www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Sprova e pasurisë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Sprova e pasurisë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sprova e pasurisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Sprova e pasurisë Empty
MesazhTitulli: Sprova e pasurisë   Sprova e pasurisë EmptyMon Jan 11, 2010 1:40 am

Sprova e pasurisë

Allahu i Madhëruar në Kuran thotë: “Ata që nuk besuan dhe vdiqën si mosbesimtarë, asnjërit prej tyre nuk do t'i pranohet për kompensim, qoftë edhe plot faqen e dheut ari. Ata i pret një dënim i dhimbshëm dhe për ta nuk ka ndihmëtarë.” (Suretu Ali Imran: 91)

Në hadithin kudsi që transmeton Muslimi, ku Allahu i Madhëruar u drejtohet robërve të Tij, thuhet: “O robërit e Mi, të gjithë jeni të humbur përveç atij që unë e udhëzoj. Kërkoni dhe vetëm prej meje kërkoni udhëzim, do t’ju udhëzoj.” Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që ne ta kërkojmë udhëzimin nga Ai dhe që ne ta ndjekim rrugën e Tij për të shpëtuar në këtë botë dhe në botën tjetër.

Por gjithsesi njeriu gjatë kësaj jete do të hasë në shumë sprova në rrugën e tij drejt Allahut dhe botës tjetër e një ndër to dhe më e madhja është sprova e pasurisë.

Ndodh që pasuria njeriun ta pengojë nga rruga e Allahut deri në atë masë saqë ta bëjë ta mohojë besimin në Allahun e Lartësuar e të vdes ashtu si qafir, duke qenë përgjithmonë në ferr.
Ne do t’ju sjellim një rrëfim shumë interesant se si pasuria mund të jetë pengesë ndaj udhëzimit në rrugën e Allahut të Lartësuar. Duke u bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar, që në Kuran thotë: “Ti rrëfeji tregimet (umetit tënd), në mënyrë që ata të mendojnë.” (Suretu Araf: 176)

Më poshtë do të lexoni tregimin mbi poetin më të madh arab në kohën e Muhamedit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të.

Ashij bin Kajsi


Ashij bin Kajsi ishte ndër poetët më të mëdhenj arabë të asaj kohe në Nexhd. Posa dëgjoi për paraqitjen e Muhamedit si Pejgamber, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, përgatiti devenë e tij dhe me padurim u nis nga Jemamja (vend ky në kryeqytetin e Arabisë Saudite) drejt Medinës duke synuar që të takonte Muhamedin, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, me dëshirën e flaktë që ta pranojë Islamin.

Gjatë rrugës së tij të gjatë kishte thurur vargje mjaft interesante mbi Muhamedin, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, duke përsëritur këto vargje:

Vazhdoj të kaloj shkretëtirat e malet

e në zemër kam mall që ta takoj Muhamedin, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të,
me dëshirë për fenë islame
dhe me distancim nga adhurimi i idhujve.

Por fatkeqësisht, pak para se të mbërrinte në Medinë, e ndalën disa nga mushrikët dhe e pyetën se për nga ishte nisur. Ai u tregoi se ishte nisur që të takonte Muhamedin, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, për ta pranuar Islamin.

Mushrikët u frikësuan se mos ky poet me famë të madhe do të pranonte Islamin dhe me vjershat e tij do ta përhapte në vendin e tij e do ta ndihmonte Muhamedin, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, duke e ditur se çfarë u kishte bërë një poet i vetëm, Hasan bin Thabiti, Allahu qoftë i kënaqur me të, me poezitë e tij të mrekullueshme. E si do të ishte puna sikur ky poet me famë aq të madhe tek arabët të pranonte Islamin? Në atë kohë rolin kryesor të propagandës e luante poezia.
Ata i thanë: “O Ashij, feja e etërve të tu është më e mirë për ty sesa Islami!”

Ashij ua ktheu: “Jo, assesi nuk është si thoni ju, pasi feja e Muhamedit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, është e vetmja fe e vërtetë.”

I thanë: “O Ashij, po ai ndalon prostitucionin...

Ashij: “Unë jam njeri i moshuar e nuk kam nevojë për gra.”

I thanë: “Po ai ndalon alkoolin.”

Ashij: “Alkooli humb mendjen dhe poshtëron burrat, nuk kam nevojë për të.”

Kur e panë vendosmërinë e tij për Islam, i thanë: “Do të të japim 100 deve vetëm që të kthehesh në vendin tënd e ta lësh Islamin.”

Tha: “E sa i përket pasurisë, po pranoj. Do të kthehem.”

I dhanë atij 100 deve dhe ai u kthye për në vendin e tij duke pranuar që të jetojë si jobesimtar. Pak para se të mbërrinte në vendlindje, u rrëzua nga deveja, theu qafen dhe vdiq.
Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: “Këtë (dënim të madh) ngase ata më tepër e deshën jetën e kësaj bote se sa jetën e botës tjetër, e Allahu nuk udhëzon njerëzit jobesimtarë.” (Suretu E-Nahel: 109)

Allahu na ruajttë nga sprova e pasurisë!

E, nëse na dhuron pasuri, e bëftë që atë ta kemi në duart tona e jo në zemrat tona!

Përktheu: Hevzi Kadriu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Sprova e pasurisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum