www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 3 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 3 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 3 EmptyFri Dec 18, 2009 2:52 am

First topic message reminder :

“Lliariot! Kudo që jeton, kujto vendin e origjinës tënde dhe bëj kujdes për përparimin e tij duke dhënë kontributin tënd!”



Lliari

Organ periodik, historiko- kulturor.

Botohet nën kujdesin e Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër, Albania, Viti i Parë i botimit, Nr 1 (001) Muaji Maj 2006 Çmimi 20 lekë, Euro 1



Simbolet e vendosura në pllakën e mermertë:

” Libri, pena, stralli, masati, gjethja përherë e gjelbër, dhe përrroi inteligjent, që origjinohet nga ky fshat buzëqesh…”

Fshati duket sikur ka të gjithë njerëzit e tij që nga krijimi… Trëndafilat e bardhë dhe të kuq kanë shpërthyer këtë pranverë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë

AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 3 EmptyFri Dec 18, 2009 3:05 am

Doc. Koço Miho nga Lliari

Ish Kryearkitekt i qytetit të Tiranës, Drejtor i Istitutit të Studimeve dhe Projektimeve të Arkitekturës dhe Urbanistikës, pedagog i Fakultetit të Inxhinierisë (dega e Arkitekturës)) në Universitetin eTiranës.

Vepra të autorit: Monografi- “Amfiteatri i Durrësit”, “Profili urbanistik i Tiranës”, “Histori e arkitekturës në Shqipëri” vëllimi i dytë bashkëpunim), “Shqipëria, vështrim urbanistik”.

Projekte arkitektonike të spikatura: “Fakulteti Histori- Gjeografi”, Stadiumi “Dinamo”, Pallati i Sportit “Partizani”, Shtëpia Qendrore e Ushtrisë, Ambasada, hotele, PTT, Stacioni hekurudhor Durrës, banka , kinema, shkolla,

Monumenti i Mushqetasë.

*

Ndoshta është paksa e çuditshme për të radhitur në fushën letrare doc. Koço Miho, por ai i përket asaj letërsie që quhet “arkitekturore”, e cila ka përbashkësi me letërsinë në kuptimin plotor arkiteturën. Në veprat e Koço Mihos spikat një talent në paraqitjen edhe letrare të ndodhive, fenomeneve, proceseve arkitekturore. Vetëm një fakt i vogël ilustrues eploton dhe argumenton këtë mendim tonin:

Durrës, 28 shkurt 1953. Qyteti paraqet peizazhin ngjyrë- gri të një prej atyre ditëve fund- dimri, ku dallgët dhe era fishkëllejnë refrenin monoton. Kur lagështia dhe të ftohtit janë më therës se kurrë. Më së fundi kur, zgjidhja e konfliktit njeri natyrë pret ende çeljen e mimozave. Pikërisht në këtë ditë, pas një jete të jetuar intesivisht, me ngjitje e zbritje, me gëzime dhe hidhërime, një jetë e denjë për një roman, pushoi së rrahuri edhe zemra e lodhur arkitekt Kristo Sotirit… pa shumë zhurmë e bujë, ashtu siç u kthye për t’ju përgjigjur thirrjes së Atdheut, trupi i tij u varros në token e Durrësit, qytetit të tij të adaptuar.

Pas asaj dite fatale e përreth katër dekada, mbi jetën dhe veprën e tij, jo thjesht si metaforë, por realisht plakosi një heshtje prej varri. Drejt kësaj dukurie pushuan faktorë të ndryshëm; ndërmjet tyre edhe të fushës së ndërtimit…

Nga libri “Arkitekt Kristo Sotiri” i autorit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 3 EmptyFri Dec 18, 2009 3:05 am

Kristofor Llane lindi në Lliar të Zagories, Gjirokastër në vitin 1929 dhe u nda nga jeta në vitin 2006. Qysh i vogël, krahas shkollës u njoh dhe nisi të përvetësonte profeionin e stomatologuut, të cilit i kushtoi gjithë jetën e tij. Pas diplomimit, në vitin 1972, në Fakultetin e Mjekësisë, dega stomatologji, ushtroi profesionin duke mos harruar për asnjë çast pasionin e përhershëm për poezinë. Ka shkruar e botuar që në moshë fare të re në shtypin periodik si “Drita”, “Zëri i Rinisë”, revista “Ylli” e tjerë. Është autor i vëllimeve poetike: “Udhëve të jetës”, “Mbremje në Çajup”.



Mbrëmje në fshat



E bukur, o miq është mbrëmja në fshat,

kur tinguj këmborësh flladi përcjell,

dhe radiua muzikë të lehtë përhap

dhe hëna e artë pas malit kur del.

Pastaj çdo gjë hesht.

Në rrugë qetësi, nga rrapi i Kishës

dëgjohet një shpesë

Djaloshi pas manit mbështetur rri,

dhe vajza dritaren e e mbyll me përtesë.

Mbi çuka , mbi kodra në Jug e Veri,

një qiell i kaltër ndehet mes yjesh,

Fryn erë e Dhëmbelit, e lehtë puhi,

Arom’ e manushaqes dhe tinguj fyejsh.

I zgjuar rri sonte se gjumë nuk kam,

I zhytur i tëri në heshtje, vetmi,

kujtoj gjithë endje, kujtoj plot mall,

plot çaste gëzimi, të hershmen rini.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 3 EmptyFri Dec 18, 2009 3:06 am

FILIP SHABANI 1875 -1944

Filolog, studiues i mirë,pedagog,personalitet i madh në fushën leksikore.



1. 32 pyetje, 32 përgjigje



7.Ç’ të pëlqen më shumë ?



“ Pastërtia tek njeriu, bukuria pa stolisje te gruaja, rrezja e diellit tek DITA... Më pëlqen protesta për të DREJTËN, kyçja e gojës që vret shpifjen...”







FILIP SHABANI



1. Cila është detyra juaj më e madhe, PROFESOR ?

- Të jetoj dhe të lë diçka të vogël nga pas...

2. Cili muaj të pëlqen më shumë ?

- Të gjithë muajt më pëlqejnë, por veçanërisht muajt, që kanë “ lule” më të bukura, muaji që çel dijen...

3. Cila ditë ?

- E hëna, që hap javën dhe e diela që e mbyll .

4. Kush të mbush me shumë frymëzim ?

- Fëmija që mëson, njeriu që përpiqet dhe i plakuri, që harron vdekjen dhe mbjell !

5. Për kë ke respekt më shumë ?

- Për diellin dhe për gruan që sjell në jetë krijesën dhe mbart me gaz jetën...

6. Ku do që ta humbasësh ditën ?

- Në lexim dhe në të shkruar... Të gërmoj në enciklopeditë... Të jap dije tek brezat.

7. Ç’të pëlqen më shumë në jetë ?

- Pastërtia tek njeriu, bukuria pa stolisje tek gruaja, rrezet e Diellit tek Dita. Më pëlqen protesta për të drejtën, kyçja e gojës që vret shpifjen...

8. Cilën lule pëlqen më shumë ?

- Lulet e ÇAJUPIT tim dhe çajin !

9. Cila është shtytja juaj e jetës ?

- Kërkimi për të gjetur... Gërmimi që sjell “plaçkë”.

10. Cili fryt të ngacmon?

- Molla e veçantë e selishtës sonë dhe qershia belicë..., limoni!

11. Cila ngjyrë të bën më shumë përshtypje?

- Ngjyra kafe , pa harruar dhe të gjelbrën!

12. Cilët janë miqtë e tu më të mirë ?

- Ata janë kaq shumë sa...Veçoj Palis, Psiharin, Fotiadhin, Dheltën,Garon, Stefanidhin,...

13. Ku e keni ndier veten më të triumfuar?

- Veçoj kur përfundova studimet me vlerësimin “ Shkëlqyeshëm”, kur fillova ushtrimin e profesionit të mësuesit në Gjirokastër edhe pas takimit me Kryeministrin turk , kur shpëtova 650 mësues nga shërbimi ushtarak.

14. Kush nga njerëzit e tu të afërm të ka bërë përshtypje?

- E veçanta Deda ime dhe... Lacua e xhaxha Kiços!

15. Cila është drama më e madhe e përjetuar?

- Vdekja e gjashtë të afërmëve të Thomait!...

16. Cila ka qenë dhëmbja më e madhe e juaja?

- Nëna më la vetëm katër vjeç dhe s’arrita ta njoh... Humbja e gruas sime vetëm dyzet ditësh, pasi kish lindur djalin tim, Jorgon...

17. Cili është çasti më fatkeq i juaji?

- Mos, o Zot, kur dola në pension!...

18. Jeni kokëfortë?...

- Nuk largohem nga skena pa e kuptuar, që e kam realizuar mirë rolin. Po e bëra keq kërkoj ta përsëris...

19. Ku e ka rrënjën zelli juaj i çuditshëm?

- Më thonë : “Më jep një mendim...” Unë mendohem dhe e shtrydh mendimin. Ti japësh një mendim të çmuar tjetrit do të thotë që ta ndihmosh atë në të ecurën e tij. Kur të --…….thonë më thonë këtë punim , të vlerësojmë e për këtë të përpiqesh.

20. Nga shkrimtarët kush të pëlqen, apo të ka lënë mbresë?

- Kam lexuar aq shumë sa është e vështirë të dalloj. Kam respekt për njerëzit e letrave: Mitologjia deri në të sotmen.Veçoj mendimin filozofik dhe pedagogjiko-psikologjik ... Kjo gjini më pushton.

21. Gjatë karrierës së gjatë sa shkrime ke botuar në organet e shtypit, qoftë këtu, në Greqi, Turqi dhe vendet e tjera?

- Shkrimet dhe punimet e mia janë aq të shumta sa që... nuk do të mundesha dot t’i paraqisja e t’i kujtoja në moment, por sidoqoftë ato janë pjesa më dërmuese në bibliotekën time të pasur si dhe shumë të tjera në gazeta e revista në vendet , që përmendët si dhe në vende të tjera të Evropës.

Vetë kontaktimi me personalitete të mëdhenj të letrave si dhe me shkrimtarë të mëdhenj si Pallamas, Elefteriotis, Palis etj., më ka bërë që të hedh shënime, shkrime të ndryshme, që rrokin fusha të veprimtarisë së gjerë. Shkrimet e mia pra, kanë trajtime të karakterit problematik, filozofik, shtrihen në fusha të gjera të mendimit pedagogjiko-psikologjik..., në fushat e historisë, të gjuhëve, gramatikës, filologjisë, në përpunimin e gramatikës, në recensionime dhe dhënie mendimesh për vepra të gjuhës së re greke, punime te veçanta për gjuhën turke, kritika për vepra letrare..., fjalor didaktik dhe me theks pedagogjik, trajtime të ndryshme e shumta në fushën e etimologjisë dhe paraqitje etnografike, shkrime për psikologjinë sociale, për zakonet dhe doket, studime për legjendat dhe mitet, afëritë dhe tipikja në shtetet ballkanike krahështrirja e të mësuarit të gjuhës shqipe me gërma jo të alfabetit të saj.

Një rëndësi të madhe në jetën time shkrimore i kam kushtuar studimit dhe trajtimit në tri gjuhë per shpjegimin e fjalëve të “pazbërthyeshme”, duke bërë zbërthime letraro-historike, duke shfrytëzuar arkivin e dorëshkrimeve në shqip në Athinë, siç janë ato të Qafëzezit, që i përkasin shekullit të kaluar ku pati bashkëpunim midis forcave përparimtare në Ballkan për të përmbysur pushtetin osman. Në gazetat ka mjaft shkrime të karakterit eposik dhe të trimërisë pa kufi... Në kërkoni një pasuri të tillë drejtohuni tek gazeta “ … “ . Këtyre duhet t’u shtosh dhe gjithë letërkëmbimet disavjeçare që pata me të mëdhenjtë, njerëzit e letrave greke, që punuan për gjuhën e re… Kontributi im i veçantë është dhënë edhe për hartimin e fjalorëve greqisht – shqip dhe shqip – greqisht, që janë përdorur nga trupat pedagogjike. Po kështu kam bërë fjalor të vegjël shqip – greqisht - turqisht – italisht. Në blloqet e punimeve kam hedhur mjaft shkrime, të cilat lozin role të reja për të ardhmen, të cilat bashkë me ato të botuarat është në nderin tim t’i jap për botim në libra të veçantë. Ç’ta zgjatim shkrimet e mia rrokin shumë hapësira dhe mjaft gjini. Kush i do le t’i kërkojë dhe le të më gjejë. Veç një gjë dëshiroj të theksoj: Çdo punim, veprimtari imja, kudo ku kam shërbyer, flas për këto të dy shtetet Turqi, Greqi është e arkivuar e shkruar! E njëjta gjë mund të flitet edhe për kontaktet që kam patur me personalitetet e mëdha si me Kryeministrin turk me Patriarkanë e Stambollit, Ministrinë e Arsimit në Greqi e tjera... Në shtetin turk ka në arkiv punime nga të miat. Vetë angazhimi im në gazetat e ndryshme që dilnin në Kostandinopojë dhe në Greqi, gjatë qëndrimit tim, më bënë mua autoritar dhe kërkues në fushën e gazetarisë dhe siç dihet kam qenë në krye të Këshilleve botuese, konsulent e tjera sidomos për problemet filologjike…

22. Nga bashkëkombësat e tu kë admiron më shumë ?

- Janë të shumtë, por Samiu pika ime e dobët ... Andon Zakon, poetin e zgjuar dhe të shpërthimit, Nolin e famshëm dhe plakun Ismail Qemali, protagonistin e realizimit të një ëndrre të popullit tim. Këta të katër të këtij shekulli janë një notë muzikore e plotë. Kam edhe të tjerë, por këtë herë këta do të veçoj...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 3 EmptyFri Dec 18, 2009 3:06 am

23. Si e keni ndihmuar vendin tuaj?

- Me mendimet e mia..., me punën time, me dërgim dhe shpërndarje të librave të reja në çdo kohë, me artikuj dhe pajisje shkollore, me pajisjen kështu me dije të kohës... Me përpjekje që do të na dihen...

24. Si e doni Shqipërinë, Zoti Filip?

- Shtet të bashkuar me gjuhën e tij të bukur të folur e të shkruar.

25. Të pëlqente të ishe Ministër i Arsimit i Shqipërisë?

- Doemos më pëlqente, por dy herë më 1912 dhe 1924, iu afrova postit, por nuk e arrita. (qesh ). Falënderoj për vlerësimin që më kanë bërë të mitë .

26 . Të ka pëlqyer gjithmonë të vesh emra dhe siç thoni me shaka: “Jam i prerë dhe i lindur për nun. Cili është emri më i madh që keni vendosur gjatë jetës suaj?

- Kjo është e lidhur me Athinën dhe pikërisht me rrugën ku unë banoj. Atë e kam pagëzuar: ILIRIA !

27. Po emra njerëzish që keni vënë në jetë?

- Ata janë dy, që u përkasin çuditërisht dy djemve të mi: Jorgo, të cilin e kam vënë për respekt të heroit kombëtar shqiptar Skënderbeut dhe Perikli, që është e lidhur me historinë e madhe greke.

28 . Cili ka qenë për ju qyteti, fshati, rruga më e bukur që ju ka lënë ose ju le mbresë?

- Më ka lënë mbresa të veçanta Parisi dhe Stambolli. Fshati më i bukur natyrisht është fshati im LLIARI dhe vëllai i tij ZHEJI... Rruga? Peran e Stambollit, ku ushtrova profesionin kaq vjet dhe rruga PAPA IKONOMI e LLIARIT TIM , një nga më të çuditshmet në botë , magjepsëse !...(preket)

29 . Bashkëshortja juaj juaj ju ndihmon në punën krijuese ?

- E çmoj shumë “PASHKËN” time. Paskalia është e veçantë. Ajo është e lidhur shumë me mua. Është pasuria e jetes sime. Pa atë pa e tepruar, nuk do të arrija asgjë...

31. Rezidencën gjuhësore (filologjike) ku doje ta ngrije, Zoti Lipe ?

- Kjo duhet të jetë pyetja e fundit besoj se është prekëse dhe s’mund të vazhdoj më tej , sepse dhe unë aty do të ngre “fushimin” e kërkimit gjuhësor. Padyshim, do të më pëlqente të zgjidhja vetëm Çajupin e bukur. Miqtë e mi do të habiteshin, kur të vinin për të më vizituar. E them me bindje se një ditë, por se kur, nuk e përcaktoj dot, mendja njerëzore do të ndriçohet. Aftësitë pushuese, kurative të kësaj madhështie do të shfrytëzohen dhe mua do të më kujtojnë. Profecia ime është : “KUR NJERËZIT DO TË MËSOJNË PËR KËTË MREKULLI do të shkulen nga EVROPA dhe BOTA! Kjo ditë duhet të vijë në amfiteatrin kurativ të ZAGORISË. Do të jetë fantastike.

- Çajup . . . pikë .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 3 EmptyFri Dec 18, 2009 3:07 am

Shtëpitë e të parëve duhet të qëndrojnë në këmbë

A mund të mos u sëmboi në zemër, o njerëz, kur shtëpia e të parëve tuaj nuk ka përkujdesje? E lini të bier dhe pa u menduar thoni:”S’kishim ç’t’i bënim, ra? Pse s’mendoheni si e lini “binanë” e fisit tuaj të bier?! Shtëpia duhet të qëndrojë në këmbë në jetë të jetëve për të treguar se FISI JETON, EMRI I TIJ PËRCILLET NGA NJË PASARDHËS TEK NJË TJETËR... E dini si shikojnë me sytë e tyre parajsorë ata që prehen në hapësirën e një varreze të madhe? A e dini se ata apo ato u pikon në ”shpirtin e dytë” dhëmbëshuria për truallin, lartësinë e shtëpisë, qendrimin e saj në këmbë? A e kuptonni. Ky theksim nuk është diçka e mistifikuar. Një fshat është thellësisht i shenjtë në të gjithë përmasat dhe hapësirat e tij. “Mos e prek të shenjtën!”- tha Profeti, - se pastaj mbi ty do të bier gjykimi i madh. Kur del në Majën e Shkallës së Lliarit apo në Kastelan e Rripëne Çames e keni vënë re që Lliari ka një trajtë të çuditshme shenjtërie!! Dhe kjo shenjtëri është e përfaqësuar, jo vetëm nga objektet e shenjta, por nga të gjitha vendet, që kanë shënjtëri dhe shpërndajnë në eter shenjtëri... Ky vend gjithmonë krahët i mban të hapur për njerëzit e tij, i përqafon shenjtërisht... Këtu në këtë hapësirë është grumbulluar e grupuar pasuria brezive e Lliarit... Shën Mitri, Shën Harallambi, Shën Triadha, Shën Nikolli, Shën Kozmai, Shëne Diela ... tregojnë shenjtërinë e shenjtërisë. Më thoni kush vrau në këtë vend?! Më thoni kush në këtë vend burgosi, kush dhunoi, kush i ra tjetrit në qafë? Kush kërcënoi, kush u soll si padron?... Asnjë me plot gojën.... Më thoni sa uruan, sa festuan, sa shenjtëruan, sa folën buzëgaz, sa .....?! Të gjithë buzëgaz, të lidhur, të vëllazëruar në gëzime e në dhimbje... A keni vënë re, kur shikoni shtëpinë, e cila është gati për të rënë, që sikur nga “trupi” i saj i gurtë lëshon ca ofshama dhimbjeje, ndoshta edhe nga sytë e saj të gurtë rrjedhin lot të gurtë... Janë lotët e të parëve të fisit, të cilët u përkujdesën aq shumë për ato vatra, ku u ndez dhe u përcoll zjarri, ku lindën ëngjëjt, belbezuan, frazuan , u rritën si llastarë, ku u thurën ëndrrat e para, ku u festua emri, u dasmua duke nxjerrë prej tyre me këngë dhe valle vajzat nikoqire e të bukura, ku të mençurit rritën pasurinë e mendimit dhe ku punëtorët nxirrnin nga “toka bukëvalë” prodhimet. Në këtë fshat jetuan njerëzit e lirë, ndaj e quajtën fshatin e tyre Lliar. Mbushnin m efrymë kraharorët, gëzonin fëmijët... Pleqtë zëvëndësoheshin me pleq, plakat me plaka... Ligj i fortë i jetës... Dhe ja kaq shekuj ky fshat i lirë... Ndonjë eka quajtur edhe të surgjynosur, por ata janë të njëjtit me të njëtin besim, me të njëtin profil... Dhe gëzimi lot me syrin, dhe fjala lot me këngën... çdo fshat ka “truprojen “ e tijç Këta njerëz janë të hekurt. Ruajnë identitetin. Por t’i ndihmojmë, të vemi, të kujdesemi... Lliari është i të gjithëve... Shtëpitë e FISIT DUHET TË QËNDROJNË NË KËMBË. DHE ATO QË KANË RËNË TË RIKONSTRUKTOHEN, APO TË NGRIHEN NJË A DY DHOMA IDENTITETI... DY HERË NË VIT, TË PAKTËN TË GJALLOJNË NGA GJALLIMI NJERËZOR... DHE TË BIER KAMBANA... TË THOTË: “KËSHTU JU DUA TË GJITHËVE ME NJERËZI DHE SHTËPI”... a MUND TË SHUHET NJË VEND I SHENJTË QË NESËR DO T’U NEVOJITET TË GJITHËVE...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 3 EmptyFri Dec 18, 2009 3:07 am

Drejtor dhe botues i gazetës: Kristaq F. Shabani, I.Ë A, Ë.P.S, Kryetar i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI”, ALBANIA Mobil 0692553056

Zëvenddrejtore: Mari Ristani

Kryeredaktor: Pirro Dado Mobil

Zëvendëskryeredaktor: Mobil

Redaktor përgjegjës:



Fotograf: Petrit Ristani



Këshilli Botues: Koço Miho, Koço Vllahu Roland Çarka, Kiço Londo, Frosina Stefani, Pilo Stefani, Thona KoçI,

Redaksia e gazetës: Klinika dentare “Zagoria”, Tel. 0035584465233.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
»  Kali më inteligjent në botë
» Frymëmarrja e lehtë dhe e thellë mposht dhimbjen
» Fshati vetëm për të moshuarit
» Fshati vetëm për të moshuarit
Faqja 3 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Arti shqiptar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum