www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Shumëqka për Psikologji Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Shumëqka për Psikologji Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shumëqka për Psikologji

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lambiano
Anëtar/e me përvoj
Anëtar/e me përvoj
lambiano

Numri i postimeve : 362
Data regjis. : 08/12/2011
Location : Earth

Shumëqka për Psikologji Empty
MesazhTitulli: Shumëqka për Psikologji   Shumëqka për Psikologji EmptyThu Dec 08, 2011 8:15 am

Psikologjia është një shkencë magjepëse që prek çdo aspekt të jetës sonë.

Definicioni i vjetër që psikologjia është shkenca mbi shpirtin është i pamjaftueshëm. Sepse ai në fakt vetëm shpjegon prejardhjën e fjalës „psikologji“. Pra sipas domethënies së fjalëve të përngjitura greqishte „psyhe = shpirt“ dhe „logos = shkencë“. Por psikologjia është më shumë se vetëm një shkencë mbi shpirtin, mbi jetën e brendshme të njeriut. Jeta shpirtërore e njeriut ka edhe anën e jashtme.

Nga pikëmpamja e sotme konceptohet psikologjia si shkencë, e cila hulumton proceset dhe gjendjet e vetëdijshme si dhe arsyet dhe ndikimit e tyre.

Psikokologjia është shkenca e sjelljes dhe e kognicionit. Sjellja përgjithësisht përkufizohet si gjithëçka që ne bëjmë, sidomos nëse kjo mund të vëzhgohet prej të tjerëve. Kognicioni, përfshin proceset mendore, si p.sh. të menduarit, të perceptuarit, të ëndërruarit, kujtesën etj. Këto procese njohëse zakonisht nuk mund të vëzhgohen per se dhe shpesh hulumtohen përmes eksperimenteve (vetëraportimeve, pyetësorëve etj).

Psikologjia mund të definohet, apo përshkruhet edhe përmes katër qëllimeve të saja. Katër qëllimet, apo katër fushat themelore të psikologjisë janë: përshkrimi, parashikimi, kontrolli si dhe shpjegimi.

Pyetjes së çfarë është psikologjia, sot mundesh ti përgjigjësh edhe përmes përshkrimit të disa prej degëve të saj. Ato ilustrojnë më së miri ndryshueshmërine që ekziston sot në psikolgji. Katër nëndeget kryesore te psikologjisë janë: Psikologjia sociale; Psikologjia e përgjithëshme; Psikologjia klinike si dhe Psikologjia aplikative. Duhet të theksohet se psikologjia si shkencë apo si lëndë dita më ditë është duku u ndarë në degë të reja. Dega e psikologjisë ka momentalisht rreth 50 seksione, nëndegë të ndryshme të cilat hulumtojnë aspekte të jetës sonë.

Shpeshherë ndodh që të ngatërrohen profesioni i psikologut me atë të psikiatrit. Prandaj është e rëndësishme që të bëhet dallimi mes psikologut (psikologut klinik) dhe psikiatrit.

Psikiatri nuk mund të krahasohet më psikologun. Ai është krejt ndryshe. Psikiatrët janë mjekë të specializuar të trajtimin e sjelljeve anormale dhe si të tillë ata mund të rekomandojnë medikamente, gjë që smund ta bëjnë psikologët. Psikiatrët ndjekin shkollën mjeksore dhe janë në fillim doktor në mjeksi. Ata pastaj specializohen në trajtimin e sjelles anormale, sëmundjet psikike. Psikiatrët shohin te problemet e sjelljës së pacientit shkaqe mjeksore dhe në këtë mënyrë përdorin trajtim mjeksor, dmth. terapi me medikamente, krahas terapisë psikologjike. Psikiatria është degë e mjeksisë, jo e psikologjisë.

Psikologu klinik diplomon në psikologji dhe më pas vazhdon studimet pasuniversitare. Zakonisht pas dy apo tre vjetësh i jepet grada e zakonshme për psikologët klinik, e cila mvaret nga çdo shtet. Pas kësaj, ai duhet të praktikoj një kohë të gjatë në një instuticion nën kujdesjën e psikologëve të tjerë ose psikiatërve, para se të fillojë të trajtojë, diagnostifikojë njerëzit në menyrë të pavarur në praks private.

Ph. D. ose Dr. phil. (doktor i filozofisë)…..

Shkruar nga ~lambiano~

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Shumëqka për Psikologji

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Psikologji- " Inteligjenca"
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Psikologji / Filozofi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | Computers and Internet | Internet | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum