www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Si të ndikojmë te vetvetja (Pjesa 1) Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Si të ndikojmë te vetvetja (Pjesa 1) Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Si të ndikojmë te vetvetja (Pjesa 1)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Si të ndikojmë te vetvetja (Pjesa 1) Empty
MesazhTitulli: Si të ndikojmë te vetvetja (Pjesa 1)   Si të ndikojmë te vetvetja (Pjesa 1) EmptyFri Dec 18, 2009 7:24 am

Si të ndikojmë te vetvetja (Pjesa 1)

Me qëllim që ne të ndryshojmë dhe të rimëkëmbemi, duhet t'i themi vetes mjaft pasivitetit dhe të qenët negativ. Sot është koha për aktivitet dhe pozitivitet. Kjo duhet të fillojë që nga banesa e secilit, që nga pallati, rruga ku kalojmë dhe lagja ku banojmë.
Që sot duhet t'u themi "Mjaft" ujërave që rrjedhin dhe mbeturinave që hedhim pa kriter. Mos thuaj kurrë "Le t'i heqin të tjerët këto mbeturina ose ata që i kanë hedhur!" Mos thuaj kurrë "Nuk ka ç'më duhet" por fillo nga vetja jote fillimisht.

Secili prej nesh del në rrugë dhe sheh makina të parkuara në mes të rrugës duke penguar trafikun. Asnjëri nuk del t'i thotë dy fjalë shoferit që qëndron brenda. Të gjithë hyjmë në bar-kafe për të pirë një kafe, por na bllokohet frymëmarrja nga tymi i duhanit.
Megjithatë, asnjëri nuk e merr guximin ta ngrejë zërin, që ky fenomen të pakësohet. Të gjithë jemi ambientuar me këtë pasivitet dhe nuk na bëjnë përshtypje këto gjëra.

Ne lindim, rritemi dhe vdesim në një ambient dhe atmosferë të mbushur me pasivitet. Edhe nëse një i ri e ngre zërin dhe kërkon të ndryshojë diçka, të rriturit i thonë:"Po ty ç'të duhet kjo?! Shih punën tënde dhe mos i bjer murit me kokë!"

E si mund të ndryshojmë në këtë mënyrë? Si mund të rimëkëmbemi kështu? Përse duhet të presim që Zoti ta ndryshojë gjendjen tonë, ndërkohë që pasiviteti dhe të qenit negativë po na merr frymën?!

Po përse vallë ky pasivitet?
Sepse shumë prej nesh mendojmë se një fjalë e jona, një ndërhyrje dhe një akt, nuk do mund ta ndryshojnë këtë realitet. Kështu, i bashkohemi dhe ne karvanit të pasivëve dhe personave negativë.

Edhe pse ndoshta nuk ndryshon gjë, prej nesh kërkohet të jemi pozitivë dhe aktivë. Sepse vetë Zoti i Madhëruar na ka urdhëruar të jemi pozitivë. Kjo shpaloset më mirë në ajetin: "Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete." (Rad: 11)

Në këtë ajet, Zoti i kërkon secilit prej nesh të jemi pozitivë dhe të ndryshojmë për mirë. Ndonjëherë, shohim që prindërit janë njerëz shumë të mirë dhe të ndershëm, por fëmijët e tyre bëhen rrugaçë dhe negativë. Kjo, sepse këta prindër kanë menduar vetëm për veten dhe fëmijët dhe jo për shoqërinë. Që ne të rrisim dhe edukojmë fëmijë pozitivë, duhet që të kontribuojmë pozitivisht për shoqërinë.
Duke nisur nga vetja jonë, ne duhet të ndryshojmë edhe si shoqëri. Le të jetë ky projekti ynë për njëqind vitet e ardhshme. Edhe pse duket kohë shumë e largët, kjo është mënyra e vetme për t'u ngritur sërish në këmbë.

Të jesh pozitiv dhe aktiv në shoqëri, nuk do të thotë të bësh sherr dhe të krijosh situata të pakëndshme me njerëzit negativë dhe të papërgjegjshëm. Të jesh pozitiv, do të thotë që t'i ftosh njerëzit drejt të mirës, në mënyrën më të pranueshme dhe më të mirë.
"Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të bukur dhe diskuto me ata në mënyrën më të mirë!" (Nahl, 125)
Secili prej nesh duhet të ngrejë flamurin e pozitivitetit dhe t'i themi një "Jo" të fuqishme pasivitetit. Thotë Zoti në Kuran: "Ruajuni ngatërresave, të cilat nuk i godasin vetëm ata që bëjnë keq; dhe ta dini se Allahu dënon ashpër!" (Enfal, 25)

Ruaju së keqes o vëlla dhe oj motër, sepse fatkeqësitë përfshijnë të këqijtë por edhe të mirët. Dikush e pyeti Profetin alejhi selam: "O i Dërguar i Allahut! A është e mundur që të ndëshkohemi, ndërkohë që mes nesh ka akoma njerëz të mirë dhe të ndershëm?"
Profeti alejhi selam iu përgjigj: "Po, nëse shtohet e liga."

Kur e liga shtohet dhe kur askush nuk përpiqet ta frenojë dhe të ofrojë zgjidhje pozitive, atëherë ndëshkimi i përfshin të gjithë.
Kur Zoti e urdhëroi Xhibrilin alejhi selam që ta shkatërrojë një qytet, Xhibrili i tha: "O Zot! Në atë qytet ndodhet filani, i cili të adhuron dhe lutet me përkushtim."
Zoti i tha: "O Xhibril! Ndëshkimin filloje me atë person, sepse atij nuk i është skuqur faqja nga të ligat që veprohen në atë qytet."

Ata njerëz të cilët janë mbyllur në xhami dhe nuk dinë çfarë bëhet jashtë saj, le ta dinë se e kanë kuptuar Islamin gabim. Nëse nuk i fton njerëzit të distancohen nga gjynahet, nëse nuk kontribuon pozitivisht në shoqëri, nëse nuk je aktiv në ruajtjen e fesë dhe nderit të njerëzve, dije se nuk ke bërë asgjë. Islami kërkon njerëz që janë të përfshirë në aktivitete shoqërore dhe publike, njerëz që kanë ndikim dhe që u dëgjohet fjala në shoqëri, jo njerëz që nuk dinë gjë tjetër përveç namazit.

Thotë Umer ibnul Hattabi: "Gati sa nuk shkatërrohen qytete edhe pse janë ndërtuar rishtazi."
Dikush e pyeti: "E si mund të ndodhë kjo?"
Umeri u përgjigj: "Kur të ligët do të lartësohen mbi të ndershmit."

Thotë Umeri: "Nëse veprohen punë të liga por në fshehtësi, ato nuk dëmtojnë veçse vepruesin. Por nëse veprohen haptazi dhe njerëzit nuk reagojnë që ta ndryshojnë, ato dëmtojnë të gjithë shoqërinë."
"Ruajuni ngatërresave, të cilat nuk i godasin vetëm ata që bëjnë keq; dhe ta dini se Allahu dënon ashpër!" (Enfal, 25)

Thotë Profeti alejhi selam: "Do të urdhëroni për mirë dhe të ndaloni të keqen, ose Zoti do nxisë armiqësinë mes jush, do e lutni por nuk do u përgjigjet më."
Pasiviteti ndikon drejtpërdrejt në pranimin e lutjeve dhe ndikon në përshpejtimin e ndëshkimit të Zotit. A e shikon sa i rrezikshëm është pasiviteti o vëlla dhe oj motër?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Si të ndikojmë te vetvetja (Pjesa 1)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» intervista me plakun
» Ronaldo: Nuk kam qenë vetvetja
» Giovinco: Të përqendrohemi te vetvetja
» Rooney: Është pjesa më e ngazëllyer e sezonit
» Eastwood është lodhur nga vetvetja
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum