www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Biografi të matematikanëve të shquar Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Biografi të matematikanëve të shquar Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Biografi të matematikanëve të shquar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Biografi të matematikanëve të shquar Empty
MesazhTitulli: Biografi të matematikanëve të shquar   Biografi të matematikanëve të shquar EmptyFri Jan 29, 2010 11:50 pm

Cantor:
Georg Cantor (shqipto Georg Kantor) (19 shkurt, 1845 – 6 janar, 1918) ishte matematikan gjerman, i lindur në Rusi. Është i njohur si themelues i teorisë së bashkësive e cila është teori bazike e matematikës. Kantori i e tregoi rëndësinë e pasqyrimit ,,një një dhe mbi,, me një fjalë pasqyrimit biektiv i cili mund të vendoset ndërmjet bashkësive të pafundme dhe tregoi se bashkësia e numrave real ka më shumë elemente se bashkësia e numrave natyral. Nga ana tjetër ai tregoi se bashkësia e numrave racional dhe bashkësia e numrave natyral kanë numër të njëjtë elementesh. Në fakt teorema e Cantorit implikon ekzistencën e pafund shumë pafundësive. Ai e përkufizoi konceptin e numrit kardinal dhe numrit ordinal dhe aritmetikën e tyre. Vepra e Cantorit zgjoi një interesim të jashtëzakonshëm për filozofët të cilët ishin të tronditur nga rrjedhimet e saj.

Teoria e numrave transfinit e Cantorit është në kundërshtim me intuitën dhe kontraverzen dhe u kritikua ashpër nga matematikanët Leopold Kronecker dhe Henri Poincare. Sipas teologëve krishterë ajo e mohon ekzistencën e zotit duke proklamuar kategorizimin e të pakufishmes. Poincaré thotë se idetë e Cantorit janë si një sëmundje e rëndë të cilat i infektojnë të gjitha degët e matematikës dhe e përshkruan atë si një sharlatan në shkencë.
[redakto] Biografia

Cantori lindi më 1845 në Saint Petersburg, nga një familje e pasur. babai i tij punonte në bursën e Saint Petersburgut.Aty qëndroi deri sa i mbushi 11 vjetë. Nga prindërit e tij e trashëgoi talentin për muzikë dhe ishte një violinist i shkëlqyer. Pas një sëmundjeje të babait të tij familja e Cantorit në vitin 1856 u ç'vendos në Gjermani fillimisht në Wiesbaden pastaj në Frankfurt. INë vitin 1860, Cantori diplomoi në gjimnazin real Realschule në Darmstadt. Aftësitë e jashtëzakonshme nga matematika dhe posaërisht nga trigonometria u vunë re shumë herët. Më 1862, Cantori regjistrohet në Federal Polytechnic Institute në Zürich, sot ETH Zurich. Pas vdekjes së të atit më 1863 trashëgoi një pasuri të konsiderueshme prandaj studimet i vazhdoi në Univerziteti i Berlinit, ku profesorë ishin tre matematikanët e shquar Leopold Kroneckeri, Karl Weierstrassi dhe Ernst Kummeri. Në verën e vitit 1866 ai kaloi në Univerziteti i Göttingenit, atëherë por edhe sot një qendër e rëndësishme për kërkime të avancuara në matematikë. Në vitin 1867, në Berlin mori titullin PhD me tezën nga Teoria e numrave, De aequationibus secundi gradus indeterminatis.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Biografi të matematikanëve të shquar Empty
MesazhTitulli: Re: Biografi të matematikanëve të shquar   Biografi të matematikanëve të shquar EmptyFri Jan 29, 2010 11:50 pm

Cauchy:
Augustin Louis Cauchy (21 gusht, 1789 – 23 maj, 1857) në shqip Ogysten Lyi Koshi ishte matematikan i njohur francez. Ligjëroi matematikën dhe astronominë në École Nationale des Ponts et Chaussées dhe École polytechnique në Paris. Është themelues i teorisë së funksioneve me një ndryshore komplekse. Kontribute dha në teorinë e valëve në optikë, dhe në teorinë e elasticitetit. Është ndër matematikanët e parë i cili njehsimin infinitezimal e studjoi me rigorozitet të plotë. Njihet për teoremën integrale Cauchy. Nxënës i tij ka qenë matematikani i njohur Francesco Faa' di Bruno.
[redakto] Biografia

Cauchy mësimet e para i mori nga i ati Louis François Cauchy (1760–1848), i cili ishte shok me matematikanët e shquar Lagrangein dhe me Laplacein. Cauchy u regjistrua në École Centrale du Panthéon më 1802, paraardhësja e École Polytechnique më 1805, dhe në École Nationale des Ponts et Chaussées më 1807, ku u aftësua si inzhenier. U largua nga Parisi për në Cherbourg më 1810, por për arsye shëndetësore më 1813 u kthye në Paris. Pastaj Lagrangei dhe Laplacei e këshilluan që ai të linte punën e inzhenierit dhe ti përkushtohej matematikës. Punoi një kohë në École Polytechnique por për arsye politike në vitin 1830 u largua. Në vitin 1831 u hap katedra e fizikës matematike në univerzitetin e Torinos, (në atë kohë Torino ishte kryeqytet i Sardinisë e cila iu bashkua Italisë më 1871.)

Cauchy u martua me Aloise de Bure më 1818 me të cilën pati dy vajza. Ajo ishte farefis i afërt me publikuesin e veprave të tij. Cauchy kishte dy vëllezër: Alexandre Laurent Cauchy (1792–1857), i cili ishte kryetar i gjykatës së apelit më 1847, dhe i gjykatës së kasacionit më 1849; dhe Eugène François Cauchy (1802–1877), një publicist i cili shkroi edhe disa punime matematikore.


Vepra të njohura të tij janë

* "Analiza algjebrike"
* "Leksione për zbatimin e njehsimit diferencial (infinitezimal) në gjeometri"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Biografi të matematikanëve të shquar Empty
MesazhTitulli: Re: Biografi të matematikanëve të shquar   Biografi të matematikanëve të shquar EmptyFri Jan 29, 2010 11:53 pm

Descartes
René Descartes, (lexo: Rëne Dekart ose latinisht Renatus Cartesius), (31 mars, 1596 në La Haye en Touraine, France - 11 shkurt, 1650 në Stockholm, Suedi), ishte filozof francez, matematikan, dhe shkrimtar i cili pas rinisë së tij shkoi të jetojë në Holandë. Konsiderohet themelues i filozofisë moderne sidomos i filozofisë perëndimore. Shkrimet e tij edhe sot studiohen me vëmendje sidomos libri i tij Meditaticione filozofike vazhdon që të jetë tekst standard në shumë universitete. Descartesi dha kontribute të çmueshme në matematikë Sistemi koordinativ i Descartesit i cili lejon që figurat gjeometrike të shprehen me ndihmën e ekuacioneve algjebrike prandaj ai quhet edhe baba i gjeometrisë analitike. Descartesi është figurë kyçe në të ashtuquajturin Revolucion shkencor.

Konsiderohet themelues i drejtimi filozofik Racionalizmi. Fushat e interesit kanë qenë Metafizika, Epistemologjia, Matematika gjithmonë i ndikuar nga Platoni, Aristoteli, Alhazeni, Avicenna, al-Ghazali, St. Augustine, Thomas Aquin, Mersenne, Michel de Montaigne, Duns Scotus, Baruch Spinoza, Thomas Hobbes, Blaise Pascal, John Locke, Gotfried Leibniz, Immanuel Kant etj. Ndjekës ose pasues të Descartesit janë filozofët:Edmund Husserl, Žižek, Chomsky, Stanley, Dirck Rembrantsz van Nierop etj.

Thënia e tij e famshme është: Cogito ergo sum (frëngjisht Je pense, donc je suis); {anglisht I think, therefore I am ose I am thinking, therefore I exist) ose në shqip: Mendoj pra jam, të cilën e gjejmë në pjesën e katërt të librit të tij Discourse dë la Methode përbën edhe thelbin e filozofisë racionaliste.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Biografi të matematikanëve të shquar Empty
MesazhTitulli: Re: Biografi të matematikanëve të shquar   Biografi të matematikanëve të shquar EmptyFri Jan 29, 2010 11:57 pm

Gausi:
Johann Carl Friedrich Gauss (30 prill 1777 — 23 shkurt 1855) ishte një matematikan gjerman dhe shkencëtar i gjenisë së lartë që ndihmoi dukshëm në shumë fusha, duke përfshirë teorinë e numrave, analizën, gjeometrinë diferenciale, gjeodezinë, magnetizmin, astronominë dhe optikën. Nganjëherë i njohur si "princi i matematikës", Gausi pati një ndikim të shquar në shumë fusha të matematikës dhe shkencës dhe është rradhitur pranë Ojlerit, Njutonit dhe Arkimedit si një nga matematikanët më të mëdhenj të historisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Biografi të matematikanëve të shquar Empty
MesazhTitulli: Re: Biografi të matematikanëve të shquar   Biografi të matematikanëve të shquar EmptySat Jan 30, 2010 12:00 am

Hilberti:
David Hilbert (23 janar, 1862 – 14 shkurt, 1943) ishte një matematikan gjerman i njohur për influencën e tij në matematikë dhe univerzalisti i fundit. Ai zbuloi dhe zhvilloi një varg të madh idesh fundamentela në të gjitha degët e matematikës prej të cilave do të përmendim teorinë e invariantave dhe aksiomatizimin e gjeometrisë. Ai formuloi koceptin hapësirës e Hilbertit njëri nga konceptet bazë të analizës funksionale.

Hilberti e pranoi me admirim dhe e mbrojti fuqishëm teorinë e bashkësive dhe numrat transifinit të cilat në matematikë i futi Georg Cantori. Si shembull për liderizmin e tij në matematikë mund të përmendim listën e problemeve të tij të cilat i dha në kongresin ndërkombëtar të matematikanëve në vitin 1900 probleme me të cilat u morën matematikanët eminent në shek XX.

Hilberti dhe ndjekësit e tij dhanë pjesë të konsiderueshme të aparatit matematikor të cilat janë të nevojshme për mekanikën kuantike dhe teorinë e relativitetit të përgjithshëm. Ai konsiderohet edhe si njëri nga themeluesit e logjikës matematikore dhe teorisë së vërtetimit, dhe për ndryshimin në mes matematikës dhe metamatematikës (matematika e matematikës).
[redakto] Biografia

Hilberti ishte i pari prej dy fëmijëve të Otto dhe Therese (Erdtmann) Hilbert, lindi në Königsberg aso kohe provincë pruse. Në fund të vitit 1872, u regjistrua në gjimnazin Collegium fridericianum në të cilin Immanuel Kant ndoqi mësimet 140 vjet më parë në vitin 1879 u transferua në Wilhelm Gymnasium. Diplomoi në pranverën e vitit 1880. Studioj në universitetin e Konigsbergut dhe mbrojti tezën e doktoraturës nën mbikëqyrjen e Ferdinand Lindemannit në vitin 1885, me titullin Über invariante Eigenschaften spezieller binärer Formen, insbesondere der Kugelfunktionen ("Mbi vetitë e invariantave të formave binare speciale veçanërisht të funksioneve harmonike sferike").
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Biografi të matematikanëve të shquar Empty
MesazhTitulli: Re: Biografi të matematikanëve të shquar   Biografi të matematikanëve të shquar EmptySat Jan 30, 2010 12:00 am

Pierre Simon Laplace:
Pierre-Simon, marquis de Laplace (23. prill 1749. - 5. mars 1827) ishte matematikan dhe astronom francez veprat e tij ishin bazë për zhvillimin e astronomisë matematikore. Të gjitha veprat e paraardhësve të tij i studjoi dhe i zgjëroi në librin e tij prej pesë vëllpmesh Mécanique Céleste (Mekanika qiellore) (1799-1825). Këtu mekanikën klasike e shqyrtoi duke shfrytëzuar edhe njehsimin diferencial.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Biografi të matematikanëve të shquar Empty
MesazhTitulli: Re: Biografi të matematikanëve të shquar   Biografi të matematikanëve të shquar EmptySat Jan 30, 2010 12:00 am

Newton:
Isaac Newton (shq. Isak Njuton) (4 janar 1643 — 31 mars 1727) ishte fizikan, astronom, filozof, alkimist, teolog dhe matematikan i shquar nga Britania e Madhe. Isak Njutoni së bashku me Gaussin dhe Arkimedin bëjnë pjesë në të ashtuquajturën "treshe të artë" të matematikës. Ai ka formuluar tri ligjet kryesore të mekanikës:

* Ligjin e inercisë.
* ligjin veprimit dhe kundërveprimit.
* Ligjin e forcës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Biografi të matematikanëve të shquar Empty
MesazhTitulli: Re: Biografi të matematikanëve të shquar   Biografi të matematikanëve të shquar EmptySat Jan 30, 2010 12:01 am

Pascal:
Blaise Pascal (shqiptimi Blez Paskal) (19 qershor 1623 - 19 gusht 1662) ishte matematikan, fizikan, dhe filosof francez. Punimet e tij te para ishin ne shkencat e zbatuara dhe ato natyrore, ku ai edhe dha ndihmesat e tij te shquara ne ndertimin e njehsuesve, studimin e lengjeve, dhe qartesimin e koncepteve te trysnise dhe zbrazetise (vakumit), duke plotesuar punen e Evangjelista Torriçelit. Ai ishte nje matematikan i rangut te larte. Paskali ndihmoi ne krijimin e dy fushave te reja te kerkmit. Ai shkroi edhe nje traktat te shquar mbi temen e gjeometrise projektive ne moshen 16 vjecare, dhe pati leter-shkembim me Pierre de Fermat, nga viti 1654 mbi teorine e probabilitetit, duke ndikuar fuqishem zhvillimin e ekonomise moderne dhe shkencave shoqerore.

Pas përjetimit mistik ne vitin 1654, ai braktisi punen e tij shkencore dhe iu perkushtua filozofisë dhe teologjise. Dy veprat e tij te famshme datojne nga kjo periudhe: Lettres provinciales (Letrat provinciale) dhe Pensées (Mendimet). Ai pati nje shendet te lig gjate gjithe jetes se tij, interesat e tij te reja u ndërprenë nga vdekja e tij, dy muaj pas 39 vjetorit te lindjes se tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Biografi të matematikanëve të shquar Empty
MesazhTitulli: Re: Biografi të matematikanëve të shquar   Biografi të matematikanëve të shquar EmptySat Jan 30, 2010 12:02 am

Pitagora:
Pitagora (greqisht: Πυθαγόρας) lindi afërsisht në vitin 592 p.e.s. dhe vdiq 486 p.e.s., ishte matematikan dhe filozof grek. Pitagora është shumë i njohur me teoremëm e tij në matematikë, e cila njihet si "Teorema e Pitagorës" (a^2+b^2=c^2) e cila është mjaft e thjeshtë por për nga rëndësia është e jashtzakonshme dhe mësohet që në shkollën fillore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Biografi të matematikanëve të shquar Empty
MesazhTitulli: Re: Biografi të matematikanëve të shquar   Biografi të matematikanëve të shquar Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Biografi të matematikanëve të shquar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
»  Biografi per gjdo Personalitete Shqiptare
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Matematikë dhe Gjeometri-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum