www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Gjashte Veset Te Mira Shendetsore Qe Mund Ti Filloni SOT Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Gjashte Veset Te Mira Shendetsore Qe Mund Ti Filloni SOT Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Gjashte Veset Te Mira Shendetsore Qe Mund Ti Filloni SOT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Gjashte Veset Te Mira Shendetsore Qe Mund Ti Filloni SOT Empty
MesazhTitulli: Gjashte Veset Te Mira Shendetsore Qe Mund Ti Filloni SOT   Gjashte Veset Te Mira Shendetsore Qe Mund Ti Filloni SOT EmptyTue Jan 12, 2010 1:34 am

Të gjithë dëshirojmë të jemi të shëndetshëm, apo? Edhe pse shumë gjëra rreth shëndetit nuk mund ti kontrollojmë, disa prej tyre mundemi. Duke zhvilluar vese të shëndetshme të cilat i praktikojmë gjatë ditës ne mund të ndryshojmë fatin në të mirën tonë për një jetë më të gjatë dhe të shëndetshme.

Pi më shumë ujë. Pirja e ujit është e domosdoshme e këtë krejt e dimë, ama sasia që pimë shumica është jo e mjaftueshme. Shumica e njerëzve nuk pinë aq ujë sa mjafton për trupin e tyre. Thjeshtë nëse konsideron faktin që trupi i njeriut përbëhet nga 75% ujë duhet të kuptosh rëndësinë e pirjes së 8 – 10 gota ujë apo edhe më shumë në ditë. Problemet që shoqërohen me hidratim të pamjaftueshëm dhe dobitë e hidratimit të mirë janë të shumta për ti futur këtë, por mendo për këtë: Sasia e pamjaftueshme e ujit dhe dehidratimi rrit rrezikun që të zhvilloni guret ne veshka. Nëse ndonjëherë ke vuajtur dhe ke ndjerë dhembjet nga guret ne veshka kjo mjafton për t’iu shtyrë juve që të pini ujë më shumë.

2. Ha më pak ushqim dhe më shpesh. Shumë njerëz besojnë se mënyra më e mirë për humbje peshe është që të kapërcejmë (mos të hamë) vaktet (mëngjesin, drekën apo darkën) dhe të hamë sa më rrallë. E vërteta është se kur kapërcen vaktet metabolizmi ngadalësohet e kështu ju digjni më pak kalori dhe yndyra. Më mirë është që të hani 5 apo 6 vakte me sasi të vogla të ushqimit (ha çdo 3 orë gjatë ditës) që metabolizmi të vazhdoj punën. Fut proteina (djathë, peshk, mish pa dhjam, arra, vezë, qumësht, etj.) në secilin vakt që han për të parandaluar kërcimet (ngritjet) e glycemines (sheqerin në gjak) që mund të ju bëjnë të shtoni më shumë peshë.

3. Çka është bardh mos e ha. Buka e bardhë, orizi i bardh, sheqeri i bardh – të gjitha këto janë karbohidrate të procesuara nga të cilat janë larguar vitaminat, mineralet dhe fibra natyrale e tyre. Qëndro afër ushqimeve më natyrale si buka e zezë nga gruri i tërësishëm, orizi i kafet dhe stevia (ëmbëzues natyral). Ushqimet e procesuara që përmbajnë sasi të kufizuar të fibrës natyrale dhe materieve ushqyese ndoshta ju ngopin, por ato prapë mund të lënë trupin tuaj të keq ushqyer. Ushqimet natyrale përmbajnë fibër dhe mineralet që trupit tuaj i nevojiten për të funksionuar si duhet.

4. Pastro mëlçinë tuaj për ditë. Për shumë nga ne mëlçia jonë punon pas orarit të punës për të filtruar materiet toksike nga ajri që thithim, ushqimet që hamë dhe gjërat që pimë. Ashtu sikur çfarëdo sistemi filtrimit edhe mëlçia duhet të pastrohet kohë pas kohe për ti ndihmuar që të operoj si duhet. Kështu që një ves tjetër i mirë që duhet të zhvilloni në jetën tuaj është të bëni pastrim (detoksifikim) periodik. Për një detoksifikim të mirë natyral shtrydh gjysmë limoni në një gotë ujë dhe shto mjaltë për ti dhënë shije dhe pije këtë çdo mëngjes si gjënë e parë. Lëngu i limonit ndihmon në pastrimin e mëlçisë dhe balancon në mënyrë natyrale sheqerin në gjak.

5. Lëviz. Nuk ka zgjidhje tjetër – nëse vërtet dëshiron të arrish dhe qëndrosh me shëndet, ushtrimet janë faktorë kryesorë. Hulumtimet kanë vërtetuar se ushtrimet aerobike të vazhdueshme parandalojnë obesitetin dhe rezistencën ndaj insulinës që mund të shpie në diabet të tipit 2. Ushtrimet janë vërtetuar të jenë po aq efektive sa ndonjë ilaç oral diabeti në sensibilizimin e vendeve receptor të insulinës për të lejuar glukozën në qeliza – dhe për këtë nuk ju duhet receta nga mjeku! Natyrisht që dobitë e ushtrimeve arrijnë edhe më lartë duke përfshirë këtu edhe shëndetin kardiovaskularë, zvogëlimin e stresit, tonimin e muksujve dhe përmirësimin e gjumit.

6 Bëj gjumin si duhet. Gjumi rigjallëron qelizat dhe ndihmon ne procesin e shërimit e gjithashtu ndihmon në mirëmbajtjen dhe forcimin e sistemit imunitar. Për shembull gjasat që ju të ftoheni apo të keni gripin rriten nëse nuk ke fjetur mjaftueshëm). Mungesa e gjumit gjithashtu shpien në stres, i cili shpien në rritje të lirimit të korizolit, i cili më pas shpien në shtim të peshës. Sa mjafton? Për shumicën e të rriturve afërsisht 7 deri 8 orë gjumë nate mjafton.

Siç e dimë të gjithë nuk ka moment më të mirë se TASH të fillojmë rrugën për shëndet më të mirë. Fillo këto vese të mira shëndetësore që sot dhe pa e hetuar një ditë ato bëhen pjesë e natyrshme e jetës dhe rutinë ditore!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Gjashte Veset Te Mira Shendetsore Qe Mund Ti Filloni SOT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Te Mirat Shendetsore te Mjaltes
» Vaji i Lirit Dhe Te Mirat Shendetsore Te Tij
» Viçi me gjashtë këmbë!
» Bie nga kati i gjashtë dhe shpëton
» Reina rinovon për gjashtë vite
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum