www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Blerim Destani  së shpejti në Hollivud Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Blerim Destani  së shpejti në Hollivud Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Blerim Destani së shpejti në Hollivud

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

Blerim Destani  së shpejti në Hollivud Empty
MesazhTitulli: Blerim Destani së shpejti në Hollivud   Blerim Destani  së shpejti në Hollivud EmptySat Dec 05, 2009 11:43 pm

Blerim Destani  së shpejti në Hollivud Blerim-DestaniNe këtë fillim dhjetori ai do të shfaqet në premierën e filmit belg “Dossier K”, ku interpreton një nga rolet kryesore.
Është i bukur, i adhuruar nga femrat, dhe tani mjaft i suksesshëm në kinema. Ambiciet e tij shkojnë deri në Hollivud, ku ai pritet të zhvendoset për të jetuar atje. Sigurisht, suksesi i tij me “Get Low”, që u prezantua në Festivalin e Torontos janë edhe një shtysë për aktorin kosovar.
Në këtë intervistë për “Bluetooth”, aktori Blerim Destani tregon më tepër se kaq…

Filmi juaj Get Low” u prezantua në Festivalin e Torontos. Vetë nuk keni qenë prezent, por cilat janë komentet dhe opinionet që keni marrë për të?
Nuk isha prezent në premierën botërore për shkak se isha në fazën përgatitore të filmit më të ri timit, “Die Wanderhure”, xhirimet e të cilit sapo i përfunduam. Kuptohet që të gjitha komentet dhe opinionet më janë përcjellë. Padyshim, ishte një sukses i madh, që pas projeksionit ishte përcjellë edhe me duartrokitje frenetike nga të pranishmit në skenë. Robert Duvall, Bill Murray e Sissy Spacek janë mbajtur gjatë skenë me duartrokitje. Filmin e shoqëruan edhe shumë vlerësime nga producentët, por ajo që më së shumti ishte përfolur nga kolegët ishte se, “Robert Duvall pas një kohe të gjatë kthehet në ekranet e kinemave me një rol kryesor duke e rishfaqur madhështinë e tij”. Së shpejti priten edhe prezantimet e filmit në Evropë, ku edhe unë do të jem pjesëmarrës në prezantimit të filmit.

Ky film ishte një prodhim Hollivudi. Është ky një hap që do të drejtojë tashmë rrugën tuaj për në Hollivud?
Për secilin aktor, në çdo cep të botës, Hollivudi është ëndrra dhe pikësynimi i tij. Unë jam i lumtur që pata rastin të jem i angazhuar në një projekt të tillë dhe që mu dha rasti që të kem bashkëpunim me yje të kategorisë më të lartë të kinematografisë. Kuptohet që nga ky bashkëpunim i imi unë përfitova edhe miqësi të reja, dhe për momentin jam duke shqyrtuar disa oferta të tjera. Kështu që në fillim të vitit 2010 do të qëndroj disa muaj në L.A.


Si do ta përkufizonit Hollivudin dhe çfarë synimesh keni ju si aktor në lidhje me të?
Është diçka për të cilën secili ka përfytyrimin e vet, dhe mirë që është kështu. Unë, kuptohet, po ashtu. Ajo që unë e kam si pikësynim është të vendos ura të shëndosha bashkëpunimi. Pasi, atje gjendet industria kryesore e kinematografisë. Atë industri e udhëheqin studiot e mëdha, që do të thotë producentët. Atje producentët, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, prodhojnë filma. Dhe, ashtu siç është në çdo industri, prodhimi e ka edhe tregun e vet ku duhet të plasohet. Mendoj se ajo që unë posedoj mund dhe duhet të bëhet pjesë e asaj industrie kinematografike.

“Koha e kometës” është një film që u prit me sukses në Shqipëri. Ashtu si edhe performanca juaj. Ju vet si do ta komentonit atë rol, atë film dhe a jeni i kënaqur me vlerësimet që keni marrë?
Padyshim që “Koha e kometës” ishte film i suksesshëm, që në të vërtetë ishte edhe sukses i imi. Jam shumë i kënaqur me vlerësimet që kam marrë, pasi pas dy filmave paraprak që kisha realizuar, roli i Shestanit tek unë rumbullakësoi një cikël të përvojës sime të atëhershme.

A do të udhëtoni me këtë film në ndonjë tjetër festival?
Filmi vazhdon jetën e vet nëpër festivale ndërkombëtare. Pas prezantimin në Montreal kishte vlerësime shumë të mira, dhe tani presim që edhe distribuimi i tij të vazhdojë edhe më tej.

Keni oferta nga regjisorët shqiptarë, dhe konkretisht do të vazhdoni të bashkëpunoni me Fatmir Koçin?
Kam pasur disa oferta, por fatkeqësisht terminet e mia ishin shumë të ngjeshura dhe nuk munda të realizoj ndonjë bashkëpunim. Me Fatmir Koçin, ndoshta do të vazhdojmë bashkëpunimin, por kjo nuk varet vetëm nga dëshira jonë për bashkëpunim, e cila nuk mungon, por edhe nga kushtet që i diktojnë produksionet.

Me cilët prej aktorëve shqiptarë keni miqësi dhe cili është opinioni juaj për aktorët shqiptarë?
Kam miqësi me shumë aktorë, por nuk dua të përmend emra, pasi nuk dua të krijohen shtigje për keqkuptime. Në përgjithësi mendoj se aktorët shqiptarë kanë një potencial të mjaftueshëm për të qenë pjesë e një kinematografie edhe më të rëndësishme se sa për momentin është kinematografia shqiptare.

Cili është idhulli juaj në kinematografinë botërore dhe atë shqiptare?
Bekim Fehmiu për mua ka qenë dhe është inspirimi im i pashtershëm. Ai ishte artisti i parë dhe i vetmi në ato përmasa që vlerat tona i ngriti në nivel aq të lartë, dhe për mua është një udhërrëfyes i mirëfilltë.

Cila është ëndrra juaj, me cilin nga regjisorët dhe aktorët hollivudianë do të donit të bashkëpunonit?
Zakonisht ëndrrat dhe dëshirat në shumicën e rasteve janë mbi realitetin, por ato janë edhe motori që përherë na shtyn përpara. Do t’i përgjigjem vetëm gjysmës së pyetjes suaj, do kisha dashur të luaj bashkë me Sean Penn, pasi lista e regjisorëve është shumë e gjatë.

Cili është filmi juaj i fundit që keni parë dhe cila është përshtypja juaj për të?
Shoh shumë filma, tani pres me padurim, në fillim të dhjetorit, të shoh premierën e filmit belg “Dossier K”, ku luaj një nga rolet kryesore. /BLUETOOTH/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Blerim Destani së shpejti në Hollivud

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Blerim Destani martohet këtë vit
» Blerim Destani: Oferte e re ne Los Angeles
» Genta së shpejti me këngë të re
» Së shpejti videoklipi i ri nga Fugaa
» Ryva Kajtazi, se shpejti me videoklip te ri
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum