtet e luftave të vazhdueshme, pushteti i udhëheqësve ushtarakë - bazilejve, që qëndronin në krye të federatave, u forcua dhe u bë i trashëgueshëm. Në këto lufta mermin pjesë të gjithë burrat e aftë për armë, prandaj në gërmimet arkeologjike ndër varret e burrave armët janë gjetje e zakonëshme.
Bërthamën e ushtrisë e bënte këmbësoria. Në armatimin ilir të shekujve të parë mbizotëronin armët prej bronxi, të cilat më vonë dolën nga përdorimi dhe u zëvëndësuan nga ato prej hekuri. Ilirët përdornin gjithashtu edhe harkun me shigjeta. Shpatat ilire ishin të shkurtëra, më tepër për të shpuar se sa për të prerë. Heshtat ishin të madhësive të ndryshme. Në varret ilire ato zakonisht gjinden nga dy, e disa here edhe tri të vëna njëra pranë tjetrës, gjë që tregon se luftëtarët ilirë mbanin nga dy ose tri heshta.
Si armë mbrojtëse ishin mburoja, parzmorja, kallçitë dhe përkrenarja. Këto janë armë që duken aty nga shek. VI-V para e. r. Ato nuk gjinden në varrin e çdo luftëtari dhe, si duket, hynin në pajisjen e parisë luftarake. Taktika që përdornin në luftë ilirët i përgjigjej karakterit të forcave të tyre të armatosura dhe organizimit të tyre. Si ushtri që përbëhej nga masa e gjerë e pjesëtarëve të fisit të aftë per armë, ajo nuk ishte e përshtatur per një luftë të gjatë e të qëndrueshme. Ajo llogariste më tepër efektin e sulmit të parë.
Ne sulm ilirët shkonin duke bërtitur dhe vringëlluar armët, gjë që e tmerronte armikun. Në rast se armiku i qëndronte këtij rrebeshi atëhere po me atë shpejtësi që fillonte sulmi bëhej edhe tërheqja. Autorët e vjetër i përmendin ilirët si shumë trima e guximtarë.
Të gjitha këto tregojnë se shoqëria ilire në shek. VII-V para e. sonë kishte hyrë në etapat e fundit të rendit të bashkësisë primitive. Në gjirin e saj kishin filluar të lindnin elementet e para të shoqërisë me klasa dhe ishin krijuar premisat per krijimin e formacioneve shtetërore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Federatat e Fiseve Ilire

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Fiset kryesore Ilire
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Histori-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum