www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Pushtimi Turk - Renia e Kalave te fundit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Pushtimi Turk - Renia e Kalave te fundit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Pushtimi Turk - Renia e Kalave te fundit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Pushtimi Turk - Renia e Kalave te fundit Empty
MesazhTitulli: Pushtimi Turk - Renia e Kalave te fundit   Pushtimi Turk - Renia e Kalave te fundit EmptyFri Oct 21, 2011 9:57 pm


Pasi shtiu në dorë Krujën, sulltan Mehmeti i II, dërgoi menjëhere në Shkodër bejlerbeun e Rumelisë Daut Pashën dhe atë të Anadollit Sulejman Pashën së bashku me ushtritë e tyre, të cilët e rrethuan menjëherë kështjellën. Sulmet turqve filluan më 22 qershor 1478. Më 2 korrik erdhi edhe pjesa tjetër e ushtrive turke bashkë me sulltan Fatihun, i cili e vendosi kampin në fushën e Shtojit. Shkodra si dhe më parë Kruja, ishte e rrethuar tashmë nga të katër anët nga një ushtri e madhe turke që numëronte lart nga 200 mijë vetë. Turqit derdhën në vend një numër të madh topash “përbindsha ” siç i quajnë kronistët turq, njëri prej të cilëve hidhte gjyle prej 600 kg. Kalaja e Rozafatit u bombardua pa ndërprerje, më tepër se një muaj. Deri më 27 korrik kundër saj turqit hodhën 506 gjyle. Nën efektin e predhave, kalaja u ça në mjaft vende dhe turqit mundën të depërtonin deri brënda në muret. Por mbrojtësit, duke luftuar gjoks me gjoks, i zprapsën. Krah për krah me burrat, për mbrojtjen e kalasë luftuan edhe gratë e qytetit.
Aty nga fundi i korrikut. sulltani dha urdhër që të ndërmerrej me të gjitha forcat një sulm i madh dhe i përgjithshëm. Sulmi zgjati gjithë ditën dhe u kushtoi turqve 12 mijë të vrarë, por nuk u dha fryt.
Pas dështimit të këtyre sulmeve, Fatihu vendosi të pushtonte tri kalatë që siguronin krahët e Shkodrës, Lezhën, Drishtin dhe Zhabjakun, me qëllim që ta izolonin dhe ta detyronin Republikën e Venedikut të tërhiqej. Së pari turqit iu drejtuan kalasë së Zhabjakut e cila u dorëzua pas një qëndrese të shkurtër. Pastaj ata iu drejtuan Drishtit ku banorët e qytetit bënë një qëndresë të rreptë. Në fillim të shtatorit turqit e shtinë në dorë këtë kala të dytë. Banorët e Drishtit u shpunë të gjithë nën muret e Rozafatit dhe aty u therën për të demoralizuar mbrojtësit trima të Shkodrës. Pastaj ushtritë turke iu drejtuan Lezhës, të cilën e morën me lehtësi pasi komandanti venedikas e braktisi pa luftuar duke i vënë zjarrin qytetit. Sulltani e shtërngoi edhe më tepër bllokimin e Shkodrës, duke ndërtuar anës lumit, prej nga ajo komunikonte fshehurazi, kulla të fortifikuara.
Me afrimin e vjeshtës gjëndja e turqve po bëhej më e vështirë. Një ushtri kaq e madhe nuk mund të dimëronte në fushë të hapur. Nga viset e rrethit të Shkodrës po shtoheshin për ditë sulmet e malsorëve. Në këto kushte sulltani vendosi të largohej nga Shkodra. Më 7 shtator 1478, ai u nis së bashku me pjesën kryesore të ushtrisë duke lënë në Shkodër Ahmet Bej Evrenozin që ta vazhdonte rrethimin edhe gjatë dimërit.
Shkodranët i kërkuan ndihma në armë, ushqime dhe njerëz senatit të Venedikut. Por republika e tregëtarëve të Venedikut duke parë se vazhdimi i luftës i kushtonte shtrenjtë dhe nuk kishte asnjë shpresë fitimi, shpejtoi bisedimet për paqë me sulltanin. Më 25 janar 1479 u nënshkrua më në fund në Stamboll paqa turko-venedikase, në bazë të së cilës Shkodra, Lezha e Drishti i kalonin Turqisë, kurse Durrësi, Ulqini e Butrinti i mbeteshin si dhe më parë republikës.
Kështu Shkodra e cila vazhdonte të mbrohej heroikisht, u detyrua të dorëzohej kundrejt së drejtës që mbrojtësit e saj të largoheshin lirisht, me armët dhe kamjen e tyre. Për të mos rënë nën skllavërinë e urryer të turqve, banorët e fundit të qytetit, braktisën atdheun dhe mërguan në Venedik.
Mbrojtja heroike e Shkodrës pati një jehonë të gjërë në vendet e ndryshme të Evropës. Ajo u përjetësua në një varg kronikash dhe veprash artistike të kohës. Piktori i madh i Rilindjes, Paolo Veroneze, i kushtoi “Mbrojtjes së Shkodrës” një nga kryeveprat e tij që ndodhet në pallatin e dikurshëm të dogjëve, në Venedik..
Me përjashtim të Durrësit dhe Ulqinit, qytetet e Shqipërisë ranë më në fund në duart e Fatihut, i cili e kaloi gjithë jetën e tij në luftë kundër shqiptarëve. Ky vend shënon kronisti turk Idriz-i Bitlisi që i pa i shkaktuar kaqë brenga dhe mundime Fatihut, qysh ditën që hipi në fron u bë më në fund, nga mbarimi i jetës së tij, krejt tokë turke. Megjithatë, Shqipëria nuk ishte pushtuar akoma krejtësisht nga turqit. Krahinat malore vazhdonin të ishin gjithnjë të lira. Këtu rezistenca shqiptare akoma nuk ishte shtypur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Pushtimi Turk - Renia e Kalave te fundit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Rënia e flokëve
» Shqiperia dhe Turqia - Vershimi Turk ne Ballkan
» Renia e Kostandinopojes (1453)
» Renia e flokeve, keshilla si ta ndalim
» Wenger: Rënia e Chelseat t’i ndodhë të gjithëve
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Histori-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum