www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Xhelozia - mit apo realitet Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Xhelozia - mit apo realitet Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Xhelozia - mit apo realitet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Xhelozia - mit apo realitet Empty
MesazhTitulli: Xhelozia - mit apo realitet   Xhelozia - mit apo realitet EmptyTue Feb 02, 2010 3:42 am

Krahasuar me meshkujt, në përditshmërinë tonë mbisundon bindja se, femrat kanë më tepër prirje që në mënyrë më euforike dhe më agresive ta shfaqin xhelozinë e tyre. Besohet se, në këto situata të eskalimit të xhelozisë, femra është në gjendje që mashkullit t'i shkaktoj asi dëmi të paparaparë, saqë, një gjë të tillë, ai as që mund ta merr me mend, edhe pse ajo do të jetë thellësisht e bindur se me këto veprime i shkakton pasoja të mëdha në rend të parë vetes.






▪️ Mendohet se intensiteti i kësaj xhelozie është aq i shprehur saqë ajo eksponohet me hakmarrje të paparë si ndaj armiqve të vërtetë, ashtu edhe ndaj atyre që për momentin janë të trilluar.Shikuar edhe historikisht, ne meshkujt gjithnjë kemi qenë të pirur që xhelozinë femërore ta madhështojmë ndoshta edhe më tepër se sa ajo është realisht, e në të vërtetë përherë kemi qenë viktimat e saj. Për shembull helenët e vjetër xhelozinë femërore e kanë cilësuar si një rrezik më të madh për meshkujt, se sa që mund të jetë vetë armiku më i përbetuar. Nëse në këtë kontest shërbehemi me tregime mitologjike nga Greqia Antike, nga 12 zotat e famshëm të Olimpit, do të kemi shembullin më tipik të perëndeshës HERA, gruas së Zeusit. Hera, ishte tejet e çmuar dhe e nderuar sepse ishte perëndesha e martesës dhe mbrojtësja e familjes. Nga fama e saj e madhe që kishte, ajo në mes tjerash, ka qenë e njohur edhe për xhelozinë e paparë ndaj bashkëshortit Zeusit, dhe metodave tejet të ashpra hakmarrëse ndaj të gjithë atyre që kanë qenë në shënjestrën e xhelozisë së saj. Kuptohet se, për këtë ekspansion të shfrenuar të xhelozisë tek Hera, një kontribut të madh i ka dhënë vetë bashkëshorti i saj Zeusi, i cili ka qenë i njohur për shumë afera dhe aventura dashurore. Pasi ajo ndjehej e tradhtuar, natë e ditë ka qenë e preokupuar me gjetjen e formave sa më të ashpra hakmarrëse si ndaj bashkëshortit të saj ashtu edhe ndaj dashnoreve dhe fëmijëve të lindur nga lidhjet jashtëmartesore.


Nga këndvështrimi i ynë i kohës së sotme, martesa në mes të Zeusit dhe Herës, si dhe shumë shembuj tjerë mitologjik të martesave të ngjashme, figurativisht paraqesin personifikimin e moralit të elitës së shoqërisë së atëhershme. Kjo na jep në dije, se gratë atëbotë, kryekëput kanë qenë të kufizuara në veprimet rreth shtëpisë dhe familjes, ndërsa meshkujt kanë pas liri dhe të drejta të pakufizuare. Një privilegje e tillë shoqërore, atyre ju ka mundësuar që shpesh të kenë afera të ndryshme dashurore dhe lidhje të shumta jashtëmartesore.


Një shembull tjetër tipik të pasqyrimit mitologjik të xhelozisë, kemi edhe te rasti i heroit të pamposhtur kombëtar helen HERAKI, i cili ka pësuar pikërisht nga xhelozia femërore.


Xhelozia si fenomen shoqëror dhe kryekëput e shprehur si karakteristik e gjinisë femërore, nuk ka qenë prezentë vetëm në mitologjinë e lashtë Greke, por ajo është prezent edhe në mitet e popujve dhe kulturave të ndryshme botërore nga historia e lashtë njerëzore. Ta zëmë, edhe trimi më i madh dhe legjendar i popullit german SIGUARDI, ka pësuar nga xhelozia e BRUNHILDëS së dashuruar në të, mu pse ai nuk është martuar me te. Ajo, përveç se e vret SIGUARDIN nga xhelozia, më pas bënë edhe vetëvrasje.





Vlerësimi nga këndvështrimi bashkëkohor i Xhelozisë


Në kohën e sotme bashkëkohore, xhelozia si fenomen sigurish që trajtohet nga një këndvështrim krejtësisht më të përsosur. Psikologët sinjalizojnë për shumë lajthime që mbizotërojnë edhe sot e kësaj dite rreth definimit të saj. Konstatimi themelor është se, xhelozia si një formë e sjelljes destruktive shoqërore, nuk mund të ndërlidhet kryekëput vetëm si karakteristikë e shprehur ndërmjet gjinive të ndryshme duke u pajtuar vetëm me konstatimin se, meshkujt në krahasim me femrat, ndryshe reagojnë dhe e shprehin këtë ndjenjë. Meshkujt ta zëmë dinë që në mënyra më perfide ta fshehin ose mbulojnë këtë ndjenjë, ndërsa femrat më janë të pritura që atë ta shfaqin pa marrë parasysh flagrancën e regjistrimit të saj nga të tjerët.


Sipas mendimit të psikologëve, përkatësia gjinore në asnjë mënyrë nuk mund të jetë relevante në përcaktimin e nivelit të shfaqjes së ndjenjës destruktive të xhelozisë, por në këtë drejtim, një rol të madh luan trashëgimia, struktura e personalitetit, gjendja mentale dhe shëndetësore e individit, shkalla e arsimimit, vetëdija sociale si dhe rrethi në përgjithësi. Pavarësisht nga cili faktor është shkaktuar xhelozia, ajo në veprim kurrë nuk duhet të konsiderohet si pa pasoja. Shpalosja e xhelozisë gjithnjë shkakton situata të pakëndshme dhe hakmarrëse, të cilat, varësisht nga personaliteti tek i cili apo cila shprehet, mund të ketë pasoja të ndryshme me përmasa katastrofave.


Më tej, ekspertët konstatojnë se xhelozia është një ndjenë instiktive me të cilën lind njeriu, por, dallimi qëndron se disa prej nesh jemi më imun ndaj saj, kurse të tjerët kanë më shumë prirje në shprehjen e saj .


Rrjedhat komplekse që e përcjellin një individ gjatë etapave të ndryshme zhvillimore të ngritjes dhe kompletimit të personalitetit të tij të tërësishëm, përgjithësisht luajnë një rolë tejet të rëndësishëm, si në intensitetin e shfaqjes, ashtu edhe në mënyrën e manifestimit të saj. Andaj, xhelozia dhe forma e veprimit, janë shprehje tërësisht individuale dhe kanë të bëjnë me faktorët e ndryshëm të cilët e përcjellin një individ gjatë formimit gradual të personalitetit të tij të tërësishëm.


Dhe, për fund të konstatojmë se, nëse një person ka një integritet të formuar, vetëbesim dhe besim tek partneri dhe marrëdhëniet reciproke, xhelozia kurrë nuk do të shkaktoj probleme edhe pse gjenetikisht, çdo individ në vete e bartë këtë ndjenjë të rrënjosur. Një person kështu i kompletuar, do të dijë më së miri se si ta kanalizoj dhe nivelizoj çdo shfaqje eventuale të çfarëdo ekspansioni të kësaj ndjenje të lindur instiktive.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Xhelozia - mit apo realitet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Ishte ëndërr e u bë realitet ...
» Ronaldo te Milani, realitet?
» Stiller: Little Focker i bazuar në realitet
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Psikologji / Filozofi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum