www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Përdorimi i komandës Bootcfg! Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Përdorimi i komandës Bootcfg! Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Përdorimi i komandës Bootcfg!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Përdorimi i komandës Bootcfg! Empty
MesazhTitulli: Përdorimi i komandës Bootcfg!   Përdorimi i komandës Bootcfg! EmptySat Dec 26, 2009 12:26 am

Komanda Bootcfg manipulon skedarin Boot.ini.
Komanda Bootcfg përfshinë:
• Bootcfg /default
• Bootcfg /add
• Bootcfg /rebuild
• Bootcfg /scan
• Bootcfg /list
• Bootcfg /redirect
Gjithashtu skedari Boot.ini mund të manipulohet edhe nga GUI.
Pasi që ta përdorni komandën /rebuild kur kemi të bëjmë me Windows 9x ndoshta do t’ju duhet që ta shtoni edhe rreshtin vijues në seksionin [operating systems] tek Boot.ini:

C:\="Microsoft Windows 9x"


Komanda bootcfg është një komandë e Recovery Console në Microsoft Windows XP e cila manipulon skedarin Boot.ini. Kjo komandë ka një funksion e cila mundë të skanoj disqet tuaja të ngurta për instalimet e Microsoft Windows NT, Microsoft Windows 2000 dhe Microsoft Windows XP dhe pastaj ti shtoj ato në skedarin ekzistues Boot.ini ose ta krijoj një skedarë të ri Boot.ini nëse nuk ekziston ai. Kjo komandë mundëson që parametrat shtesë të skedarit Boot.ini të shtohen në ato ekzistuese ose të krijohen të reja.

Për ta përdorur komandën bootcfg, niseni Recovery Console nga CD-ja e Windows XP-së, pastaj zgjidheni Recovery Console, apo pasi të niseni nga komanda për riparim të sistemit operativ dhe të hyjmë në pamjen MS DOS.

Domethënia e komandave bootcfg:

• Komanda bootcfg /default e vendosë opsionin e sistemit operativ të nënkuptuar në menynë Boot (komanda e zgjedhë hyrjen e sistemit operativ në mënyrë automatike).

• Komanda bootcfg /add skanon kompjuterin për instalime të Windows NT, Windows 2000 apo Windows XP (nëse ka Boot të dyfishtë), dhe pastaj paraqet në ekran rezultatet. Nga ky lokacion ju mund të shtoni një instalim në menynë Boot.


• Komanda bootcfg /rebuild skanon kompjuterin për instalime të Windows NT, Windows 2000 apo Windows XP, pastaj paraqet në ekran rezultatet. Mund të shtoni instalimet e Windows-it. Pasi të jepet kjo komandë si shembull mund t’ju paraqitet si në vijim:

Total Identified Windows Installs: 1

[1] C:\Windows
Add installation to boot list? (Yes/No/All):
Enter Load Identifier: (Përshkrimi i shkurtër i ngarkimit të sistemit operativ nga menyja Boot).
Enter Operating System Load Options: (e cila është: /fastdetect).

• Komnada bootcfg /scan skanon disqet e ngurta për instalime të Windows NT, Windows 2000 apo Windows XP, pastaj paraqet në ekran rezultatet.

• Komanda bootcfg /list lexon skedarin Boot.ini, dhe pastaj e paraqet në ekran identifikuesin e sistemit operativ, opsionet e ngarkimit të sistemit operativ dhe lokacionin e sistemit operativ (cakun).

• Komanda bootcfg /rediect mundëson ri drejtimin e ngarkuesit boot me konfigurimin e përcaktuar si port dhe vlerën bod-ëve (ang. Baud lexo bod 1 baud = 1 bit/1sec). Kjo komandë përdoret për të mundësuar vetinë e Administrimit të pakryer.

• Komanda bootcfg /disbleredirect pamundëson ri drejtimin e ngarkuesit boot me konfigurimin e përcaktuar si port dhe vlerën bod-ëve (ang. Baud lexo bod 1 baud = 1 bit/1sec). Kjo komandë përdoret për të pamundësuar vetinë e Administrimit të pakryer.

Editimi i BOOT.INI
Gjithashtu skedari Boot.ini në Windows Xp mund të manipulohet edhe nga ndërlidhësi grafik i përdoruesit (ang. graphical user interface – GUI):
1. Në Control Panel, klikoni dy herë në System.
2. Në faqen Advanced, klikoni Startup and Recovery, dhe pastaj zgjidheni Settings.
3. Tek pjesa System Startup, zgjidhni Edit.
4. Duhet të ruani ndryshimet, pastaj zgjidhni OK për të dalur nga dritarja Startup and Recovery para se të shihni ndryshimet e skedarit Boot.ini.
5. Klikoni Start, pastaj Run, dhe shkruani: msconfig për të nisur System Configuration utility.
6. Klikoni faqen Boot.ini.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Përdorimi i komandës Bootcfg!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Nëse keni problem në çasjen e komandës REGEDIT!
» Perdorimi i aspirines mund te ndaloje kancerin
» Perdorimi i tepert i kripes shkurton jetegjatesine
» Hiqet nga përdorimi numri i “mallkuar” i telefonit mobil
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Shkarko::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Tutoriale-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum