www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Renia e Kostandinopojes (1453) Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Renia e Kostandinopojes (1453) Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Renia e Kostandinopojes (1453)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Renia e Kostandinopojes (1453) Empty
MesazhTitulli: Renia e Kostandinopojes (1453)   Renia e Kostandinopojes (1453) EmptyFri Oct 21, 2011 9:59 pm

Hipja e Mehmetit të II (1451-1481) në fronin e sulltanëve shënoi për Turqinë një periudhë të re luftash të cilat sollën zgjerimin e mëtejshëm të kufijve të saj. Sulltani i ri kishte ambicjen të fuste nën hijen e Islamit gjithë Lindjen dhe Perëndimin domethënë gjithë teritoret e dikurshme të Perandorisë Bizantine dhe të Perandorisë Romake. Me synime të tilla, ishte afër mëndjes se sulltani i ri, që kishte pësuar së bashku me të jatin disfatën e turpshme të Krujës, nuk do të linte pa nënshtruar edhe Shqipërinë, përmes së cilës kalonin rrugët më të shkurta për në Romë ku ai ëndërronte të vendoste flamurin e vet.
Në vitin e parë të mbretërimit të tij, Mehmeti i II, i zënë me ekspeditat që kreu në Azinë e Vogël kundër sundimtarëve Karamanisë dhe Mendeshës, nuk e trazoi Shqipërinë. Kjo i dha rast Skënderbeut të merrte masa për forcimin e mbrojtjes së vendit, të meremetonte kështjellën e dëmtuar të Krujës dhe të ndërtonte një kështjellë të re, në Modricë, në grykën e Dibrës nga ku hynin zakonisht ushtritë turke.
Por vitin tjetër, më 1452, kur i pati duart e lira, Mehmeti i II dërgoi kundër Shqipërisë në të njëjtën kohë dy ekspedita me qëllim që ta vinin ushtrinë e Skënder-beut midis dy zjarresh. Por të dy këto ekspedita u thyen njera pas tjetrës përpara se ato të bashkoheshin, e para më 21 korrik në afërsitë e Modricës ku u zu rob dhe komandanti turk Hamza Pasha, dhe e dyta pak më vonë në fushën e Meçadit ku ushtria turke u thye plotësisht duke lënë të vrarë edhe komandantin e saj, Talip Pashën. Oficerët turq që zuri rob, Skenderbeu ia ktheu sulltanit pasi mori prej tij një shpërblim prej 13 mijë dukatash.
Në prillin e vitit 1453 një ushtri e re turke, nën komandën e Ibrahim Beut, iu afrua kufijve të Shqipërisë, por edhe kjo u thye prej Skenderbeut në betejën që u zhvillua më 22 prill, në fushën e Pollogut, midis Dibrës dhe Tetovës.
Pak më vonë, më 29 maj 1453 Mehmeti i II pushtoi Kostandinopojën dhe e bëri këtë kryeqytetin e turqve. Rënia e Kostandinopojës ose e Stambollit siç e quajtën më vonë turqit kryeqytetin e tyre shkaktoi një panik të madh në Evropë. Mehmeti i II ose “Fatihu” (Pushtuesi), siç filloi të mbiquhej nga turqit pas pushtimit të Stambollit, ia drejtoi tani vëmëndjen e vet pushtimit të Evropës që vazhdonte të ishte e përçarë nga luftat e brëndëshme. Venediku dhe Napoli, që tani krenoheshin drejtpërdrejt, ishin të zhytur në luftë me rivalët e tyre. Venediku ishte në luftë me Milanon, Napoli me Gjenovën dhe Firencën. Nga vënde të ndrysme dolën zëra për të organizuar një kryqëzatë të madhe për të shpëtuar qytetërimin evropian nga rreziku turk. U bë për këtë qëllim, më 1453, një mbledhje e madhe në Romë, por ajo nuk dha ndonjë rezultat. Rezultat nuk dhanë as dy mbledhjet e tjera që u bënë më 1454, në Ratisbonë dhe Frankfurt mbi Main (Gjermani). Shtetet evropiane vazhdonin të ishin të përçara. Më 1454 Republika e Venedikut, me qëllim që t’ua ngarkonte të tjerëve barrën e luftës kundër turqve, nënshkroi me sulltanin, më 18 prill 1454, një marrëveshje paqje dhe miqësie.
Pas rënies së Kostandinopojës, Skënderbeu i shtoi përpjekjet për të siguruar aleancën me fuqitë e tjera evropiane. Ai nisi delegatë në Napoli, Romë, Venedik dhe Raguzë për të kërkuar ndihma ushtarake dhe financiare. Alfonsit i kërkoi veç të tjerave edhe topa, pa të cilët nuk mund të merreshin kështjellat. Por Alfonsi i dërgoi vetëm premtimin se do t’i jepte Skënderbeut një pension prej 1.500 dukatash në vit nga të ardhurat që do të nxirrte prej kriporeve të Rodonit, të cilat kishin kaluar në duart e mbretit të Napolit. Papa u përgjegj me një ndihmë të parëndësishme financiare. Venediku e siguroi se do ta ruante miqësinë me të, prapa këtyre fjalëve fshihej qëllimi i republikës për ta lënë Skënderbeun të përleshej me Mehmetin e II. Vetëm Raguza i dha Skënderbeut një përkrahje të rëndësishme politike. Ajo u bë ndërmjetëse pranë Hungarisë, Sërbisë dhe Shqipërisë për të formuar një koalicion luftarak kunkër turqve. Kështu e vetmja shpresë e shqipëtarëve mbeti tek lufta e përbashkët me popujt ballkanikë.
Frika e formimit të koalicionit hungaro-serbo-shqiptar e nxiti Mehmetin e II të kryente më 1454 një fushatë ushtarake kundër Serbisë, për të hapur rrugën drejt Hungarisë. Por Huniadi, në krye të ushtrive hungareze, kaloi Danubin dhe e theu ushtrinë turke në Serbi duke zënë rob edhe komandantin e saj, Feriz Pashën.
Për të forcuar gjëndjen e brëndëshme, Skënderbeu bëri përpjekje të afrohej edhe me bujarët separatistë, me Arianitët dhe Dukagjinët. Me ndërhyrjen e papës, i cili i kërcënoi me mallkim, Dukagjinët u pajtuan me Skënderbeun. Por marrëdhënjet me Arianitët u prishën përsëri. Më 1454. Gjergj Arianiti kaloi në anën e Venedikut dhe i preu fare marrëdhënjet me Skënderbeun. Autoriteti i tij, si duket tani kishte rënë sepse pas vitit 1454 ai nuk lojti ndonjë rol në ngjarjet politike të Shqipërisë.
Për shkak të disfatës që pësuan në Sërbi, turqit nuk kryen atë vit ndonjë ekspeditë ushtarake kundër Shqipërisë. Kjo i dha rast Skënderbeut që të përgatitej për të marrë në dorë inisiativën e luftës kundër turqve. Nga të dy kështjellat kryesore të pushtuara prej turqve, ajo e Beratit dhe Sfetigradit, në shtabin ushtarak të Skënderbeut, u vendos të sulmohej më parë kështjella e Beratit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Renia e Kostandinopojes (1453)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Formimi i Shtetit Shqiptar (1450-1453)
» Rënia e flokëve
» Rënia e flokëve (alopesia)
» Renia e flokeve, keshilla si ta ndalim
» Wenger: Rënia e Chelseat t’i ndodhë të gjithëve
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Histori-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum