www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Sinqeriteti dhe robëria e zemrës Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Sinqeriteti dhe robëria e zemrës Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sinqeriteti dhe robëria e zemrës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geli
Offline
Offline
geli

Numri i postimeve : 4761
Data regjis. : 08/10/2009
Age : 38
Location : Prishtinë

Sinqeriteti dhe robëria e zemrës Empty
MesazhTitulli: Sinqeriteti dhe robëria e zemrës   Sinqeriteti dhe robëria e zemrës EmptySun Dec 20, 2009 5:30 am






Sinqeriteti dhe robëria e zemrës (1)





Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu, s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon.

Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç Allahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij.


Të nderuar besimtarë!


Lumturi e plotë për robin besimtar është ai i cili e di, e njeh dhe e dallon rrugën për tek Allahu i Lartësuar. Mjerim dhe mjerë për atë që i kalon koha e po i mbaron jeta dhe ende zemrën e ka të izoluar nga njohja e drejtë e Krijuesit Allah. Mjerë për atë që ende nuk e ka shijuar erën e ihlasit! Atëherë shpejto! Mos u vono! Shëroje zemrën, mjekoje, renovoje atë, bëje të sinqertë! Përmirësoje nijetin (qëllimin). Allahu i Lartësuar kërkon prej robërve të Tij korigjimin, ndreqjen, përmirësimin e zemrave.

Është pyetur Dhun-nuni kush janë të ulëtit (qelbanikët)? Ai tha: “Ai i cili nuk e njeh rrugën për tek Allahu dhe as që di ta dallojë atë.”1

Rruga për tek Allahu kalohet duke i nënshtruar zemrat në sinqeritet ndaj Gjithëdijshmit.

Jahja bin Muadhi ka thënë: “Vendet e shkreta(shkretëtirat) të dynjasë kalohen me këmbë, ndërsa shkretëtirat e ahiretit tejkalohen me zemra.”2

Në dyert e Mbretërit të mbretërve nuk trokitet me thonj (të gishtërinjve), por me rrahjet e zemrave.

I Dërguari i Allahut, Muhamedi paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Me të vërtetë në trup ka një copë mishi, nëse ajo është e mirë, i tërë trupi është i mirë, e nëse ajo e keqe, i tërë trupi është i keq. Ajo është zemra”. 3

Nga Ebu Herejra raportohet se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Allahu nuk shikon në format dhe trupat tuaj, por Ai shikon në zemrat tuaja (dhe në veprat tuaja).”

Transmeton Muaviu nga i Dërguari i Allahut, se ku ka thënë:


Veprat janë sikurse ena, nëse pjesa e poshtme e saj është e shëndoshë (e freskët) gjithashtu edhe pjesa e epërme e saj është e shëndoshë. Por kur prishet (shkatrrohet) pjesa e poshtme, edhe pjesa e sipërme prishet.4

Ebu Hurejra thotë: “Zemra është mbreti, gjymtyrët janë ushtarët e saj, kur mbreti është i shëndoshë edhe ushtarët janë të shëndoshë, kur mbreti është i prishur edhe ushtarët janë të prishur.”

Ebu Huzejme thotë: “Qëllimi (synimi) për tek Allahu me zemra është me njohje burimore prej veprave të dukshme, si: namazi, agjërimi etj..

Ibnul Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Ai i cili analizon sheriatin në tërësi, mëson se veprat e gjymtyrëve (të jashtme) kanë lidhshmëri të ngushtë me veprat e zemrës. Dhe ato nuk kanë dobi pa ato të zemrës dhe njëherazi janë më të detyrueshme për robin sesa veprat e jashtme. Besimtari (mumini) prej dyftyrëshit (munafikut) dallohen vetëm në atë që kanë në zemër, kjo i dallon.”

Gjithashtu thotë: “Veprat e zemrës janë bazë, kurse ato të gjymtyrëve janë të varura dhe plotësuese. Pa dyshim që nijeti është në pozitën e shpirtit dhe veprat në pozitën e trupit, kur shpirti largohet vjen vdekja. Atëherë njohja e dispozitave të zemrës është më primare (më të rëndësishme) prej atyre të jashtme.”



Vazhdon
Përgatiti: Ulvi Fejzullahu
13.12.200
9
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Sinqeriteti dhe robëria e zemrës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» AAK: Do të largohet robëria që ka kapluar Kaçanikun
» Semundjet e zemres!
» Sëmundjet e zemrës dhe diabeti
» Kivi për shëndetin e zemrës
» Lidhjet mes depresionit dhe sëmundjeve të zemrës
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum