www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


“Jo”-ja e Zvicrës ndaj minareve, Danimarka kërkon referendum, Italia pro vendimit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


“Jo”-ja e Zvicrës ndaj minareve, Danimarka kërkon referendum, Italia pro vendimit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 “Jo”-ja e Zvicrës ndaj minareve, Danimarka kërkon referendum, Italia pro vendimit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

“Jo”-ja e Zvicrës ndaj minareve, Danimarka kërkon referendum, Italia pro vendimit Empty
MesazhTitulli: “Jo”-ja e Zvicrës ndaj minareve, Danimarka kërkon referendum, Italia pro vendimit   “Jo”-ja e Zvicrës ndaj minareve, Danimarka kërkon referendum, Italia pro vendimit EmptyMon Dec 07, 2009 7:54 am

“Jo”-ja e Zvicrës ndaj minareve, Danimarka kërkon referendum, Italia pro vendimit

Reagimet e qeverive dhe institucione ndërkombëtare : Goditje e rëndë ndaj lirisë fetare. Për BE-në është një sinjal negativ.

Ka shkaktuar shumë polemika e diskutime të forta “Jo”-ja e zviceranëve në referendumin e së dielës ndaj ndërtimit të minareve.
Janë të shumta deklaratat “shqetësuese” nga qeveri e institucione ndërkombëtare pas rezultatit të votës, por nga ana tjetër duket se vendimi i Zvicrës do të shërbejë si precedent në shtete të tjera të Europës.
Në Danimarkë, Partia e Popullit Danez, një formacion nacionalist i njohur për qëndrimet e tij kundër emigrantëve, njoftoi pikërisht dje, se ka ndërmend të kërkojë organizimin e një referendumi të ngjashëm me atë që u mbajt të dielën në Zvicër kundër ndërtimit të minareve.
Pia Kjaersgard, liderja e partisë komentoi me tone pozitive votën e zviceranëve.
“Është diçka shumë e mirë që populli të mund të shprehet në lidhje me tema të tilla”, - tha ajo.
I të njëjtit mendim është shprehur edhe ministri i Brendshëm italian, Roberto Maroni, partia e të cilit, “Lidhja e Veriut”, njihet gjithashtu për qëndrimet aspak dashamirëse ndaj emigrantëve në vend.
“Është gjithnjë e dobishme në demokraci të dëgjohet vullneti i popullit dhe jo elitat.
Lidhja e bën këtë”, - tha Maroni që nga Brukseli, ku mori pjesë në Këshillin e Ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë së Bashkimit Europian.
Ndërkohë, Vatikani është shprehur i shqetësuar në lidhje me vendimin.
Kreu i Këshillit Papal të Emigrantëve, monsinjor Antonio Maria Veglio, tha se është në të njëjtën linjë me peshkopët zviceranë, të cilët deklaruan dje shqetësim të thellë për atë që e cilësuan si një goditje të fortë kundër lirisë dhe integrimit fetar.
“Nuk e kuptoj sesi mund të ndalohet liria fetare e një pakice ose një grupi personash të kenë kishën e tyre”, - deklaroi Veglio në lidhje me referendumin. Ndaj këtij të fundit ka reaguar edhe Bashkimi Europian.
Sipas ministrit të Jashtëm suedez dhe njëkohësisht presidentit të radhës së BE-së, Karl Bild, “Jo”-ja e zviceranëve ndaj ndërtimit të minareve lëshon një sinjal negativ.
“Është shprehja e një paragjykimi të theksuar dhe mbase edhe frike, por është e qartë se përbën një sinjal negative në çdo aspekt dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim”, - deklaroi ai për radion shtetërore suedeze.
Sipas Bild, mjaft i çuditshëm ishte edhe vetë vendimi i Bernës zyrtare për ta nënshtruar këtë temë në referendum, pasi zakonisht në Zvicër janë administratorët e qyteteve që marrin vendime të këtij lloji.
Lidhur me çështjen ka ndërhyrë edhe Këshilli i Europës.
“Pavarësisht se bëhet fjalë për shprehje të vullnetit të popullit, vendimi për moslejimin e ndërtimit të minareve në Zvicër është mjaft shqetësues”, - pohoi Lluis Maria de Puig, presidenti i Asamblesë Parlamentare.
“Nëse nga njëra anë ky vendim reflekton frikën e popullit zviceran dhe të Europës kundrejt fundamentalizmin islamik, nga ana tjetër nuk do të ndihmojë në përballimin e çështjeve të këtij fundamentalizmi, dhe përkundrazi ka shumë gjasa që të inkurajojë ndjenja përjashtimi dhe të thellojë më shumë përçarjet brenda shoqërive tona”, - tha ai.
Një qëndrim të njëjtë kanë mbajtur edhe Kombet e Bashkuara.
Një zëdhënës i komisionerit të lartë për të drejtat e njeriut në OKB konfirmoi se komiteti është i shqetësuar për iniciativën e ndërmarrë në Zvicër dhe për fushatën diskriminuese të manifestimeve që shoqëroi referendumin.

shoqatarealiteti.net
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

“Jo”-ja e Zvicrës ndaj minareve, Danimarka kërkon referendum, Italia pro vendimit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Ancelotti kërkon fitore ndaj Interit
» Totti kërkon fitore ndaj Juves
» Guardiola kërkon kujdes ndaj Sevillas
» Bale kërkon fitore ndaj Arsenalit
» Gjykata e Egjiptit vendos në favor të vendimit të qeveris për ta ndaluar nikabin gjatë provimeve
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Lajme nga Bota Islame-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum