Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Dhe jetuan pergjithmone ...!! Sun Jan 03, 2010 4:25 am | |
| Do ishte e mundur të jesh xheloze dhe e lumtur në të njëjtën kohë? Ja 7 rregullat për të shndërruar një ndjenjë të kategorizuar “negative” në çelësin e lumturisë “Xhelozia bën keq!” nuk është gjithmonë e vërtetë. Ose, të paktën, është e mundur të jesh edhe xheloze, edhe e lumtur. Ja një eptalog (epta – shtatë) këshillash si ta kthesh xhelozinë në diçka që, në vend që t’i bëj keq dashurisë, e rigjallëron dhe e ndez.
1. Prano xhelozinë tënde në vend që të mendosh: “O Zot, mos, jam xheloze!” dhe pranoje këtë emocion si shenjë dashurie.
2. Konsidero faktin që xhelozia shënjon një rrezik për marrëdhënien, i cili mund të jetë thjesht imagjinar ose i vërtetë. Në rastin e parë mundohu ta kontrollosh, në të dytin, nëse je vërtet e sigurt, përballe argumentin me partnerin, pa e lënë veten të biesh në panik ose inat.
3. Para se të derdhësh një rrebesh sulmesh xhelozie mbi partnerin, reflekto mbi atë që ndjen. Bëje ndërkohë që u përgjigjesh këtyre pyetjeve: xhelozia ime është e vërtetë apo jo? është faji i pasigurive të mia apo e sjelljes së tij? Është vërtet dikush që i vjen rrotull? Më ka tradhtuar vërtet apo jam unë që e teproj?
4. Në rast se je ti xhelozja, fol me partnerin për ndjenjat e tua. Por jo për xhelozinë: diskuto për ato që ndjen, frikërat dhe ankthet që shpërthejnë te ty në disa situata dhe për nevojën për t’u ndier e sigurt, pa e kaluar theksin pastaj te mangësitë e tij ose tradhtitë e dyshuara.
5. Në rast se xhelozi është ai, përballë një skene xhelozie të shfrenuar mos u përgatit për zënkë, pra mos reago ligësisht, po përpiqu ta bësh të reflektojë partnerin me një sens të shëndoshë humori (po që nuk duhet të jetë kurrë i tepruar) dhe pa treguar haptas atë që ndjen. Jepi përshtypjen se ndjenjat e tij janë të rëndësishme për ty, po thekso fort që ankthet dhe shqetësimet e tij janë të panevojshme. Ndalo te dashuria jote dhe siguria për këtë që ndjen.
6. Si në njërin, ashtu dhe në rastin tjetër, pas një përballje në të cilën ndjenjat e secilit janë shfaqur qartë, do kuptosh që ndoshta prej kohësh nuk kishe folur në këtë mënyrë, që ndonjëherë s’i ke llogaritur ndjenjat e tjetrit dhe që vetëm ideja se mund ta humbasësh të ka futur në krizë: kjo do të thotë që duheni.
7. Mos harro se në ditët tona mundësitë për të tradhtuar janë shumëfishuar, prandaj është e pamundur ta mbash partnerin të lidhur me pranga. Strategjia e vetme e vlefshme për të shmangur tradhtitë dhe xhelozinë është të mos lejosh që tjetri të lodhet me ty. Pra shmang rutinën dhe përdor fantazinë në marrëdhënien në çift. |
|