www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Filozofia. Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Filozofia. Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Filozofia.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Filozofia. Empty
MesazhTitulli: Filozofia.   Filozofia. EmptySat Jan 30, 2010 7:05 am

Filozofia merret me problemet e përgjithshme dhe fondamentale rreth çështjeve si ekzistenca, dituria, e vërteta, bukuria, ligji, drejtësia, vlefshmëria, mendja, dhe gjuha.[1][2] Filozofia dallohet nga mënyrat e tjera të zgjidhjes së këtyre problemeve (siç janë misticizmi ose mitologjia) nga qasja kritike dhe sistematike e saj si dhe mbështetja në argumente të arsyeshme.[3] Fjala rrjedh nga greqishtja: φιλοσοφία, philosophía, "dashuria për dituri".[4][5][6]

Degët kryesore të studimit filozofik janë :

* Metafizika, e cila mirret me natyrën e qenies dhe botën. Degë tradicionale të saj janë kozmologjia dhe ontologjia.
* Epistemologjia, e cila mirret me natyrën dhe përfshirjen e diturisë, dhe se a është e mundur dituria. Ndër çështjet kryesore të saj është sfida e paraqitur nga skepticizmi dhe marrëdhëniet mes të vërtetës, besimit, dhe justifikimit.
* Etika, ose 'filozofia e moralit', e cila mirret me pyetjet se si duhet të veprojnë njerëzit, nëse këto pyetje janë të përgjegjshme. Degët kryesore të etikës janë meta-etika, etika normative, dhe etika e aplikuar. Meta-etika mirret me natyrën e mendimit etik, krahasimit me sisteme etike të ndryshme, nëse ka apo jo të vërteta absolute etike, dhe si do të mund të njiheshin këto të vërteta. Etikës i bashkangjitet edhe ideja e moralit. Dialogjet e hershme të Platonit përfshijnë një kërkim mbi definicionin e virtytit.
* Filozofia Politike, e cila studion qeverisjen dhe marrëdhëniet mes individëve dhe komuniteteve me shtetin. Ajo përfshin pyetjet mbi drejtësinë, të mirën, ligjin, pronën, dhe të drejtat dhe obligimet qytetare.
* Estetika, e cila mirret me bukurinë, artin, kënaqësinë, vlerat emocionale, perceptimin, dhe çështjet mbi shijen dhe ndjenjat.
* Logjika, e cila mirret me mënyrat e të menduarit që çojnë nga premisat e vërteta tek konkluzionet e vërteta, e zhvilluar fillimisht në Greqinë antike. Duke filluar në shekullin e 19të, matematikanë si Frege u fokusuan në trajtimin matematik të logjikës, dhe sot subjekti i logjikës ka dy ndarje të gjëra: logjika matematike (logjika formale simbolike) dhe ajo që quhet logjika filozofike.
* Filozofia e mendjes, e cila mirret me natyrën e mendjes dhe marrëdhëniet e saj me trupin, dhe karakterizohet me mosmarrëveshjet mes dualizmit dhe materializmit. Në vitet e fundit janë paraqitur ngjashmëri të shumta mes kësaj dege të filozofisë dhe shkencës kognitive.
* Filozofia e gjuhës, e cila është hulumtimi i arsyeshëm në natyrën, origjinën, dhe përdorimin e gjuhës.
* Filozofia e fesë është degë e filozofisë që bën pyetje rreth fesë.

Shumica e subjekteve akademike kanë një filozofi, për shembull filozofia e shkencës, filozofia e matematikës, filozofia e logjikës, filozofia e ligjit, dhe filozofia e historisë. Përveç kësaj, një sërë subjektesh akademike kanë filluar të mirren me çështje që historikisht do të kishin qenë detyrë e filozofisë. Këtu përfshihet psikologjia, antropologjia dhe shkenca natyrore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Filozofia. Empty
MesazhTitulli: Re: Filozofia.   Filozofia. EmptySat Jan 30, 2010 7:06 am

Filozofia antike (rreth 600 Par.K.–rreth Pas. K. 500)

Filozofia antike është filozofia e botës Greko-Romake prej shekullit të gjashtë (VI) para Krishtit [rreth 585] deri te shekulli i katërt pas Krishtit. Zakonisht ndahet në tri periudha: Filozofia Para-Sokratike, periudhat e Platonit dhe Aristotelit, dhe periudha post-Aristoteliane (ose Helenistike). Ndonjëherë i shtohet një periudhë e katërt që përfshin filozofët e krishterë dhe Neo-platonist. Më të rëndësishmit e filozofëve antikë (nga aspekti i ndikimit të vazhdueshëm) janë Platoni dhe Aristoteli[7].

Temat e filozofisë antike janë: kuptimi i shkaqeve fondamentale dhe principet e universit; duke e shpjeguar atë në një mënyrë ekonomike dhe të njëtrajtshme; problemi epistemologjik i pajtimit të dallimeve dhe ndryshimit të universit natyral, me mundësinë a arritjes së diturisë absolute dhe të sigurtë mbi të; pyetje rreth gjërave që nuk mund të perceptohen me anë të shqisave, siç janë numrat, elementet, universalet, dhe zotërat; analizimi i konstelacioneve të arsyetimit dhe argumentit; natyra e jetës së mirë dhe rëndësia e kuptimit dhe diturisë në mënyrë që të ndiqet ajo; Ekspliktimi i konceptit të drejtësisë, dhe marrëdhënieve të saj me sistemet e ndryshme politike[8].

Në këtë periudhë u themeluan karakteristikat vendimtare të metodave filozofike: një çasje kritike ndaj pikëpamjeve të themeluara, dhe apeli ndaj arsyes dhe argumentimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Filozofia. Empty
MesazhTitulli: Re: Filozofia.   Filozofia. EmptySat Jan 30, 2010 7:06 am

Filozofia mesjetare (rreth 500 par.K.– rreth 1350)

Filozofia mesjetare është filozofia e Evropës perëndimore dhe Lindjes së mesme gjatë periudhës që njihet si Mesjeta, që fillon diku pas rënies së Perandorisë Romake deri te Rilindja. Filozofia Mesjetare karakterizohet pjesërisht nga rizbulimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i filozofisë klasike greke dhe Filozofisë Helenistike, dhe pjesërisht nga nevoja për çasje tek problemet teologjike dhe integrimi i doktrinës së shenjtë (në Islam, Judaizëm dhe Krishterim) me mësimet shekullare.

Disa probleme të diskutuara në këtë periudhë janë marrëdhëniet e fatii me arsyen, ekzistenca dhe uniteti i Zoti]t, objekti i teologjisë dhe Metafizikës, problemi i diturisë, i universaleve, dhe individualizmit.

Filozofët nga Mesjeta përfshijnë filozofët myslimanë Alkindus, Alfarabi, Alhazen, Avicenna, Algazel, Avempace, Abubacer dhe Averroes; filozofët hebrenjë Maimonides dhe Gersonides; dhe filozofët e krishterë Anselm, Augustine of Hippo, Boethius, Peter Abelard, Roger Bacon, Thomas Aquinas, Duns Scotus, William of Ockham dhe Jean Buridan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Filozofia. Empty
MesazhTitulli: Re: Filozofia.   Filozofia. EmptySat Jan 30, 2010 7:07 am

Rilindja (rreth 1350–rreth 1600)

Rilindja (apo Renesanca) ishte periudhë tranzicioni mes filozofisë teologjike të Mesjetës dhe mendimit modern, ku latinishtja filloi të humbiste rolin e saj si gjuhë standarde për bisedime filozofike. Studimi i klasikëve (sidomos Platonit dhe Neoplatonizmit) dhe arteve humane, si historia dhe letërsia shijuan popullaritet të ri. Koncepti i njeriut u bë objekti qendror i reflektimit filozofik.

Me dobësimin e strukturave teologjike te mendimit, Rilindja shfaqi interesim në filozofinë naturale, si p.sh. Nicholas of Kues, Giordano Bruno, Francis Bacon dhe Telesius. Kjo ndoshi bashkarisht me rilindjen e magjisë, mënyrave misterioze të njohjes dhe zotërimit të natyrës (si Pico dhe Marsilio Ficino për shembull [9]). Filozofia politike dhe etike u ringjall me punimet e Makiavelit dhe me utopitë e Thomas More, Tommaso Campanella dhe Francis Bacon. Brenda vet Krishterimit, këto lëvizje të reja bashkëjetuan me Reformacionet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Filozofia. Empty
MesazhTitulli: Re: Filozofia.   Filozofia. EmptySat Jan 30, 2010 7:08 am

Filozofia e hershme moderne (rreth 1600 – 1800)

Filozofia moderne fillon me ringjalljen e skepticizmit dhe ngritjes së shkencës moderne fizike. Filozofia në këtë periudhë përqendrohet në marrëdhëniet mes përvojës dhe realitetit, origjinën ultimatike të diturisë, natyrën e mendjes dhe marrëdhënien e saj me trupin, përfshirjen e shkencave të reja natyrore për vullnetin e lirë dhe Zotin, dhe shfaqjen e bazave shekullare për filozofinë morale dhe politike.

Figura kanonike përfshijnë Hobbes, Descartes, Locke, Spinoza, Leibniz, Berkeley, Rousseau, Hume, dhe Kant. Kronologjikisht, kjo epokë përfshinë shekujt XVII dhe XVIII, dhe konsiderohet në përgjithësi të ketë përfunduar me përpjekjen sistematike të Kantit për të pajtuar fizikën Njutoniane me temat tradicionale metafizike
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Filozofia. Empty
MesazhTitulli: Re: Filozofia.   Filozofia. EmptySat Jan 30, 2010 7:08 am

Filozofia e shekullit XIX (19)


Filozofia e mëvonshme moderne zakonisht konsiderohet të ketë filluar me filozofinë e Immanuel Kantit në fillimin e shekullit XIX.[12] Idealistët gjermanë, si Fichte, Hegel, dhe Schelling, zgjeruan punën e Kantit duke mbajtur qëndrimin se bota përbëhet nga në proces racional i ngjashëm me mendjen, dhe si e tillë është tërësisht e njohshme (që do të thotë se gjithçka rreth saj mund të dihet).[13]

Në kundërshtim të idealizmit, filozofë të tjerë, shumica duke punuar nga jashtë universitetit, filluan linja mendimi që okupuan filozofinë akademike në shekullin XX:

* Frege - punimet e tij mbi logjikën dhe punimet e Sidgwick mbi etikën ofruan veglat për filozofinë analitike
* Husserl themeloi shkollën e fenomenologjisë
* Peirce dhe William James filluan shkollën e pragmatizmit
* Kierkegaard dhe Nietzsche krijuan themelet e ekzistencializmit
* Karl Marx filloi studimin e filozofisë sociale materialiste.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Filozofia. Empty
MesazhTitulli: Re: Filozofia.   Filozofia. EmptySat Jan 30, 2010 7:09 am

Filozofia Bashkëkohore (rreth 1900 – sot)

Brenda shekullit të kaluar, filozofia është bërë gjithnjë e më shumë e praktikuar në universitet, dhe është bërë më e specializuar dhe ndryshe nga shkencat natyrore. Pjesa më e madhe e filozofisë së kësaj periudhe mirret me shpjegimin e marrëdhënieve mes teorive të shkencave natyrore dhe idetë e humaniteteve ose "common sense".

Në botën Anglofone, filozofia analitike u bë shkolla dominuese. Në pjesën e parë të shekullit, ajo ishe shkollë kohezive, pak a shumë identike me pozitivizmin logjik, të bashkuar me nocionin se problemet filozofike munden dhe duhet të zgjidhen duke i kushtuar vëmendje logjikës dhe gjuhës. Në pjesën e dytë të shekullit XX, filozofia analitike u nda në një llojllojshmëri pikëpamjesh filozofike, të lidhura mes veti vetëm nga linja historike të ndikimit dhe përkushtim të vetëshpallur ndaj qartësisë dhe rigorit. Nga viti 1960, filozofia analitike ka shfaqur ringjallje interesimi për historinë e filozofisë, si dhe përpjekje për të integruar punimet filozofike me rezultate shkencore, sidomos në psikologji dhe shkencë kognitive. Përveç kësaj, lëvizja e filozofisë eksperimentale ka tentuar të sjellë teknika hulumtime nga shkenca sociale në këtë fushë.

Në Evropën kontinentale nuk kishte dominim të ndonjë shkolle të veçantë filozofike. Ardhja e pozitivistëve logjikë nga Evropa qendrore gjatë viteve 1930-1940 pakësoi interesimin filozofik për shkencat natyrore, duke vërë theksin në humanitet, qe konsiderohet që figuron si pjesë e rëndësishme në atë që quhet "filozofia kontinentale". Lëvizjet e shekullit XX si fenomenologjia, Ekzistencializmi, Hermeneutika, Strukturalizmi, dhe Poststrukturalizmi përfshihen në këtë kategori të padefinuar rreptësisht.
Filozofët kryesorë të shekullit XX përfshijnë:

* Bertrand Russell konsiderohet një ndër themeluesit e filozofisë analitike dhe logjikanët më të rëndësishëm të shekullit XX[14]
* Jean-Paul Sartre dhe Albert Camus, punimet e të cilëve në matafizikë sfiduan pikëpamjet e Niçes.
* Ludwig Wittgenstein punoi kryesisht në logjikë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Filozofia. Empty
MesazhTitulli: Re: Filozofia.   Filozofia. Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Filozofia.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Pitagora dhe filozofia e tij..
» Filozofia e Aristotelit
» Pitagora dhe Filozofia e tij
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Psikologji / Filozofi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum