www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Aktivitetet kulturore Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Aktivitetet kulturore Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Aktivitetet kulturore

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Aktivitetet kulturore Empty
MesazhTitulli: Aktivitetet kulturore   Aktivitetet kulturore EmptyThu Dec 17, 2009 8:41 pm

Kalendari I aktiviteteve Kulturore ne rang Kombetar

1. Festivali Folklorik Kombetar

Eshte veprimtaria me e rendesishme mbarekombetare folklorike ne vend. Kjo veprimtari zhvillohet ne Kalane e qytetit te Gjirokastres njehere ne kater vjet. Ne te marrin pjese te gjitha grupet folklorike shqiptare si dhe grupe nga shqiptaret e Kosoves, Malit te Zi, Maqedonise, si dhe nga arbereshet e Italise, Turqise, Amerikes, Greqise, dhe grupe folklorike nga vende te ndryshme si te ftuar.

2. “Festivali Folklorik Tipologjik Kombetar I Sazeve dhe Orkestrave Popullore”, ne Korce:

Realisht muzika me saze perfshin gjithe rrethet e jugut, juglindjes dhe jugperendimit te Shqiperise ne menyre te vecante muziken e qyteteve si Korca, Vlora, Pogradeci, Permeti, Berati, Leskoviku,etj.

3-“ FFTK I Rapsodeve dhe Instrumetisteve Popullor” ne Lezhe

Takimi I rapsodeve te Shqiperise Veriore eshte e vetmja veprimtari e cila I kushtohet teresisht muzikes se bardeve dhe rapsodeve tane qe intepretojne duke kenduar ne lahute, lahuri, cifteli apo sharki.

4-“ FFTK I kenges Popullore mbarekombetare”, ne Elbasan

Festivali Kenga popullore Qytetare Mbareshqiptare, qe zhvillohet ne Elbasan ne muajin Mars, eshte nje tribune e kenges popullore qytetare, tek e cila nderthuren harmonishem elementet tradicional te trasheguar dhe elementet e rinj te orkestracionit, interpretimit, etj, te cilet I japin asaj freskine dhe dinamizmin e koheve qe po jetojme.

Festivali perkon edhe me fillimin e stines se pranveres, e cila sic dihet, festohet ne menyre karakteristike ne qytetin e Elbasanit. Per kete arsye ky takim I kenges popullore eshte edhe nje element me rendesi per gjallerimin e jetes kulturore elbasanase. Gjithashtu, ne takim secili grup do te shpalose vlerat artistike te zones qe perfaqeson, dhe juria ndan cmimet ne grupet me te talentuara. Me kete rast dalin ne pah dhe vlerat me te spikatura te interpretusve dhe ekzekutuesve me te rinj te kenges popullore qytetare Shqipetare.

5-“ FFTK I Iso-Polifornise”, ne Vlore
Festivali Folklorik Tipologjik Kombetar I Iso-polifornise qe zhvillohet ne Vlore, nje festival I cili eshte kthyer tashme ne tradite, do te jete padyshim nje manifestim I fuqishem I kenges polifornike shqiptare si nje nga gjinite me origjinale autentike muzikore te krijmtarise popullore. Ky festival ka per qellim te paraqese, nxise dhe promovoje vlerat dhe arritjet me te mira te kesaj gjinie si dhe te gjalleroje jeten kulturore te trevave ku polifornia eshte shprehja kryesore e krijmtarise artistike. Per kete synohet qe ne festival, nepermjet perzgjedhjes, te vije krijmtaria me cilesore e te gjitha rretheve.

Me date 25.11.2005, Juria Mbarekombetare e UNESKO-s e shpalli Iso- Polifornine shqiptare “Kryeveper te trashigimnise gojore te njerezimit” mbrojtur nga UNESKO.

7-Festivali Folklorik I Veglave te Muzikes Popullore, Gjirokaster

Festivali Folklorik I Veglave te Muzikes Popullore eshte veprimtari multikulturore, ku pervec shfaqjeve qe zhvillohen ne kalane e qytetit muze te Gjirokastres, organizohen edhe veprimtari te tjera si ekspozita, promovime botimesh, seminare, etj gjalleron jeten kulturore ne Kalane e qytetit dhe ne qendren histiroke te Gjirokastres si dhe promovon dhe balafaqon vlerat kulturore folklorike sidomos ne drejtim te interpretimit dhe shoqerimit ne instrumenta popullore. Gjithashtu kjo veprimtari ka si qellim te nxise turizmin kulturor dhe te gjalleroje biznesin vendas ne qendren historike te qytetit.

1. Festivali Nderkombetar “ Permeti Multikulturor”, Permet
Ky aktivitet eshte festivali I vetem nderkombetar I pakicave etnike, kulturore dhe gjuhesore qe zhvillohet ne Shqiperi nen siglen e CIOFF-it. CIOFF eshte organizata nderkombetare e organizimit te Festivaleve Folklorike ne te cilen eshte antaresuar edhe vendi yne. Seksioni shqiptar I CIOFF-it eshte me qender ne qytetin e Permetit. Festivali I pare u organizua ne vitin 2001 ne Permet. Kjo veprimtari eshte avantazh I madh per te gjithe levizjen folklorike shqiptare pasi evidenton vendin tone si nje vend me pasuri te lakmushme folklorike, integron traditat tona ne skemen boterore te veprimtarive folklorike dhe krijon nje pike te rendesishme reference te CIOFF-it boteror ne Shqiperi.

Festivali Folklorik Nderkombetar “ Permeti Multikulturor” eshte e vetmja veprimtari kulturore artistike qe perfshin folklorin e minoriteteve dhe etnive qe bashkejetojne ne vendin tone. Eshte zgjedhur qyteti I Permetit pasi eshte qyteti qe ka nje diversitet kulturor, ku bashkejetojne e ballafaqohen kulturat e etnive te ndryshme dhe si vendelindja e mjeshtrave te kenges popullore si Lave Bariu, Mentor Xhemali, Remzi Lela, etj.

Kjo veprimtari multikulturore, ku pervec shfaqjeve qe zhvillohen ne sheshin e qytetit, organozohen edhe veprimtari te tjera si simpoziume, ekspozita, promovime librash, etj. Gjalleron jeten kulturore te Permetit dhe te zonave rreth tij, promovon dhe ballafaqon vlerat kulturore te etnive dhe minoriteteve ne shkalle vendi dhe rajoni, duke nxitur frymen e paqes dhe te dashurise mes grupeve etnike e poppujve te rajonit ne dobi te integrimit europian te Shqiperise. Gjithashtu kjo veprimtari ka si qellim te nxise turizmin kulturor dhe te gjalleroje biznesin vendas.

2. Festivali Folklorik “ Sofra Dardane” ne Tropoje
Festivali “ Sofra Dardane” ka si qellim kryesor hulumtimin, ruajtjen dhe pasurimin e vlerave folklorike dhe etnografike te trevave te veriut te Shqiperise si dhe atyre te Kosoves qe gjeografikisht se bashku perbejne Rrafshin e Dukagjinit.

Per te krijuar nje atmosfere sa me festive dhe per t’u ndjekur nga te gjithe artdashesit tropojane dhe me gjere, shfaqet e konkurimit dhe ato te pershendetjes zhvillohen ne sheshin qendror te qytetit, si dhe ne sheshin karakteristik ne luginen e Valbones, ne funksion edhe te turizmit kulturor.

Kjo veprimtari pervec pasurimit dhe gjallerimit te jetes artistike-kulturore te qytetit sherben edhe per zhvillimin e biznesit vendas si dhe nderthurjen e vlerave te trashigimnise shpirterore me vlerat e turizmit dhe bukurive natyrore te kesaj treve.

3. Festivali “ Oda Dibrane “, Peshkopi
Festivali “ Oda Dibrane” ka nisur jeten e tij qe ne vitin 1994 dhe eshte kthyer tashme ne nje takim – tradite ku kjo e fundit pasqyrohej ne nje gjini krejt te vecante, ne ate te kenges dhe valles humoristike. Ritit dhe alegorise.

Ky festival ka per qellim te bashkoje artiste shqipetar ngado qe ndodhen pavaresisht nga kufijte me idene qe “ Oda Dibrane” do te jete mikepritese e “ Odes Shqipetare”. Ky eshte nje takim origjinal ne llojin e vet I cili synon te rizgjoje vlerat e paperseritshme te kultures sone ne kuadrin edhe te turizmit kulturor. Ne kete festival paraqiten rite te lashta si dhe vegla karakteristike muzikore mbareshqiptare.

Ne ditet e Festivalit zhvillohen gjithashtu edhe biseda te ndryshme, ekspozita fotografike me motive folklorike, ekspozite e arteve figurative te piktoreve dibrane, vizita ne monumente te kultures se zones, etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Aktivitetet kulturore

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Trashegimia Kulturore Shqiptare
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Arti shqiptar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum