www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Rrustem Geci Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Rrustem Geci Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rrustem Geci

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Rrustem Geci Empty
MesazhTitulli: Rrustem Geci   Rrustem Geci EmptyFri Jan 15, 2010 9:40 pm

PRITJA E GJENIUT

Ku është fshehur gjeniu
Ai që di të flas me popullin
Ai që di të qaj me popullin
Ai që di të këndoj si ai

Ku është fshehur gjeniu
Pyesin n ë n a t , baballarët
Gratë e veja, fëmijët jetim
Ata që vdiqën në këmbë

Ku është fshehur gjeniu
Ai më i bukuri i lirisë
Ai më i bukuri i vuajtjes
Ai më i bukuri qëndresës

Ku është fshehur gjeniu
Heroi i të gjitha luftërave
Pse nuk duket, pse s´flet
Koha është që të bëhemi

Ku është fshehur gjeniu
Ai i gjakshmi ë n d r r ë s
Ai i b u k u r i i betejave
Ai që duhet të flasi sot

Ku është fshehur gjeniu
Pyet vullneti i popullit
Se populli gjeniun e pret
Që g j e n i u vetë të flet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Rrustem Geci Empty
MesazhTitulli: Re: Rrustem Geci   Rrustem Geci EmptyFri Jan 15, 2010 9:40 pm

THIRRJET E EPOSIT

Me gojën e mbyllur nga frika
Guximi shndrrohet në frikë
Fjala fshihet mes dhëmbëve
Dhe qeshja kthehet në vuajtje

Me gojën e mbyllur nga frika
N d a l o n edhe pëshpëritja
Gjelbërimi i fjalës në letër
pasioni i ndjenjave në vargje

Me gojën e mbyllur nga frika
Nga shtypja e terri i trashë
D h i m b j a nuk frikësohet
Që të kthehet në zemërim

Në këtë t h i r r j e të eposit
një thirrje kam nga baladat
Që l i r i n ë ta bëjmë të lirë
Dhe frikë të mos ketë askush
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Rrustem Geci Empty
MesazhTitulli: Re: Rrustem Geci   Rrustem Geci EmptyFri Jan 15, 2010 9:40 pm

I BUGOSURI I IDESË

Kur i shtrohem ndryshimit
Dhimbjes dhe të panjohurës
Goditem nga valë të ashpra
Nga e sotmja e rebeluar

Kur i shtrohem ndryshimit
Dhe mendimit të z g j u a r
Çdo gjë e kam më të gjerë
Më të afërt dhe të ndjeshme

Kur i shtrohem ndryshimit
Mendimi më ikën përpara
Që unë atë ta arrijë , më
Më duhet të kërcejë përtej

Sa herë lypset ndryshimi
Dhe të dhënat e krijimit
Mua më shfaqet vetvetja
Me të burgosurit e idesë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Rrustem Geci Empty
MesazhTitulli: Re: Rrustem Geci   Rrustem Geci EmptyFri Jan 15, 2010 9:40 pm

KËNGA E DRINIT

Në antologjinë e jetës
Plot janë udhët e gjata
Pastaj udhët e pastajme
Pastaj udhët e tjera

Udhën e gjaktë të Drinit
Vetëvetët e mohuan
Vjena s´ishte për të marr
Por ishtë për të dhënë

Në udhët e mia me Drin
Çfarë të bëj i shkreti
A ta vras vetveten
A ta ndaj në gjysma

Në të gjitha luftërat
Kosova ishte në luftë
Gjithmon çlirimtare
Gjithmon në beteja
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Rrustem Geci Empty
MesazhTitulli: Re: Rrustem Geci   Rrustem Geci EmptyFri Jan 15, 2010 9:40 pm

MËMA E ALBANIT


Sa herë kthehem në atë kohë
goja më merret nga ato krime
me forcë unë jam përgjakur
kur foshnjën ma masakruan
Zemra të v o c k ë l a të lirisë
ju s´ishit një, as dy, po dy mijë
dora e barbarëve serb ju vrau
sikur ju të i s h i t të mëdhenj
Me mizorinë e më mizorëve
me mizorinë e më vrasësve
ata s´ju lanë të rriteni, ju vranë
në fillimet tuaja më të bukura
Ilir, Shqiponja , Gresa , Astrit...
ju shtyheni të më pyesni mua
ku ishim ne kur juve ju vranë
ç´ bëmë ne që të mos vriteni
Zemra të v o c k ë l a të lirisë
mos i mëshoni dheut me duar
mos qani, qetësohuni,..ndaluni
se mëmën mund ta çmendni!...

Poezi nga libri, “Kanuni poetik” libër me 1 mijë e 600 faqe dhe 2005 poezi

Rrustem GECI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Rrustem Geci Empty
MesazhTitulli: Re: Rrustem Geci   Rrustem Geci EmptyFri Jan 15, 2010 9:40 pm

GJENOCIDI


Në antologjinë e v r a s ë s v e
nuk ka ndonjë popull tjetër
më vrasës dhe më barbar , se
populli serb, se urrejtja e tyre
kundër p o p u j v e f q i n j ë
Në atë harlisje të u r r e j t j e s
të shkatërrimit dhe të djegieve
ne e dinim se do të vriteshim
se ata shtinin me armë të rënda
mbi shtëpitë tona të bukura
mbi fëmijët tanë të pashëm
Gjenocidi s e r b në Kosovë
s´ ishte fjalë boshe as i sajuar
ai vriste , qëllonte , gjymtonte
popullin më të lashtë të tokës
dhe dehej me mizorinë e tij
çfarë janë serbët, kush janë ata
lexoni emrat e të pushkatuarve
emrat e gropave me v a r r e
emrat e një milion të ndjekurve

Rustem Geci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Rrustem Geci Empty
MesazhTitulli: Re: Rrustem Geci   Rrustem Geci EmptyFri Jan 15, 2010 9:41 pm

ÇKA THA LIRIA?


Zemrën e kam shëndoshë
po trupin në pesë pjesë
evropat shih, ç´ më bënë
më ndan me të pabesë!

Kosovës po flitet shumë
se bisedat s ´ janë mirë
lirinë ne e duam tamam
pa pranga e pa mynxyrë!

Zemrën e kam shëndoshë
po trupin në pesë pjesë
më shumë se një shekull
jam nën degë të rrufesë

Rustem Geci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Rrustem Geci Empty
MesazhTitulli: Re: Rrustem Geci   Rrustem Geci EmptyFri Jan 15, 2010 9:42 pm

ÇAMËT


Çame , Çame , Çamëri
ke kraharorin me flori
I ke krojet mëmë e mbesë
unë te gjaku do të vdesë

Çame , Çame , Çamëri
Plot të vrara ke në gji
tri të korra në një pemë
tri të korra në një lëmë!

Çame , Çame , Çamëri
tremijë vjet moj i l i r i
populli ynë është burrë
është si gjaku në flamur

Çame , Çame , Çamëri
ti moj je njëmijë flori
ti ke çamin që punon
ti ke çamen që të donë!

Rustem Geci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Rrustem Geci Empty
MesazhTitulli: Re: Rrustem Geci   Rrustem Geci EmptyFri Jan 15, 2010 9:43 pm

LOTËT E ÇAMIT


Shqiptarët e mërguar në botë
me vuajtje e bëmë këtë jetë
i këputur, i degëdisur, i huaj
mërgimi çdo ditë më vret!

Këtu jam që kur isha tre vjeç
Tiranën thuaja se nuk e njoh
kam lexuar për bukuritë tuaja
për fushat dhe për malet atje

Plot ishin murtajat që na ranë
me grusht e me tramundanë
Shqipërinë e kam zemër,xhan
mendja më vete, në Tiranë!

Tokë floriri është Çamëria
e fortë është ëndrra e çamit
kur t r a p i në det dremitet
dhe çami me çamen puthen!...

Mosha s´më lë të kapi largësi
Neve po na i përtërinë emrat
për ata që e kuptojnë mallin
degën e thyer , era e thanë!...

Rustem Geci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Rrustem Geci Empty
MesazhTitulli: Re: Rrustem Geci   Rrustem Geci EmptyFri Jan 15, 2010 9:43 pm

SHPRESA


Shpresa , a të kujtohet ty
ajo mbrëmje e Prishtinës
kur unë e ti putheshim
lulet të çelin të bukura

Në ato vite të rinisë sonë
ne nuk rrinim duarkryq
e shquanim njëri-tjetrin
dhe praninë e pushtuesit

Shpresa, a e mban mend
atë takimin në Prishtinë
se në ato vite të rënda
ne këndonim së bashku

RUSTEM GECI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Rrustem Geci Empty
MesazhTitulli: Re: Rrustem Geci   Rrustem Geci EmptyFri Jan 15, 2010 9:44 pm

TRËNDËLINA


Nata sonte më veç ka rënë
unë mbështillem si gjësend
dhe ëndërroj... mes vetmisë
një diell tjetër të l i r i s ë

Dhembja ime s’ ka një fund
kupën e saj me se ta tund
dhimbja ime rron tek flaka
ajo rrënjët i ka tek plaga

Zemra diellin e dëshiron
dielli zemrën e frymëzon
nata sonte v e ç ka r ë n ë
unë mbështillem si gjësend

Ristem Geci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Rrustem Geci Empty
MesazhTitulli: Re: Rrustem Geci   Rrustem Geci EmptyFri Jan 15, 2010 9:44 pm

E BUKURA MORE


Eja zemër përse s’ më pyet
Malli mua m´i mbyti sytë
Në ëndërr shoh unë Morenë
Dheun e t´atës dhe atdhenë

Shoh De Radën, edhe Ujkon
Dushko Vetmo çon mesazh
Qan e bukura, qan i bukuri
Për Morenë kam një mall

Flakë e shpirtit nuk shteron
Prush i zemrës nuk harron
Kujtoj h ë n ë e kujtoj det
Sa herë gjaku im më thërret

Unë të desha po s´u pamë
Unë të prita po s´u ndamë
Gjuha jonë dritë shumëzon

Rustem Geci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Rrustem Geci Empty
MesazhTitulli: Re: Rrustem Geci   Rrustem Geci EmptyFri Jan 15, 2010 9:44 pm

KËNGA e REXHËS


( sipas motivit popullor )

Nëna Rexhën e kishte djalë
Rexha n u s e n e kishte parë
Nusja e b u k u r , Rexha i ri
Të njohur ishin me dashuri

Dasma e Rexhës, dasmë në zë
Katër s h t ë p i plot me miq
I gjithë gëzimi ishte në dasmë
Kënga e vallja nuk pushonin!

Rexhën në dasmë do e vrasin
gjaku i Rexhës të mos shtohet
Ëndërr e nënës për djep të ri
ishte shpresa e saj për të birin

Vrasës i territ Rexhën e vranë
vrasja Rexhës nusen e ndanë
nusja e b u k u r , Rexha i ri
vrasës quhej një k a l ë i zi

Gjaku i Rexhës nuk do thajë
gjaku i këngës do ta mbajë
plagë e nënës s´mbyllet kurrë
vdekja e të birit i preu udhë!

Rustem Geci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Rrustem Geci Empty
MesazhTitulli: Re: Rrustem Geci   Rrustem Geci EmptyFri Jan 15, 2010 9:44 pm

EMBLEMË

Unë jam ai i dënuari
ai burgosuri, ai trimi
ai i plagosuri për liri
që një jetë të t ë r ë
isha në luftë e beteja
Unë jam ai bandilli
ai shkruesi i trakteve
ai ilegalisti i shkathët
ai që i mbaja parullat
“ Kosova Republikë ”
Unë jam ai profesori
ai i bukuri i rrugëve
ai poeti i trazimeve
që me studentët trima
i ramë grusht armikut;
Unë jam ai i dënuari
ai i bukuri i UÇK-së
ai piktori i emblemës
ai, i dashuruari i lirisë!

Rustem Geci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Rrustem Geci Empty
MesazhTitulli: Re: Rrustem Geci   Rrustem Geci EmptyFri Jan 15, 2010 9:45 pm

KËNGË TË BURGUT


Dritë e hënës hyn e s´ flet
Dritë e hënës ikë e s´ tretë
Mendja e trimit terrin shpon
Korba trimin keq shenjëzon!

Oj Kosovë , flutur me fletë
Brenda burgut,... burgu vret
Kjo Evropa ,..dielli pa ty . Ai
togfjalësh më mban n´ kuvli !

Fjala e trimit s´ shuhet kurrë
se l i r i a shpinën s ´ rrudhë
fjala e trimit i b i e zjarrit
plot janë vuajtjet e shqiptarit

Muaji–muajin vetë e shtyn
Muaji - muajin e pështyn
Nëpër burgje lufta vazhdon
Udha lirisë kurrë s’ ndalon.

Fol Kosovë, Kosovë e l i r ë
Krushqit presin të marrin ty
Moj hapsane të raftë pika
Djemtë e tanë janë:Republika!

Rustem Geci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Rrustem Geci Empty
MesazhTitulli: Re: Rrustem Geci   Rrustem Geci EmptyFri Jan 15, 2010 9:45 pm

TREPÇA

Në Trepçë është palca jonë
qenia që të ardhmen ma cakton
le të çmenden gjithë perenditë
Trepça Iliriane nuk më mohon!

Në të dielat e arit dhe t´argjendit
në të hënat e shiut dhe metaleve
u vetëlind p l u m b i dhe zinku
dhe kristalet me flori të Trepçës

Hapini ballinat e faqeve të tokës
të shihni feldspathet,...manganin
në të reshurat...mes vullkaneve
zoti na e fali , Trepçën për ari

Qahet thëngjilli, floriret e tokës
qahet h u m u s i...a r g j i l i blu
me gjunj të natës m´i bien tokës
qahen pemët për degët kërcu!..

Fol gjuhë e lashtë e kësaj toke
Trepça e Kosovës prindin e di
Në Trepçë Kosova ka një emër
Mëmë e baba ia quajnë, Shqipëri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Rrustem Geci Empty
MesazhTitulli: Re: Rrustem Geci   Rrustem Geci EmptyFri Jan 15, 2010 9:45 pm

KËNGË TË ILIRIDËS


Motër e gjakut, motër e luftës
mos u ligështo, bëhu e fortë
ji në udhën tënde mos u ndal
mbështetu në krahët t u a j
në prushin tënd të qenies
Iliridë, shpirti im , zemra ime
mbahu në p o e z i n ë tënde
në ilrishten shqip të Ohrit
në ilirishten shqip të Lëkovës
në ilirishten e Kumanovës
në ilirishten e T e t o v ë s
në Prespën dhe Dibrat tuaja
në ilirishtën tonë të Iliridës
shkruan në librin e tij, Arbri
shkrimtari juaj i Dardanisë

Rustem Geci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Rrustem Geci Empty
MesazhTitulli: Re: Rrustem Geci   Rrustem Geci EmptyFri Jan 15, 2010 9:45 pm

ALBANI


Që nga shndrrimi i ajrit në frymë
tremijëvjet kam gjuhën dhe artin
tremijëvjet kam librin e betejave
tremijëvjet kam shumen e këngëve

Kosovë, flamurmadhja e shpirtit
Me ty o e dashur unë jam i tëri
Shqipëri kam emrin dhe gjakun
Shqipëri kam fjalën dhe himnin

O gjak i shqipes, o gjak i diellit
mos u jep, mbahu, mos u dëshpro
ji në udhën tënde mos u ndal
këtu jemi! Gjallë jemi!Tuajt jemi!

Kosovë, z e m ë r e m u n d u a r
Gjëma të mëdha o shpirt të ranë
Loti yt,..Kosovë,..lag edhe shiun
Nuk të lëmë jo të mbetesh dridhje

Kosovë, popull i dyzet luftërave
Mbushe g o j ë n thirrje , marsho
Me ty është liria, e dashura jonë
Më e fuqishmja vepër e gjakut!

* * * * *
Digjet e piqet kjo botë n´zjarrmi
Në Prishtinës ngulmon gjak i ri
Arti i çlirimit nuk njeh kufij
Në të gjitha kohët ka emrin liri

RUSTEM GECI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Rrustem Geci Empty
MesazhTitulli: Re: Rrustem Geci   Rrustem Geci EmptyFri Jan 15, 2010 9:45 pm

KRUJË E LIRISË


Ç´është ky ajër me aq verë
Nis prej fushave e maleve merr
Ç´është kjo pemë argjendt e ar
gjitha këngëve m´ i bie mbarë!

Mijëra v j e t janë stinët tona
Mijëra v j e t Shqipëri mbi dhé
Krujë e gjakut të Skënderbeut
Flamur-madhja e gjithë atdheut!

Qysh kur t o k a ishte fëmijë
Gjuha s h q i p e ishte e parë
Ndal o bir,..që të jap ca mana
Dhe një lot kujtim nga mëma!

Plot, f l o r i r e ka Shqipëria
Ullinjtë e Krujës janë me ar
Rrofsh o Krujë e Skënderbeut
Flamur-madhja e gjithë atdheut!

Rustem Geci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Rrustem Geci Empty
MesazhTitulli: Re: Rrustem Geci   Rrustem Geci EmptyFri Jan 15, 2010 9:46 pm

BETEJA KOSOVËS

( 1 3 8 9 )

Në prag të atij m o t i të ligë
Në prag të atij moti të zymtë
Në fushën e pasur të mëllenjave
Ballkantë e bënë luftën e tymtë

Ustallarë të asaj kohe aq ditën
dhe thikat i mbytën në g j a k
evropat u vranë me marrëveshje
e plagët i m b e t ë n Kosovës
Osmanllinjtë erdhën me sulltanë
të mos ëndrrojnë sulltan të tjerë
një qiell e zunë, një na e tretën
sa shumë u v r a m ë o Kosovë

Neve na takoi...e vramë Muratin
atë s u l l t a n me nam në derë
në kancelari neve na copëtuan
për t´i pajtuar fqinjët e mjerë

Rrustem Geci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Rrustem Geci Empty
MesazhTitulli: Re: Rrustem Geci   Rrustem Geci EmptyFri Jan 15, 2010 9:46 pm

KËNGË PËR LIRI

Të gjitha kohëve gjak u dhamë
në fushë të betejës e punë të rëndë
gjak dhamë për tokë e për qiell
gjak dhamë që të rrojmë më mirë
Të gjitha kohëve gjak u dhamë
që l i r i n ë ta kemi më tamam
me të drejta të njohura dhe ligje
Të gjitha kohëve gjak u dhamë
në Trojën e parë Trojën e vranë
në Trojën e dytë Trojën e ndanë
në Trojën e tretë turqit na ranë
të gjitha kohëve gjak u dhamë,në
fushë të betejës e punë të rëndë

*****

Nëse Serbisë i mbetet

vetëm një shkronjë në

Kosovë, ajo do kulloj

g j a k edhe nën hije

Rrustem Geci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Rrustem Geci Empty
MesazhTitulli: Re: Rrustem Geci   Rrustem Geci EmptyFri Jan 15, 2010 9:46 pm

SHQIPTARËT

Nëse luftën nuk na e pranojnë
Kosovë, bërtit me sa fuqi ke
në dhomë, në banjo, në balkon
nëpër shtëpitë tuaja të bukura
nëpër trotuare , nëpër shkolla
bërtit tek të mbjellat tuaja
bërtit në rrugë, para pallateve
nëpër qytete dhe fshatra, bërtit,
bërtit , me sa f u q i ke, që të
dëgjojë toka e qielli, bërtit çdo
kund ka shtypje, çdo kund ku
ka pushtim, Kosovë,bëhu e lirë
dhe ngritu të dëgjojnë të rënët
se këtu jemi! Dhe gjallë jemi!

Rrustem Geci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Rrustem Geci Empty
MesazhTitulli: Re: Rrustem Geci   Rrustem Geci EmptyFri Jan 15, 2010 9:47 pm

KËNGË KOSOVE


Gjethet gjakut nuk i bien
Derisa të ketë diell e zot
Gjethet gjakut nuk i bien
derisa shqip flet kjo tokë

Diell , o Diell të keqen nëna
Natë është, s´ndritë as hëna
Në këtë vend sa terri vret
Vret pusia e hyqmi vret!

Kjo pushkë e bukur si vajzë
Ka sytë më kaltërt nën qiell
Kjo pushkë e bukur si vajzë
ka emrin : Kosovë e l i r ë!

Rrustem GECI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Rrustem Geci Empty
MesazhTitulli: Re: Rrustem Geci   Rrustem Geci EmptyFri Jan 15, 2010 9:47 pm

ATLANTI


Populli, populli , është kala
Ai ndërton e shemb mynxyrë
Tokën e bukën po ia shkele
Ai me d u a r e ngre lirinë

Populli, populli është u r t i a
Mendja e tij gjithë ndërton
Populli , populli kur flauton
Kush më bukur nuk këndon

G j e n i e popullit është liria
Gjenia e tij çdo herë krijon
Me të bukurën pemë të jetës
Ai ecën e kurrë s´ ndalon

Populli , populli , është kala
Ai ndërton e shemb mynxyrë
Tokën e bukën po ia shkele
Ai merr pushkën e lufton

Rrustem GECI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Rrustem Geci Empty
MesazhTitulli: Re: Rrustem Geci   Rrustem Geci EmptyFri Jan 15, 2010 9:47 pm

FJALA QË KULLON DIELLIN


Ese letrar për veprën e poetit , Xhevahir Spahiut

Në pesëmijëvjeçarin e Shqipërisë, u lind poeti Xhevahir Spahiu. Ai u lind më 1 mars 1945 në Malind të Skraparit. Xhevahiri është njëri nga poetët më të fuqishëm të letërsisë sonë. Ai në të gjitha krijimet e tij fjalën e merr nga zemra. Poezia e Xhevahirit, është e thellë dhe e prushtë. Arti i tij spikat në të gjitha trajtat.Të gjitha poezitë e tij janë florire arti. Në krijimet e tij kudo reflekton gjaku i kohës sonë. / Dheu im, mos më zezo / mos u kthe n´shushamë / të kam mbajtur / mbamë ?/ …këto dhe mija vargje të tjera janë fuqia e poetit, iliriotet e tija të bukura./Athosi lan këmbët në det/ Tomorri lan sytë/ I dyti është i pari / I pari është i dyti/…janë këto vargjet më kuptimplote të një poeti gjigand, me përmasë planetare.

Letërsia artistike shqipe me Xhevahirin është më e thellë, më e gjerë, më e bukur. Xhefahiri u takon poetëve të fuqishëm të kohës sonë./Më ka marrë malli për fytyra të njohura / Ku i zë dita ? / Ku i zë nata ? / pyet poeti . Vullkani i quajtur Xhevahir Spahiu, nuk e ka hallin s´i do të vdes, as si e si…por,..kë do ta pres nën pemë…çfarë të bëj me një mollë të pashkundur !..Gjenia poetin e lejon çfarë të dojë. Unë e njoh mikun tim poet, ai është pushuar nga të gjithë të padehurit e kësaj bote, sepse, muza, Xhevahirin e shpie tek vetja, në më të ashpren e Pegasit. Betejat e poetit në sheshin e l e t r ë s së bardhë nuk rreshtin kurrë S´kam ku të iki thotë poeti, tek fjala jam lind, dhe tek fjala më gjeni. Ç´të bëj me këtë natë jetëshkurtër. Lufta e të kundërtave është beteja jonë. Si t´i përgjigjem trishtimit,një dite të jetuar.Pyetjet janë të panumërta./ Në puthjen e së djelës/ ka edhe të djele të tjera / të moçme sa vetë jeta e njeriut. Xhevahir Spahiu i takon katërshit të poetëve të mëdhenj, Arapit, Zhitit,Konushevcit, Aliajt. Të gjithë reflektojnë me artin e tyre të fuqishëm. Fuqia e poezisë së tij është tek e natyrshmja, tek e ashpëra e së bukurës. Nuk ka dashuri për të gjithë njësoj, lexoj në mes të vargjeve të poetit. ajo që është, është këtu, në shpirtin e këtyre njerëzve./ Më thuaj xhaxha/ a janë gjallë lisat/ apo kanë shkuar edhe ata refugjatë?/…/ Xhaxha, shko edhe njëherë nga varret e më thuaj / ç´bë gjyshja nën dhe / … xhaxha, flas me ty si me një këngë të vjetër /…E çuditshme…/ tri kafshë / mbi katër rrota / m´gëlltitën sytë /…poezia e Xhevahirit është poezi atomike, e fuqishmja e tij shtëpi e ka në materjen, e krejt brenda saj, fuqinë goditëse të fjalës. Identiteti poetik i Xhevahirit është i njëjtë me jetën e shqiptarit. / pyet bari / çdo të thotë jetë / pyet i vrari / hyj a dal n´mesjetë /, vargjet e Xhevahirit janë shpërthyese, me plot figura e metafora. Krijimtaria e tij është tokësore dhe kozmike. Poet me përmasa të mëdha. Bota shqiptare thotë poeti është e vockël në dukje po 50 shekuj jetë ka brenda. Eseja nuk më lë të shkëputem; në jetën e një dite, memzi e ruaj mëngjesin dhe mbrëmjen , se mesdita më ikën me yryshe të tjera. Xhevahiri është poet i mendimit të lartë të fjalës, i cili vazhdimisht shikon, dëgjon, ëndërron, dyshon, preket nga mendimet e tij dhe frymëzimet e pashpërthyera. Xhevahiri është i afërm i gjithë poetëve. Në orën më të heshtur të natës, ai i flet muzës, dhe gjelbëron pemën e jetës. Në sheshin e letrës së bardhë, Xhevahiri përherë është në betejat e tij prej poeti, filosofi e mendimtari. / pemë e çuditshme trupi im / /Shushurijnë shelgjet në fushë / mërmërijnë mizat në mriz…Unë i shoh të gjitha në vargjet e mia, edhe pagjumësinë e të vrarit, edhe pagjumësinë e diamantit./ Deti më pranon…siç më pranon gruaja / Gruaja më pranon si çmë pranon deti / faleminderit grua…/ këto dhe mija vargje të tjera lapidare të poetit, janë shpërthime të pak shpërthimeve. Jo vetëm ditët me shi, po edhe ditët e bukura kanë qenë të hidhura për ne, i tillë ishte fati ynë. Poezinë e Xhevahirit e lexoj me pasion. Në çdo lexim unë gjejë thëllimat poetike, vargjet më me ngjyra të tij. Shqipëria e Xhevahir Spahiut është e bukur, dhe e papushtuar. Poezia e tij e tëra është shpërthim, dhimbje, përqafim. Fjala e tij e pastërt e kullon edhe diellin. Në Krijimtarinë poetike të Xhevahir Spahiut, plot poezi janë maja të letërsisë. Interpretemi poetik, Ullinjtë, Fjalë të gjelbra, Raport lufte, Tek rrënja e fjalës, Poetët e gjakut tim,Vdekja perendive e të tjera ,janë lidhjet e poetit me muzën, me kohën, me kozmosin. / M´i muarën shokët, zyrat, aeroportet, / të tjera fytyra e kanë zënë vendin tim … / në këtë marramendje harrimi / rrallë e më rrallë piqemi…Këtë ese të shkurtër për Xhevahirin po e mbylli me urimin, ji i përjetshëm në poezinë shqipe. Shëndet, o i miri poet.

Rrustem Geci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Rrustem Geci Empty
MesazhTitulli: Re: Rrustem Geci   Rrustem Geci Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Rrustem Geci

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Letërsia-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Internet | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum