www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Brad Pitt, një ikonë glamour dhe baba model Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Brad Pitt, një ikonë glamour dhe baba model Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Brad Pitt, një ikonë glamour dhe baba model

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

Brad Pitt, një ikonë glamour dhe baba model Empty
MesazhTitulli: Brad Pitt, një ikonë glamour dhe baba model   Brad Pitt, një ikonë glamour dhe baba model EmptyFri Dec 11, 2009 10:27 pm

Brad Pitt, një ikonë glamour dhe baba model Brad_pitt_10


Kur flitet për të, menjëherë jemi mësuar ta shohim në tapetin e kuq kilometrik poshtë këmbëve, ku kalon i sulmuar nga mijëra fansa dhe i ndriçuar nga fleshi i qindra fotografëve. I riu rebel i Missouri-t (që fëmijë e thërrisnin Pitt-bull) tani është rritur dhe në vrapin e viteve e kemi parë të transformohet nga Peter Pan, në specialistin që thyen zemra dhe më tej, në superbaba: plot gjashtë fëmijë (3 natyralë dhe 3 adobtivë) me të dashurën e tij Angelina Jolie.
45 vjeçari Brad Pitt është një ndër superyjet më të dashur në botë: “Por fama është një kafshë – thotë gjithmonë ai – sepse përqendron vëmendjen mbi gjënë e gabuar”. Dhe kur e pyesin se çfarë efekti i bën prezenca në kaosin e tapetit të kuq, Angelina e tij, merr fjalën dhe i thotë: “Duhet të vini e të shikoni në shtëpinë tonë...., tek ne bëjmë më shumë zhurmë!”. Pikërisht si shoqja e tij, jashtë botës së glamour, Pitt është një burrë tepër i impenjuar në aktivitetet humanitare. Ka krijuar “Make It Right Foundation”, një fondacion që merret me rindërtimin e shtëpive në New Orleans, të shkatërruara nga uragani Katrina: “Mendoj që mbuloj pikërisht faktin se jam amerikan. I kemi kërkuar të gjithë njerëzve që janë për së mbari, të na japin një dorë në këtë që po bëjmë. Jam shumë krenar. Mendoj se duhej të ishte qeveria që do të bënte pjesën e vet, por ne jemi këtu për të treguar që këto aktivitete mund të bëjnë diferencën”.
Është pikërisht New Orleans një prej qyteteve që Brad dhe familja e tij duan më shumë. “Kemi jetuar atje për shumë kohë dhe tani është akoma një nga bazat tona kryesore. Njerëzit e kanë ngritur. Të gjithë, përnjëherësh”. Duke u rikthyer në kohën kur vidhte zemra, gjithmonë në faqet e gazetave gossip – mes “viktimave” të tij gjejmë emrat e Juliette Lewis dhe Gwyneth Paltrow – Pitt kujton gjithashtu edhe martesën me Jennifer Aniston (që zgjati pesë vjet) si dhe mënyrën brutale me të cilën shtypi e ka argumentuar: “Ajo që nuk kuptoj është se e kanë trajtuar këtë divorc si një falimentim të vërtetë.... të gjithë nuk kanë bërë gjë tjetër vetëm kanë folur … mbase nuk ishte perfekte, po a mundesh që me një divorc të mos bëhesh i keq? Sa më takon mua, unë e rrok kaosin e jetës dhe jeta më duket kaq e bukur”.

Siç e dini Pitt është edhe një nga anëtarët e rinj të Rat Pack, ku George Clooney është lider. Të dy janë miq shumë të mirë, por nuk ngurrojnë të sulmohen gjatë shfaqjeve publike: “E gjitha çfarë thuhet për ne, kur punojmë është e vërtetë – thotë Pitt dhe duke bërë shaka shton – Në realitet George-in nuk e duroj dot! Kur punojmë bashkë e bëjmë vetëm për detyrim kontratual”… dhe në këtë pikë Clooney kalon në kundërsulm: “Brad?… E vërteta është që kurrë nuk e kam parë esëll në xhirim!”.
Që kur është bërë baba, Pitt ka ndryshuar shumë edhe mënyrën e të zgjedhurit të roleve: “Së fundmi jam pyetur: ‘A i shoh filmat që kam bërë në të kaluarën?’… Mendoj se tani e më vonë do të kërkoj role më të matur”… dhe së shpejti do e shohim në ekranin e madh me “Rasti kurioz i Benjamin Button” (Warner Bros, 13 nominime Oscar), në të cilin interpreton një njeri të cilit, ora biologjike i shkon ekzaktësisht në të kundërtën: e nis jetën plak dhe procedon duke u rinuar. Lidhur me temën e filmit aktori ka thënë: “Plakja është diçka nga e cila të gjithë duan t’ia mbathin. Unë personalisht jam i terrorizuar. Ky film më ka bërë koshient për kohën që më ka mbetur. Të jesh babai i gjashtë fëmijëve, nuk është njësoj si të dalësh për një shëtitje … po plakem me shpejtësi, por ia vlen me të vërtetë......çdo sekondë....., dhe meqë ra fjala ju siguroj që nuk do të kem kurrë look-un që shihni në film kur të jem plakur!”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Brad Pitt, një ikonë glamour dhe baba model

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Brad Pitt do ta luftojë mafinë
» Brad Pitt dhe Angelina Jolie, me solid se kurre
» Jonida Maliqi, ikonë e modës
» Rihanna femra e vitit sipas Glamour
» Angelina Jolie e dashuruar me Brad Pittin
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum