www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Mbi psikikën femërore ..grupimi ne tipe. Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Mbi psikikën femërore ..grupimi ne tipe. Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mbi psikikën femërore ..grupimi ne tipe.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Mbi psikikën femërore ..grupimi ne tipe. Empty
MesazhTitulli: Mbi psikikën femërore ..grupimi ne tipe.   Mbi psikikën femërore ..grupimi ne tipe. EmptyThu Jan 21, 2010 2:40 am

Ka kohë që në informacjonet dhe informimin , , dëgjojmë të thuhet, se vajzat e sotme nuk e duan martesën, ose nuk duan të bëjnë fëmijë kur martohen. Flitet shumë për prirjen që kanë vajzat dhe gratë e sotme, për të arritur suksese, vetëm, në karrierën profesionale.


Nuk ka dyshim, që sot, shumë vajza e kanë shtyrë martesën për shumë vite. Është e vërtetë, gjithashtu, se shumë vajza dhe gra nuk dëshirojnë të martohen dhe të bëjnë fëmijë, sepse kjo i pengon në arritjet e tyre profesionale...por ka dhe nga tato qe martesen e shohin si nje fare cungimi te jetes qofte personale ..intime dhe te asaje profesjonale...

Mire por shpeshe ndeshim nje koncept te pergjithshem zakonishte nga gjinia mashkullore ose mentaliteti i shoqeris e then pake ne term pergjethsimi...
që flitet për gratë,
Ato, të gjitha, trajtohen sikur kanë të njëjtën strukturë psikike.
Ato përfytyrohen, të gjitha, të prera njësoj...kjo nuk eshte as pake e vertet sipas sdudimeve..
që është inspiruar nga studimet e hershme të Toni Uolf-it (Wolff) dhe që mbështetet në vlerësimet e shumë studiuesve të sotëm, synon të ndihmojë në trajtimin qe gjdo femer eshte e ndryshme nga tjetra nga ana psikike...

Toni Uolf, ishte një analiste nga Zurihu, e cila fillimisht ishte paciente e Jungut dhe më vonë u bë dashnorja e tij (psikanalistët, jo rrallë, bien në dashuri me pacientet e tyre).
Artikulli më me rëndësi i Toni Uolf-it, është ai i shkruar në vitin 1956 dhe që titullohej: "Structural Forms of the Feminine Psyche".


Në këtë artikull, analizoheshin, hollësisht, qindra gra dhe vajza.
Pas kësaj analize, ajo, përcaktoi katër "tipa", ose aspekte të psikikës femërore. Këto tipa janë:
- Grua Amazonë,
- Grua Nënë,
- Grua Mediale ose Madonë,
- Grua Hetaira (ose Kurtizane).

1-Gruaja Amazonë - Është shumë e fokusuar, ambicioze, kërkuese, e orientuar nga qëllimi dhe e vetëkënaqur. Ajo, sillet me burrat si me shokët, si me bashkëpunëtorët dhe gjithmonë në garë me ta.


2-Gruaja Nënë - Është shumë e kujdesshme. Një grua që bën gjithçka për të tjerët. Ajo mirërrit jo vetëm fëmijët e saj, por edhe të të afërmve dhe të mikeshave të saj. Ajo është e tillë edhe për burrat.


3-Gruaja Mediale - Sot, këtë tip gruaje, shumë studiues kanë tendencën ta quajnë Madonë. Kjo është tipi i gruas me natyrë inspiruese, që mbart standarde, vlera dhe ideale. Gruaja Madonë është refleksive. Ajo mishëron virtytet femërore më të qenësishme: durimin, heshtjen dhe besimin.


Ajo mishëron gruan që është e mbyllur në natyrën dhe shpirtin e saj. Burrat e pëlqejnë atë, sepse ajo është shumë refleksive si në formën dhe në ndjenjat e saj. Kjo grua nuk e kërkon madhështinë për veten, por krejt ndryshe, inspiron burrin drejt madhështisë dhe e mbështet atë në kërkesat e tij për arritje dhe kënaqësi.


4-Gruaja Hataira(kurtizane) - Sot, shumë studiues e quajnë këtë tip gruaje Kurtizane. Të tjerë e quajnë "lozonjare", ose "K***vickë". Asnjëra nga këto fjalë, nuk i shkon, tamam, kuptimit të vërtetë të termit grek Hetaira. Kjo grua, në marrëdhëniet e saj personale me burrat vepron në nivel intelektual, emocional dhe seksual. Kurtizane do të ishte emërtimi më i mirë për të.


Kurtizania, vërtet, këndon një këngë të bukur e plot harmoni për burrin, por ajo, kurrsesi, nuk është shërbyese e tij. Kurtizania, është tipi i gruas që burrat e pëlqejnë më shumë dhe që e kanë vlerësuar më shumë, gjatë gjithë kohërave. Këto gra, shpesh, kanë pasur ndikim shumë të madh në jetën e burrave.


Jeta na mëson, se këto katër tipa të grave (Amazonë, Nënë, Madonë dhe Kurtizane), nuk janë të dhëna njëherë e përgjithmonë. Çdo grua, gjatë jetës së saj, është mirë t'i provojë dhe t'i trupëzojë këto katër tipa në personalitetin e saj. Pra, këto tipa të psikikës femërore janë dinamike dhe në zhvillim të vazhdueshëm.


Natyrisht, duhet shumë kohë, që gratë të bëhen ashtu siç duhet që të jenë. Duhet kohë, që ato të shohin e të zbulojnë brenda vetes, ato aspekte të personalitetit të tyre, që kanë nevojë të zhvillohen e të përsosen më tej.


Në formulimin e saj origjinal, Toni Uolf, shpjegon se gratë e kohëve të hershme, karakterizoheshin, vetëm, nga një aspekt i personalitetit. Prej aspektit që ishte më i qëndrueshëm në natyrën e çdo gruaje.


Me kohë, personaliteti femëror evoluoi dhe u dominua nga dy prej këtyre aspekteve. Dy aspektet e tjera, gjithnjë, mbetën në sfond.

Sot, studiuesit, flasin për gjashtë mundësi çiftëzimi të katër tipave kryesore. Këto çiftëzime janë:

- Amazonë-Kurtizane,
- Amazonë-Nënë,
- Amazonë-Madonë,
- Nënë-Madonë,
- Madonë-Kurtizane,
- Nënë-Kurtizane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Mbi psikikën femërore ..grupimi ne tipe.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
»  Burra, evitoni këto 10 tipe grash!
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Psikologji / Filozofi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum