www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kane thene per jeten:miqesine:dashurine: Suksesin Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kane thene per jeten:miqesine:dashurine: Suksesin Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kane thene per jeten:miqesine:dashurine: Suksesin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Kane thene per jeten:miqesine:dashurine: Suksesin Empty
MesazhTitulli: Kane thene per jeten:miqesine:dashurine: Suksesin   Kane thene per jeten:miqesine:dashurine: Suksesin EmptyThu Jan 21, 2010 2:09 am

Kane thene Per Jeten

-Jeta eshte dicka qe te gjithe duhet ta provojne se paku njehere.
(Henry J.)

-Jeta eshte e kendshme. Vdekja eshte e qete. Vetem tranzicioni eshte pak i mundimshem.
(Isaac Asimov (1920 - 1992)

_Jeta eshte nje mesim i gjate mbi nenshtrimin.
(James M. Barrie (1860 - 1937)

_Jeta eshte ajo qe te ndodh perderisa je i zene duke bere plane tjera.
(John Lennon (1940 - 1980), "Beautiful Boy")

-Jeta eshte ZOO ne nje xhungel.
(Peter De Vries)

-Jeta eshte nje semundje qe perhapet permes marredhenieve seksuale..
(R. D. Laing)

-Jetesen e bejme nga ato qe marrim, jeten e bejme nga ato qe japim.
(Sir Winston Churchill (1874 - 1965)

-Jeta e pakontrolluar s’ia vlen te jetohet.
(Sokrati (469 BC - 399 BC),

-Jeta esthe nje seri e pathyer situatash te rrejshme.
(Thornton Wilder (1897 - 1975)

-Jeta eshte vetem nje pasqyre, dhe ate qe sheh aty duhet patjeter ta shohesh njehere brenda vetes.
(Wally 'Famous' Amos (1936 - )

-Jeta s’eshte e drejte. Eshte vetem me e drejte se vdekja, kaq.
(William Goldman, "The Princess Bride")

-Qellimi i jetes eshte te jetosh ne pajtim me natyren.
(Zeno (335 BC - 264 BC),

-Hapi i pare per te perjashtuar gjerat e padeshiruara nga jeta eshte kjo: Vendos cfare do.
(Ben Stein)

-S'ekziston asnje copez deshmie se jeta eshte dicka serioze.
(Brendan Gill)

-Jeta eshte nje gjuhe e huaj; te gjithe meshkujt e shqiptojne gabimisht.
(Christopher Morley(1890 - 1957)

-Qellimi i jetes eshte te luftoje pjekurine.
(Dick Werthimer)

-Jeta eshte vetem nje gje e mallkuar pas nje tjetre.
(Elbert Hubbard (1856 - 1915)

-S’eshte
e vertete se jeta eshte vetem nje gje e mallkuar pas nje tjetre. Eshte
nje gje e mallkuar mbi nje tjeter dhe keshtu me rradhe.
(Edna St. Vincent Millay (1892 - 1950)

-Jeta eshte dicka qe ndodh kur s’te ze gjumi.
(Fran Lebowitz (1950 - )



KANE THENE PER MIQESINE.


-Fatkeqesite tregojne kush jane shoke te vertete.
(Aristoteli (384 BC - 322 BC), Eudemian Ethics)

-Pa shoqeri askush s'do deshironte te jetoje, edhe po te kishte gjitha te mirat tjera.
(Aristoteli (384 BC - 322 BC), Nichomachean Ethics)

_Nje
mik i mire mund t'ua thote per nje minute ne fytyre te gjitha problemet
qe ju keni. Mbase s'do ju duket aq mik i mire pasi t'ua kete thene te
gjitha.
(Arthur Brisbane, "The Book of Today")


-Te mos kesh shoket te pabarabarte me veten.
(Confucius (551 BC - 479 BC), The Confucian Analects)

-Mos u mbro me gardh - mbaj shoqerine perreth.
(Proverb Ceke)

_Mund
te besh me shume miq per dy muaj nese shpreh interesim per njerezit e
tjere se sa mund te besh per dy vjet duke u munduar t'i besh tjeret te
interesohen per veten tende.
(Dale Carnegie)

-Mos
u mundo asnjehere te arsyetohesh - miqte e vertet nuk kane nevoje te
degjojne arsyetimet ndersa armiqte s'do te degjojne sidoqofte.

(Elbert Hubbard (1856 - 1915)

-Nese nuk i kupton karakterin nje njeriu - shiko miqte e tij.
(Proverbe japoneze.)

-Ne mireqenie miqte tane na njohin neve; ne mjerrim i njohim ne ata.
(John Churton Collins)

-Fatkeqesia te tregon se kush jane miqte tuaj te vertete.
(Lois McMaster Bujold)

-Dua gjithmone te di cdogje mbi miqte e mi te ri dhe asgje mbi ata te vjetrit.
(Oscar Wilde (1854 - 1900)

-Miqte kane te gjitha gjerat e perbashketa.

(Platoni (427 BC - 347 BC), Dialogues, Phaedrus)

-Mireqenia krijon miq - fatkeqesite i vene ne prove.
(Publilius Syrus (~100 BC)

-Miqte mund te vijne dhe te ikin - por armiqte grumbullohen gjithnje e me shume.
(Thomas Jones (1892 - 1969)

-Mos ec pas meje, une s'udheheq dot. Mos ec para meje, se mbase s'te ndjek. Ec prane meje dhe te behemi miq.

(I panjohur (mendohet te jete thene nga Albert Camus)


KANË THËNË PËR DASHURINE

-Çdo dashuri që s’ka shoqërinë si pikënisje është si një mur i ndërtuar në rërë.
(Ella W. WILCOX)

-Gjithmonë ka ca çmenduri në dashuri. Por poashtu gjithmonë ka ndonjë arsye në çmenduri.
(Friedrich Nietsz)

-Dashuria është triumfi i imagjinatës mbi inteligjencën.
(H.L. MENCKEN)

-Ilaçi i vetëm i dashurisë është të dashurosh më shumë.
(Henry David THOREAU)

-Pasioni e bën botën të rrotullohet. Dashuria vetëm e bën një vend më të sigurtë.
(ICE T)

-Një fjalë na çliron nga të gjithë barrat dhe dhimbjet e jetës: ajo fjalë është “dashuria”.
SOFOKLIU

Dashuria ose është ose s’është! S’ekziston gjë e tillë si “dashuri e pakët”
(Toni MORRISON (1931 -)

_Dashuria
s’është vendim. Është një ndjenjë. Sikur të mundnim të vendosim kë të
duam do ishtë shumë më thjeshtë por shumë më pak magjike.
(Trey PARKER dhe Matt STONE,)

-Duaji të gjithë, beso vetëm disa. Askujt mos i bëj keq.
(William SHAKESPEARE (1564 – 1616),

-Mosha s’ju mbron nga dashuria, por dashuria, deri diku, ju mbron nga mosha.
(Jeanne MOREAU)

-Pjesa më e dhimbshme e një dashurie është t’i falni gabimet njëri-tjetrit.
(John SHEFFIELD)

-Mos provo asnjëherë një dashuri që s’e ndjen, sepse dashurinë s’e komandojmë dot!
(Alan WATTS)

-Mbase
ndjenjat që përjetojmë kur jemi të dashuruar pasqyrojnë një gjendje
normale. Të jeni të dashuruar tregon se si duhet të jetë një njeri në
të vërtetë.
(Anton CHEKHOV (1860 – 1904)

-T’i kesh frikën dashurisë do të thotë t’i keshë frikën jetës, dhe ata që i frigohen jetës janë tre pjesë të vdekur.
(Bertrand RUSSELL (1872 – 1970),

-Dashuria
s’mjafton. Duhet të jetë themeli, gurthemeli – por në asnjë mënyrë
struktura e tërë. Është shumë e lakueshme, shumë e butë.
(Bette DAVIS (1908 – 1989)

-Pastërtia e mendjes do të thotë çiltërsi e pasionit, prandaj një mendje e pastër dashuron nxehtësisht dhe sheh qartë atë që do.
(Blaise PASCAL (1623 – 1961)

-Takimi i dy personaliteteve është si një kontakt i dy substancave kimike: nëse ka reaksion, të dyja transformohen.
(Carl JUNG (1875 – 1961)

-Të duash dhe të të duan do të thotë të ndjesh diellin nga të dyja anët.
(David VISCOTT Si të jetosh me një person tjetër, 1974)



KANE THENE PER SUKSESIN.

-Cdo here mbani mend se vendimi juaj per te patur sukses eshte me i rendesishem se cdo gje tjeter
(Abraham Lincoln (1809 - 1865)


-Nese
A eshte sukses ne jete, atehere A eshte e barabarte me x plus y plus z.
Puna eshte x, y eshte loja; dhe z eshte te mbash gojen mbyllur.
(Albert Einstein (1879 - 1955),

-Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem.
(Albert Einstein (1879 - 1955)

-Eshte e mundur te deshtosh ne shume menyra...perderisa te kesh sukses eshte e mundur vetem ne nje menyre.
(Aristotle (384 BC - 322 BC),

-Pse te jesh burre - kur mund te jesh SUKSES?
(Bertolt Brecht (1898 - 1956)

-Nuk e dij cili eshte celesi i suksesit, por celesi i deshtimit eshte te mundohesh te kenaqesh cdokend.
(Bill Cosby (1937 - )

-Cfare
eshte paraja? Nje njeri eshte i suksesshem nese zgjohet ne mengjes dhe
bie te fleje ne darke, dhe ne mes ketyre dyjave ben ate qe deshiron te
beje.
(Bob Dylan (1941 - )

-Ekziston vetem nje sukses - te jesh ne gjendje te kalosh jeten ashtu si do vet.
(Christopher Morley (1890 - 1957)

-Suksesi vjen tek ata qe jane shume te zene duke e kerkuar ate.
(Henry David Thoreau (1817 - 1862)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Kane thene per jeten:miqesine:dashurine: Suksesin Empty
MesazhTitulli: Re: Kane thene per jeten:miqesine:dashurine: Suksesin   Kane thene per jeten:miqesine:dashurine: Suksesin EmptyThu Jan 21, 2010 2:10 am

-Bota është plot dyer, plot raste, fije të tendosura që presin t’u biesh. (Ralf Valdo Emerson)

-Te jesh gjithmonë i ndershëm me veten, është një ushtrim i këndshëm. (Sigmund Frojd)

-Vlera e një njeriu duhet parë në faktin se cfarë jep, dhe jo në atë se cfarë është në gjëndje të marrë. (Albert Anjshtajn)

-Është më mirë t’i meritoni nderet dhe të mos i gëzoni ato, se sa t’i gëzoni dhe të mos i meritoni. (Mark Tueni)

-Askush nuk është nderuar ndonjëherë për atë që ka marrë. Nderimi ka qenë për atë që ai ka dhënë. (Kelvin Tuejxh)

-Kur keni filluar të mos jepni më kontribut, keni filluar të vdisni. (Eleanor Rusvelt)

-Ambicja mund të zvarritet, por mund të ngrihet edhe në fluturim. (Edmund Burke)

-Më e mira është armike e së mirës. (Volter)

-Megjithëse bota është plot vuajtje, ajo është gjithashtu plot me shembuj për kapërcimin e tyre. (Helen Keller)

-Besimi lëviz malet, por ju duhet të vazhdoni t’i shtyni ato, ndërkohë që kryeni lutjen. (Meson Kulej)

-Ndryshimi ndërmjet asaj që bëjmë dhe asaj që jemi në gjëndje të bëjmë, do të mjaftonte për të zgjidhur shumicën e problemeve të botës. (Gandi)

-Vetëm ata që guxojnë të humbasin shumë, mund të arrijnë shumë. (Robert F. Kenedi)

-Bëni më të mirën që mundeni, me atë që keni , kudo që të jeni. (Teodor Rusvelt)

-Zhurma nuk provon asgjë. Shpesh një pulë që ka bërë thjesht një vezë, kakarit sikur ka bërë një asteroid. (Mark Tuein)

-Asnjëherë mos i mbaj sytë përdhe kur hedh hapin. Vetëm ai që mban sytë të fiksuar në horizontin e largët do të gjejë rrugën e duhur. (Dag Hamaskjold)

-Mos kini frikë të ndërmerrni një hap të madh nëse është e nevojshme. Nuk mund ta kaloni humnerën me dy hapa të vegjël. (Dejvid Llojd Xhorxh)

-Fjala “krizë” , në gjuhën e shkruar kineze, përbëhet nga dy simbole. Njëri përfaqeson rrezikun, dhe tjetri përfaqëson mundësinë. (Xhon Kenedi)

-Nëse doni që diçka të realizohet shkoni vetë, nëse nuk doni, dërgoni të tjerë. (Benxhamin Franklin)

-Fundi i madh i jetës nuk janë njohuritë, por veprat. (Tomas Fuller)

-Njeriu që vepron qëndron më pranë njerëzve se sa njeriu që shkruan dhe është në dorën e njerëzve që idetë e reja, të përkthehen në gjuhën e ashpër të veprave. (Rudru Uillson)

-Kur i drejtoheni forcës, një nuk duhet të bëni kurrë: të humbisni. (Duajt Ajzenhauer)

-Një njeri i guximshëm arrin të jetë mazhorancë. (Endrju Xhekson)

-Nevoja e bën punën e guximit. (Xhorxh Eliot)

-Guximi është një cilësi kaq e nevojshme për të zotëruar virtytin, sa që është gjithnjë i respektuar, bile edhe kur është i shoqëruar me ndonjë të metë. (Samuel Xhonson)

-Guximi në jetë shpesh është një spektakël më pak dramatik se sa guximi i një moment final, por nuk është më pak një përzierje e mrekullueshme e triumfit dhe e tragjedisë. Njeriu bën atë që duhet pavarësisht nga rrjedhojat personale, pavarësisht nga rrjedhojat personale, pavarësisht nga pengesat rreziqet dhe presionet dhe kjo është baza e të gjithë moralit. Guximi është qëndresa ndaj frikës, mjeshtëria për ta kontrolluar atë, dhe jo mungesa e frikës. (Mark Tuein)

-Guximi nderohet me të drejtë, si e para nga cilësitë njerëzore, pasi është cilësia që garanton të gjithë të tjerat. (Uinston Curcill)

-Sa barrë e rëndë është një emër që është bërë shumë i famshëm. (Volter)

-Fama vjen zakonisht tek ata që janë duke menduar për dicka tjetër. (Oliver Uendell Holms , i riu)

-Të besosh në atë që mendon, të besosh se ajo që është e vërtetë për ju, thellë në zemrën tuaj, është e vërtetë për të gjithë njerëzit, ky është gjeniu. (Ralf Valdo Emerson)

-Në republikën e mediokritetit gjeniu është i rrezikshëm. (Robert G.ingersoll)

-Publiku është jashtëzakonisht tolerant. Ai fal çdo gjë, përveç gjeniut. (Oskar Uajlld)

-Gjeniu i vërtetë është një mendje me fuqi të përgjithshme të madhe, të orientuar rastësisht në një drejtim të caktuar. (Samuel Xhonson)

-Disa herë njerëzit quhen gjeni, në të njëjtën mënyrë që një insekt quhet njëqindkëmbësh, jo sepse kanë njëqind këmbë, por sepse shumë njerëz nuk mund të numërojnë mbi katërmbëdhjetë. (G.C.Lihtenberg)

-Gjithnjë mund të largojmë nga mëkati një njeri që jeton dhe përpiqet. (Gëte)

-Para se të jepemi me zemër pas diçkaje, le të vëzhgojmë sa të lumtur janë ata që tashmë e zotërojnë atë. (La Roshefuko)

-A nuk duhet që dhënësi i lëmoshës t’i jetë mirënjohës marrësit të saj? A nuk është nevojë dhënia e lëmoshës? A nuk është mëshirë marrja e saj? (Fridrih Nice)

-Nëqoftëse një mik ka ndonjë shqetësim, mos e mërzitni atë duke e pyetur nëse mund të bëni ndonjë gjë për të. Mendoni diçka të dobishme dhe bëjeni. (Edgar Uoyson Haui)

-Edhe djalli vetë është i mirë, kur është i kënaqur. (Tomas Fuller)

-Njerëzit e zgjuar vlerësojnë të gjithë njerëzit, pasi ata shohin të mirën te secili dhe e dijnë sa vështirë është të bësh diçka të mirë. (Baltazar Gracian)

-Eshte veshtire të bëni gjëra të mëdha, por të komandoni gjëra të mëdha, është më e vështire. (Fridrih Niçe)

-Anija e madhe kërkon ujëra të thella. (Xhorxh Herbert)

-Shumica e shqetësimeve në botë shkaktohet nga njerëzit që duan të jenë të rëndësishëm. (T.S.Eliot)

-Kur heronjtë largohen nga skena, atëherë hyjnë kllounët. (Hajnrih Hajne)

-Sa burra vërtetë të zotë janë më shumë se një herë në ditë? (Napoleon Bonaparti)

-Asnjëherë mos prishni atë që mund të zgjidhni. (Zhozef Zhuber)

-Të lëvdosh të pamerituarën, është një satirë therëse. (Benxhamin Franklin)

-Duartrokitja është nxitje për njerëzit fisnikë, dhe fundi i qëllimit për të dobtit. (Carls Kaleb Kolton)

-Besimi ynë më i madh është për gjërat rreth të cilave dimë më pak. Dhe përderisa ne dimë më pak për veten, jemi gati të besojmë gjithcka që thuhet për ne. Largojuni fuqisë misterioze si të mburrjes ashtu dhe të shpifjes. (Erik Hofer)

-Disa cilësi janë tepër të mira për të prishur shijen me lëvdata. (Ralf Valdo Emerson)

-Kërkesa për saktësi bllokon kërkesën për përmbajtjen. Pasaktësia është premisë që shtyn njeriun të shpalosë fuqitë e tij. (Erih From)

-Statistikat nuk e zëvendësojnë gjykimin. (Henri Klej)

-Gjeni më fillim faktet, pastaj ju mund t’i deformoni ata sa të doni. (Mark Tuein)

-Asgjë nuk zvogëlohet aq sa suksesi. (Uollter Uincell)

-Sekreti i suksesit është këmbëngulja për arritjen e qëllimit. (Benxhamin Dizraeli)

-Ka pak njerëz të rritur që nuk kanë qenë të suksesshëm që në fëmijëri. (Aleksandër Ceis)

-Bota u përket njerëzve entuziastë, që janë edhe gjakftohtë. (Uilliam McFi)

-Dikush, duke mos qenë në gjëndje të arrijë sukses në këtë botë, hakmerret duke folur keq për të. (Volter)

-Nuk ka vlerë të thoni “ne po bëjmë më të mirën që mundemi”. Suksesi arrihet duke bërë atë që është e nevojshme. (Uinston Curcill)

-Nuk mund t’ju jap formulën e suksesit por mund t’ju jap formulën se si mund të dështoni: përpiquni të kënaqni çdo njeri. (Herbert Bajard Suop)

-Suksesi ka përbërë dështimin e shumë njerëzve. (Sindi Adams)

-Suksesi nuk është rezultat i një djegie spontane. Ju duhet të digjni veten në zjarr. (Regi Lic)

-Një sekret i madh i suksesit është të çani jetën si njeri që nuk konsumohet kurrë. (Albert Shvaicer)

-Dështimi ka prirje të përmirësohet, suksesi priret drejt përkeqësimit. (Seneka)

-Nëse njerëzit do të dinin sa shumë duhet të bënin për të arritur suksesin, shumica e tyre nuk do t’i hynin asaj rruge. (Lord Tomson i Flotës)

-Sekreti i fitores qëndron në organizimin e gjërave jo të qarta. (Kristofer Morlej)

-Kur virtyti ka qenë i fjetur, ai zgjohet më i freskët. (Fridrih Nice)

-Virtyti ashtu si ari që të jetë i përdorshëm, duhet të përzihet me ndonjë metal tjetër me më pak vlerë, por më të fortë. (Samuel Batler)

-Shenjtorët janë mëkatarët që vazhdojnë të përpiqen gjithnjë. (Robert Luis Stivenson)

-Një njeri i zgjuar e vendos gjithnjë veten në anën e kundërshtarëve të tij. Është më tepër në interes të tij, se sa të atyre, që të gjejë pikat e tij të dobëta. (Ralf Valdo Emerson)

-Njohuritë mund të transmetohen, por jo zgjuarsia. (Herman Hese)

-Nata është nëna këshilluese. (Xhorxh Herbert)

-Njeriu i zgjuar dëgjon një fjalë dhe kupton dy. (Thënie hebraike)

-Një njeri i zgjuar përfiton më shumë nga armiqtë, se sa një budalla nga miqtë. (Baltazar Graciani)

-Kush është i zgjuar? Ai që mëson nga të gjithë. Kush është i fuqishëm? Ai që zotëron pasionet. Kush është i pasur? Ai që është i kënaqur. (Benxhamin Franklin)

-Të mos dish disa gjëra të caktuara, është një pjesë e rëndësishme e zgjuarsisë. (Hugo Grotius)

-Cdo njeri është një copë budalla për të paktën pesë minuta në ditë, zgjuarsi është të mos e kaloni këtë kufi. (Elbert Hubard)

-Njeriu i zgjuar sheh aq sa duhet, jo aq sa mundet. (Montanj)

-Suksesi i një njeriu matet me faktin nëse mund t’ju mbushë mendjen të tjerëve, për idetë e 20 vjetëve më pas. (Ralf Valdo Emerson)

-Nuk ka rëndësi ku dhe si keni jetuar. E rëndësishme është çfarë keni bërë aty ku keni qenë. (Xhorxha O’kife)

-Era dhe dallgët janë gjithnjë në anën e detarit të zot. (Eduard Gibon)

-Është shumë vështirë të jeni efiçent pa qenë kundërshtues. (Kin Hubard)

-Që njeriu të realizojë atë që i kërkohet, duhet të konsiderojë veten më të madh nga sa është. (Gëte)

-Çdo njeri duhet të ngrejë zërin aq sa e ka fuqinë. (Thënie Angleze)

-Për të arritur gjëra më të mëdha, duhet të jetojmë sikur nuk do të vdesim kurrë. (Vovenarzh)

-Zoti nuk do t’ju shohë medaljet, gradat apo diplomat, por cilësitë që keni. (Elbert hubard)

-Guximi është frikë që zgjat një minutë më shumë. (Xhorxh S.Paton)

-Guxoni të veproni në vend që të kundërveproni. (Lërlin Larson Xhenks)

-Vlera qëndron pikërisht në mes të rrugës midis nxitmit dhe ndrojtjes. (Servantes)

-Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj rreziqeve do të kultivojë forcën e regjimit ndaj tyre. (Seneka)

-Arti i krijimit është më i vjetër se sa arti i vrasjes. (Andrej Voznjezenski)

-Asnjë artist nuk ec para kohës së tij. Ai është vetë koha e tij. Vetëm se të tjerët janë prapa kësaj kohe. (Marta Grehem)

-Stili është një mënyrë e thjeshtë për të thënë gjëra të komplikuara. (Zhan Kikto)

-Cdo njeri është gjeni të paktën një herë në vit, një gjeni i vërtetë ka ide origjinale gjithnjë të pranishme. (G.C.Lihtenberg)

-Pranojeni vendin që ka caktuar për ju i plotfuqishmi, shoqëria e bashkëkohësve tuaj dhe lidhja midis ngjarjeve. (Ralf Valdo Emerson)

-Nëntë të dhjetat e zgjuarsisë qëndron në të qënit i mençur në kohën e duhur. (Teodor Ruzvelt)

-I mencuri ka një prirje të fortë për të qenë i heshtur, dhe aftësinë për të ruajtur një inventar të tërë sekretesh. Zotësia dhe karakteri i tyre janë për t’u respektuar. (Baltazar Gracian)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Kane thene per jeten:miqesine:dashurine: Suksesin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Noga flet për miqësinë me Kreshën
» Christina Aguilera kërkon suksesin në kinema
» Ka thënë dikush...
» 9 menyrat per ti thene “jo” plakjes
» Vidic: Nuk kam thënë se dua të shkoj te Reali
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Psikologji / Filozofi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum