www.ylliehana.biz
|
| | Autori | Mesazh |
---|
Era.. Forum Legend
Numri i postimeve : 1263 Data regjis. : 25/12/2009
| Titulli: Vallja e shkronjave Wed Jan 27, 2010 10:10 pm | |
| Shkronja A
ATDHEU
Mua me quajne atdhe vasheza dhe quna ta dini, jam vendi ku keni le ku te lumtur jini.
Pa mua s'jetoni dot as une pa ju nuk dua, mesoni shume sot neser te me nderoni mua.
AKULLORE
Me thoni te verteten femi mami akulloren ua ka lepi, ta fshehesh eshte e kot mua me do cdo kush ne bote.
Kur eshte nxeht bene vape e di, dritaren e ke hape, por freskia ime shkon varg goje ,fyt ,e ne bark.
Allqia
- Kur isha e vogel,e kam thyer ashtin e kembes se djathte. Me quan te mjeku, ai konstatoi thyerjen dhe ma qiten te tere kemben ne allqi. - Ishte nje ndjenje e quditshme ,se mu be kemba dyfish me e rende. Por prape pak nga pak ,fillova te eci. - Larja ishte mision gati i pamundur ,sepse allqia s'duhej te lagej. - Por me e veshtire ishte kur me kruhej kemba ,atehere i bija me boks allqise, por s'behej gje kuptohet. - Allqine e mbajta dy muaj . - Kur e hoqa allqine, mu duk se kemba nuk eshte e ime , dhe me jane dashur dy dite te mesohem te ec. - Ky ka qene momenti me i keq ne femijerine time ,sa i perket shendetit. |
| | | Era.. Forum Legend
Numri i postimeve : 1263 Data regjis. : 25/12/2009
| Titulli: Re: Vallja e shkronjave Wed Jan 27, 2010 10:10 pm | |
| Shkronja B
Barbika
Ka vite me rradhe qe jam ne mode une, kam gezim si ne perralle sa ka fluska nje sapun.
Jam bukuroshja Barbike sinqerisht po ju them, - dua nje qun per mik pervec qupave ta kem.
Boksi
Jam sport luftarak qunat shume me duan, edhe nje goce zemerflake tani ne ring luan.
tre minuta raundi por nese e ke me ngut, kundershtarit qe e ke karshi jepi nje nokaut.
Babagjyshi
- Njohe nje super babagjysh. - Dashuria e tij ndaj nipit eshte e pakufishme. - Syte e tij cdo here jane plote embelsi kur flet me nipin. s'ka gje qe s'do ta bente per te. - Ditet e para e qonte ne shkolle dhe e priste qe te ketheheshin bashk . - Por tani me u morren vesh qe te shkonte vete ,sepse nipi ndihej i aft . - E qon ne park kur kerkon . dhe atje kenaqet duke luajtur . - Kur sheh dicka interesante ne shitore per nipin , ja blen sepse ka deshire ta gezoj. - Kur bene ndonje sherr prape eshte babagjyshi qe ja zbut sherrin para prinderve ,edhe pse kur mbesin vete e qorton. - E ne anen tjeter nipi e respekton shume babagjyshin. - Kur thote se dicka s'duhet bere atehere mjafton nje here, dhe nipi e kupton se eshte definitive. - Eshte kjo dashuri e ndersjell por edhe respekt i ndersjell. - Kur i shoh cdo here ndiej kenaqesi. |
| | | Era.. Forum Legend
Numri i postimeve : 1263 Data regjis. : 25/12/2009
| Titulli: Re: Vallja e shkronjave Wed Jan 27, 2010 10:11 pm | |
| shkronja c
Celulari
E di se nje vogelushe me don per mesazhe e per loje, se me shkronje zotron dhe numra di te numeroj.
Mesuesen vete e kerkoi nga gripi kur s'eshte ndier mire, mungesen ta arsyetoj celularin ja dhash, me deshire.
Centi
Une jam nje cent jam bere per gjynah, cdo cast pesoi aksident me shkelin pa nda.
Edhe une jam monelle ju femi me kuptoni, s'dua kush t'me hell! dua t'me respektoni.
Ciceroni
- Femi te dashur, ciceroni eshte njeriu qe ka njohuri per qytetin e vete. Kur vijne turistet, ciceroni i qon ne keto vende historike ,duke u treguar historine e cdo objekti. - E objektet jane si;kullat ,kalat , permendoret ,muze , cdo gje qe eshte e vecant ,edhe qe mund te duket interesante per nj te huaj. - Ciceroni tregon me kujdes, dhe krenari, per historine e qytetit te vete. - Edhe ju femi ,eshte mire te jeni ciceron , ta njihni historine e qytetit te vete. |
| | | Era.. Forum Legend
Numri i postimeve : 1263 Data regjis. : 25/12/2009
| Titulli: Re: Vallja e shkronjave Wed Jan 27, 2010 10:12 pm | |
| Shkronja ç
tung , e kam emrin çaj gjithmone me pini te nxehte, reqeten time ta mbaj n'mend cdo njeri e ka t'lehte.
Kamomil , kaçe ,nga blini kam motra sa te doni, kur jeni me grip me pini smundjen shpejt ta kaloni.
çelesi
Eshte e vertete jo llafe arin qe ke ne peshtaf, dhe cdo gje tjeter te cmuar t'ju ruaj me keni ftuar.
Do t'me perdorni gjithmone vogelsia ime cdo gje mbron, s'perdore force as dhune me nje rrotullim kryej pune.
çakmaku
- Ju femi te vegjel, tani me e dini ,se çakmaku eshte nje send qe duhet ne shtepi. - Per te ndezur qirinje, pasi shpesh na ndalet korenti. - Per ta ndezur cigaren babi. - Nese kur eshte dimer nxehemi me shporete(sobe),atehere prape na duhet çakmaku etj. - Por vogelush, e vogelushe ,po patet ne dore çakmak, mos luani me te .Sepse pa dashur mund te beni ndonje sherr te vogel. - Por te jeni vetem ne shtepi ,mund te behet edhe sherr i madh. - Andaj duhet te jeni te kujdesshem mos te luani me çakmak. - Edhe mamat duhet te jene te kujdeshme , qe çakmakun ta lene ne vend ku nuk mund ta merrni ju femi. |
| | | Era.. Forum Legend
Numri i postimeve : 1263 Data regjis. : 25/12/2009
| Titulli: Re: Vallja e shkronjave Wed Jan 27, 2010 10:13 pm | |
| Shkronja D
Dora
Une jam dore babi ,mami ,gjyshja me ka, cdo njera, ne cdo kohe, a ore bejne dicka per ty pa nda'.
Me keni ju, ne pergjithesi pune te beni ju ndihmoj, t'ju shkruaj ne vecanti me pelqen e adhuroj.
Dardha
Ne dege rri hijshem jam plote leng te shijshem, jam dardhe verdhe - jeshile e di se me doni pa hile.
S'jam rrumbullake ,as vezake ndoshta shtrembake?, por forma rendesi s'ka se ti, me oreks ma ha.
Dajaku
- Femi te dashur, familja eshte nje shtet ne miniature, i vogel por ne te ka rregulla per jete . - Diku me te forta, diku me te zbutura, ka familja qe s'kane rregulla fare ,qe eshte keq mendoj une. - Prinderit cdo dite, ne ecje e siper te kesaj qe quhet jete, ju tregojne ne praktike keto rregulla. - Ju duhet ti zbatoni, mirepo, kur kaloni piken qe eshte kufiri ne mes te asaj qe mund dhe s'duhet te beni,e ne keto raste ka prind qe perdorin dajak duke mos ditur si t'ju bindin. - Dua t'ju them ,se kur prindi ju thote nje here qe s'duhet te beni dicka ,mos e beni ,nese ju terheqin vrejtjen per s'dyti, dijeni se po e nervozoni me teper. - Kjo eshte situate qe une shoh ne shtepi.dhe ne keto raste mund te kerrcej dajaku. - Per mendimin tim eshte i tmerrshem dhe jam kunder ketij veprimi. - Por femi ,degjojini prinderit se e kane per te miren e juaj cdo gje qe ju thone. - Por edhe kur nuk i degjoni mos e kaloni kufirin . |
| | | Era.. Forum Legend
Numri i postimeve : 1263 Data regjis. : 25/12/2009
| Titulli: Re: Vallja e shkronjave Wed Jan 27, 2010 10:14 pm | |
| Shkronja Dh
Dhelpra
Jam dhelper jam skile kuptohet se bej hile, por ta dini barkun me ngope duhet dicka me rrop.
Nese mendon mire ti do te kuptosh duhet dinakri, se askush s'te vjen fape une vetem gojen me hape.
Dhembi
Shoqeri kam emrin dhemb dhe kam vetem nje detyre, ushqimin qe me vie ta shemb pastaj ,zbukuroj cdo fytyre.
Te jemi te bukur une, dhe gjithe vellezeria, mos na lini pa lare kurr do't vezullojme si shkendia.
- Dhembja
- Vogelushe dhe vogelush ,deshiroj dhe shpresoj qe mos te keni dhembje kurr ne jete. - Por edhe dhembja eshte pjese e jetes ,dhe ka femije qe kane dhembje trupore dhe shpirtrore. - Te dyja jane, jo te deshirueshme nga ana jone, por na i destinon fati. - Andaj femi ,nenat e juaja kujdesen per shendetin e juaj ,qe mos te smureni se ajo shkakton dhembje. -Por ka edhe dhembje shpirtrore, se kur nje femi s'ka prind ,eshte i varfer, eshte hendikapat ka dhembje ,dhe ju femi nesi keni pak mundesi u ndihmoni. - Por ka dhe dhimbje casti kur grindeni mes veti ju femi. |
| | | Era.. Forum Legend
Numri i postimeve : 1263 Data regjis. : 25/12/2009
| Titulli: Re: Vallja e shkronjave Wed Jan 27, 2010 10:14 pm | |
| Shkronja E
Era
Tung. miq te tubuar vije nga jugu a veriu, shpesh e keni degjuar kengen time fiu - fiu.
E kuptuat jam era ndodh t'jem e nervozuar, gjerat qe i keni te dera kane per te fluturuar.
Elefenti
Mysafir nese keni dasht me 'm ftu mundet por jashte, ne dhome edhe nese mami lejon s'hyj se peshoj me tone.
Kam vesh te medhenj feqken ,me te veten ushqej, qimet ngjyre hiri jam ne gjungel me i miri.
- Edukata
- Edukata eshte fjale abstrakte, por ne fakt shume e dukshme. - Cdo pune qe beni femi tregoni sa edukate keni. - Fjalet si ;urdhero , me fal, faleminderit, te lutem, jane pikenisja ,nese ju femi i perdorni keto fjale tregoni qe merrni mesim nga edukata ne shtepi. Ti pershendesesh njerzite, te mos gjuash mbeturina ,te respektosh nje njeri qe eshte ndryshe .......ka shume. - Por nese ka kush ju meson, dhe ju keni deshire te mesoni, kur te riteni do te jeni njerez te edukuar ,qe eshte vlere mendoj une. |
| | | Era.. Forum Legend
Numri i postimeve : 1263 Data regjis. : 25/12/2009
| Titulli: Re: Vallja e shkronjave Wed Jan 27, 2010 10:17 pm | |
| Shkronja Ë
Ëndrra
Me thone enderr shoqeri kam deshire t'ju kenaq, ne gjume ju vij nje film ju shfaq.
Ndodh qe ndonjehere te jem e frikshme pak, por s'jam e vertete asnjehere keshtu qe mos u beni merak.
Embelsira
Shume gjera te mira quhen bashke embelsira, karamele ,cokollata qe shpesh i pranoni si dhurata.
Torta si me e mira prape eshte embelsira, perveq atyre me diabet te tjeret me hane me lezet.
Endje
- Kur shkoj ma Dinin ne market kam pershtypjen se ja ka enda cdo gje qe sheh. - Dhe te kishte mundesi te gjithat do ti qonte ne shtepi. - Por pasi nuk e ka kete mundesi, merr nje send ne nje vend se i pelqen , e mban ne dore deri ne vend tjeter . Pastaj e zevendson. - Zakonisht cka eshte me afer fundit te marketit do ta marr ate. - Kjo nuk eshte nje sjellje e mire, por ,pasi eshte nen perkujdesjen time, ja toleroj. - Por nje here me ka ndodhur qe ne pazar e pelqeu nje kapuq te stilit kauboj . - Une refuzova ,por ne fund leshova pe, sepse filloi te qaj. - Pagova ,dhe vazhduam te ecim . - Me pas Dini me tha ;ketheje se s'me pelqen. - S'munden i them se kemi paguar, ai gjithe rruges ka qare ,e une e barta kapuqin, pasi e kisha paguar. |
| | | Era.. Forum Legend
Numri i postimeve : 1263 Data regjis. : 25/12/2009
| Titulli: Re: Vallja e shkronjave Wed Jan 27, 2010 10:18 pm | |
| Shkronja F
Fati
Kuptoni kam emrin fat dhe cdo kush ka deshire, te mbetem sa me gjate tek shpirti i tij mysafire.
Ky rol me pelqen pa kufi gezim me sjell, se shoh zemren qe ndjen se brenda ka diell.
Flutura
Me shikoni jam fluture trupvogel krahshkruar, me doni se jam e bukur kete nga ju kam degjuar.
Me takoni ne qytet por e pranoj nuk vij shpesh, n'fusha e ara s'eshte sekret ndihem si mbretreshe.
Fama
- Femije ,te jesh i famshem, do te thote te te njohin te gjithe. - Nje pune e bere ne menyre me te mire te mundshme e bene nje njeri te famshem. - Ka njerez qe jane bere te njohur sepse kane bere keq. - Por kengetaret jane ndoshta njerezit me te famshem ne bote. - Ata i njohin te gjithe, dhe i duan.Ka njerez qe i imitojne. - Andaj ju vogelushe qe tani dhe ne vazhdimesi te jetes mos i imitoni kengetaret ne veshje . - Sepse veshja e tyre eshte veshje skene ne jeten e perditshme ato vishen ndryshe. - Dhe nese keni deshire te jeni te famshem, se pari duhet te jeni te talentuar ,te punoni shume ,dhe mes tjerash te keni stilin e vete. - Ne fund kur ta fishni famen, ta ndieni se e keni tamam per trup. |
| | | Era.. Forum Legend
Numri i postimeve : 1263 Data regjis. : 25/12/2009
| Titulli: Re: Vallja e shkronjave Wed Jan 27, 2010 10:18 pm | |
| shkronja g
Gota
As uje, as leng ,sot as qumeshtin, e bardhe, do ti prisje djal kot tek goja s'kish me te ardhe.
Te mos isha une gota do te pinit te gjithe me dore, dua respekt nga bota se gjithmone do te me perdore.
Gozhda
Nuk kam bukuri dhe gjatesia me ndryshon, por dy derrasa ti e di vogelsia i bashkon.
Jam gozhda kuptove besoj s'jam e bukur kam pranuar, por bukuri krijoj mjeshtri kur me merr ne duar.
Genjeshtra
- Eshte nje thenie qe thote se ,,cka ka shtepia e qet femia''.qe do te thote se ju femi shumicen e rasteve e thoni te verteten qe eshte mire . - Sepse genjeshtra eshte nje veti e shemtuar , e keqe ,por ndodhe qe edhe bene dem . - Se nese ti genjen per shoqen tende dicka, e ajo nuk ka bere asgje, atehere mesuesja ate do ta denoj padrejtesisht, e kjo nuk eshte mire. - Por femi zakonisht ju ndodh, qe ta thoni dicka nga shtepia qe ne fakt s'do te duhej ta thonit. - Ju jeni te vegjel dhe se dalloni, por duhet te filloni te mesoheni se ndodhite e shtepise suaj jane vetem te juajat, dhe jo cdo here duhet ti dijne te gjithe . - Kjo s'do te thote se duhet te genjeni ,por thjesht te heshtni. |
| | | Era.. Forum Legend
Numri i postimeve : 1263 Data regjis. : 25/12/2009
| Titulli: Re: Vallja e shkronjave Wed Jan 27, 2010 10:20 pm | |
| Shkronja Gj
Gjahtari
Une jam gjahtari me qef shkoj ne gjah, ne mal jam i pari me pushke ne krah.
Kur ndodh nje shpend eshte i afte, dredhon, pas tij ngarend por nese ik, me gezon.
Gjeli
Jam gjel karamel ,sevdali kendoj ne mengjes pa merzi, pupla ngjyre kuqerreme edhe bojekafe mund te kem.
Kam kapele natyrale te kuqe ne forme spirale, pulen e kam shoqe te vertete por veze s'kam bere kurr ne jete.
- Gjaku femi te dashur eshte leng qe rrjelle ne trupin tone ,por edhe kafshet kane poashtu gjak. - Gjaku ka ngjyre te kuqe ,dhe kur plagoseni pakez me siguri keni pare gjak ,dhe ndoshta ndonjeri nga ju eshte frikesuar. - Por kur ndodhe qe njerezit plagosen rend ,dhe humbin gjak, atehere doktoret u japin gjak te nje personi qe ka grupin e njejt te gjakut. - Dijeni se gjithe familja nga ana e babait kane grupin e njejt te gjakut. - Gjaku eshte i rendesishem per funksionimin e trupit tone, se pa gjak jemi anemik, kurse kur hame gjera te duhura fitojme gjak. - Keshtu qe femi hani mire ,qe te keni gjak.
|
| | | Era.. Forum Legend
Numri i postimeve : 1263 Data regjis. : 25/12/2009
| Titulli: Re: Vallja e shkronjave Wed Jan 27, 2010 10:21 pm | |
| Shkronja H
Hena
Degjoni jam hehe e plote ne qiell gjithmone ri, por ndryshoj ne mot ne gjysem hene ,dhe draperi.
Kur keni frike nga nata une shpesh here,ju ndihmoj, ju leshoj drita te gjata friken jua largoj.
Helikopteri
kush eshte trim guximtar do te jete me mua shok, te ulet ne vend te pare qiellin ta pushtojme tok.
I sherbej cdo piloti si nje mik me besnikeri, sfidohemi kur keqesohet moti te tjerat jane mrekulli.
Harta
- Vogelushe dhe vogelush te dashur ,harta eshte nje vizatim ne te cilin eshte e vizatuar toka ,detrat, oqeanet, malet, cdo gje qe ka ne planetin toke , trupat qiellor, gjithesia ,etj. - Ne harte jane edhe Kosova edhe Shqiperia dy shtete shqiptare. - Qe ndoshta ne harten e botes duken ta vegjel, por jane te medhenj per ne ,te dashur, jane vedlindjet tona, - Kane kufi shtetror mes veti por jo kufi shpirtror. - Por kur ke ne dore nje harte vetem me shtetet tona ,mua ma mbushin syrin, dhe zemren . - Femi te dashur duajini si te jene nje, sepse ne fakt te tille jane. |
| | | Era.. Forum Legend
Numri i postimeve : 1263 Data regjis. : 25/12/2009
| Titulli: Re: Vallja e shkronjave Wed Jan 27, 2010 10:22 pm | |
| Shkronja I
Interneti
Jam bote paskaj me quajne internet, informata brenda mbaj per cdo gje ne jete.
Per dituri a argetim pandare ju sherbej, veq kliko miku im per ty cdo gje do te gjej.
Ishulli
Rreth meje ka vetem uje une nga kjo nuk druaj, por simotra t'vogela ka rrezik gjate stuhise te fundosen o mik.
Jam nje ishull i madh kam plazhe me plote zall, kam gjelberim ,gjallesa te rralla tek une eshte si ne perralle.
- Iriqi
- Te dashurit e mi ,iriqin rastesisht e takuam ne kopshta ,une dhe Dini . - Gjeja e pare qe deshi te bente Dini ishte ta shutonte. - E kapa per dore dhe i thash - mos se kafshe eshte kjo! - Dini me shikonte i habitur . - Une kete kafshe se kam pare asnjeher ! - me tha. - Eshte iriqi , ka trupin plote me gjemba, dhe kur eshte ne rrezik mblidhet ,dhe behet si top. - U afrua dhe ja preku gjembat te forta, u mrekullua ,sepse cdo gje qe eshte ndryshe Dinit i bene pershtypje. - Ta marrim ne ,t'ja bejme nje kasolle! - propozoj. - Ja hoqa nga mendja duke trilluar dicka ne cast, pasi qe e di se deshirat e tij shpesh e zavendsojne njera tjetren. |
| | | Era.. Forum Legend
Numri i postimeve : 1263 Data regjis. : 25/12/2009
| Titulli: Re: Vallja e shkronjave Wed Jan 27, 2010 10:22 pm | |
| Shkronja J
Jeta
Sigurisht ju se dini se jeni te vegjel per kuptime, cdo gje ne kete bote qe shihni e ka vulen time.
Jam e shtrenjta jete me mua cdo gje levize, njeriu, kafsha cdo flet dhe e embla qershize.
Jasteku
E di ti vashez e mbare qe kur linde diten e pare , mua jastek te bute nen koke tende m'kane fut.
Tani me je mesuar cdo nate me mua e ke kaluar, por edhe gjithe jeten pas do te te sherbej me gaz.
Janari
- Janari eshte muaji i pare i vitit,dhe zakonisht ne janar bie debora. - Gati cdo ardhje e bores per mua eshte nje kenaqsi e madhe, dhe eshte si heren e pare. - Andaj cdo here ja shkruaj dicka ,por duhet ta pranoj ditet e fundit te qendrimit te bores ne toke me deshprojne . - Sepse, bardhesise se perzier me dhe, pluhur,i hiqet bukuria ,por e tille eshte jeta. - Por debora Dinit i sjelle nje kenaqesi te veqant. - Rreshqitje, rrotullime ne debore, berja e topave te bores ,jane disa nga veprime qe i bene . - Nje nga keto dite erdhi ne dhome duke qare se i digjnin gishtat nga i ftohti,edhe pse e dija se pse i digjnin gishtat per ta ngacmuar i thash; - i ke vrare gishtat? - Jo ! - me tha duke qare . - Kam prek shume debore,por kur ju hoq dhimbja doli prape ne oborr. |
| | | Era.. Forum Legend
Numri i postimeve : 1263 Data regjis. : 25/12/2009
| Titulli: Re: Vallja e shkronjave Wed Jan 27, 2010 10:23 pm | |
| Shkronja K
Hau - une jam kal ne rruge nuk me takoni, por te dilni ne mal te me shihni nese doni.
Te kalerosh eshte shik ne trok, e galop, per kete me duan o mik per relaks nonstop.
Klouni
Vesh rroba lara shume ngjyros fytyren do jesh une, klouni qe jam si llokum femijeve u pelqej shume.
Sepse bej akrobacione rrezime ,ne shume variacione, me qesh ,e mu kenaq ne fund zhvishem ,kaq.
- Kajsi
- Femi ,ju keni degjuar me siguri dicka per luften ,ne pergjithesi e vecanrisht per luften qe perjetuam ne . - Ishte e tmershme. - Por une dua t' ju tregoj se ne ne oborr e kishim nje qershi , qe tani me s'eshte . - Ne mars filloi lufta por kah maji qershia filloi te lulezoi. - Mua me magjepste ajo bukuri mbi koke, por koha ishte e tmershme, sa qe ne momente ndieja nje gjelozi se femijet e qershise ishin plote jete ,e femijet e vertete vriteshin. - Ishte nje kontrast i cuditshem. - Ne mes te roberise nje liri ,qershia s' donte ta dinte per roberi. |
| | | Era.. Forum Legend
Numri i postimeve : 1263 Data regjis. : 25/12/2009
| Titulli: Re: Vallja e shkronjave Wed Jan 27, 2010 10:24 pm | |
| Shkronja l
Llibri
Jam liber me shume flete t'me lexoni kam deshire, tek une keni me gjete nje mik te mire.
Ju bej te qeshni ndonjehere edhe keshilla fitoni, njohuri merrni perhere nese mua shok me doni.
Lepuri
bishtcubel e veshgjate kur nuk rri rehat, andej - kendej, kerce' plote gezim e hare.
Karotat i kam merak jam shume frikacak, nese nga tipare s'me dalloni jam lepur me shikoni.
- Te lagesh
- Dini eshte dobesia ime .Shkon ne klase te pare dhe nje dite kur binte shi, e ai nuk kishte marre ombrellen me veti ,vendosa te shkoja ta prisja. - Pasi shkolla eshte afer ,une morra ombrellen dhe shkova . - Dini kur me pa u gezua , dhe u gezua aq shume sa doli nga kontrolli fare . - Me dha canten, e vuri xhupin mbi koke ,dhe filloi te vraponte . - Une fillova ti bertisja, por e kisha kot se ai fluturoi, sa qe me nuk frikesohesha se do lagej por mos ta shkelte makina. - Kur erdha ne shtepi fillova ti bertas; - c'bere keshtu Dini ? - Ai qeshte ,ishte plote eufori nga aventura e bere. - Mbrendia i gufonte nga nje ndjenje e fort. - Pastaj u zdesh, duke in treguar motres. |
| | | Era.. Forum Legend
Numri i postimeve : 1263 Data regjis. : 25/12/2009
| Titulli: Re: Vallja e shkronjave Wed Jan 27, 2010 10:25 pm | |
| Shkronja LL
Llokumi
une jam llokum embelsire me arra, di se nuk pret shume kur te ri perpare.
Ti vogelushe, e ti qun, me hani me deshire, jam bere per kete pune andaj, ju them ju beft mire.
Llaku
Kam emrin llak kam ere te pakendshme pak, por nese pakez duroni thonjt do ti zbukuroni.
Ti vajzushe qupeline rregullin me e dine, leje nga mami merr pastaj mua me shter.
S'di a eshte keq ,a mire ,te vene llak vogelushet. Por e di se kane deshire, dhe se e vene. Prandaj ju thash te merrni leje nga mamate e juaja.
Llupesi
- Llupesi eshte njeriu qe ka deshire te ha shume ushqim. - Kjo, femi te dashur nuk eshte mire ,sepse kur hani shume krijohet mbi pesha . - Qe do te thote keni mish me teper se qe keni lartesi trupore. - Kjo bene qe trupi te behet i rrumbullaket ,qe do te thote se trupi humbe hieshi, por mund te kete edhe probleme shendetsore. - Cdo gje ne kete jete e ka nje rregulle. - Kur hani pak mund te smureni nga anoreksia ,kurse nese hani shume te smureni nga mbipesha. - Edhe pse sakt s'di nese kjo eshte smundje, por per mendimin tim eshte . Vecanrisht kur shoh femije ose te ritur qe kane shume kile kete ndjenje kam. - Si do qe te jete femi, hani tamam, as shume, as pak. |
| | | Era.. Forum Legend
Numri i postimeve : 1263 Data regjis. : 25/12/2009
| Titulli: Re: Vallja e shkronjave Wed Jan 27, 2010 10:25 pm | |
| Shkronja N
Nena
E pranon cdo njeri ne kete bote plote drite, per mua eshte femi se dora ime e ka rrite.
Nena jam tani ,e dini e para zemer, e shenjte, sa do larg qe te jeni ju kam ne shpirt perjete.
Nafta
Kam vendin ne pus per kete ndoshta, jam e zeze, por babit tend planin ja prish po s'me morri makina do i ,,vdes.''
Jam nafte ererend lende djegese, jam vaj, pikeshitje ne cdo kend makina me mua te bene baj -baj.
Nata
- Zemrat e juaja te vogela besoj kane frike nga nata . - Por ju them sinqerisht ,se edhe une kam frike ,sepse kur eshte shume terr fakti qe nuk shoh asgje me tmerron. - Eshte imagjinata ajo qe i trazon ujerat,sepse menjehere fillon te mendosh po sikur ta zgjate doren dikush . - Ne fakt nuk ndodh asgje, por ja qe frika eshte aty. - Por kur te rriteni, friken mund ta sundoni , per kete arsye qe thash qe ne fakt nuk ndodh asgje. - Por nata me yje, me hene, nuk eshte nate por mrekulli. - Cdo gje sheh mire, dhe veq kesaj eshte nje magji e pa shpjegueshme , qe i bene shpirtit te ndihet mire. - Hapeni ndonjehere dritaren te shihni kete pamje ,dhe bejeni ndonje yll vetem te juajin,bejeni shok zemre. |
| | | Era.. Forum Legend
Numri i postimeve : 1263 Data regjis. : 25/12/2009
| Titulli: Re: Vallja e shkronjave Wed Jan 27, 2010 10:26 pm | |
| shkronja nj
Njeshi
Tung. shoqeri e mire jam njeshi numer i pare, (pas 0) e di, ju s'keni deshire te me keni ne ditar.
Keshtu qe mesoni shume do te gezohem une, me pelqen dhe bej lume kur sherbej per tjeter pune.
Njeriu
Une qe flas jam njeri dhe te gjithe ju ne pergjithesi, femi i vogel a i moshuar nga mishi e gjaku jemi ,,ndertuar''.
Amerikan ,a Shqiptare popuj nga bota mbare, ne detaje dallojme bashk njerezimin krijojme.
Njelmet
Femi ,nese deri tani keni percjell me kujdes keto shkrime , shpresoj jemi bere miq. Dhe une jam e lumtur per kete gje, sepse une kam miqesi shpirti me ju, ne pergjithesi. Shijen e njelmet e ka kripa, kete e dini . Dhe nese ne gjelle ka kripe shume nuk ka me shije ,por edhe nese nuk ka tamam kripe ,prape shija mungon. Por ajo qe se dini ju besoj eshte se ,edhe ne jeten e perditshme perdorimi i fjaleve eshte si perdorimi i kripes . Po folem pak ,nuk kuptohemi, po folem shume ,e pa karar e teprojme. |
| | | Era.. Forum Legend
Numri i postimeve : 1263 Data regjis. : 25/12/2009
| Titulli: Re: Vallja e shkronjave Wed Jan 27, 2010 10:32 pm | |
| Shkronja O
Ombrella
Me kepuce te thella kombinohem une ombrella, dhe dihet ne vazhdim thuajini shiut mire u pafshim.
Me ndryshon madhesia dallohem nga bukuria, me keni humb kur s'bie shi por kujdes do ju duhem prape femi .
Oaza
Nese me karvan udhetoni mua oazen do me takoni, ka rere ,shkretetire por une aty jetoj mire.
Jam e gjelberta flore bej ambient perrallor, naten ftohte, diten nxehte jam sfide jo e lehte.
Ofendimi
Femije kur dikujt i keni thene nje fjale, dhe e dini qe me pare se s'do ti pelqej ,eshte nje ofendim. Ka ofendime te vogela te padjallezuara ,qe ndodhin mes jush . Por une do ju tregoj per mbesen time Enean, ka dioptri, dhe mbane syze. Mua me ka ndodhur disa here te ndihem keq, kur me thote se shoket ose shoqet e klases i thone qorre. Nuk dija si ta ngushlloja. Ne nje nga keto raste i thash ; - po kape shoqen per floke, pastaj thuaji se ke ne dore floke, per ta bindur se po sheh. Ka raste qe e perdore kete metode dhe bene pune, por jo cdo here. Femi kur shihni dikend qe ka ndonje problem nuk eshte mire ta ofendoni ,sepse ju do te thoni vetem nje fjale ,por ajo do shkaktoj dhembje te medha. |
| | | Era.. Forum Legend
Numri i postimeve : 1263 Data regjis. : 25/12/2009
| Titulli: Re: Vallja e shkronjave Wed Jan 27, 2010 10:34 pm | |
| Shkronja P
Princesha
Nga gjenet me vie eleganca se kam gjak fisnik, s'di c'eshte arroganca bontonin zbatoj ne cdo pike.
Kuptuat jam princeshe po ju tregoj nje sekret, gjithmone fytyra me qesh se jam plote jete.
Peshku
Ti qun ne uje nese zhytesh nuk di not, mund te mbytesh, kurse une ta dish mire ne uje te rri kam deshire.
Per me teper aty kam shtepi dhe hapesire pakufi, eshte ambient si ne perradhe veq frikesohem nga peshku i madh.
Pasuria
Thone se pasuria nuk eshte lumturi, por gjerat qe mund ta besh me para te bejne te lumtur.Dhe nese mblidhen keto grimca bashk , te bejne te shijosh gjera te mira. Por femi e kunderta e saj te jesh i varfer eshte nje hall i madh. Ne nje shkolle qe une njoh ,mesuesja u thote femijeve qe te hane ne shtepi, dhe shkolle mos te marrin para .Por kuptohet femijet marrin para dhe fshehtas dalin te blejne. Nje here me tregoj mbesa ime, shkuan ne nje byrektore tre shoqe. Dyjat blen byrek ,kursa njera s'kish para andaj vetem shikonte. Por kur filluan tu bijne troshat e byrekut ne tavoline, ajo filloi ti merrte e ti hante.Ishte nje pamja prekse.Gjeja e pare qe tha mbesa ime ishte ; - si nuk i vinta gerdi fare? I thash mbeses; - pse si dhe pakez ? Po mua me hahej. Pakez zemer, se eshte gjynah? - vazhdova. Po ajo kur blen edhe rradhe, edhe si jep askujt. Heren tjeter ipja zemer, se eshte e dhimbshme kjo qe tregove. Mire ! - tha dhe me perqafoi.
|
| | | Era.. Forum Legend
Numri i postimeve : 1263 Data regjis. : 25/12/2009
| Titulli: Re: Vallja e shkronjave Wed Jan 27, 2010 10:34 pm | |
| Shkronja Q
Qershia
Jam e embla qershi kam ngjyre te kuqe gjak, me motren per dore rri te pres t'me marresh, ti qunak.
Kenaqesi gjate shijimit ofroj por ju lutem ,shume kujdes , se ne rroba nese ju pikoj t'me largoni nuk ka shprese.
Qeni
Jam qen shtepiak e di jane me pedigre disa, por mua nuk me pengon aspak jam i thjeshte, por si une s'ka.
Di te jem shok ,e besnik shtepine ta ruaj sinqerisht te them, por kam nje hall te madh o mik i lidhur kurr s'dua te jem.
Qarja
Nje dite Dini me ftoi te percillja ne shkolle.Une pranova me deshire ,dhe kur u rregulluam u nisem. Rruges bisedonim,dhe pershendesmin shoket e shoqet e klases se Dinit. Kur ju afruam shkolles takuam mesuesin e Dinit. E pershendetem dhe mbasi veq ishte aty e pyeta ; - A eshte i sjellshem, dhe a meson Dini? - Meson mire por koheve te fundit po bene shume sherr. - tha duke e shikuar Dinin.U pershendetem. Dini u mbush me vaj dhe kur u largua mesuesi ja nisi te qaj. Pse po lazdrohesh Dini? - e pyeta. Edhe une kam deshire ta luaj si te gjithe shoket e tjere! - mu pergjejge. E qetesova dhe e percolla ne shkolle. Por pastaj mendova se sa ndikojne femijet njeri te tjetri . Se ne fakt Dini ndikohet nga femijet e tjere . Ka femi qe jane te guximshem dhe te paret ja nisin sherrit e disa si Dini qe duke shikuar shoket marrin guxim te bejne sherr. Por si do qofte pa loje s'bene, femije te dashur. |
| | | Era.. Forum Legend
Numri i postimeve : 1263 Data regjis. : 25/12/2009
| Titulli: Re: Vallja e shkronjave Wed Jan 27, 2010 10:36 pm | |
| Shkronja R
Roboti
Njeriu nga hekuri punuar me butona levize, robot me kane pagezuar dhe nuk jam me surprize.
Jam i programuar gjithmone me bateri punoj, kur nuk kam deshtuar perveq baterine kur shpenzoj.
Radio
Nuk jam det, por kam vale dhe permes tyre percjell, zerin qe juve ju fale caste te kendshme ,si dita me diell.
Kam emisione edukative qe ne jete do te ju duhen, por per muzike doren e shtrive volumin ngrite aq sa veshet druhen.
Rasti i vecant
Ne nje rast feste ne stadiumin e qytetit u be koncert me kengetare dhe mes tyre dhe ishte edhe Genta Ismaili. Mbesa ime e ka idol andaj une e morra dhe shkuam ne koncert.Shume te rinj, zeri i muzikes ne maksimum te gjithe kenaqeshin. Kuptohet kenaqej edhe Enea . Por ne nje cast tha ; - a mund ta takojme ?. - Besoj po! - thash . S'paku shpresoj se mundemi. Shkuam prapa skene dhe kur Genta pushonte , intervenuam dhe Genta erdhi .Enea e perqafoi fort sinqersht me shpirt. - Si quhesh? - e pyeri genta. - Enea - tha me zerin qe i dridhej. - Ke ardhe me mamin ? pyetja tjeter . - Jo me hallen ! - ishte pergjegja Duke u mbajtur per dore dhe duke u perqafuar e pyeti ; - Po kenaqesh ? Shume - tha Enea. Per fat te keq nuk u fotografua per te patur nje kujtim me fakt . Por edhe keshtu eshte nje kujtim i forte ne kujtesen e Eneas sepse kur i tregon dikujt e thote me kenaqesi dhe krenari se ka takuar, dhe perqafuar Genten.
|
| | | Era.. Forum Legend
Numri i postimeve : 1263 Data regjis. : 25/12/2009
| Titulli: Re: Vallja e shkronjave Wed Jan 27, 2010 10:37 pm | |
| shkronja rr
Rrota
Me degjoni femi; - jam rrota kam formen rrumbullak, si do te dukej bota pa mua mendojeni pak?
Do ishte e kot te jete i famshmi Mersedes, pa mua kish me mbet te levize nuk ka shprese.
Rrufeja
Jam energji,jam elektrik perndryshe me quajne rrezik, kur godas per fat te keq perplase vej zjarre, mund te vras.
Shume femi kur me degjojne friken s'mund ta kontrollojne, por nga larg kur me veren dukem bukur jam fenomen.
Rrebeshi
Rrebeshi femi te dashur eshte shi , me ere te fort,qe nuk zgjate shume . Ishte kohe e keqe, por nuk dinim se do nis rrebeshi .Enea behej gati per ne shkolle,morri edhe ombrellen.Por une duke e shikuar kohen ashtu te ashperrsuar vendosa te shkoj me te. Derisa dolem ne rruge ja nisi rrebeshi. Po kethehemi sa jemi afer i thash Eneas. - Jo! - me ketheu Enea dua te shkoj ne shkolle. Vazhduam te ecnim ,ombrellen e hoqem, se era e shkaterroj fare. Era do na rrezonte edhe neve sa e fort ishte .Sa qe ne mbaheshim per dore, ne shtynte era nje sekonde pastaj e rimerrnim veten . Deri ne shkolle ishte kjo situate, lufte me eren. Kur mberritem ne shkolle ishim te lagura fund e krye, q'i thone fjales. Por kur hyme ne klase rrebeshi ishte ndalur, dhe ne dukeshim qesharake.Nga dritarja te shikoje nuk binte shi, femijet ne klase kishin shkuar para rrebeshit ishin normal, vetem ne sikur kemi humbur rrugen . Por ne fakt klasa ishte gjysem e zbrazet. U pershendetem me mesuesen, dhe u morrem vesh qe te shkonim ne shtepi se Enea ashtu e lagur mund te smurej. Por ishte nje pervoj qe Enea shpesh e kojton. |
| | | Era.. Forum Legend
Numri i postimeve : 1263 Data regjis. : 25/12/2009
| Titulli: Re: Vallja e shkronjave Wed Jan 27, 2010 10:37 pm | |
| Shkronja S
Syri
Jam syri kalterosh edhe i z,i mund te jem, di te jem bukurosh dhe magji te kem.
Me mua ju shijoni bukuri plote mall, e di se me adhuroni betoheni pash syte ne ball.
Sandale
Djal e vajze ti e di jam mbathje qe ju doni, te ecni me mua eshte lehtesi edhe kembet i zbukuroni.
Nga plastika e lekura me rripa, lule, e forma tjera, nder me te ndryshme ngjyra me mua sandale, ju kalon vera.
Seksi
Femije te dashur tipari natyror qe e dallon djalin nga vajza quhet seks ose gjini. Kjo ehte nje teme shume e ndjeshme ,delikate dhe ne shumicen e raste edhe tabu ose e ndaluar. Por morra guxim te shkruaj per kete teme e shtyre nga nje fenomen qe e shikoja ne internet. Disa femije qe une kam mundesi tu shoh adresat elektronike te tyre,, nick name'' i kishin me porosi dashurie. Mbeta e befasuar se ishin ne klase te gjashte deri tete. Ju jeni te vegjel por mendoj se qe sot eshte mire ti dini disa gjera . Andaj duhet te bisedoni me mamat dhe baballaret e juaj. Une dua t'ju them se cdo gje qe sheh syri yne dhe i pelqen shume shendrohet ne dashuri. Por dashuri mes dy gjinive eshte ndjenje qe i takon te riturit dhe fillon nga mosha tetembedhjete vjeqare. Edhe pse mund ta kemi me heret por duhet te jete ne menyre platonike. |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Vallja e shkronjave | |
| |
| | | |
Faqja 1 e 1 | |
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|