www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Gjumi i tepert, shmang realitetin Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Gjumi i tepert, shmang realitetin Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Gjumi i tepert, shmang realitetin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Gjumi i tepert, shmang realitetin Empty
MesazhTitulli: Gjumi i tepert, shmang realitetin   Gjumi i tepert, shmang realitetin EmptySun Feb 07, 2010 5:21 am

Gjumi i tepër, në një farë mënyre, është shmangie nga realiteti që një individ, dashur padashur, bie pre e gjumit të gjatë. Këtë e pohojnë psikologët, të cilët vënë re raste të shumta në vendin tonë të këtij fenomeni. Psikologia Orsjola Qëndro vërteton këtë gjë, duke pohuar se: "Gjumi i mëngjesit, në disa raste te disa persona, është një lloj tendence për të shmangur një aktivitet që nuk të jep kënaqësi. Ndërsa, në disa momente të veçanta personi pret të përballet me diçka të pakëndshme. Kjo bën që të shtohet kohëzgjatja e gjumit". Ndërkohë, fjetja me orare të zgjatura nuk bën mirë për psikologjinë e njeriut. Pasi ky person që fle shumë do të jetë i plogësht gjatë gjithë ditës dhe nuk do të ndihet mirë nga ana fizike. Për gjithë ditën do të ndihet i lodhur dhe paksa i lënë pas dorë nga njerëzit që i rrinë afër. Mjekët nuk e këshillojnë gjumin e tepërt, që do të thotë shtatë orë gjumë në ditë. Në këtë hark kohor, kushdo mund të pushojë dhe të gjejë qetësinë qoftë mendore apo trupore. Qëndro e ilustron gjumin e tepërt me moshat shkollore, të cilët nuk shkojnë orët e para në mësim. Kjo do të thotë se të rinjtë mundohen t’i shmangin përgjegjësitë e tyre. Ky veprim vihet re më tepër te ata të rinj, që nuk kanë rezultate të mira në mësime. Këta fëmijë kanë frikë të përballen me mësuesin apo me një orë mësimi, ku nuk janë të përgatitur. Kurse tek njerëzit, që kanë një familje dhe kanë një punë, detyrat janë më të mëdha dhe te këta ndodh shumë rrallë ky fenomen. Nga ana tjetër, edhe gjumi i pakët nuk është i këshillueshëm dhe sjell probleme te çdo individ, që fle shumë pak se shtatë orë që këshillojnë mjekët. Qëndro thekson se "pagjumësia ka të bëjë me një lloj ankthi, kur individi mendon se nuk mund të përmbushë detyrat që e presin. Megjithëse arsyet në këtë rast janë të shumëllojshme". Pagjumësia është "vrasëse" për individin, sepse dikush që nuk e përmbush orarin e fjetjes, do të mendojë gjatë gjithë kohës për shumë gjëra të pakëndshme, të cilat do t’i sjellin shqetësime dhe pasiguri në vetvete. Gjendja e krijuar te ky person, e bën më të ndrydhur ndaj realitetit dhe në përballjen e problemeve. Nuk ka një ndarje të përcaktuar se cilët mosha janë më të prirura që të flenë gjumë shumë apo që të flenë më pak. Psikologia thekson se këta persona kanë më tepër nevojë për afrimitet dhe ngrohtësi e njerëzve të afërt apo të shoqërisë. Të qenit aktiv në jetën e përditshme, do të shmangte së tepërmi këto pasoja negative që shfaqen te njerëzit. Pasojat janë edhe në pamjen fizike të tij. Ky person ka një fytyrë të fryrë nga gjumi i tepërt apo nga pagjumësia. Ndërkohë që u krijohen rrudha te sytë, të cilët tregojnë një fytyrë aspak të këndshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Gjumi i tepert, shmang realitetin Empty
MesazhTitulli: Re: Gjumi i tepert, shmang realitetin   Gjumi i tepert, shmang realitetin EmptySun Feb 07, 2010 5:21 am

Pagjumësia nuk ka moshë
Nuk ka ndonjë moshë të caktuar ku mund të vihet re pagjumësia. Pasi, nuk varet nga mosha por varet nga gjendja shpirtërore e njeriut. Prandaj një person që nuk fle nuk do të thotë se duhet t’i përkasë moshës së tretë të mesme apo moshës së par. Ai mund të jetë i çfarëdolloj moshe.

Gjumi i pakët
Edhe gjumi i pakët nuk është i këshillueshëm nga mjekët apo psikologët. Pasi ky gjumë i nervozon personat, që bëjnë më pak orë gjumë se orari përcaktuar. Kështu që do të ishte mirë, që njerëzit të ruanin një stabilitet me gjumin. Ndërkohë që gjithçka varet nga përballja që ka ai me realitetin dhe se sa i aftë është ai të kapërcejë një moment krize në vetvete.

Më e pagjumë, mosha e tretë
Moshën më të pagjumë mund të klasifikojmë moshën e tretë, ose pleqtë. Ata flenë shumë pak orë në ditë. Qëndro thekson se dhe ata kanë një ankth në vetvete. Por mosha e tretë nuk mund të përkufizojë pagjumësinë në tërësi, sepse dihet që me pleqërinë vjen dhe lodhja fizike. Mosha e mesme, preket nga probleme të ndryshme që mund t’u ndodhin gjatë ditës. Më pas kjo transmetohet në mënyra të ndryshme nga ata. Ndërsa të vegjlit nuk njohin pagjumësi dhe flenë nga 12 deri në 14 orë në ditë.

Pagjumësia
Pagjumësia dhe gjumi i tepërt u japin njerëzve stres dhe nervozizëm gjatë gjithë ditës. Ata mund të ndihen të lodhur dhe të drobitur, njëkohësisht ndihen dhe të vetmuar. Këta persona e kanë të vështirë përballjen e jetës dhe surprizave të pakëndshme, që ajo ofron. Afrimiteti me personat e afërt do të ishte një kurë e mirë për ta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
alb-muslim
Fillestar/e
Fillestar/e


Numri i postimeve : 86
Data regjis. : 02/12/2009

Gjumi i tepert, shmang realitetin Empty
MesazhTitulli: Re: Gjumi i tepert, shmang realitetin   Gjumi i tepert, shmang realitetin EmptyWed Feb 10, 2010 7:37 am

Faleminderit shum per ket postim te dobishem,,, por ai qe fle me pak se 7 or ka probleme edhe me te pamurin dhe te degjuarin...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Gjumi i tepert, shmang realitetin Empty
MesazhTitulli: Re: Gjumi i tepert, shmang realitetin   Gjumi i tepert, shmang realitetin Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Gjumi i tepert, shmang realitetin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Guardiola shmang pyetjet për Realin
» Kalorite dhe shendeti i tepert
» Gjumi i pasdites përmirëson kujtesën
» Gjumi i pasdites përmirëson kujtesën
» Plaçkitësja që e merr gjumi
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Psikologji / Filozofi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum