www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Fjalor interneti Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Fjalor interneti Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Fjalor interneti

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Fjalor interneti Empty
MesazhTitulli: Fjalor interneti   Fjalor interneti EmptyThu Dec 31, 2009 1:10 am

Në këtë postim do t’jau sjellë një fjalor të fjalëve dhe akronimeve në internet besoj që ju duhet në punët në internet. Ky fjalor do jau mësoj fjalët apo shprehjet që ju më parë nuk i keni ditur, e nëse keni deshirë të njiheni më tej me botën e internetit mjafton ta lexoni këtë fjalor.Ky Fjalor përmban akronime të të gjitha fjalëve në internet pra keni te paraqitur fjalë sipas alfabetit anglez pra shkronjat e rradhitura me rradhë, ky artikull është vetëm pjesa e parë dhe ne do e postojmë edhe pjesën e dytë të fjalorit së shpejti.

A —————————————————————————————–

Account Regjistrim, e mbajtur mbi rrjete lokale dhe me sisteme operative shumëpërdoruesish, e çdokujt përdoruesi i autorizuar nga administratori i sistemit. Ky veprim ka qëllime identifikuese dhe sigurimi. Përmban një emër përdoruesi dhe një password (shih).

Agent Program që ka për detyrë të kërkojë informacione mbi një temë të specifikuar nga përdoruesi. Përdoret edhe për të treguar një program në gjëndje t’i bëjë të ditur përdoruesit që një proces ka përfunduar ose që një ngjarje e parashikuar ka ndodhur.

Akamai Shoqëri e krijuar nga një kërkues i MIT, me qëllimin të përmirësojë shërbimet (shpejtësi, efiçencë etj) të Internetit. Mund të arrihet në adresën url: http://www.akamai.com/company/origins.html. Kuptimi i vërtetë nga gjuha Hawaiane: “i mençur, i zgjuar”.

Applet Kod i shkurtër programimi. Përdoret veçanërisht në referim të aplikimeve të gjuhës Java (shih) sipas normave të thirrura nga një një faqe HTML.

Arpanet Rrjet i realizuar më 1969 nga Ministria e Mbrojtjes së SHBA nëpërmjet Advanced Research Projects Agency (ARPA). Mbi të është eksperimentuar dhe ndërtuar Interneti.

B ——————————————————————————————–

Backbone Rrjet lidhjeje me shpejtësi të lartë ndërmjet qëndrave të komutimit (shih), Kuptimi fjalë për fjalë “shtylla kurrizore”.

Band Gamë e vazhdueshme frekuencash e përdorur për një qëllim të veçantë, për shembull transmetime të dhënash.

Bandwidth (gjërësi bande) Matje e kapacitetit të komunikimit ose shpejtësisë së transmetimit të një qarku a një kanali. Matet në bps (bit për sekond) nëse qarku është dixhital dhe në Hz (cikle në sekond) nëse është analogjik.

BBS Akronim i Bulletin Board System, buletin elektronik në të cilin përdoruesit mund të lënë mesazhet e tyre. Shumë BBS kërkëjnë regjistrimin e përdoruesit.

Bit Shkurtim i b(inary) (dig)it. Njësia minimale e informacionit që përdoret nga kalkulatorët. Në formë binare, bit-i mund të jetë 1 ose 0 ose një kusht logjik i vërtetë ose i rremë. Një grup prej 8 bit përbën një byte (shih).

Bombim Ndërprerja drastike e proceseve funksionale të një kompiuteri; shpesh për shkak të një përdorimi të gabuar të hapsirave të memories.

Boot Ndezja e kompiuterit ose e startup.

BPS Akronim i “Bit Për Sekond”. Bit në sekondë, përmasa e shpejtësisë së një modem-i.

Browser Software që i lejon përdoruesit të vizualizojë dokumenta HTML të nxjera nga World Wide Web, nga një rrjet tjetër ose nga vet kompiuteri i tij. Pjesa më e madhe e browser-ave janë edhe në gjëndje të hapin file audio dhe video. Kuptimi fjalë për fjalë do të thotë “shfletues”.

Byte Shkurtim i binary term. Njësi informacioni e përbërë nga një sekuencë prej 8 bit. Sasia e memories dhe aftësitë e memorizimit të një kompiuteri janë përgjithësisht të shprehura si shumfish të byte: kilobyte (1024 byte ose 1 KB), megabyte (1.048.576 byte ose 1 MB) apo gigabyte (1.073.741.824 byte ose 1 GB). Ekzistojnë edhe sisteme në të cilët byte-i është i përbërë nga më pak ose më shumë se 8 bit. Mos ngatërroni shkurtimin e byte, B e madhe, me atë të bit, b e vogël.

C ——————————————————————————————–

Cache Pjesë e memories së kompiuterit, në të cilën ruhen përkohësisht disa të dhëna.

Carrier Furnizues shërbimesh telekomunikacioni i cili posedon çentrale komutimi (shih) në rrjet.

CERN Laborator europian i fizikës bërthamore në të cilin u zhvillua konferenca e parë mbi World Wide Web. Konsiderohet vendi i lindjes së teknologjisë WWW. Kërkimet mbi teknologjinë WWW dhe përcaktimi të standarteve relative i janë besuar tani World Wide Web Consortium-it (W3C http://www.w3.org).

Chat Bashkëbisedim në kohë reale midis shumë personave nëpërmjet kompiuterit.

Cyberspace Term i shpikur nga shkrimtari amerikan William Gibson, që tregon ambientet e reja virtuale të krijuara nga interaksioneve inovative sociale që ndodhin nëpërmjet komunikimit informatik.

Client Në një rrjet lokal ose në Internet, kalkulator që hyn në burime të rrjetit të bashkëndara apo të furnizuara nga një kalkulator tjetër i quajtur server (shih).

Cookie Bllok të dhënash (në format teksti) i memorizuar nga një server në Web mbi një sistem klient. Përdoren për të identifikuar përdoruesit, për të udhëzuar serverin të dërgojë një version të personalizuar të faqes Web që kërkohet, për të dërguar të dhëna të account-it të përdoruesit dhe për qëllime të tjera administrative.

Cracker Person që kalon përmasat e sigurimit të një sistemi informatik dhe arrin hyrjen e pa autorizuar. Përgjithësisht me qëllimin e vetëm të hyjë në sistem.

Cracking Veprim kopjimi ilegal i software tregëtar, duke dhunuar dhe thyer çelsat e mbrojtjes dhe regjistrimit të përdorura.

Crash Ndërprerja e një programi ose dëmtimi i një njësie të diskut. Një crash programi shkakton humbjen e të gjitha të dhënave të pa ruajtura dhe mund ta lejë sistemin operativ aq të paqëndrueshëm sa mund të ketë nevojë për një rindezje të kalkulatorit.

D ——————————————————————————————–

Database Është një bashkësi të dhënash. Përmban kërkimin, renditjen, rikombinimin, “shikimet” e shumfishta apo livelet e abstragimit të të dhënave që ndodhen poshtë. Përkthimi fjalë për fjalë është banka e të dhënave.

Decompression Metodë kodifikim/dekodifikim i sinjaleve që lejon të transmetojë (ose arkivojë) më shumë informacione se ato që ndryshe do të gjenin hapsirë fizike në memorie.

Dedicated Dispozitiv, program ose procedurë të rezervuara për një detyrë apo një funksion unik. Për shembull quhet “Linjë e dedikuar” një linjë komunikimi private e marrë me qira nga një shoqëri telekomunikacionesh .

Demo Version me përmbajtje funksionalisht të kufizuar i një software-i që shpërndahet falas për qëllime demostrative dhe reklamuese. Shkurtim i “demo(nstration)”, demostrim.

Desktop Zona e ekranit në të cilën shfaqen të gjitha dritaret e aplikimeve. Kuptimi fjalë për fjalë “tryezë”.

Dial-Up Lidhje me një rrjet PC e kryer nëpërmjet thirrjes telefonike.

Digital firm Rezultat i procedurës informatike e bazuar mbi një sistem çelsash asimetrik çift, një publike dhe një private, që i lejon nënshkruesit, nëpërmjet çelësit privat, dhe marrësit, nëpërmjet çelësit publik, të shfaqin dhe të verifikojnë prejardhjen dhe integritetin e një dokumenti informatik apo një bashkësie dokumentash informatik.

DNS Akronim i Domain Name System, sistem emërtimi i domain-it. Një PC i dedikuar me një database kryen konvertimin e emrit të host-it (shih) në një adresë IP (shih).

Domain Është pjesa e fundit e një adrese Interneti, si “.com”, “.it”, “.fr”, “.de” etj. Në gjeografinë e rrjetit, domaini kufizon dhe identifikon një pjesë të rrjetit. Identifikuesi i një host-i ripërmbledh hierarki të ndryshme domainesh dhe nëndomainesh.

Download Veprimi i transferimit dhe kopjimit të file-ve me natyrë të ndryshme nga një kompiuter tjetër në PC personal. “Shkarkim”

Driver Software ose seri udhëzimesh që i lejojnë kompiuterit të komunikojë me një dispozitiv tjetër.

E ——————————————————————————————–

E-mail Electronic mail ose postë elektronike. Metodë komunikimi e bazuar mbi kompiutera të lidhur në rrjet, në të cilin një a më shumë përdorues dërgojnë/marrin mesazhe elektronike duke përdorur një program drejtimi të postës elektronike.

Extranet Rrjete me teknologji Internet qëllimi i të cilave është të lidhin ndërmjet tyre në mënyrë të mbrojtur rrjete lokale gjeografikisht të largëta.

F———————————————————————————————-

FAQ Akronim i Frequently Asked Question, pyetje të kërkuara shpesh.

Firewall Një dispozitiv hardware dhe/ose software që për motive sigurimi vendoset ndërmjet një rrjeti lokal dhe pjesës së jashtme, duke kryer funksionin e filtrit mbi paketat e të dhënave në hyrje dhe në dalje.

Freeware Program për kompiuter i furnizuar falas dhe shpesh i vënë në dispozicion në Internet ose nëpërmjet grupesh përdoruesish. Zhvilluesit e një software të tillë shpesh mbajnë ta gjitha të drejtat dhe përdoruesit nuk janë doemosdoshmërisht të lirë të kopjojnë apo shpërndajnë më tej programe të tilla.

FTP Akronim i File Transfer Protocol, protokoll (shih) për trasferimin e file-ve.

G ——————————————————————————————–

Gateway Konvertues protokolli. Një nyje specifike e aplikimit që lidh ndërmjet tyre rrjete me karakteristika të ndryshme. Konverton kodet e të dhënave dhe protokollet e transmetimit për të garantuar ndëroperimin.

GIF Akronim i Graphics Interchange Format. Format standart për file-at grafike në WWW. Shumë i përhapur sepse përdor një metodë kompresimi të integruar që zvogëlon përmasat e file-it.

GUI Akronim i Graphical User Interface, interface grafike.

H ——————————————————————————————–

Hacker Person hollësisht i aftë në analizën dhe përdorimin e sistemeve të kalkulatorëve. Shpesh e përdorur në sens negativ për të identifikuar ata që falë aftësive të tyre, hyjnë ilegalisht në sistemet e kalkulatorëve. Term amerikan i përkthyeshëm në shqip “ai që i fut duart gjithkund”. Shih edhe “cracker”.

Hacker Crackdown Operacion policor i kryer në 1990 në SH.B.A. kundër hacker-ave informatik. E para në llojin e saj dhe më e zgjeruara e më e organizuara nga çdo përpjekje e mëparshme.

Home Page Faqja kryesore e një adrese interneti, nga e cila mund të niset navigimi.

Host Kompiuter, i lidhur në rrejt me kompiutera të tjerë, që zotëron informacione ose shërbime.

HTML Akronim i Hyper Text Markup Language. Gjuhë “e kodifikuar” për formatimin e faqeve web dhe distribuimin e informacioneve relative. Gjuha html kundrashënon tekstin dhe grafikën në një dokument, në mënyrë që të udhëzojë si browserat duhet të vizualizojnë elementet e mësipërm që tu përgjigjen veprimeve të përdoruesit. Kuptimi fjalë për fjalë: “Gjuhë markimi hiperteksti”

HTTP Akronim i HyperText Transfer Protocol, protokoll (shih) për transferimin e të dhënave në formatin hipertekstual.

Hypertext Përshkruan një tip eksplorimi interaktiv në linjë. Lidhjet e mbyllura në fjalë apo në fjalitë i lejojnë përdoruesit të selektojë tekstin (duke bërë klik me mouse) dhe të vizualizojë menjëherë informacionet dhe materialin e lidhur me të.

I ———————————————————————————————

IMAP4 Versioni i katërt i protokollit IMAP. Akronim i Internet Message Access Protocol. Protokoll në gjëndje t’i drejtojë mesazhet direkt në serverin e postës. Në këtë mënyrë është e mundur t’i hedhësh të gjithë mesazhet në server dhe të shkarkosh vetëm titullin e tyre. Protokoll tejet i përdorshëm nëse ke mesazhe që përmbajnë attachment me përmasa të larta dhe në rastin kur do t’i ndashë mesazhet mes shumë përdoruesish ose thjesht mund të hysh në kutinë e postës tënde nga kompiuter të ndryshëm.

Internet year Njësi matjeje kohore që i korespondon 7 vjet në botën fizike.

Intranet Rrjet lokal që –edhe pse nuk është e përdorshme nga jashtë– përdor teknologji Interneti.

IP (adresë) Numër binar me 32 bit (4 byte) që identifikon në mënyrë univoke një kalkulator host (shih) i lidhur me Internet dhe me kalkulatorë të tjerë, me qëllimin të arrijë komunikimin nëpërmjet transferimit të paketave. Nja adresë IP paraqitet në këtë formë: 212.141.53.165

ISDN Akronim i Integrated Services Digital Network, Rrjet digital me shërbime të integruar. Sistem transmetimi i të dhënave me linjë telefonike, nëpërmjet lidhjeve të veçanta. Garanton një shpejtësi më të lartë transmetimi.

ISP Akronim i Internet Service Provider. Furnizues i shërbimit për hyrjen në Internet, pa ndërmjetësinë e të cilit nuk do të ishte e mundur lidhja me rrjetin.

J ———————————————————————————————

Java Gjuhë programimi e zhvilluar nga Sun Microsystems dhe përdoret për realizimin e aplikimeve të shpërndara në rrjet.

JPEG Akronim i Joint Photographic Experts Group. Standart i përhapur që përdoret për pamjet fotografike. Shumë browser web pranojnë pamjet JPEG si formati standart për vizualizimin e file-ave.

K ——————————————————————————————–

Kernel Pjesa qëndrore e një sistemi operativ. Drejton memorjen, file-at dhe periferiket, mban të azhornuar datën dhe orën, lançon aplikimet dhe cakton burimet e sistemit.

Klient Në një rrjet lokal ose në Internet, kalkulator që hyn në burime të rrjetit të bashkëndara apo të furnizuara nga një kalkulator tjetër i quajtur server (shih).

Kompresim Metodë kodifikim/dekodifikimi të sinjaleve që lejon transmetimin (ose arkivimin) të më shumë informacioneve nga ato që mund të kishin gjetur hapsirë fizike në suportin e memorizimit.

Komutim Modalitet komunikimi që përdor lidhje të përkohshme dhe jo të përhershme për shkëmbimin e informacioneve ndërmjet dy përdoruesve. Në rrjetet e kalkulatorëve komutimi i paketës i lejon të dhënave (paketa) të vihen në rrugë (komutuar) nëpërmjet stacioneve ndërmjetëse që, së bashku, shërbejnë për të lidhur dërgues dhe marrës.

Konvergjencë Midis disiplinash dhe teknologjish te ndryshme, për shembull kur komunikime telefonike dhe informatike konvergojnë në fushën e telekomunikimeve. Edhe “të arrijnë së bashku”.

L ——————————————————————————————–

LAN Akronim i Local Area Network, rrjet privat e kufizuar brenda 10 km për bashkëndarjen e burimeve (HD, printera, modem-a dhe periferike të tjera).

Logoff Procedurë dalje nga një kompiuter host. Edhe logout.

Logon Procedurë hyrje në një kompiuter host. Edhe login.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Fjalor interneti

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Interneti na ben me inteligjente
» Interneti dhe rreziqet per adoleshentet
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Informatikë Programim-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum