www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Shtrirja dhe Vendbanimet e ilireve Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Shtrirja dhe Vendbanimet e ilireve Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shtrirja dhe Vendbanimet e ilireve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Shtrirja dhe Vendbanimet e ilireve Empty
MesazhTitulli: Shtrirja dhe Vendbanimet e ilireve   Shtrirja dhe Vendbanimet e ilireve EmptyFri Oct 21, 2011 10:16 pm

Në kohë të vjetra ilirët përbënin një nga popullsitë më të mëdha të Evropës. Ata shtriheshin në një trevë të hapët, që kishte në veri si kufi Danubin dhe shkonte në jugë deri në kufitë e Greqisë antike, në gjirin e Ambrakisë. Në perëndim kufiri i natyror i tyre ishte Adriatiku, kurse në lindje Morava, Vardari, dhe vargu i maleve Varnos i ndante ata afërsisht nga thrakët e maqedonët. Ilirë, thrakë, e maqedonë duket se ishin të afërt midis tyre. Në brezat kufitarë ku ata jetonin pranë dhe të përzier me njëri tjetrin dalloheshin me vështirësi. Nuk janë të ralla rastet kur autorët antikë ngatërrojnë karakterin etnik të fiseve të tilla.
Sipas të dhënave të autorëve të vjetër fiset kryesore ilire ishin shpërndarë ne këtë mënyrë: Në Slloveni, Kroaci, Dalmaci. Bosnjë e Herçegovinë banonin japodët, liburnët, dalmatët, desidiatët, ardianët dhe fise të tjera të vogla; në kosovë, dardanët; në luginën e Drinit të Zi, penestët; në atë të lumit Vardar, paionët; në Mal të Zi, dokleatët; në rrethet e liqenit të Shkodrës e deri thellë në malsinë e veriut, labeatët; në grykën e Drinit, abrejt; ne Breg të Matjes, parthinët: në malsinë e Lezhës, në Mirditë dhe në krahinën e sotme të Matit, pirustët. Një ndër fiset më të fuqishme të Ilirisë jugore taulantët, zinin krahinat bregdetare midis lumenjve Mat e Vjosë. Në lindje të tyre, në rrethet e Krujës ishin albanët në luginën e mesme të Shkumbinit, në Mokër e çërmënikë, kandavët; në fushën e Korçës e të Devollit deri tek liqejt Lynkestë (liqejt e Ohrit e Prespës), enkelejtë; në lindje të tyre, përtej liqejve, lynkestët dhe më në jugë, eordejtë. Në krahinat malore të Gorës, Oparit e Skraparit. dasaretët; midis Vjosës dhe Osumit, në krahinën e trës së sotme, atintanët; në luginën e Shushicës, amantët.
Në jug të Vjosës dhe përtej maleve të Kudhësit e Llogarasë banonin fiset ilire të Epirit. Midis tyre më të përmendurit janë kaonët, që zinin krahinat bregdetare të Jonit verior, thesprotët që banonin në Çamërinë e sotme dhe molosët, në jug të Vjosës së sipërme dhe në fushën pjrellore të Janinës, të quajtur atëhere fusha e Heliopisë.
Në jug të tyre banonin disa fise greke të përziera me ato ilire, kurse fise ilire shtriheshin në grupe të veçuara edhe përtej kufijve të Greqisë antike në Akarnani e Etoli. Ishulli i Korfuzit banohej gjithashtu nga ilirë. Disa dijetarë, duke u nisur nga elemente të shkëputura kulture që janë përhapur më vonë në Epir dhe nga gjuha greke e monumenteve epigrafike të Epirit kanë shprehur mendimin se banorët e kësaj krahine ishin grekë. Ky mendim është në kundërshtim me dëshmitë e historianëve dhe gjeografëve antikë dhe me rezultatet e studimeve të sotme gjuhësore dhe arkeologjike.
Emri Epir (Epeiroe, që do të thotë stere ose tokë kontinentale, është një shprehje gjeografike me të cilën banorët grekë të ishujve të Jonit, duke u nisur nga pozita e tyre ishullore, kanë quajtur krahinat përballë tyre. Më vonë ky emër u përhap edhe mbi krahinat e brendëshme që banoheshin nga e njëjta popullsi dhe që e përmblodh pastaj në njësitë e ndryshme politike që u krijuan në Epir.
Vetë Tuqiditi i quan banorët e Epirit barbarë, shprehje me të cilën grekët quanin gjithë ato popullsi që nuk ishin greke, ndërsa një bashkëkohës i tij, gjeografi Efori nga Kama, në përshkrimin e Greqisë, si kufij veriorë të saj shënon Akarnaninë, duke lënë jashtë botës greke krahinat e Epirit.
Në Epir janë gjetur me shumicë emra personash, fisesh dhe emra gjeografikë me prejardhje ilire. Kështu p.sh. emra personash: Dastidi, Anyla, Tarypi:. emra fisesh: kaonët, molosët, prasaibët; emra gjeografikë: mali Tamnar, mali Asnau, lumi Thyam, etj. Edhe gjetjet arkeologjike, megjithëse të pakta, faktohen me traditën e shkruar të lashtë dhe me të dhënat gjuhësore.
Zbulimet arkeologjike të bëra kohët e fundit në tumulat e fushës së Dropullit kanë treguar qartë origjinën ilire të banorëve të kësaj krahine.
Përhapja e kulturës dhe e gjuhës greke në Epir janë fenomene të vona. Ato fillojnë pas themelimit të kolonive në bregun e Ilirisë dhe zgjerohen më tepër në kohën e mëpastajme sidomos në kohën helenistike, kur kultura dhe gjuha greke u përhap ku më shumë e ku më pak në krahina të gjera të botës antike duke përfshirë këtu edhe Epirin e krahina të tjera të Ilirisë.
Sipas të dhënave epigrafike greqishtja e përdorur në Epir është e dialektit dorik, gjë që provon, hyrjen e vonë të saj këtu nëpërmjet kolonive dorike të Jonit.Me përhapjen e kulturës dhe të gjuhës greke, fytyra e Epirit të lashtë ngryshoi deri diku nga pikëpamja kulturale, por kjo nuk solli ndryshime në përbërjen etnike të popullsisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Shtrirja dhe Vendbanimet e ilireve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Histori-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum