www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Rrethimi i Katert i Krujes (1476-1478) Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Rrethimi i Katert i Krujes (1476-1478) Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rrethimi i Katert i Krujes (1476-1478)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Rrethimi i Katert i Krujes (1476-1478) Empty
MesazhTitulli: Rrethimi i Katert i Krujes (1476-1478)   Rrethimi i Katert i Krujes (1476-1478) EmptyFri Oct 21, 2011 10:02 pm

Me vdekjen e Skënderbeut populli shqiptar mbeti pa udhëheqësin e vet të shquar në çastin më tragjik të historisë së tij. Nga njëra anë qëndronin turqit e egërsuar, forca ushtarake e të cilëve po rritej. Nga ana tjetër shtetet evropiane vazhdonin të ishin të përçara pa shpresë se do të ndërmernin ndonjë fushatë serioze të përbashkët kundër osmanllijve. Brenda në Shqipëri, tani, nuk kishte ndonjë personalitet që të gëzonte edhe aftësitë ushtarak, edhe autoritetin politik për të cilën kishte nevojë rezistenca shqiptare. Biri i Skënderbeut, Gjoni, ishte shumë i ri për të zënë vendir e udhëheqësit. Bile, bashkë me t’ëmën, ai e la vendin dhe u vendos në Mbretërinë e Napolit, në feudet që Ferdinandi i kishte dhuruar si shpërblim Skënderbeut. Krerët e tjerë feudalë, i humbën shpresat për fitore dhe njëri pas tjetrit ose e braktisën vendin dhe shkuan përtej detit ose dezertuan dhe u bashkuan me armikun. Masa të mëdha fshatarësh, sidomos nga viset e ulta, për t’i shpëtuar zgjedhës turke, zgjodhën si rrugë shpëtimi mërgimin jashtë vendit dhe u vendosën në Itali dhe në qytetet e Dalmacisë.
Megjithatë pjesa e popullsisë që mbeti e vazhdoi luftën kundër turqve. Në krye të forcave shqiptare u vu Lekë Dukagjini, zotërimet të cilit ishin drejtpërdrejt në rrezik tani që turqit i përqëndruan sulmet e tyre kundër kalave të Shqipërisë së veriut (Lezhës, Drishtit, Danjës, Shkodrës). Tani Republika e Venedikut e cila vazhdonte të ishte në luftë me turqit, tregonte një interesim më të madh për rezistencën shqiptare. Sidomos më 1470 kur pësoi disfata të rënda në Greqi, ajo u përpoq të ndihmonte Lekë Dukagjinin, që ta vazhdonte luftën kundër turqve me qëllim që të shpëtonte zotërimet e saj në Shqipëri dhe të siguronte kushte më të mira në paqën që përpiqej të lidhte me turqit. Lekë Dukagjini, duke pasur nevojë për ndihmën e republikës, hyri krejtësisht nën mbrojtjen e saj. Mbrojtjen e qyteteve e morën tashti përsipër kryesisht forcat shqiptare.
Sulltan Fatihu kujtoi se me vdekjen e Skënderbeut do ta thyente lehtë rezistencën shqiptare. Për këtë qëllim ai nisi kundër Shqipërisë repartet kinxhijve turq, të cilët dy here në vit, në kohën e korrjeve dhe të mbjelljeve, përshkonin me zjarr e me hekur krejt vendin e panënshtruar. Por edhe këto vale shkatërrimtare nuk e thyen dot moralin e shqiptarëve.
Më 1474, një ushtri e madhe turke e udhëhequr nga bejlerbeu i Rumeli Sulejman Pasha, u drejtua kundër Shqiperisë së veriut, për të marrë Shkodrën. Mehmeti i II ngutej ta mposhte rezistencën shqiptare për të kaluar sa më parë në Itali. Turqit e rrethuan Shkodrën dhe e bombarduan për një muaj rresht me artileri, por kështjellën nuk e morën dot. Lëvizja në drejtim të jugut e ushtrive hungareze të mbretit Mathias, e detyroi sulltanin ta pezullonte përkohësisht rrethimin e Shkodrës. Në vend të Sulejman Pashës, i cili u dërgua në fronte të tjera, Fatihu dërgoi sanxhakbeun e Bosnjes, Skënder Pashën i cili u dërgua në fronte të tjera , Fatiu dërgoi sanxhakbeun e Bosnjes Skënder Pashën, që ta shkretonte me anën e akinxhijve gjithë Shqipërinë veriore.
Pak më vonë Mehmeti i II pësoi dy disfata të mëdha, njërën në Hungari, tjetrën në Lepant. Për të kompensuar këto dy humbje Fatihu, kërkoi të pushtonte po atë vit Shkodrën dhe me këtë barrë, ngarkoi gjeneralin e vet të shquar Gjedik Ahmet Pashën, një devsh shqiptar, por ky nuk pranoi të merrte përsipër këtë detyrë ndoshta sepse nuk donte, sipas kronistit turk Hami Danishment, të luftonte kundër bashkatdhetarëve të tij ose parashikonte, sipas kronistit Ahmet Bahaudin, se do të pësonte disfatë si dhe komandantët e mëparshëm turq. Gjedik Ahmet Pasha u burgos dhe organizimin e ekspedites kundër Shqipërisë mori në dorë vetë sulltani.
Ekspedita u përgatit për një kohë të gjatë. Para së gjithash u dërguan reparte speciale të cilat sheshuan rrugët dhe ndreqën urat. Pastaj në vitin 1476, një ushtri e madhe turke nën komandën e Ahmet Bej Evrenozit erdhi në Shqipëri dhe rrethoi për të katërtën herë Krujën me qëllim qe ta mbante të bllokuar deri sa ta detyronte të dorëzohej nga uria. Rrethimi vazhdoi edhe në vitin 1477. Nga bllokimi i gjatë ushqimet mbaruan dhe uria arriti kulmin duke e bërë të dëshpërueshme gjendjen e të rrethuarve. Një ushtri shqiptaro-venedikase e udhëhequr nga Lekë Dukagjini dhe Antonio Loredano i vajti në ndihmë qytetit të rrethuar. Më 2 shtator 1477 ata sulmuan ushtrinë turke dhe pas një lufte të ashpër në të cilën mori pjesë edhe garnizoni i Krujës që doli nga kështjella e thyen Ahmet Bej Evrenozin. Por forcat shqiptare e venedikase nuk ditën ta shfrytëzonin fitoren e tyre. Duke rënë pas plaçkës, ata i dhanë mundësinë komandantit turk ta grumbuIlonte përsëri ushtrinë dhe t’i sulmonte duke i thyer ata keqas. Pastaj Ahmet Bej Evrenozi vazhdoi përsëri bllokimin e keshtjellës.
Me 1478 kundër Shqipërisë u nis edhe vetë sulltan Mehmeti i II me pjesën tjetër të ushtrive turke, i vendosur t’i jepte fund me çdo kusht rezistencës shqiptare, të pushtonte Shkodrën dhe qytetet e tjera. Për të katërtën herë sulltani pushtues u duk përsëri nën muret e Krujës që po rezistonte heroikisht. Por tani gjëndja e të rrethuarve ishte keqësuar aq shumë, sa përveç, ushqimeve ata tani, nuk kishin as armë me se të mbroheshin. Të shtrënguar nga uria dhe nga mungesa e armëve, mbrojtësit e Krujës, më në fund, pranuan, më 16 qershor 1478 propozimin e sulltanit që të dorëzonin kështjllën kundrejt së drejtës për t’u larguar të lirë nga qyteti. Por Mehmeti i II e theu fjalën. Me urdhërin e tij, turqit u ranë me të pabesë mbrojtësve heroikë që po linin qytetin bashkë me familjet e tyre. Një pjesë e madhe u therën në vend ndërsa gratë e fëmijtë u shitën si skllevër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Rrethimi i Katert i Krujes (1476-1478)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Rrethimi i Dyte i Krujes (1468)
» Rrethimi i Pare i Krujes (1450)
» Rrethimi i Trete i Krujes - Vdekja e Skenderbeut
» City rrëmben pozitën e katërt
» Mancini i kënaqur me vendin e katërt
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Histori-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum