www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


10 organizatat kriminale më të rrezikshme në botë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


10 organizatat kriminale më të rrezikshme në botë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 10 organizatat kriminale më të rrezikshme në botë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

10 organizatat kriminale më të rrezikshme në botë Empty
MesazhTitulli: 10 organizatat kriminale më të rrezikshme në botë   10 organizatat kriminale më të rrezikshme në botë EmptyWed Dec 30, 2009 9:31 pm

10 organizatat kriminale më të rrezikshme në botë

Edhe pse filmat e Hollivudit shpesh na bëjnë të besojmë se organizatat kriminale përbëhen nga mafiozë të dashur me theks italian, realiteti është se sindikatat e krimit të organizuar veprojnë në çdo vend të planetit. Sa më të mëdha bëhen këto organizata aq dhe më brutale janë. Shumë pak komunitete në tokë kanë mbetur të paprekura në ndonjë mënyrë nga krimi i organizuar, qoftë kjo nëpërmjet zhvatjes që trondit tregtarët lokalë, apo drogës që vjen nga kartelet globale në duart e bandave të rrugës.
Revista elektronike "Askmen" prezanton dhjetë organizatat kriminale më famëkeqe të botës, së bashku me bazat e tyre, aktivitetet kriminale apo dhe bosin aktual të tyre. E para është organizata kriminale ruse "Solntsevskaya brava". Ish agjenti special i FBI-së, Bob Levinson e ka cilësuar mafien ruse si "njerëzit më të rrezikshëm në tokë", një nocion tmerrues, kur mendon se bëhet fjalë për rreth 300 mijë anëtarë të shpërndarë në rreth 450 grupe. Grupi kryesor është ai me bazë në Moskë, "Solnsevskay brava", një sindikatë jashtëzakonisht e kamur dhe e pamëshirshme, e cila drejtohet nga themeluesi i saj, Sergei Mikhailov, një njeri i ashpërsuar nga vitet e tij në gulagët sovjetikë dhe veçanërisht me lidhje të krijuara falë kriminelëve që njohur atje. Më pas vjen organizata japoneze "Yamaguchi-gumi". Banda e vendosur në Kobe daton në vitin 1915, por ia detyron statusin aktual trurit të sindikatës më të madhe dhe më të fuqishme kriminale të Japonisë, njeriut super të dhunshëm, Kazuo Taoka. Në fakt, vdekja e tij në vitin 1981 ishte aq e rëndë sa tronditi themelet e grupit. Sot, numri i anëtarëve të "Yamaguchi-gumi" mendohet se është rreth 40 mijë dhe drejtohet nga doni i gjashtë, një person diplomatik, por jo më pak i dhunshëm, Shinobu Tsukaka, i cili e mori postin në vitin 2005. Vendin e tretë e mban organizata mafioze italiane, "Ndrangheta". Me rreth 10 mijë anëtarë e duke u shtuar gjithnjë e më shumë, me të ardhurat vjetore që kapin dhjetëra miliarda dollarë, Ndrangheta e Italisë tashmë është një prej operacioneve më të fuqishme të vendit në trafikun e kokainës dhe një furnizues i madh evropian, sipas një raporti të lëshuar nga komisioni anti-mafia, në parlamentin italian.
1 - Solntsevskaya bratva
Baza: Moskë, Rusi
Aktiviteti kriminal: Trafik droge, vjedhje makinash, trafik objektesh arti të vjedhura, pastrim parash, zhvatje, vrasje me pagesë, trafik armësh, trafik materialesh përthamore, trafik nafte, prostitucion
Bosi: Sergei Mikhailov
Ish agjenti special i FBI-së, Bob Levinson e ka cilësuar mafien ruse si "njerëzit më të rrezikshëm në tokë", një nocion tmerrues, kur mendon se bëhet fjalë për rreth 300 mijë anëtarë të shpërndarë në rreth 450 grupe. Grupi kryesor është ai me bazë në Moskë, "Solnsevskay brava", një sindikatë jashtëzakonisht e kamur dhe e pamëshirshme, e cila drejtohet nga themeluesi i saj, Sergei Mikhailov, një njeri i ashpërsuar nga vitet e tij në gulagët sovjetikë dhe veçanërisht me lidhje të krijuara falë kriminelëve që njohur atje.
2 - Yamaguchi-gumi
Baza: Kobe, Japoni
Aktiviteti kriminal: Zhvatja, kumari, kontrabanda, prostitucioni, trafiku i drogës
Bosi: Shinobu Tsukasa
Banda e vendosur në Kobe daton në vitin 1915, por ia detyron statusin aktual trurit të sindikatës më të madhe dhe më të fuqishme kriminale të Japonisë, njeriut super të dhunshëm, Kazuo Taoka. Në fakt, vdekja e tij në vitin 1981 ishte aq e rëndë sa tronditi themelet e grupit.
Sot, numri i anëtarëve të "Yamaguchi-gumi" mendohet se është rreth 40 mijë dhe drejtohet nga doni i gjashtë, një person diplomatik, por jo më pak i dhunshëm, Shinobu Tsukaka, i cili e mori postin në vitin 2005.
3 - Ndrangheta
Baza: Kalabri, Itali
Aktiviteti kriminal: Trafik droge, vrasje me pagesë, zhvatje
Bosi: Hierarki horizontale - udhëhiqet nga asambleja
Me rreth 10 mijë anëtarë e duke u shtuar gjithnjë e më shumë, me të ardhurat vjetore që kapin dhjetëra miliarda dollarë, Ndrangheta e Italisë tashmë është një prej operacioneve më të fuqishme të vendit në trafikun e kokainës dhe një furnizues i madh evropian, sipas një raporti të lëshuar nga komisioni anti-mafia, në parlamentin italian. Suksesi i kësaj organizate është i njëjtë me atë të restoranteve "fast-food", në mënyrën se si ato e ofrojnë "markën identike dhe të njohur e të njëjtit produkt kriminal". Ato ruajnë besnikërinë e lidhjeve familjare dhe mungesën e një lidershipi të centralizuar.
4 - D-Company
Baza: Indi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe
Aktiviteti kriminal: Trafiku i armëve, trafiku i drogës, terrorizmi, zhvatja, falsifikimi dhe vrasjet me pagesë
Bosi: Daëood Ibrahim
Perandoria kriminele e "D-Company" drejtohet nga Daëood Ibrahim, një person i kërkuar në rang ndërkombëtar dhe aktivitetet e organizatës variojnë nga zhvatja e deri tek aktet e dyshuara terroriste. Ibrahim ka statusin e një celebriteti në rajon, duke qenë se është përfshirë në industrinë e filmit në Bollywood si në rang social ashtu dhe profesional. Sipas Departamentit Amerikan të Thesarit, Ibrahim ka lidhje me Al-Kaedën dhe Talebanët dhe mendohet se fshihet në Pakistan. Mendohet gjithashtu se ai ka kryer operacione plastike për të ndryshuar paraqitjen.
5 - 14K
Baza: Hong Kong
Aktiviteti kriminal: zhvatja, vrasja me pagesë, rrëmbimi, kumari, prostitucioni, trafiku njerëzor, falsifikimi dhe trafiku i drogës
Bosi: Nuk dihet
"14K" është një prej triadave më të mëdha tradicionale në Hong Kong dhe në vitet '90 konsiderohej si më e madhja në botë, deri sa gjyqi i një krimineli shumë të njohur në Portugali, mbylli në qeli kreun e celulës "14K". Organizata besohet se është përhapur në pjesë të tjera të Azisë dhe se është stabilizuar në një numër të madh qytetesh, në SHBA. Asnjë aktivitet kriminal nuk duket se është nën nivelin e tyre duke qenë se është akuzuar për çdo gjë të ligë që mund të ndodhë në botë.
6 - Mafia siciliane
Baza: Siçili
Aktiviteti kriminal: Trafiku i drogës, korrupsioni politik, trafiku i armëve, vrasja me pagesë, zjarrvënia, mashtrimi, falsifikimi
Bosi: Matteso Messina Denaro (supozohet)
E organizuar sipas territorit dhe me rreth 100 familje, mafia siciliane daton në mes të shekullit të 19-të, por nuk e përftoi identitetin e plotë kriminal deri në pjesën e parë të shekullit të 20-të. Kur Lucky Luciano e eksportoi mafian në SHBA, në vitet '30, baza e tyre kriminale u zgjerua dhe madje edhe sot, mendohet se kanë rreth anëtarë amerikanë. Në Siçili, mafia u bë me pushtet dhe pasuri nëpërmjet kontrollit të kontratave të ndërtimit, duke u bërë më pas një faktor kyç në trafikun e heroinës dhe armëve.
7 - Dai Huen Jai
Baza: Kinë
Aktiviteti kriminal: Trafiku i drogës, trafiku i qenieve njerëzore, mashtrimi, falsifikimi, prostitucioni
Bosi: Askush
"Dai Huen Jai" janë një produkt kurioz i Revolucionit Kulturor të Mao Ce Dunit. Pas vdekjes së Maos shumë prej rojeve të kuqe paraushtarake u dërguan në kampe riedukimi, ku ato vuajtën abuzime të tmerrshme duke dalë më të korruptuar shpirtërisht e mendërisht, seç kishin hyrë. Ndryshe nga shumë sindikata kriminale, "Dai Heun JaI" nuk ka një organizim formal; ato janë konsideruar si një grumbull njerëzisht që takohen për të luajtur një lojë basketbolli. Anëtarët janë misteriozë dhe mendohet se janë të shpërndarë në Azi, Amerikë dhe Australi.
8 - Karteli Tijuana
Baza: Meksikë
Aktiviteti kriminal: Trafiku i drogës, vrasja me pagesë, ryshfetet, shantazhi
Bosi: Eduardo Arellano Felix
Rënia e karteleve kolumbiane në vitet '90 krijoi një vakum, i cili është mbushur më së miri nga tre kartele meksikane. Në mënyrë specifike ato janë: karteli Sinaloa, i drejtuar nga Joaquin Guzman, karteli Juarez i drejtuar nga Vicente Carrillo Fuentes dhe karteli Tijuana i drejtuar me gjasë, nga Eduardo Arellano Felix. Karteli Tijuana konsiderohet si më i dhunshmi dhe agresivi nga te tre dhe luftërat midis këtyre tre organizatave kriminale në dekadën e fundit, kanë shkaktuar humbjen e qindra jetëve.
9 - United Bamboo
Baza: Tajvan
Aktiviteti kriminal: Mbledhja e borxheve, vrasja me pagesë, borxhet me kamatë, kumari, ryshfetet
Bosi: Askush
Besohet se është triada kryesore e Tajvanit, me rreth 10 mijë anëtarë. "United Bamboo" vepron sipas një kodi të vjetër etike që thekson unitetin ndërmjet anëtarëve, si dhe "harmoninë me njerëzit". Edhe pse ato e kanë mohuar vazhdimisht, "United Bamboo" besohet të jetë përfshirë në trafikun e drogës dhe sfera e tyre e influencës shtrihet në gjithë Azinë, në Paqësor, Evropë dhe dy Amerikat. Ndryshe nga sindikatat e tjera kriminale "United Bamboo" nuk drejtohet nga një bos, por ka strukturë horizontale.
10 - Pesë familjet
Baza: SHBA
Aktiviteti kriminal: Bastvënia, borxhet me kamatë, zhvatja, kumari, trafiku i drogës
Bosi: Vincent Basciano, Nicholas Corozzo, Carmine Persico, Daniel Leo, Vittorio Amuso
Pesë familjet mafioze të krimit të Nju Jorkut - Bonanno, Colombo, Gambino, Genovese, and Luçhese - kanë kontrolluar pjesën më të madhe të krimit të organizuar në SHBA që prej viteve '30, por tashmë nuk kanë të njëjtin pushtet si atëherë, falë përpjekjeve të vazhdueshme të ligjit për t'u ndërprerë aktivitetin. Nga këto të pesta, familja Genovese është më e madhja dhe më e fuqishmja. "La Cosa Nostra" e SHBA-së është themeluar nga famëkeqi Lucky Luciano, i cili vetë ishtë anëtar i mafies siçialiane dhe që erdhi në SHBA në vitet '20 duke sjellë me vete shumë prej strukturave dhe praktikave të mafies.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

10 organizatat kriminale më të rrezikshme në botë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Temperatura, kur eshte e rrezikshme
» 7 gabimet më të rrezikshme me barna
» Gabimet me te rrezikshme ne timon
» Disa dietat janë të rrezikshme
» Vaksina kundër gripit të derrit e rrezikshme për jetë?
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Shkenca-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum