www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Dhjetë ishujt më të bukur artificialë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Dhjetë ishujt më të bukur artificialë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dhjetë ishujt më të bukur artificialë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Dhjetë ishujt më të bukur artificialë Empty
MesazhTitulli: Dhjetë ishujt më të bukur artificialë   Dhjetë ishujt më të bukur artificialë EmptyFri Jan 29, 2010 5:19 am

Ishujt artificialë, ata të krijuar nga njerëzit, të ndërtuar në të kaluarën e largët dhe që po bëhen gjithnjë e më të shpeshtë në kohët e sotme, janë ndërtuar me metodat dhe materialet më revolucionare dhe të çuditshme që ekzistojnë. Disa prej tyre janë ndërtuar mbi shkëmbinj ekzistues, disa të tjerë janë mbushur me rërë artificiale dhe të tjerë janë ndërtuar mbi shkëmbinj të shpërthyer. Materialet e ndërtimit variojnë që nga çeliku deri tek ato të riciklueshme. Shkalla e madhësisë varion që nga copat e tokës që mbajnë një shtyllë të vetme ndërtese deri tek ato të afta të mbajnë komunitete të tëra megalitike, që priren të zgjerohen në metropole mbi ujë. Disa të tjera janë struktura arti, secila me tipare mahnitëse dhe karaktere të jashtëzakonshme. Pjesa më e madhe prej tyre janë në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo është dhe më e jashtëzakonshme, duke qenë se Dubai ka një vijë bregdetare vetëm prej 60 kilometrash. Ishulli i palmës në Dubai ka formën e një palme të gjelbër dhe do të strehojë 140 mijë banorë, punëtorë dhe turistë. Ishulli "Bota" është një grup prej 300 ishujsh në formën e botës dhe do të strehojë me qindra mijëra banorë të tjerë. Për momentin në botë janë në ndërtim vetëm 45 ishuj artificialë dhe pjesa më e madhe do të përfundojë në vitet në vazhdim. Ishulli artificial i vetëm i Rusisë do të përfundojë para fillimit të Lojërave Olimpike të vitit 2014 dhe ka formën gjeografike të Rusisë.

Pearl-Qatar, Arabi: E dezinjuar të ngjasojë me një varg perlash, Pearl-Qatar, në Doha, Qatar, është një ishull artificial prej 4 milionë metrash katrorë që krijon 32 km vijë të re bregdetare të vendosur 350 metra larg bregut të Doha-s.

Autopia Ampere, Portugali: Dizenjatori vizionar Wolf Hilbertz ka në plan të rrisë një qytet ishull në Seamount Ampere, e vendosur mes ishujve Maidera dhe majës së Portugalisë. Qëllimi i tij është të përdorë oqeanet si shtëpinë e së ardhmes.

Ishujt e palmës, Dubai: Ishujt e palmës (Palm Islands) janë ishuj artificialë në Dubai, projekti më i madh i formimit të tokës në botë. Dubai është një shtet i vogël shkretëtire me një vijë bregdetare vetëm 60 kilometra.

Ishulli “X-Seed 4000”, Japoni: Ishulli “X-Seed 4000” do të vendoset në limanin e Tokios dhe jo vetëm që do të jetë ishulli artificial më i popullur, por edhe qiellgërvishtësi më i gjatë në botë. I vënë në punë nga energjia diellore dhe i ngjashëm me malin Fuji.

Dubai Waterfront, Emiratet Arabe: Dubai Waterfrong, do të jetë skela më e madhe në botë e ndërtuar nga njeriu, duke i shtuar 70 kilometra vijës bregdetare të Dubait. Ishujt do ta shndërrojnë qytetin më të populluar të Arabisë në një qendër edhe më të madhe biznesi në botë.

Hoteli “Burj Al Arab”: Hoteli i vetëm me 7 yje në botë, “Burj Al Arab” është 333 metra larg plazhit Jumeirah dhe lidhet me tokën me një urë 15 km në jug të Dubait. Për momentin është ndërtesa më e gjatë që përdoret ekskluzivisht si hotel.

Ishulli “Hulhumale”, Maldive: Ishulli “Hulhumale” është vendosur në Kaafu Atoll, Maldive dhe pritet të përmbushë kërkesat për strehimi dhe zhvillime industriale në krahininë Male. Ndërtesat e para u inauguruan nga presidenti Gayoom, në 12 maj të vitit 2004.

Bota, Dubai: Bota, një prej disa projekteve të ndryshme artificiale që po ndërtohet në Dubai, është një grup prej 300 ishujsh të krijuar në formën e kontinenteve të botës në profilin e hartës së botës, të vendosura 4 kilometra larg.

Ishulli “Federation”, Rusi: Ishulli “Federation” është një arkipelag artificial që do të vendoset larg bregut Sochi në Detin e Zi, një kompleks që do të ndërtohet në formën e Rusisë. Ndërtuesit rus publikuan planet për ishullin prej 350 hektarësh me koston prej 6.2 miliardë dollarësh.

Amager Beach Park, Danimarkë: “Amager Beach Park” është një ishull danez në Oresund, i vendosur në zonën e dhëmbëzuar të Amagerit. Kryeqyteti Kopenhagen është i vendosur pjesërisht në Amager, i cili lidhet me Zelandën nga ura të ndryshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Dhjetë ishujt më të bukur artificialë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Dhjetë ishujt më të famshëm të Evropës
»  Embelsuesit artificiale te shendoshin
» Ishujt Bora: Parajs toksore
» Dhjetë ditët më të mira
» Dhjetë gjërat që humbin
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Gjeografia dhe Astronomia-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum