www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Juniku    . Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Juniku    . Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Juniku .

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Juniku    . Empty
MesazhTitulli: Juniku .   Juniku    . EmptyWed Dec 30, 2009 4:24 am

Juniku eshte komune e re ne Kosove, shtrihet ne pjesen perendimore te Kosoves... Juniku eshte fshati me i madhi ne Kosove dhe ndoshta edhe nder me te vjetrit, thuhet se Juniku eshte diku rreth 200 vite me i vjeter se Gjakova. Per vjetersine e Junikut tregojne ne mes tjerash edhe toponimet si Gradina, Koleja, Kisheza, Badra, Kroi i Priftit , Firza, Livadhi i madh, Djegesinat etj. Ne burimet historike, Juniku permendet si vendbanim i hershem, fshate me te gjitha tiparet Dardane, me nje popullate me tradite dhe kulture shqiptare.
Juniku, bente pjese ne Alltun-Ilise e cila permendet ne krisovulen e Stefan Deeanit dhe Stefan Dushanit. Ne krisovulen e Stefan Deeanit, qe ja dhuroi manastirit te Deeanit (1330), ne Alltun- Ilise perfshihen 10-te fshatra (te malesise se Gjakoves dhe viset e Shqiperise veriore (Brenc).
Emertimi i ketij fshati, rreze Alpeve shqiptare rrjedhe nga fjala latine:
Judico- avi, atum, are: qe do te thote me gjaku.
Junetio-onis: qe do te thote, bashkim, lidhje.
Unus, a unum: qe do te thote i vend i jashtezakonshem, i veeante i pashoq.
Kufizohet me komunen Deean, Gjakoves, dhe me Shqiperine. eshte i njohur per rruget historike ne mes Deeanit dhe Gjakoves.
Per bashkerendimin e forcave, me nismen Hasan Prishtina, u mblodh me 21 maj 1912, ne Junik u mbajte nje kuvend i posaeem. Ne te moren pjese, kryesisht, perfaqesues te Kosoves, disa perfaqesues te Dibres dhe te Shkodres dhe ndonje perfaqesues nga Jugu. Pas shume debatesh u lidh besa per rifillimin e kryengritjes se pergjithshme. Ne themel te programit te kryengritjes u vu kerkesa per autonomine e Shqiperise. Programi i Kuvendit te Junikut permbante: ngritjen e nje administrate shqiptare ne te cilen shqipja te perdorej si gjuhe zyrtare; ngritjen e flamurit shqiptar ne te gjithe vendin dhe garancine e Fuqive te Medha per zbatimin e ketyre kerkesave.
Kuvendi i Junikut, me programin e tij kombetar, ndikoi ne zgjerimin e kryengritjes ne viset e tjera dhe ne shtimin e radheve te saj me mijera luftetare.
Ne korrik, kryengritja ishte shtrire pothuajse ne te gjitha trevat shqiptare, qe nga Mitrovica, ne veri, dhe deri ne Cameri, ne jug. Forcat kryengritese cliruan qytete dhe krahina te tera, sidomos ne vilajetin e Kosoves. Veprimet e reparteve ushtarake dhe te autoriteteve osmane ne Shqiperi u paralizuan.
Juniku, shtrihet ne bregun e majt te lumit Erenik, dhe ne te djathte te lumit Trava, me lartesi mesatare detare prej 367-500 metrash. Juniku gjendet mes gjersise gjeografike 42,22 shkalle dhe gjatsise gjeografike prej 20,26 shakalle. Ne drejtim te ketij fshati gravitojne fshatrat e Vokshit dhe te Rekes se Keqe, duke u shtri rrenze Alpeve Shqiptare. Mu te burimi i lumit Erenik, ngritet maja me e larte e Alpeve Shqiptare Gjeravica. Juniku karakterizohet me klime te mesme kontinenatale te modifikuar me komponente te klimes mesdhetare. Vera eshte e nxehte dhe e thate. Temperatura mesatare e muajt korrik eshte 21 C , kurse gjate dimrit - janar eshte minus 11 C . Burimet e ujrave qe vine nga kurorat e maleve nga gropa e Erenikut dhe nga Alpet Shqiptare, formojne rrjedhat siperfaqsore te ujerave ne fshatin Junik. Te gjitha prrojet e ketij teritori derdhen ne lumin Erenik, i cili derdhet ne Dri afer Ures se Fshejte. Ereniku buron nga Bjeshket e Junikut (liqejt e gjeravices),ne lartesi afer njemi metra, kalon neper bjeshket e Erenikut (Junikut) , Malin e madhe. Lipovicat, ne anen e djathte te lagjes Gacafer, rrenze bregut Moronica, ne mesin e lagjes Berishe dhe kalon tere fshatrat e rekes, dhe ne dalje te Gjakoves derdhet ne Dri te Bardhe. Ereniku me kapacitetin e ujit, ujite fushen e Junikut, qe eshte shume pjellore, rrafshinat e tyre kane rendesi te madhe ekonomike dhe antropogjeografike.
Duke u mbeshtetur ne te dhenat statistikore te vitit 1981 dhe disa regjistrimeve lokale qe jane bere pas luftes, vleresohet te kete:
Popullsi prej 12.500 banore (me njesi tjera kadastrave).
Dendesia e popullsise afersisht 145 banore / 1km2
Familje prej mesatarisht 7 anetare.
Nje nder boksieret me te spikatur jane Luan Krasniqi dhe Haxhi krasniqi qe po arrijne suksese te shumta ne arenen nderkombetare. Klubi i atletikes se Junikut ka arritur poashtu suksese te shumta ne duke fituar trofe dhe medalje te dhumta ne te gjitha diciplinat. Vlene te permenden Burneta Rama, Arsim Miroci,Taulant Llolluni si dhe trajneri Kadri Shala(i cili njeheresh eshte edhe trajneri me i spikatur ne republiken e kosoves).
Komuna e Junikut e ka shkollen fillore dhe paralelet e ndara te shkolles se mesme. Aktualisht mungon objekti per shkollim te mesem dhe tani nxenesit me shkollim te mesem vijojne mesimet ne lokalet e shkolles fillore. Institucionet shkollore: Shkollat fillore me 1124 nxenes dhe shkollimin e mesem me 220 nxenes, me numer te mesimdhenesve: profesor 56 personel administrativ 2 dhe personel teknik 7. Ndersa ne shkollimin e mesem me gjithsejte 9 profesor dhe 1 koordinator.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Juniku .

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Gjeografia dhe Astronomia-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum